2011-01-06

PRO ET CONTRA:“Si e furnizova UÇK-në me armët nga SHBA”

Një prej kandidatëve për deputetë në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës është edhe Florin Krasniqi, një biznesmen nga Nju Jorku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kandidoi në zgjedhjet e 12 dhjetorit për Lëvizjen “Vetëvendosje”. Gjatë luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia, Florin Krasniqi, ndihmoi me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për të shkruan edhe autorja amerikane Stacy Sullivan në librin e saj: “Nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”.

Emigracion



Kanali televiziv amerikan CBSNews, në emisionin e tij të njohur “60 minuta”, i ka kushtuar vëmendjen e vet një “trafikanti” armësh, i cili ka furnizuar ish-UÇK-në me armët që blinte lirisht në dyqanet amerikane. 

Shqetësimi i medias dhe ekspertëve amerikanë lidhet me rrezikun që përbëjnë amrë të tilla si pushkët speciale me kalibër 50mm. Këto armë janë blerë dhe ngarkuar në aeroportin “Kenedi” në SHBA, falë ligjeve liberale për armëmbajtjen që ka Amerika. Problemi, sipas medias bëhet kritik, kur mendohet se armë të tilla kur bien në duar të organizatave terroriste, siç është Al-Kaeda e Osama bin Laden.

Emri i transportuesit (trafikantit) të armëve është Florim Krasniqi dhe ai është shfaqur, duke bërë gati një ngarkesë të re armësh për rebelët shqiptarë, të cilët i fusin ato më pas kontrabandë nga malet për në Kosovë. Pas një udhëtimi pakditor ngarkuar në kurrizet e kuajve, armët përfundojnë në duart e forcave guerrile të njohura si: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ka luftuar për pavarësinë e Kosovës nga Serbia prej rreth një dekade. Krasniqi i mori këto armë në shtëpinë e tij në Kosovë. Shumica prej tyre ishte e lehtë të hynin në Shqipëri, por jo pushkët e kalibrit 50 mm. “Kjo është ajo që ne marrim nga shtëpia e trimave dhe vendi i lirisë, siç na pëlqen ne ta themi”, thotë Krasniqi, i cili jeton në Brooklyn, Nju Jork. Ai merret me ndërtim çatish. “Kjo është ajo që unë bëj për të jetuar”, thotë Krasniqi. “Kjo është mënyra se si ne e fitojmë paranë në Nju Jork. Ka një komunitet të madh shqiptaro-amerikan në zonën e Nju Jorkut”. Kur nisi lufta në Kosovë në 1998, shumë të rinj dolën vullnetarë për të luftuar. Krasniqi vuri re se ai do të hynte më shumë në punë, duke ndenjur aty e mbledhur armë për UÇK-në. Pastaj, ai filloi të blinte pajisje komplete në një dyqan të ushtrisë amerikane në Brooklyn. “Çdo gjë që duhet për të pasur një ushtri të vogël guerile, mund ta blesh këtu në Amerikë”, thotë Krasniqi.

“Vlerat” e pushkës 50mm

Cila pushkë u bë arma që zgjodhi Krasniqi? “Prej kohësh ajo ishte një pushkë e kalibrit 50 mm”, thotë Krasniqi. “Me të mund të vrasësh një njeri në një distancë prej një milje. Mund të shkatërrosh një objekt prej një milje larg”. Ai thotë se mund të jetë “fare e lehtë” ta përdorësh kundër helikopterëve e aeroplanëve. Nëse fuqia e pushkës 50 mm e “habiti” disi Krasniqin, ajo çfarë e habit më shumë atë, në fakt është mënyra se sa e lehtë ishte të bliheshin ato. Krasniqi ka lejuar producentët holandezë të një dokumentari ta shoqërojnë atë në një dyqan armësh në Pensilvani (shtet në SHBA). “Nevojitet vetëm një kartë krediti dhe të mos kesh precedentë penalë dhe mund të shkosh të blesh aq armë sa të kesh qejf. Askush nuk të bën pyetje”, thotë ai. A mbeti ai i surprizuar me mënyrën se sa e lehtë paskësh qenë t’i blesh ato? “Jo vetëm unë. Shumë prej jo-amerikanëve mbetën të habitur se sa e lehtë është të kesh një armë në zemër të Amerikës”, thotë Krasniqi. “Shumë nga shpërndarësit në Montana dhe Uajoming as që ju pyesin për këtë gjë. Është tamam si në një dyqan ushqimor”. Dhe, thotë ai, ka një varg zgjedhjesh për pajisjen me municion, i cili gjithashtu mund të posedohet lehtë. Për municionin madje as që duhet të tregosh patentën e shoferit apo ndonjë gjë tjetër”. “Vetëm se shkon në një panair armësh ose në një dyqan në këtë vend dhe mund të blesh një kuti, që do ta pajisë armën tënde. “Një civil”, pyet Bradley. “Ti nuk e bën kurrë këtë? Ti je një amerikan. Mund të shkosh nëpër panaire e të shohësh për qejf kësisoj gjërash”, thotë Krasniqi. “Pyet ekspertët. Ata do të ndjehen të lumtur t’ju ndihmojnë”.


“Armët blihen lirisht në SHBA”

“60 Minutes” pyeti ekspertin Joe Vince, një ish-zyrtar i lartë në Zyrën për Alkolin Duhanin dhe Armët e zjarrit, nëse ndokush, madje edhe terrorist, do të mund të blinte lehtësisht pushkë të kalibrit 50 mm. “Ne jemi dyqani “më joshës” për armët në botë. Dhe është e lehtë për njerëzit t’i marrin ato këtu tek ne”, thotë Vince, i cili shton se Amerika është “absolutisht” vendi më i mirë për një terrorist për të pajisur veten me të tilla armë. “Vërehet shumë shqetësim në lidhje me terroristët, që sjellin armë të shkatërrimit në masë në SHBA”, thotë Bradley. “Përse duhet të bëhemi merak për armët e vogla, siç është rasti i pushkëve kalibër 50 mm, që dalin nga territori i SHBA-ve?” “Armët e vogla janë armët No. 1 për terroristët”, thotë Vince. “Nëpër rreshtat e gazetave, në lajmet mbi Irakun e Afganistanin, gjithmonë mund të shihen guerrilasit, duke ndenjur me raketahedhësit e tyre në supe. A mos përdoren këto armë të kalibrit të vogël më shpesh për të vrarë njerëz, sesa armët e mëdha? “Absolutisht”, na thotë Vince.

Rruga drejt Kosovës

“60 Minutes” pyeti Krasniqin se si ai i trafikoi apo tranportoi pushkët kalibër 50 mm jashtë territorit të SHBA-ve. “Ti thjesht hipën në avion, i deklaron ato dhe shkon më pas ku të duash”, thotë Krasniqi. “Është komplet legale. Është një pushkë gjuetie”. Krasniqi thotë se ai i dërgoi armët drejt Shqipërisë dhe më pas, ushtarët i ngarkuan ato për në betejat e luftës. Ai nuk e thotë se sa është numri i pushkëve kalibër 50 mm, që ai i ka dërguar për në Kosovë, kështu që redaksia e emisionit “60 Minutes” pyeti Stacy Sullivan, një ish-korrespondente e “Newsweek”-ut, e cila ka shkruar një libër mbi Krasniqin, “Mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”. Sa armë transportoi Krasniqi për atje? “Ndoshta disa qindra”, thotë Sullivan. “Është e lehtë ta bësh këtë. Të lejohet të marrësh me vete dy ose tre njëherësh. Ekipi i transportuesve të armëve të Krasniqit nuk pati kurrë problem me dërgimin e armëve jashtë territorit të SHBA-ve. Por atyre shpesh u duhej të këmbenin fluturimet në Zvicër dhe autoritetet atje kërkonin të dinin se çfarë po bënin ata atje me ato armë kaq të fuqishme.
“Ne u thamë atyre se “po shkonim të gjuanim elefantë“ dhe ata na thanë: S’ka elefantë në Shqipëri”, thotë Krasniqi. “Dhe ne i thamë se do shkonim në Tanzani, kështu që ne kishim ngritur një klub gjuetie atje dhe një në Shqipëri”. “Duhet të ngrinit gjoja një klub gjuetie në Shqipëri, u thatë autoriteteve zvicerane, që burrat e këtij klubi gjuetie ishin duke shkuar për në Tanzani për të gjuajtur elefantë”, pyet Bradley. “Po”, thotë Krasniqi. “Unë kurrë nuk kam parë një elefant gjatë gjithë jetës sime dhe lëre pastaj të mendoj ta vras ndonjërin prej tyre”. Edhe nëse do të ishte kështu, ekipit të Krasniqit do t’i nevojitej ndonjë dëshmi apo evidencë për të mbështetur alibinë e tyre me këtë historinë e gjuetisë së elefantëve në Afrikë, kështu që ai thotë se: “Ne blemë një elefant në Tanzani dhe sajuam për të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, kështu që i provuam atyre se ne ishim vetëm gjuetarë elefantësh”. Ai thotë se ai ka paguar rreth 10,000 dollarë amerikanë për elefantin. Por ai në fakt nuk e mori kurrë elefantin. “Ne nuk ishim të interesuar për elefantët”, thotë Krasniqi. “Ne ishim të interesuar të luftonim një luftë të pashpresë”. Dërgesat e armëve të Krasniqit, pushkë kalibër 50 mm, i dhanë guerrileve një besueshmëri e një fuqi zjarri, që ata s’e kishin pasur kurrë më parë. Por ata nuk po merrnin shumë prej tyre. Kështu që Krasniqi theu ligjin, duke dërguar jashtë SHBA-ve armë në sasi të mëdha, më shumë se sa lejonin doganat.

Ngarkesat në aeroportin Kenedi

Cila ishte ngarkesa më e madhe e dërguar në Kosovë nga Krasniqi me pushkë 50 mm? “Njëra ishte në një aeroplan, të cilin ai e mbushi me armë”, thotë Sullivan. “Dhe unë mendoj se aty ishin rreth nja njëqind pushkë,… 100 armë të kalibrit 50 mm”. Sipas Sullivan, transportuesit e armëve i ngarkonin armët në një kamion, që shkonte më pas drejt aeroportit “Kenedi”, të Nju Jorkut dhe i fshihnin ato brenda ngarkesës me ushqime e veshmbathje të destinuara për refugjatët. “Ata i vendosnin pakot në aeroplan. Asgjë nuk i nënshtrohej kontrolleve me rreze X”, thotë Sullivan. “Ambalazhi tregonte se ishin ndihma humanitare”. Fakti se Krasniqi mund të nxirrte kontrabandë një sasi të madhe armësh nga aeroporti “Kennedy”, nuk i dukej i habitshëm njeriut që mbulonte doganat amerikane në atë kohë. Ai tashmë është komisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Ray Kelly. “Me volumin e ngarkesës, që dilte e hynte në vendin tonë, nuk mund të dyshoja se mund të ishte e mundur që këto armë të kalonin oqeanin”, thotë Kelly. “Ka rregulla e ligje, që lejojnë pushkët të imbarkohen jashtë vendit e të kalojnë oqeanet. Ata limitojnë numrin e tyre, por ndoshta ka edhe rrugë të tjera për t’iu shmangur rregullave”. “Mund të marr me mend se është e sigurtë të them se ne nuk kemi numrin e nevojshëm të agjentëve doganorë, të cilët mund të kontrollonin në detaje çdo fluturim, që niset nga vendi ynë”, thotë Bradley. “Jo, kjo është e vërtetë”, thotë Kelly. Të gjesh armët, që do të nxirren jashtë vendit është njësoj si të kërkosh gjilpërën në kashtë, përderisa agjentët federalë janë gjithnjë në kërkim të kontrabandistëve e aktiviteteve të tyre”.
Vince, një ish-zyrtar i ATF-së, thotë se Kongresi duhet të kalojë një ligj, i cili do të bënte të mundur forcimin e ligjit për zyrtarët për të mbajtur të regjistruara në kompjuter shitjet e armëve, diçka për të cilën lobi i armëve e kundërshton me forcë. Pikërisht tani, thotë Vince, nuk ka një bazë qendrore të dhënash për numrin e armëve të shitura. “Nuk ka një regjistër kombëtar apo diçka të tillë mbi këtë gjë”, thotë Vince. “Nëse ne kemi kompjuterizuar të gjitha shitjet e armëve të zjarrit, ne mund të shikonim për shembuj aktivitetesh”. Dhe Vince thotë se kjo i përmbledh të gjitha pushkët e kalibrit 50 mm të blera nga Krasniqi dhe ekipi i tij i transportuesve.
“Njërëzit normalë i blejnë armët e zjarrit për gjueti, për qëllime sportive e për vetëmbrojtje. Por nuk mund të blihen 50 të tilla të të njejtit tip arme – apo më shumë në këtë rast. Mesa duket, ndoshta megjithë çdo lloj analize të mundshme, do të mblidheshin me dhjetra e dhjetra vetë për ta hetuar këtë gjë”. Si do ta përshkruante Krasniqi ligjin e armëve në këtë vend? “Më liberal se imagjinata më ekstreme evropiane”, thotë Krasniqi. “Ju mund të imagjinoni ata më liberalët dhe ata janë më liberalë se kjo”. “Por ju do të ishit në gjendje të blinit armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nëse ligjet për armët në këtë vend do të ishin më të forta”, thotë Bradley. “Dhe po dëgjoj se ju thoni se jeni një njeri anti-armë. Si mund të jeni ju anti-armë, kur ju po blini armë për të çliruar popullin tuaj?” “Unë shfrytëzova anët pozitive të një ligji liberal në këtë vend, për të ndihmuar atdheun e të parëve të mi”, thotë Krasniqi. “Dhe unë besoj se thellë në zemrën time, unë e bëra këtë gjë për mirë. Por disa njerëz mund ta bënin këtë për keq”.


 PDK-ja akuzon rëndë Florim Krasniqin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kohë më parë  përmes një komunikate për media, ka akuzuar rëndë anëtarin e ri të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florim Krasniqi, duke u bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga logjika e rrugës, përmbysjes dhe thirrjeve vëllavrasëse.

 Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Kosovë dhe në Amerikë
                           Florin Krasniqi

“Duke e vlerësuar procesin aktual politik si mjaft të qetë dhe normal dhe shumë shpresëdhënës për demokracinë qytetare të shtetit tonë të ri dhe perspektiven e tij euroatlantike, PDK-ja konsideron se gjuha e ofertave të ideve dhe alternativave tek qytetari nga subjektet politike, si pjesë e ofertës së opsioneve qytetare për zhvillim dhe përmirësim të jetës së tyre, duhet të jetë larg gjuhës së klithjeve majtiste revolucionare, që ndjellin konflikt dhe destabilizim, që tentojnë të instalojnë tek ne, në vend të logjikës së shtetit dhe respektimit të ligjit, logjikën e rrugës, përmbysjes dhe thirrjeve vëllavrasëse”.

“Si reagim ndaj thirrjeve të shpeshtuara për dhunë dhe destabilizm, që artikulohen nga lideri i ‘Vetëvendosjes’ dhe disa elementëve të errët të importuar afër tij, PDK-ja thërret qytetarët dhe gjithë opinion publik të distancohen nga kjo gjuhë dhe veprime të tilla”.

“PDK-ja njofton opinionin publik, se sa u përket disa pretendimeve të ngritura nga një pseudopatriot i parapaguar, që në fillim tentoi të paraqitej tek opinion kosovar në formë manipulimi me gjoja qëndrime zyrtare të shtetit amerikan, për çka Ambasada e SHBA-ve u distancua nga ai, PDK është duke marrë dhe do të merr rrugë ligjore për t’i shkuar të vërtetës deri në fund”, thuhet më tutje në komunikatë.

“Duke qenë si parti qeverisëse dhe duke mos dashur të influencojnë në përshpejtim dhe orientim të investigimeve, PDK ka kërkuar një hetim pa paragjykime për të gjitha akuzat, ku roli i EULEX-it do të jetë parësor. Ky investigim do të konsistojë në hetimin e pistave rreth dyshimeve të bazuara se autori ka dhënë shuma rreth 500,000 dollarë nën siglën e raportit në një gazete, me autor David Philips”.

"Për hir të opinionit publik PDK vlerëson se është e detyruar të ofroj disa njohuri për trumbetuesin e këtij raporti, Florim Krasniqi, një nga liderët e ‘Vetëvendosjes’, i cili në vazhdimësi ka synuar dhe synon të njollos udhëheqësit e luftës për liri dhe të nxis konflikte në vend”.

“Florim Krasniqi gjatë luftës ka rrezikuar procesin e furnizimit të UÇK-së duke u ekspozuar më tepër se sa duke punuar. Bënë pjesë në kuadër të njerëzve që ka dëmtuar imazhin e Kosovës në SHBA, duke qenë në kryetituj të gazetave prestigjioze amerikane...Përpos si kontrabandist armësh ai është i akuzuar për disa raste kriminale të qërimit të hesapeve mes bandave me origjinë nga ish-Jugosllavia në SHBA. Ka një lëndë në gjykatat amerikane lidhur me eliminimin misterioz të kreut të një bande kroate në SHBA”, thuhet në komunikatë.

Florim Krasniqi, sipas PDK-së, ka përfituar dhe dëmtuar asetet e Kosovës pas luftës, duke shantazhuar e më pas përvetësuar me çmime të ulëta disa prona publike gjatë procesit të privatizimit si: gjigantin e Pejës, fabrikën e prodhimit të autopjesëve (Ish Crvena Zastava); Hidrocentralin e Radoniqit, etj. 

http://www.rtv21.tv/home1/index.php?section=news&cmd=details&newsid=11056

2011-01-05

Maqedonia çerdhe e spiunëve


‎...


Ate qe mundej te te inskenonin dhe sajonin akuza te rreme dhe ne proces te montuar gjyqesor prej kohes se demonstratave ne kosove,ne vjeshte te vitit 1981,duke me nxjerr para pushkatimi bylykbashet dhe klani i UDB-se dhe KOS-it jugosllav,nuk mundet as DJALLI ta beje!


Prandaj kerkoj drejtesi dhe ceshtjen e kam derguar ne Gjykaten e Strazburgut(Nafi Cegrani ‎...)


                                                              Publicisti Nafi Çegrani

Bllazhe Ristovski ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, shef i tij ishte Nikolla Ilievski i cili atëkohë ishte krye shef i sektorit të dytë në UDB. Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë, falë pozicionit të tij "Operativ në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve të huaj dhe atasheve ushtarak në ambasada" dhe më pas si "Analist në sektorin e 4 për çështjen e emigracionit shqiptar".



 Ai thotë se Bllazhe Ristovski me nofkën Folkloristi ishte bashkëpunëtor profesional prandaj edhe ka aftësi për gjëra të tilla si Enciklopedia, gjë që dëshmon lidhjet e Ristovskit me Jugosllavinë. "Unë mund t’ju siguroj shumë dokumente për të dhe të tjerët, nëse ai i demanton këta dhe dëshiron të ballafaqohet me faktet", thotë Nafi Çegrani i cili flet dhe për procesin e lustrimit, rangimin e bashkëpunëtorëve të UDB-së, arkivat e ish Jugosllavisë dhe mënyrën se si punonte UDB-ja. Ai vlerëson se lustrimi është një proces shumë specifik për një shtet demokratik, por edhe dyshon se e gjithë kjo mund të jetë vetëm një politikë. "Unë kam lista që di, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit që ka pas në vëzhgime e përndjekje.


 

KUR JE I PAFAJSHEM NE BURGJE,DY GJERA JANE ME RENDESI QE E MBAJNE NJERIUN ME DINJITET DHE TE GUXIMSHEM PER TE LUFTUAR DHE KERKUAR DREJTESI: NDERGJEGJJA E PASTER DHE KARAKTERI I FORTE!...KESHTU KA VEPRUAR EDHE PROMETHEU,EDHE KUR SORAT UA SHKYNIN MELQIZEN...
Pas procesit te montuar te Zenices qendonin fallanga dhe bylykbashet e klanit udbasahian.Por,une mbeta gjalle , duke e falderuar Perendene,sepse kam qene dhe jam ne te drejten e Zotit,dhe Zoti me ndihmofte! 


image
I DUA NJEREZIT E DREJTE DHE TE MIRE, ATA QE JANE HUMAN DHE DUAN NJEREZINE,TE VERTETEN...

     

...Une si shqiptar ndaj fatin e kombit qe i takoj ashtu sic e kam vetedijen,kulturen dhe edukaten ME VITE IU BEJ SFIDE PRANGAVE DHE FALANGES UDBASHIANE DHE TE KOSIT TE CILET BEJNE JETE URITHI...Une jam ketu,ne rrugen e Zotit dhe te vertetes!(Nafi Çegrani)





Vetëm për shqiptarët ka pas 600 mijë dosje në arkivat sekrete të shërbimit të sigurimit shtetëror", thotë Çegrani. Ai sqaron se në atë kohë 5 vagonë me dosje pas kohës së Rankoviçit janë mbështjellë, janë shoshit dhe janë djeg te hekurana e Shkupit ku një ndër anëtarët e komisionit për vëzhgim ka qenë dhe vetë ai. "Po sa kanë djegë dosje, kanë djeg ndoshta materiale të parëndësishme, por besoj ata që janë relevante dhe me interes, shumë të tjera i ka marrë me kohë Beogradi.


Unë e kam marrë dosjen time të cilën e kisha lexuar gjersa kam qenë zyrtar, por tani ishte fare e shoshitur dhe thuajse s’kishte asgjë relevante", tha Nafi Çegrani, ish zyrtarë i UDB-së. Për atë se ku janë sot dosjet dhe sa mund që ata të fshihen, Çegrani shpjegon sistemin e krijimit të dosjeve dhe sistematizimin e tyre, e në bazë të kësaj ai beson se ata mund të gjenden lehtë. "Sipas normave, marrëveshjeve interne të shërbimeve sekrete të asaj kohe, një raport që ka qenë relevant dhe me shumë interes zyrtarë, ai është transferuar edhe tek sekretariatit federal, për shkak se aj shërbim ka vepruar në mënyrë vertikale. Ato që kanë qenë për Maqedoni   kanë qenë në Shkup dhe nga një kopje është dërguar në Beograd", thotë Çegrani, duke shtuar se edhe Moska është një arkiv potencial, ku gjenden jo vetëm dosjet e Maqedonisë por dosjet e të gjithë popujve të Ballkanit. "Për arsye të vetë veprimtarisë specifike të shërbimeve sekrete, UDB-ja, sigurimi në Shqipëri, apo Securitate janë krejt filiale që kanë punuar sipas shablloneve dhe metodave të KGB-së ruse. . kemi shumë kuadro që shkollimet ushtarake policore i kanë kryer në Moskë, si kuadro të kominternës.




 Në Jugosllavi në vitin 1948 ke një ordi njerëzish që kanë shkuar në Goli Otok pse kanë qenë pro rus. Sigurisht që ka Moska një arkiv të madh jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë popujt e Ballkanit", thotë Çegrani duke propozuar që komisioni për lustrim të gjurmoj në Rusi. Por, një problem tjetër sipas tij është kualifikimi i dosjeve dhe emërtimi i bashkëpunëtorëve të UDB-së. "Njerëzit thonë ky është spiun, ky bashkëpunëtor, ky informator, thotë edhe për atë që ka qenë zyrtarë se është spiun, por këto janë kategori të ndryshme. Nëse thuhet spiun ajo është një kategori tjetër, nëse thuhet informatorë, kodosh të gjitha janë këto kategori të ndryshme, varet kush me cilin status ka qenë si burim për dhënie të atij shërbimi. Për lustrimin, nuk e di cilat dosje do të hapen se ke disa kategori dosjesh. Ke njeri që ka qenë i përndjekur ndërkohë shërbimi e ka bërë për veti, dhe ai i ka shërbyer edhe si informatorë, tani këtu ka shumë dallime", sqaron ish zyrtari i UDB-së. Sipas tij vetë natyra e atyre kohërave të ka detyruar të bëhesh bashkëpunëtor. "Për shembull nëpër redaksitë e ndryshme ka pasur shumë informatorë, në Flakë dhe në radio i di në gishta kush kanë qenë", thotë Nafi Çegrani, i cili më tej shton se shumë funksionarë të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, një pjesë e tyre edhe sot i mbajnë detyrat e ngjashme duke u bërë kush deputetë, kush ministër e kush funksionar i natyrës tjetër.


Petkovski dhe Andov bashkëpunëtor të UDB-së



"Këta që janë gjenerata e vjetër, për shembull Tito Petkovski dhe disa të tjerë që kanë qenë njerëz të Komitetit Qendror, të cilët me UDB-në kanë qenë në bashkëpunim intern. Do të përmend edhe Stojan Andovin, si propozues i këtij ligji , por Andovi e di mirë se kush ka qenë në Jugopsllavi, një personalitet në shërbimet informative diplomatike të diplomatëve, të ambasadave jugosllave dhe tani si mendon njeriu që Stojan Andovi nuk ka tre dengje dosje në shërbimet sekrete. Ai ka kryer detyrë për shërbimet sekrete, ka qenë zyrtarë që vepronte në shërbimin sekret", thotë Nafi Çegrani.


Krye shefi i UDB-së në ambasadën e Serbisë në Shkup



Ish zyrtari i MPBM, Nafi Çegrani thotë se në ambasadën e Serbisë në Shkup është një personalitet i rëndësishëm, i cili deri dje ka qenë krye shef i UDB-së në Beograd dhe një nga kapot e klanit të Zemunit.


Hoxhallarët dhe gratë ishin spiunë

"Shumë hoxhallarë dhe priftërinj të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, që fatkeqësisht ligji për lustrim nuk po i kap këtu në Maqedoni, përkundër praktikës së shumë vendeve të tjera evropianë të dala nga komunizmi", thotë Çegrani. Ai sqaron se ka pasur dhe raste kur gruaja e spiunonte burrin. "Nuk do ta saktësoj për kë flitet, por ishte person me autoritet të cilin e spiunonte gruaja e tij. E paralajmërova dhe në fillim nuk më besoi por dikur u bind", thotë Çegrani.

Nuk ka spiun në mesin e funksionarëve të lartë shtetërorë



image

Nuk ka spiunë në mesin e ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë shtetërorë, përfshirë edhe presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe krye-parlamentarin Trajko Veljanovski. Të dhëna janë publikuar në raportin e punës 6 mujore të komisionit për verifikimin e fakteve. Tani, në qendër të analizës së këtij komisioni do të jenë kryetarët e komunave dhe këshilltarët e tyre.
 “Që nga kryetari i shtetit ashtu siç ka përcaktuar ligji  me nenin 5, kryetari i shtetit, Qeveria, Kuvendi dhe gjykatësit, por edhe kandidatët që konkurrojnë për bartës të funksioneve publike. Natyrisht komisioni vijon punën e mëtejshme... tani mbeten deklaratat që janë dorëzuar kohë më parë nga kryetarët e Komunave, këshilltarët por edhe kandidatët të cilët konkurrojnë për poste në funksione publike. Komisioni punon në bazë të ligjit, dhe në bazë të ligjit dhe të dhënave që komisioni posedon deri tani, të gjithë kandidatët e plotësojnë kushtin për kryerjen e funksionit publik ashtu edhe kandidatët që pretendojnë të marrin poste”, tha Shpend Vinca, nënkryetar i Komisionit për verifikimin e fakteve
Kryetari i komisionit për verifikimin e fakteve Janaqe Vitanovski tha se në një rast ministrja e brendshme Gordana Jankullovka kishte ndërhyrë në punën e komisionit, gjë që nuk e lejon ligji
 “Një institucion doli më herët me një dokument se ai person është në rregull, që në fakt nuk është punë e atij institucioni. Punë për verifikimin e deklaratave me ligj, është e këtij komisioni, asnjë organ e as ndonjë ministër nuk është kompetent të sjellë kualifikime”, tha  Janaqe Vitanovski , kryetar i Komisionit për verifikimin e fakteve.
Mendoni, për ministren e brendshme që ka ndërhyrë në procesin që zbatoni ju?
“Në atë moment po”, përgjigjet Vitanovski.
 Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Komisionit për verifikimin e fakteve i kanë dorëzuar deklarata me shkrim se nuk kanë bashkëpunuar me organet e sigurimit shtetëror, 2.426 persona prej të cilëve 2.265 bartës të funksioneve publike dhe 161 kandidatë për bartës të funksioneve.

(Përgatiti Flori Bruqi)

Bilbili e ndali kengen




Osman Caka

                    




Cikël poetik nga Osman Caka


               Bilbili e ndali kengen 





           
Ilir Caka

                  

Osman Caka
Osman Caka

                  

                   Pse ate dite mali i Sharrit po vajtonte
                   Pse hena nuk ndriconte si perher
                   Pse qielli ate dite shume lotonte
                   Edhe pse ishte stine e bukur pranvere.


                  Edhe  dielli e kishte humbur shkelqimin
                  Fushta ishin bere sikur n’stine t’dimrit
                  Bilbili ate dite e ndali kengen
                  E,  lart n’qiell degjohej gjema e nanes.

                  Nema  e nene lokes,hej ne kupe te qiellit
                  Gjema e saj ndal ngrotesine e diellit
                  Lotet   ndalen shkelqimin e henes
                  Malkonte katilet pse mi vran bijte e nenes.

                 Cohu Ilir Caka, se pot e pret Kosova!
                 Cohu! O biri i nenes e na i gezo vatrat tona
                 Po te perbej, o  bir ne malet e bukura  te Sharrit
                 Pash gjirin e nenes e lulet e bukura t’beharit!
      
                Nje ze i lart nga brendesia e kesaj toke
                Per kete toke jam flijuar, nuk dua lot oj  neneloke!
               Kerkoj ndjese, O Ilir Caka e besen ta kam dhene
                Nga Nena jote ma nuk ke lot- nuk bej gjame.
                                                                       
Me rastin e 11 vjetorit te tij qe eshte pushkatuar nga Ushtria dhe policia Srebosllave 
ne vend e qujtur “ Ura e Lepencit” Doganaj- Kacanikut




SHTATORJA E NENES TEREZE


Ne Manchester dielli leshon rreze
Sa bukur shtatorja e nenes Tereze
Sa krenare shtatorj saj po qendron
Me duket dielli nuk don te praron.
Duret e Nanes t’drejtuar nga qielli
Bukuri t’madhe sot i ka fal qiellit
Shkelqimin Nana Tereze ta fali hana
Sikur Gjiun nana Tereze ta dha nana.
Ne oborrin e Manastirit ne Gorton
Shtatorja a Nanes Tereze po qendron
Po qendron Nana jon shume krenare
O nane nuk t’harron kurr bota mbare.
Shtatore e nanes Tereze qofsh e bekuar
Me germa t’arta nana Gonxhe u shenue
Ne gjith boten je deklarue qe je shqiptare
Te kishim murgesh dhe shume atdhetare.


Martirit Pejter Bogdanit


Kaloj shume kodra kaloj male
Burri i dheut ej Pjeter Bogdani
Per ta mbrojt rrenjen tonë kombetare
Mos te humb fara e jonë Shqiptare.
Eu ti o i madhi jonë Pjeter Bogdani
Lart ia ngrite shqiptareve namin
Po Osmanlijt ishin ej fare e djallit
Sikur bisha iu kishin sul Ballkanit.
Pjetri e mbante nje shkop n’dore
Levizte her n’Shqipri her n’Kosove
Duke shkruar dora kurr si pushoj
Me kete arme Turkun ai e luftoj.


Larg vendlindje

Me duket o nane nuk lind dielli
Me thot mendja e ka fajin qielli
Lulja ketu o nane nuk ka arome
Shume atdhetar kete ma thon.

Sa buke t’shishme nana ka gatue
Kur nana merrte uje t’ftoft n’krue
E dij kur ajo floket mi lledhatonte
E dij se nana perdite m’perqafonte
.
Festa feste nane ketu nuk festohen
Jeta ndryshe ketu nane ketu jetohet
E pyes une perher veten o nana ime
O dota vizitoj njeher vendlinjen time

Zgjohem une shpesher si i pa koke
Epyes veten nane a ka gje kjo bote
Pyes veten them vall e din nana ime
Une jam n’dhe te huj gjihemon jetim

Them mbi shpatulla e kam malin sharr
Saher pyes vetin athua e pres beharin
Ndoshta nane kurr une nuk dote kthem
Gjersa te varret trupi yt o nana prehet

KERSET PUSHKA SHQIPTARISE

Kerset pushka ej shqiptarise
Ane e kand ej te shqiperise
S’eshte ndal lufta kurr pa nda
Tu luftue e me turke dhe shkà
Luftoi shqipja ej kunder grekut
Kunder Turkut ej kunder mretit
Luftoi kunder shkaut e Malit t’Zi
Kurr se ndali luften ej me Serbi.
Mos harroni cka na bani ne Greqia
Camet me dhun i largue nga shtepia
Dhe sot jetojn Arbreshet n’Kalabri
Vendlindje e te pareve e kan nastalgji.
Rrofsh sa mallet e lart toka arberore
As njeher kurr shqipe nuk dorezove
Duke luftue me armiqet tan shekullor
Per ta mbrojt perher token arberore.

PLOT XHEMI

Shume Xhemi po vijnë nga deti
Shume asqer kishte que mreti
I kishte qua asqer per Shqiperi
Deshti ta zabtoj tokat n’Arberi.
Mbreti i shkret mor nga Anadolli
Qonte kercnime nga Stambolli
Kush lufton thot kunder Turqisë
Dote ia djegim pragun shtepisë.
Malet tona lindin shqiponja
Shqiperie mbret eshte e jona
Pasha besen dhe pasha Zotin
Kambe e turkut s’e shkel token.
Sa djem shqiptaria ka lind nana
Djem petrita more bash si zana
O Mbret barbar ej nga Anadolli
Me varra dota mbushi ne Stamollin
Ndaje me miqtë/Ruaje

TRIMAVE KOMBETAR
E




TA perkujtojme ne odat e Junikut
Idriz Seferin ne gryke t’Kacanikut
Luftuan kunder Turqeve Osmanli
Nuk e duronin okupimin nen Turqi.

Ne Kacanik ish me burra Idriz Seferi
Ne Prizren ishte burri Imer Prizreni
N’ Shqiperi burr ishte Dod Gjon Luli
Mos e harroni trimin Bajram Currin.

Mos e harroni ju kurr Isuf Bajraktari
T’lumt nane Junikase kete djal na fali
Mos e harroni ju kurr ej Haxhi Zeken
Per kombin tere pasurin e tij e treti.

Ishte trimeresh more Shota Galica
Nje grua trimresh kish lind Drenica
Bashk me burrin e saj Azem Bejta
Luftuan bashk ej per trojet e veta.

Nuk ke vdek o doktor Ibrahim Rugova
Ne zemer te mban burr krejt Kosova
Te perkulemi per jete familje Jashari
Komandant ishte more Adem Jashari.

"A L F A B E T I"



Sa za t’bukur kendoj bilbili
Mbi shtepijat ej te Manastirit
Ishte bledh truri ditur shqiptar
Alfabetin shqip e kan shpalle.
Alfabet shqip kjofsh i bekuar
Rilindasit tan te kan andrue
Endrra e tyre sot u be realitet
Alfebetin shqip e kemi per jete.
Albabetin shqip n’trojet tona
Aty ku i ka thonjet shqoponja
Syri shqiponjes ku ban drite
Ne Manastirin e dashur historik.
Alfabeti shqip o te bekoft Zoti
Gezofsh per jete toka e Kastriotit
Alfabet shqip qofsh more i bekuar
Njeqind e dy vjet t’kemi trashigue.

Festa e Flamurit

Vlora e Ismail Qemailit ka que fjale

Per Feste t’flamurit ju dua me ardh

Vllerezer bashk sot ne te festojme

Te sheshi i Flamurit do te Vallzojm.

E ftoj Presheven ej bashk me Lugine

Mos te harroj ta ftojm edhe Iliriden

Malesia e Ulqini me ardh mos pritoni

Festen e Flamuri ju na i madheshtoni

At dite feste te flamurit Camet i ftojm

Edhe te Gjith vllerzrit tane ne Kosove

Hasmit tan le te plasin siq pelcet guri

Kur na shofim bashk te sheshi flamurit.


F L A M U R I





Edhe ne kete muj t’Nentorit

Dote shkoj rruges se kombit

Ne Vloren te Ismail Qemajlit

Qe ja ngriten shqipeve namin.




Do te nisemi ne nga Prishtina

Se Kosova ka lind Isa Buletina

Te sheshi i flamurit mu n’Vlore

Kenga e shqiptare dote jehojn.




Valo o flamur jon me shqiponje

Ismail Qemajli te ngriti n’Vlore

Amanet i t’madhit hej Skenderbe

Mos ju dhimet jeta ej per atdhe.




Dote bashkohen shqipet n’ Vlore

Kenge e valle bashk te kendojen

Lart te jehoj kenga per flamurin

Le ta pelcas n’zemer edhe gurin.



Mallkimi

Edhe Sharri plak ate dite po mallkonte
Nga tankat Serbe mali qe gumezhonte
Bora e bardhe morri ngjyren e t’gjakut
Mallkoi padrejtesit ate dite babaplaku

Ishte ngushtue at’dite shume babaplak
Me dukej se syt tij don te pikojn gjak
Ev pasha besen qe ia kam dhan sharrit
Se la kurr Kosoven more n’dore t’shkaut.

N’ball te oxhakut babaplaku pin duhan
Cke po mendon ti more shka dushman
E po te betohem une sot ne lisin plak
Kosove nuk ta japim pa u mbulu n’gjak.

Qohuni o burra trimat e Adem Jasharit
Sot nga Kosova babe e larguam shkaun
Nga gezimi brof n’kamb bani babaplaku
Mi dhat gjalleri biro prap ketij

LIRIA

Rreze dielli per popullin tim

Edhe yjet shendriten n’qiell

Shqiperia kishte hare e gezim

Dhe ret ishin t’bukura si diell.


Vallezonte e gjithe Shqiperia

Male e fusha jan gezuar shume

Qeshte e n’bark t’ nanes femija

Lutet e gezimit shkoni sikur lum.


Edhe babaplaku n’ ball t’oxhakut

Feshiu ndjersen e ballit me shami

Ishte gezuar i riu dhe babaplaku

Kete levizje te popullit tim n’liri.


Ne keto male shkelqen hana

N’keto male shkeleqen Hana

Ilir Caka! Nuk lind ma nana

Ku ka Shqiponja folet e veta

Ilir ! ej per liri s’tu dhimt jeta


Ju betohem n’driten t’ hanes

Ju baj be ej n’perher te nanes

Jam betue more te gjyshi plak

Kosoven kurr per gjalli nuk jap


Po ju betohem pasha diellin

I perkulem tokes edhe qiellit

Popull s’dote rroj ma n’roberi

Do te shkrihemi i teri per liri


Pse kaq shume vorre ne Dardani

Shume martir kan ra ej per Liri

Lulja e morri emrin ej lulegjaku

Ngjyr kuq e zi qe mban sot bajraku.


SHARRI




Sharri plak ishte shume kernar

Per djemt e tij qe i kishte rritur

Me shekuj e luftuan kete barbar

Lart zerin Dardanise ia ngriten.



Fjale Dugagjini i qoj Rugoves

Banju t’ fala djemeve t’Kosoves

Mos harroni me thirr Karadakun

Sharri plak sot e ngrit bajrakun.


Nga Drenica trime lajmi ka ardhe

Shkaut sot dojm me i dal n’ ball

Sa t’ jemi gjall ej bijt e Bajgores

Se japim gjall i token e Kosoves.


Ilirides ! luteni ti bani shume t’fala

Mobilizoni djem e vajza ne aradha

Thirrne krejt Presheven me Lugine

Shqiponjat maleve tona te ju vijne.


Camerin trima kurr mos ma harroni

Keni amanet ju shqipet ta clironi

Mos harroni Shqiprise me i tregue

Shpejt shqiponjat kan me bashkue.


1998.

G U R B E T I

Pse hena sot nuk shendrit
Pse dielli sot nuk ban drite
Pse lulet sot nuk kan arome
Pse sot Oxhaku nuk tymon.



Pse se ndigjohet zeri i bilbilit
Pse bariu n’mal si bije fyellit
Pse malet kan mbet t’shkreta
Pse ska kush thot tungjat jeta

Pse nanat gjithmon me lot n’sy
Pse mallkoj nanat gurbetin e zi
Pse thon n’vetmi na shkoj jeta
Pse thon nga malli krejt u treta.

Pse nanalokja qan nenhije t’blinit
Pse zgjohet heret pa gedhi agimit
Pse se nuk mendoni te t’paret tuaj
Pse o bir m’len mua t’shkreten t’vuj.

Pse nuk po bashkohen qielli e toka
Edhe njeher me te puth nenelokja
Pse s’vjen sa nuk kam shku n’ varri
Nje dite varrin tim dota mbuloj bari

GRYKA E KAÇANIKUT


Leshon kushtrimin Idriz Seferi
N’gryke t’ Kaçanikut ju me dal
Burr! more kush i thote vetit
Dergut Pashen ta zam t’gjall.
Idrize Seferi more fjale ka que
N’Gryke t’Kaçanikut me ardh
Shume trima ej ju kan bashkue
Dergut Pashes i kan dal perball.
Filloj Lufta ne gryke te Kaçanikut
Luftonin me shpata ej me singia
Rrekej turqeve iu shkonte gjaku
Ushtaret turq qanin sikur femia.
Ik o Dergut Pasha shko ne Anadoll
Mbledh kufomat e qoj te shtepia
Vorrosni ju krejt keto n’Stamboll
Per jete le ti qajn more grà e femia.

DED GJO’ LULI

Burr i madh ishte Dod Gjo’ Luli
Lumja nana qe kish lind keso burri
Lum le te bajn ej Gruda edhe Hoti
Gjithmon per t’mire u shkoft moti
Luigj Gurakuqi patriot dhe kombtar
Tere jeten e fali per popullin shqiptar
Ti perkulemi sot n’gjuj Dod Xho’ Lulit
Ne malesi n’Hot lart e ngriti Flamurin.
Nam t’madhe kish ba oda Junikut
Me Idriz Seferin n’gryk te Kaçaniku
Ismail Qemali ngriti flamurin n’Vlore
Feste e madhe ishte per vendin tone.
Valo sot o Shqiponja kuq e zi n’Flamur
Ded Gjo’ Luli Shqiptaria s’te harron kurr
Gjersa Shqiponja kuqe e zi do te valon
Ded Gjo’ Luli n’zemrat tona do te jeton.


“PLAGË E VJETER” 

(Gjakmarrja)

Nuk di gjer kur o populli im
Duke e vrà vllaun me qellim
Shpirti juaj po vjell kete vrer
A do te ndaleni ju ndojher
Do te ju mallkoj mali Korabit
Dielli juve rreze s’dote ju fali
Do te ju vras gjiri nanes loke
Ju doti keni borgj kesaj toke.
Mos hapni burgje ne shtepia
Dote ju mallkojn edhe femia
Sa here qe po vjen pranvera
Po i mbyllni dyert me therra.
Nga thellesia shpirtit baj apel
Pse kurkush ketyre zot s’ju del
Bashk ta luftojm ne kete dukuri
Boll me keto burgje ne shtepia
Apeloj te intelektualet shqiptar
Student, pritrinje dhe hoxhollar
Me nje mendje te bashkoheni
Kjo dukuri ndjellakeqe t’ndalohet.

UJI I RUGOVES



Uje t’ftoft si debora te pik n’balli
Na sjell nga Rugova Lum bardhi
Uji i paster dhe i kethellet si loti
Pasuri te madhe na i ka fal Zoti


Zoti te bekoft more Lumi Bardh
Si gjithmon uje te ftoft ti na fal
Uji yt lum qarkullon gur me gur
Uji yt Lum bardh se ndalet kurr


Lumi Bardhi nga Rugova Buron
Gjithmon ti Dugagjin ti e freskon
Kurr per tye lum nuk ka pas kufi
Nga Rugova ik drejt per Shqiperi




Vala e Detit


Lart jane ngritur valet e detit
Dridhej toka hej nga termeti
Ia kishin mesye more lisit plak
Qendronte burri koken lart.
Za te lart e leshoj mali Sharrit
Jo!nuk perkulet kurr shqiptari
Vendi ime eshte gjujt me topa
Mire e din kete ej tere Europa.
Ishte ngrit ne kambe ej lisi plak
Saher kjo toke eshte lar n’gjak
Pasha bjeshken e malit t’Sharrit
Kurr Kosoven per te gjall s’ta fali.
Bijt e shqipes u betuan ne flamur
Kjo toke e robruar se mbetet kurr
Deri sa te ekziston hej toka e mali
Deri sa nuk ndihet burr per se gjalli.

Shefqet Dibrani: TRADITA E SHKOLLËS SHQIPE NË MËRGIM


Pothuajse e gjithë tradita e shkollës shqipe lidhet me mërgimin. Figurat më të shquara shqiptare në fusha të ndryshme të shkencës, artit dhe pedagogjisë, që për kushtet e pushtimit të vendlindjes nga turqit apo pushtimet e mëhershme dhe deri tek këto në ditët e sotme, u detyruan ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre krijuese dhe pedagogjike jashtë kufijve etnik të atdheut dhe me kontributin që dhanë, e përfaqësuan mëmdheun në lëvizjen e madhe të Rilindjes Evropiane të shek.XV-XVI. Nga këta më të njohurit janë histografët shqiptarë Marin Barleci dhe Marin Beçikemi në veprat e të cilëve jepen të dhëna mbi edukatën e asaj kohe në Shqipëri, sistemin e saj, sidomos për sa i përket edukimit patriotik, ushtarak, fizik e moral. Pastaj na janë të njohur shkencëtarët dhe pedagogët e shquarGjon Gazulli dhe Nikollë L.Tomeu. Gj.Gazulli rrjedh nga familja me tradita patriotike e Gazujve të Mirëditës. Prej kësaj familje dolën dhe figura të tjera të shquara si Pal dhe Andrea Gazulli, të cilët, përveç funksioneve të tjera shërbyen si përfaqësues i Skënderbeut në Raguzë kurse Pal Gazulli qe dhe mësues e rektor i shkollave të Raguzës. Gjon Gazulli studimet e larta i bëri në Padovë (Itali), në degën e filozofisë. Nikollë Leonik Tomeu me origjinë nga Durrësi lindi në Venedik, në një familje arbëreshe që kishte mërguar në Itali për t’u shpëtuar ndjekjeve të pushtuesve osmanë. Studimet i bëri në Firencë, ku pati pedagogDemetrio Kalkondilin, u dallua për zgjuarsi. Për aftësit që zotronte u emërua profesor e më vonë drejtues i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës. Popullariteti që kishte fituar si pedagog, tërhoqi studentë nga disa vende të Evropës, ndërmjet të cilëve edhe Nikolla Kopernikun (1473-1543). Bashkohësit e tij, në mes të cilëve dhe Erazmi i Roterdamit (1469-1536) e vlerësuan shumë kontributin e tij në fushën e kulturës dhe të shkencës.Në kushtet e pushtimit osman, ishte i pamundur zhvillimi i veprimtarisë shkencore-kulturore në tokat e Arbërit. N.L.Tomeu, ashtu si dhe shumë humanistë të tjerë shqiptarë të mërguar si Gjon Gazulli, Mikel Maruli, Andrea Aleksi etj. e zhvilluan atë në kuadrin e Lëvizjës së Rilindjes evropiane, jashtë atdheut, duke dhënë kështu kontribut në fusha të ndryshme të kësaj lëvizjeje. Mikel Maruli (1453-1500), pas pushtimit të perandorisë bizantine nga turqit u shperngul nga Kostandinopoja, vendlindja e tij, dhe u vendos në Itali, ku i ndoqi studimet në Venedik dhe Padovë. Në Padovë kreu studimet e larta për filozofi. Për veprimtarin e tij u pranua anëtarë i Akademisë së Napolit.
Kësaj plejade i përkasin edhe shumë figura të tjera që dhanë ndihmesat e tyre në fushën e historisë së arsimit dhe të mësimdhënies si Gj.Kadumi, Gj.Muzaka, M.Artioti etj. Një nga institucionet arsimore më të vjetra shqiptare jashtë vendit, e njohur nga bashkëkohësit me emrin ”Scuola degli albanesi”, (Shkolla e shqiptarëve), e themeluar në Venedik (Venezia-Itali), nga të mërguarit shqiptarë të atyshëm rreth viteve 1500-1504. Kjo shkollë ishte kryesisht shkollë zejesh, por aty jepeshin dhe njohuri të ndryshme. Pranë shkollës funksiononte internati. Shkolla frekuentohej nga fëmijët e familjeve shqiptare të mërguara dhe të vendosura në Venedik dhe në Istria. Si tekste mësimi janë përdorur edhe veprat e dy humanistëve shqiptarë Marin Beçikemi dhe Marin Barleti. I pari ka qenë dhe mësues në këtë shkollë. Ndërsa shkolla e shqiptarëve, me vlera historike në fushën e artit, u ndërtua me kontributet e bashkëvëllazërisë të të mërguarve shqiptarë të Venedikut, e cila ishte mjaft e organizuar në atë kohë. Përveç humanistëve që përmendëm më lart, në këtë bashkëvëllazëri bënin pjesë edhe humanistë të tjerë si Viktor Karpaçi (1455-1525), Mark Bazaiti (1460-1530) dhe Nikollë Leonik Tomeu (1456-1531). Viktor Karpaçi punoi si arkitekt dhe skulptor i ndërtesës të Shkollës së Shqiptarëve. Ai stolisi fasadat e saj me basorilieve që paraqesin aspekte të luftës së popullit shqiptar për liri, gjurmët e të cilave kanë egzistuar deri vonë e që mund të jenë ende edhe sot e kësaj dite. Shkolla e shqiptarëve e cila u ngrit për nevojat të mërgimtarëve tanë në Republikën e Venedikut, gjatë kohës së veprimtarisë së vet prej vitit 1442 deri në fund të shekullit XVIII, jo vetëm që luajti një rol të rëndësishëm në ngitjen e kuadrove nga më të ndryshmet, por ajo është shquar edhe nga vlerat artistike që zotëronte godina e saj. Merita të mëdha në këtë aspekt ka pasur Viktor Karpaçi, një piktor shqiptar nga rrethi i Korçës, i cili pa dyshim qe njëri ndër artistët më të shquar të Rilindjes Evropiane. Nën mbikëqyrjen e tij është ngritur shkolla dhe janë dekoruar ballina dhe pjesa e mbrendshme e shkollës së shqiptarëve gjatë kapërcyellit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Vend të veçantë në opusin shumë të pasur të tij zënë pikturat që i bëri për shkollën e bashkëvëllezërve të tij të cilat ruhen në muzet më të mëdha të botës.
Si shkollë e shek.XVI, ”Scuola dela albanezi”, përveç rëndësisë historike dhe artistike, ka dhe rëndësi pedagogjike. Mbajtja më këmbë e saj për shumë kohë, dëshmon se shqiptarët e mërguar duke përbërë një tërsi dhe duke qenë të organizuar, jo vetëm që ndienin nevojën e hapjes së një institucioni për edukimin e fëmijëve të tyre, por edhe se trashëgonin njëfarë tradite, se kishin forca ekonomike, organizative dhe kulturore për ta mbajtur atë. Ajo, gjithashtu, ka vlerë të veçantë në drejtim të nivelit të zhvillimit të arsimit profesional të asaj kohe.
Më 20 prill 1711, të shtytur dhe ndihmuar nga Papa shqiptar Klementi XI, hapet në Romë në kuvend te S.Pietroj Montorio një kateder për gjuhën shqipe e cila përgatiste misionaret katolik qofshin këta edhe të huaj për të kontribuar vendit tonë. Këtë iniciativ e kanë marrë mësues e freter shqiptar të përkrahur nga Papa shqiptar Klimenti XI, të cilët kanë përpiluar gramatikat e para, fjalorë e përkthime dhe librat e duhur.
Po kështu, poeti, pedagogu dhe autori i një varg tekstesh shkollore Jeronim de Rada (1814-1903), një kohë të gjatë punoi si mësues në Kolegjin e Shën-Adrianit në Shën-Mitër Koronë (Itali). Gjatë periudhës 1838-1878, De Rada drejtoi gjimnazin klasik “Garopoli” të Koriliano-Kalabros (Itali). Në saje të përpjekjeve të tij u formua katedra e gjuhës shqipe pranë Kolegjit të Shën-Adrianit. Gjatë viteve 1849-1852 dhe 1889-1892 De Rada dha aty mësimet e gjuhës shqipe.
Kontribut mjaft të rëndësishëm që zë vend me rëndësi në lëvizjen e arbëreshëve të Italisë në shek.XIX, kryesisht në fushën e studimeve të gjuhës shqipe si dhe përhapës i dorëshkrimeve të shkrimtarëve arbëreshë është padyshim Dhimiter Kamarda (1821-1882). Ky ishte një gjuhëtar i shquar, autor i dy varianteve të alfabetit të shqipes, problem ky që shqetsonte të gjithë rilindësit tanë. Një figurë tjetër e shqiptarëve të ngulitur në vende tjera ështëElena Gjika (1829-1888), historiane, publiciste, një nga figurat e shquara që ka kontribuar për Rilindjen tonë Kombëtare. Në historinë e mendimit pedagogjik shqiptar të shek.XIX Dora d’Istria zë vend si grua që dha mendime për gjuhën, letërsinë dhe historinë e Shqipërisë dhe që hartoi projekte për themelimin e institucioneve arsimore e kulturore dhe të një akademie shqiptare. Kemi të dhëna se Panajot Kupitori (1821-1881), ishte nga Hidra, mësues i gjuhës shqipe ndër arbëreshët e Greqisë, pedagog, gjuhëtar, albanolog. Me iniciativën dhe nën drejtimin e tij u hap një shkollë nate për arbëreshët. Këtu mësimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Një figurë tjetër e arbëreshëve të Greqisë ështëAnastas Kullurioti (1830-1887) i cili pasi mori arsimin fillor në Kulluri (Salaminë), vendlindja e tij, të mesmën në Athinë, mërgoi në SHBA, ku vazhdoi studimet e larta. Anastas Kullurioti udhëhiqej nga parimi që ideja kombëtare shqiptare të shtrihet dhe ngul rrënjë vetëm me anën e mësimit të gjuhës amtare. Më pas botoi gazetën “Zëri i Shqipërisë” dhe mjaft libra me rëndësi për kulturën dhe shkollën shqipe.
Shkollë shqipe ndër ngulimet shqiptare në mërgim kemi edhe “Shkollën Normale” të Shoqërisë “Drita”, institucion arsimor me profil pedagogjik, i themeluar në Bukuresht më 1892 me iniciativen e shoqërisë “Drita”. Projekti për ngritjen në Rumani të një shkolle për përgatitjen e mësuesve shqiptarë ishte rezultat i punës së palodhshme të patriotit Nikolla Naço. Në vitet ‘80 të shekullit të XIX, Rumania kishte filluar për vete, organizimin e rrjetit “të të ashtuquajturave shkolla normale për përgatitjen e mësuesve të fillorës”. Duke pasur njohje të gjerë në sferat e larta shoqërore e intelektuale rumune, Naçoja siguroi përkrahjen e tyre për hapjen e një “skoli-mësonjëtore në gjuhën shqipe në Bukuresht”. Në këtë kohë kolonia shqiptare në Rumani ishte shumë e madhe. Vetëm në Bukuresht ajo numëronte 3 000 frymë, ndërsa krahina e Vllahisë strehonte në atë kohë 20 000 shqiptarë. Hapja e një shkolle nga shqiptarët në mjedisin ku ata banonin ishte kërkesë e kohës.
Njoftimi për hapjen e Shkollës Normale të Shoqërisë “Drita” u bë nga gazeta“Drita” më 24 korrik 1892. Nikolla Naço, kryetar i shoqërisë “Drita” nënvizonte se është hapur një “…shkollë normale e epër me internat…”. Kjo shkollë filloi së punuari më 10 maj 1892 në Bukuresht ku e kishte qendrën dhe vetë Shoqëria“Drita”. Drejtor i shkollës u caktua Nikolla Naço, kurse “drejtues shkencor-pedagogjik…” akademiku rumun, Bogdan P.Hazhdeu, personalitet shkencor mjaft i njohur në këtë shtet, i cili ishte njohës i gjuhës shqipe dhe mik i popullit shqiptar. Shkolla funksiononte mbi bazën e kursit të parë të gjimnazit (4 klasë),ndiqej nga shqiptarë të emigruar dhe rumunë, konviktorë dhe të jashtëm. Mësimet jepeshin në gjuhën shqipe dhe rumune. Si tekste mësimi janë përdorur veprat shqipe të botuara nga shtypshkronja shqiptare në Bukuresht, siç është psh. rasti i librit “Leçitje Sqipe”, (1887), kurse mësimi i gramatikës shqipe mbështetej në veprën “Gramatika e gjuhës shqipe”. (Gramatica limbri albaneze), tekst të cilin Bogdan P.Hazhdeu e përgatiti posaqërisht për këtë shkollë. Të rinjtë që mbaronin këtë shkollë fitonin aftësi profesionale për mësues.
Në këtë shkollë mësuan edhe mjaftë figura të shquara të letërsisë kombëtare e ndër ta edhe Mihail Gramenoja, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Thoma Avrami, Dervish Hima, Kristo Luarasi, Shahin Kolonja, Jani M.Lehova, Kosta I.Trebicka, Spiro Garo, Jashar Erbara, Dhimitër Mole, Gjergj Xhamoja etj. Pra në këtë shkollë mësuan nxënës të ardhur nga Toskëria, Gegëria, Kosova, kolonitë shqiptare etj. të cilët sipas rregullorës, me të mbaruar shkollën “kanë borç… të venë më çdo anë që i dërgon qiveri i Shoqërisë”. Ata “do të dërgohen me hargçin (shpenzimet) e Shoqërisë, mësonjëtorë në Shqipëri e Kosovë, në (kolonitë shqiptare), Bullgari, Serbi, Mali i Zi, Greqi, Rusi, Itali dhe Austro-Ungari, të hapin skoli shqipe…”.Shkolla Normale e Shoqërisë “Drita” u ngrit në një periudhë kohe kur nevoja për mësues ndihej e madhe kudo në vendet e Ballkanit. Shkolla u mbyll më 1899. Ky njoftim merret vesh nga një letër e Mark Hilës, babait të Hil Mosit, që mban datën 9 maj 1899, nga Stambolli.
Një shkollë tjetër me rëndësi ndër ngulimet shqiptare të Arbëneshit, lagje periferike e qytetit Zara të Dalmacisë, është Shkolla Normale e cila funksionoi në vitet e para të shek.XX që ndiqej nga djem dhe vajza të Arbëneshit. Gjuha shqipe në këtë shkollë u fut me kërkesën e banorëve të Arbëneshit, që donin t’u mësonin fëmijëve gjuhën amtare përmes mësuesve shqiptarë dhe teksteve në gjuhën shqipe. Në vitet e para të përfshirjes së gjuhës shqipe në planin mësimor të kësaj shkolle këtë lëndë e dha Konstantin Shtjefën Gjeçovi (1906). Dhënja e gjuhës shqipe këtu u zhvillua në një atmosferë kontradiktash politike. Ndjekja e mësimit nga dhjetëra vajza e djem ndihmoi në njohjen dhe përpunimin e gjuhës amtare tek arbëneshët e kësaj zone në atë periudhë.
Zvicër, 1994 -1997.
Marrë me shkurtime nga libri: “VIRTYTE E VISARE”, që pritet të dali së shpejti nga shtypi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...