Ne mesin e studiuesve serioze dhe krejtesisht origjinale radhitet Begzad Baliu, i cili ka nje mori veprash te botuara dhe disa dhjetera vepra studimore qe presin te botohen. eshte nder studiuesit e rralle, i cili nuk perton t’i futet hulumtimit te nje vepre per studim nga kendveshtrimi i tij, siç eshte rasti per vepren e Çabejit, ku hulumton fushen e onomastikes
Ne letrat shqipe mund te hasim nje numer te madh studiuesish ku secili perpiqet te jape kontributin e tij. Ne mesin e tyre ka ndonjeri qe ka mbetur vetem me punimin e doktoratures dhe nuk e ka pare te rruges te vazhdon me kerkime shkencore, ndonje tjeter ka vazhduar duke perkthyer diçka prej tjereve dhe e ka pervetesuar, disa tjere kane bere hulumtime vetjake dhe kane arritur te lene gjurme me punen e tyre. Ne mesin e studiuesve serioze dhe krejtesisht origjinale radhitet Begzad Baliu, i cili jo vetem qe pas tij ka nje mori veprash te botuara, por ka edhe disa dhjetera vepra studimore qe presin te botohen.
Nder portretet me te veshtira per realizim konsideroj se eshte Begzad Baliu, sepse e ke te veshtire t’i qasesh nje kendi pa frike se e le mangu kendin tjeter studimor te ketij studiuesi dhe me kete le mangu diçka te rendesishme nga aktiviteti shkencor i tij per ta plotesuar me ndonje studim shkencor me te fresket te Begzadit.
Qe ne shikim te pare, Begzadi te le pershtypjen e nje hulumtuesi shkencor. Ka nje ecje te sigurt, pamje e qendrim serioz dhe gjate bisedes tere kohen flet per hulumtime te ndryshme qe ka bere ose qe planifikon te beje. Begzadi tere kohen eshte ne levizje dhe gjithnje sillet ne boten e tij kerkimore. Askush nuk mund, qofte per nje çast, qe Begzadit t’ia kthen kahen e bisedes. Begzadi jeton me boten e krijuesve e shpeshhere duke imagjinuar menyren e punes, metodologjine, kushtet e atyre krijuesve, per te cilet deshiron te hulumtoje per ta gjetur te veçanten ate qe tjeret nuk e kane verejtur apo u ka shpetuar. Ka diçka aq te veçante qe tjeret nuk e shohin apo u ka shpetuar? Veprat e ndonje autorit me vlere, po te analizohen dhe studiohen ne menyre serioze, ka aq kende studiuese sa qe mund te shkruhen libra te tere per nje veper. Begzad Baliu eshte nder studiuesit e rralle, i cili nuk perton t’i futet hulumtimit te nje vepre per studim nga kendveshtrimi i tij siç eshte rasti per vepren e Çabejit ku hulumton fushen e onomastikes.
Shkencetar ambicioz, i pangopur me dituri
Po ç’rendesi paska onomastika per ne shqiptaret, ndoshta do te thote dikush ne vete. Te francezet lidhur me onomastiken shkruajne qe nga viti 1650, e ne si popull i roberuar qe ishim me siguri qe do te hasim dike qe do pergjigjet se onomastika nuk ka aspak rendesi, ndonje tjeter do te na pergjigjet se ka rendesi. Onomastika, veç se tjerash, ne nje ane eshte nje fakt gjuhesor, qe do te thote i marre nga linguistika dhe qe implikon marrjen ne konsiderate te studimit te fjaleve te perbashketa, nomenklatures dhe kerkimeve etimologjike; e ne anen tjeter si tregues i nje realiteti qe mundet te jete i rendit topografik, arkeologjik, historik apo sociologjik. (Marianne M). Begzadi eshte nder ata qe ketij lemi i kushton rendesi te madhe dhe qe eshte ne pergatitje te vepres voluminoze «Onomastikoni i romanit shqiptar » ne tri vellime. Ne kete fushe studiuesi yne Begzad Baliu, eshte duke e bere nje pune kolosale. Ne librin «Gjendja e toponimise ne Ballkan», autori ne studimin e tij shkencor duke bere kapercime ne kohe dhe hapesire paraqet tentativat e pushtuesve per ndryshimin e toponimise sone gjate shekujve deri ne ditet e sotme. Studimin e tij e kompleton me te dhena per ndryshime te tjera qe kane perjetuar trevat shqiptare si ato te: ojkonimise, hidronimet, oronimet, horonimet.
Begzad Baliu i ofron lexuesit tone nje pasqyre reale dhe fakte te perpjekjeve te shumta te kolonizatoreve qe ne vendet tona linin gjurmet e tyre e njeherazi i shlyenin emertimet qe tingellonin shqip. Studiuesi Baliu rendesi te veçante u kushton te gjitha viseve shqiptare, duke filluar nga Çameria, Maqedonia por hapesira etnografike shqiptare e Malit te Zi paraqet zonen me te pasur te gjuhesise shqiptare ku ne leksik dhe toponimi jane ruajtur reliktet antike dhe mesdhetare te trashegimise iliro-shqiptare. Ne studime onomastike Begzad Baliu eshte i veçante nga te tjeret, sepse i ben qasje bashkekohore e nuk e trajton si teme historike por merret me probleme konkrete.
Çuditerisht, Begzad Baliu eshte i pangopur me dituri dhe ndoshta eshte aventurieri shkencor me ambiciozi e me i shkatheti, i cili nuk perton te lansohet per te zbuluar: data, emra, leterkembime, artikuj, copeza te biografive te personaliteteve dhe lirisht mund te thuhet se Begzadi posedon me shume materiale se sa vete autori per te cilin shkruan.
Ne kerkim te thesarit te letersise per studim
Begzad Baliu çdo material e mbledh me mjete personale, e sistemon, e studion, e arkivon e me vone e boton. Ate qe nuk mundemi ta gjejme ne arkivat dhe institucionet shteterore e gjejme ne arkivin e tij. eshte nder me te rrallit e ndoshta i vetmi qe ka tubuar dosje te historise se autoreve qe nga klasiket tane e deri te bashkekohoret. E pabesueshme do te thote dikush prej jush. Natyrisht qe eshte e pabesueshme sepse jane mijera personalitete kulturore, por Begzadi fillimisht ka bere nje seleksionim dhe prej mijerave autoreve ka zgjedh gjashteqind e prej ketij numri ka zbritur ne rreth tridhjete e pese per te cilet eshte i bindur se kane lene dhe do te lene gjurme te pashlyeshme ne kulturen tone. Begzadi eshte i parehatshem dhe gjumi nuk e ze kur degjon se dikush diku e ka nje dokument, nje leter, nje liber te rendesishem dhe posa ta marre ate e ruan si syte e ballit e pastaj hidhet ne kerkime te reja. eshte ne kerkim te thesarit te letersise, i cili nuk kenaqet vetem duke mbledhur por Begzadi per çdo studim te tij ben perpjekje maksimale qe te sjelle jo vetem sinteza te reja, por edhe metoda krejtesisht te reja te kerkimit.
Studiuesi Begzad Baliu ka pershtypjen se dita, muaji e viti jane te shkurter, sepse me tere qenien e tij shpirterore deshiron te perpije njohuri te reja dhe ato t’i zbardhe per opinion publik shqiptar. Per kete studiues ambicioz nuk ekziston koha e lire, nuk ekziston biseda e lire, nuk ekziston çasti i argetimit sepse per te kohe e lire eshte kur studion, argetimi tij eshte kur zbulon, biseda e lire eshte kur degjon apo tregon per nje risi te kerkimeve shkencore. Begzadin shpesh e gjejme ne aktivitete me projekte paralele duke mos e lene anash asnjeren e as tjetren dhe ne secilen tregohet me i suksesshem se ne te paren.
Prof. dr. Begzad Baliu ne shume fusha shkencore dallohet si themelues, si njeri qe i vuri bazat e para si p.sh.: eshte themeluesi i pare i shkences se citatologjise, eshte autori i pare i monografise ne fushen e bibliografise ne shkencat albanologjike, eshte themelues i pare i bibliografise permbajtjesore, themelues i qerthullit te te rinjve te onomastikes «Eqrem Çabej» ne kuader te shoqates se te rinjve “Pjeter Bogdani” te Prishtines etj. Kohe te konsiderueshem i kushton edhe Institutit Alb-Shkenca, si zevendesdrejtor qe eshte ne te. Ky institut tubon shkencetaret me eminent te te gjitha trojeve shqiptare duke e perfshire edhe diasporen.
Begzadi merret me organizime te aktiviteteve te ndryshme shkencore si ne Kosove po ashtu edhe ne Maqedoni e Shqiperi. eshte pjesemarres i sesioneve te shumta shkencore dhe i vetmi pjesemarres shume aktiv dhe serioz qe ka kontribuar ne vitet e pasluftes. Ishte i propozuar si anetar i Qendres Nderkombetare te Onomastikes ne Itali, anetar i Qendres Bibliografike te Holandes, por pasi qe Kosova nuk njihej nderkombetarisht anetaresimi tij eshte ne proces e siper.
Begzad Baliu kontribut te veçante ka dhene edhe ne studimet bibliografike te Jup Kastratit qe eshte krejtesisht nje kapitull ne vete.
(RESHAT SAHITAJ)
******
NGA FLORI BRUQI :
Begzad Baliu u lind më 20. 11. 1966 në katundin Makresh i Poshtëm, komuna e Gjilanit. Pesë vjetët e para të shkollimit i kreu në shkollën fillore «Skënderbeu» në Makresh të Poshtëm, ndërsa tri të fundit në shkollën fillore «Liria» në Marec, komuna e Prishtinës. Shkollën e mesme, drejtimi: Bashkëpunëtor Teknik i Matematikës, e mbaroi në Gjimnazin «Zenel Hajdini» në Gjilan.
Fakultetin e Filologjisë -Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës. Po këtu, në Degën e Gjuhës, mbaroi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1996 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dega e Gjuhësisë - Sektori i Onomastikës. Po në këtë institucion ka mbrojtur tezën e magjistraturës (2000) dhe tezën e doktoratës (2003). Nga viti 2004 është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, dhe ka thirrjen: Prof. ass. dr. Ka qenë kryeredaktor i revistës për art, shkencë dhe kulturë «Shenjëzat»(1998-2000) dhe drejtues i po të njëjtës shtëpi botuese; gjithashtu, edhe redaktor i kulturës në të përjavshmen «Pasqyra» (Prishtinë).
Në vitin 1994 ka themeluar Qerthullin e të Rinjve të Onomastikës «Eqrem Çabej» në kuadër të Shoqatës së të rinjve «Pjetër Bogdani» të Prishtinës.
Nga viti 2001 është drejtor i shtëpisë botuese «Era» dhe i OJQ-ës «Qendra e Ndërlidhjes Arsimore dhe Shkencore» në Prishtinë.
Prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës, bashkorganizator, organizator dhe drejtues i disa aktiviteteve kulturore, letrare dhe shkencore në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkodër, Turun etj.
Deri më tash është paraqitur në shtypin ditor dhe shkencor më me shumë se 200 artikuj nga fusha e kulturës, e gjuhësisë, e letërsisë, e folklorit dhe e historisë.
Vepra të autorit
Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.
Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2004.
Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit (monografi) Prishtinë, 2005.
Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Tiranë, 2006.
Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashk.), Prishtinë, 2005.
Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magj.), 2000, Prishtinë.
Onomastika e Gallapit (teza e diser.), 2004.
Çabej 1: (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Prishtinë, 2006.
Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.
Profesor Jup Kastrati për Kosovën, (bashk.) Prishtinë, 2004.
Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashk.), Prishtinë, 1996-2000.
Kafeneja ballkanike, (dramë), Prishtinë, 1996; Shkodër, 2000; Prishtinë, 2005.
Grua e dashuruar, (poezi) Prishtinë, 1996.
Flamuri vjen nga Kosova, (dramë) Prishtinë, 1994.
Koncepte gjuhësore, Prishtinë, 2007. (ne shtyp)
Refernca albanologjike, Prishtinë, 2007(ne shtyp)
Toponimi dhe identitet, Prishtinë, 2007 (ne shtyp)
ETJ....
Libri i autorit Begzad Baliu, “Çabej 1”, u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin
Begzad BALIU
ONOMASTIKA E KOSOVËS (Ndërmjet miteve dhe identiteteve) ERA Prishtinë 2008 Editor Shb. Era, Prishtinë, 2008 bbaliu@yahoo.com +377 44 173 596 PËRMBAJTJA PARATHËNIE ............................................................................................ 11 VETËDIJA PËR GJUHËN KOMBËTARE SOT SI VETËDIJE PËR IDENTITETIN NË EPOKËN GLOBALE .................................. 15 REFERENCA THEMELORE TE SHEKULLIT XX ......................... 15 T O P O N I M I A DHE ETIMOLOGJIA .......................................... 27 SPROVË PËR SHTRESIMIN E TOPONIMISË SË KRAHINËS SË GALLAPIT ............................................................................................ 29 ONOMASTIKA ILIRO-SHQIPTARE .............................................................. 30 EMËRVENDET ME PREJARDHJE LATINO-ROMANE ................................. 37 TOPONIME ME BAZË NGA TRADITA GREKO-BIZANTINE .......................... 40 TOPONIMIA SERBE .................................................................................... 42 EMËRVENDET ME PREJARDHJE ORIENTALE .......................................... 44 MIKROTOPONIMIA E VENDBANIMEVE TË SASËVE DHE KOMANËVE ...... 48 BIBLIOGRAFI .............................................................................................. 49 A N T R O P O N I M I A ....................................................................... 55 ETNONIMI KOSOVAR DHE KUPTIMI HISTORIK I TIJ............ 57 MOTIVET DENOMINUESE NË ANTROPONIMINË E TË DËBUARVE TË KOSOVËS (1998-1999) ......................................... 63 PARADIGMA TOPONIMIKE E ANTROPONIMEVE ........................................ 65 ANTROPONIMIA PASVAJTËSE ................................................................... 70 EMRAT E FËMIJËVE QË KANË TRASHËGUAR EMRAT E BABALLARËVE - LUFTËTARË TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS ............................ 72 Begzad Baliu 6 EMRAT E FËMIJËVE QË TREGOJNË QËNDRESË, LUFTË, KRENARI HISTORIKE ................................................................................................. 73 TIPI I EMRAVE QË TREGON BESIM NË TË ARDHMEN .............................. 75 EMRAT E FËMIJËVE QË TREGOJNË VEÇANTI KOHE ............................... 77 TIPI I EMRAVE TË TRADITËS DHE TË BESËTYTNISË ................................ 79 NDERIMI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT......................................... 80 NDERIMI PËR TË HUAJT ............................................................................ 81 PËRFUNDIME ............................................................................................. 82 ONOMASTIKA DHE LETËRSIA .......................................................... 85 ONOMASTIKONI I ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” .................................................................................................. 87 HYRJE ........................................................................................................ 87 ONOMATURGU I PËRKUSHTUAR ............................................................... 88 TRANSPARENCA ONOMASTIKE ................................................................. 90 RRAFSHI SEMASIOLOGJIK I ONOMASTIKONIT ......................................... 93 ÇËSHTJE TË STRUKTURËS GJUHËSORE TË TOPONIMEVE, ANTROPONIMEVE DHE PATRONIMEVE ..................................................... 99 FJALORTHI ONOMASTIK I ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” ....................................................................................................... 103 DEMONIZIMI I TOPONIMISË SË KOSOVËS ............................... 140 TOPONIMIA SHQIPTARE DHE ETNOCIDI I FQINJËVE TË TYRE .......................................................................................................... 142 ONOMASTIKA DHE ORIGJINA E SHQIPTARËVE ...................................... 142 ONOMASTIKA DHE POLITIKA .................................................................. 146 INSTITUCIONALIZIMI I ONOMASTIKËS SË KOSOVËS ............................. 149 DETYRAT MË TË NGUTSHME TË ONOMASTIKËS SOT ............................ 156 BOTIME NË FUSHË TË ONOMASTIKËS ...................................... 161 ETNOMIMI ARBËRESH – SHQIPTAR NË RRJEDHAT GJUHËSORE E HISTORIKE ............................................................. 163 Hyrje ................................................................................................... 163 Konteksti i studimit historik të etnonimit arbër ...................... 164 Pikëpamjet e studiuesve shqiptarë dhe të huaj ...................... 166 Struktura gjuhësore e etnonimit arbër ...................................... 168 Konteksti kulturologjik ................................................................... 171 Arbër dhe “shqiptarë” .................................................................... 174 Onomastika e Kosovës 7 Dilemat dhe kundërthëniet? ......................................................... 179 SHQIPTARËT DHE PROBLEMI PELLAZGJIK ............................ 182 DISA TEZA PËR PREJARDHJEN E POPULLIT SHQIPTAR DHE TË GJUHËS SHQIPE ..................................................................................................... 182 STRUKTURA E LIBRIT .............................................................................. 184 Disa shkaqe të mënjanimit të kësaj vepre nga literatura shkencore e albanologjisë ............................................................. 187 KOSOVA NDËRMJET TRASHËGIMISË ILIRO - SHQIPTARE DHE SERBE ............................................................................................. 189 Kundërvënie shkencomanisë serbe ........................................... 189 Prejardhja e dyshimtë e serbëve të Kosovës ........................... 191 Zgjerimi i kërkimeve në fushën e antroponimisë .................... 193 Toponimia e Kosovës – asimilime dhe përshtatje .................. 194 ONOMASTIKA E DRENICËS ............................................................. 197 HULUMTIM SHTERRUES I TOPONIMISË SË ULQINIT DHE RRETHINAVE TË TIJ .......................................................................... 201 Një vepër e pasur ............................................................................ 201 Përpjekje për një etimologji ........................................................... 203 Hidronimia si pasuri nacionale ................................................... 205 Mikrotoponimia e fshatrave të Ulqinit ........................................ 206 ONOMASTIKA E HASHANISË .......................................................... 209 Krahinëza e Hashanisë ................................................................. 209 Struktura e veprës .......................................................................... 211 Krahinëza e Hashanisë ................................................................. 212 Onomastikoni i krahinëzës së Hashanisë ................................ 213 Semantika e toponimisë ................................................................ 218 Veçoritë fonetike dhe morfologjike të toponimisë ................... 219 Struktura fjalëformuese e toponimisë ........................................ 220 Një shtojcë e rëndësishme e librit ............................................... 222 Përfundime ........................................................................................ 223 NJË FJALOR I TOPONIMISË ANËSORE TË SHQIPES ........... 224 PARANTEZË .............................................................................................. 224 FJALORI I ONOMASTIKËS SË MALËSISË SË BUJANOCIT ...................... 226 KORPUSI I TOPONIMEVE ......................................................................... 230 Begzad Baliu 8 STRUKTURA GJUHËSORE DHE SEMANTIKE E TOPONIMEVE ................ 231 ONOMASTIKA DHE GJEOGRAFIA ................................................. 235 GJEOGRAFIA DHE TOPONIMIA ............................................................... 236 TOPONIMIA DHE STANDARDI .................................................................. 237 NË KËRKIM TË DROMCAVE TË TOPONIMISË ......................................... 240 PATRONIMI MUZAKAJ EDHE NË TOPONIMINË E KOSOVËS ...................................................................................................................... 243 TOPONIMIA E DUSHKAJËS .............................................................. 247 HYRJE ...................................................................................................... 247 KONTRIBUTE PËR STANDARDIZIMIN E EMËRVENDEVE TË KOSOVËS . 248 NJË PROJEKT I RËNDËSISHËM .............................................................. 250 MIKROTOPONIMIA SHTERUESE SIPAS VENDBANIMEVE ....................... 253 ETIMOLOGJIA E OIKONIMEVE TË DUSHKAJËS ..................................... 255 MIKROTOPONIMET E VEÇANTA .............................................................. 257 STRUKTURA TË TJERA GJUHËSORE DHE KULTURORE ........................ 258 PËRFUNDIME |
***********
(Begzad Baliu, “ONOMASTIKA E KOSOVËS” (Ndërmjet miteve dhe identiteteve), Era, Prishtinë, 2009, 353 faqe tekst libror.)
SHKRUAN PROF. SKËNDER R. HOXHA,PEJË
Studiuesi ynë, Dr. Begzad Baliu, vetëm gjatë dhjetëvjetëshit të fundit, shkencës i solli disa vepra me vlera të veçanta, ku trajtohen e shqyrtohen tema interesante nga albanologjia, onomastika, çështje të standardizimit të onomastikës së Kosovës, kontributet e albanologëve: Gustav Majeri, Eqrem Çabej, Jup Kastrati; për albanologjinë, onomastikën, Kosovën etj, si: “Gustav Majer dhe albanologjia, 2000, 2001, 2009; Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt, 2000; Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, 2004, 2009; Onomastika e Gallapit, 2004; Profesor Jup Kastrati për Kosovën (bashkautor), 2004; Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, 2005; Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit, 2005; Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (bashkautor), 2005; Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, 2006; Çabej I, 2006; si dhe disa vepra të tjera studimore e letrare, revista të përgatitura për shtyp, shumë artikuj të botuar në shtypin ditor dhe shkencor nga fusha e kulturës, e gjuhësisë, e letërsisë, e folklorit dhe e historisë; më 2008 botoi edhe përmbledhjen me studime, trajtesa, recensione në fushë të onomastikës, me titull “Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve)”.
Ky libër studimor është i organizuar, sipas tematikave, në krerët apo kapitujt: Toponimia dhe etimologjia, Antroponimia, Onomastika dhe letërsia, Demonizimi i toponimisë së Kosovës, Botime në fushë të onomastikës, Onomastika dhe përspektiva e saj, Konsulta gjuhësore e Prishtinës dhe motoja "Një komb – një gjuhë letrare”. Ndërkaq, këtyre krerëve, u prin parathënia e autorit, ku jepen, në mënyrë globale, po edhe sintetike, disa shpjegime mbi lëndën e këtyre kapitujve të strukturuar në përbërje të librit, bashkë me disa referenca të ngjeshura e me interes rreth temës: Vetëdija për gjuhën kombëtare sot - si vetëdije për identitetin në epokën globale.
Në kapitullin Toponimia dhe etimologjia, autori, përveç një sprove (siç e quan ai vetë) për shtresimin e toponimisë së krahinës së Gallapit, ka sistemuar tema që përbëjnë kryesisht lëndë nga toponimia, si: Onomastika iliro – shqiptare, Emërvendet me prejardhje latino – romane, Toponime me bazë nga tradita greko – bizantine, Toponimia serbe, Emërvendet me prejardhje orientale, Mikrotoponimia e vendbanimeve të sasëve dhe komanëve. Në temat e këtij kapitulli shihet qasja serioze dhe përkushtuese e autorit, i cili, me thellimet e tij studimore në fushë të anomastikës, po sjell rezultate të reja, mënyra dhe metodologji të reja hulumtuese për arritjen e objektivave e përfundimeve më të qëndrueshme shkencore, që rezultojnë, si të thuash, me prurje të reja, apo me një shkollë të re në studimet e onomastikës, kësaj dege të gjuhësisë.
Duke u marrë me probleme onomastike aktuale, studiuesi Baliu, në kapituullin e dytë, Antroponimia, na ofron tema dhe materiale interesante në fushë të antroponimisë – emrave të përveçëm. Një zbërthim të shumanshëm autori i ka bërë emrit të Kosovës si toponim dhe emrit kosovar si etnonim, edhe në rrafshet jashtëgjuhësore, në shkrimin Etnonimi kosovar dhe kuptimi historik i tij, në fillim të këtij kapitulli. Këtu, me një përimtim studimor, gjejmë të jenë shqyrtuar edhe motivet e emërtimit të fëmijëve, sidomos në kontekstin e zhvillimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës (1998 – 1999). Në kapitullin e tretë, Onomastika dhe letërsia, objekt studimi është romani i Rexhep Qosjes “Vdekja më vjen prej syve të tillë” me: Hyrje, Onomaturgu i përkushtuar, Transparenca onomastike, Rrafshi semasiologjik i onomastikonit, Çështje të strukturës gjuhësore të toponimeve, antroponimeve dhe patronimeve, si dhe Fjalorthi onomastik i romanit “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Ky trajtim studimor në fushë të onomastikës, i këtij romani, sikur tingëllon si një ogur i mirë për të bërë, në të ardhmen, projektin “Onomastikoni i romanit shqiptar” që do të jetë një begati për shkencat filologjike.
Në kapitullin vijues “Demonizimi i toponimisë së Kosovës” janë rrokur tema që paraqesin një kronologji çështjesh e problemesh onomastike të ndërlidhura me fenomene nga origjina e shqiptarëve deri te detyrat e onomastikës sot, ekskluzivisht onomastikës së Kosovës, sajuar sipas një kodi koherent – etapash historike: Onomastika dhe origjina e shqiptarëve, Onomastika dhe politika, Institucionalizimi i onomastikës së Kosovës, për të dhënë këtu edhe detyrat më të ngutshme të onomastikës sot.
Në ndriçimin e çështjeve dhe problemeve onomastike, studiuesi Baliu ka bërë një përmbledhje shkrimesh e librash të botuara të kësaj fushe studimore, të cilat i ka bashkërenditur në kapitullin “Botime në fushë të onomastikës”. Ky kapitull nis me fejtonin e Engjëll Sedajt me titull “Etnonimi arbëresh – shqiptar”, (botuar në të përditshmen e Prishtinës , “Bujku – Rilindja”, prej datës 15 janar – 3 shkurt 1996. Do përmendur se autori këtu ka paraqitur edhe pikëpamjet e veta karshi etnonimit në shqyrtim, pajtimet dhe mospajtimet e tij me mendimet e Sedajt etj., duke e sublimuar këtë me: Kontekstin e studimit historik të etnonimit arbër; Pikëpamjet e studiuesve shqiptarë dhe të huaj; Struktura gjuhësore e etnonimit arbër; Konteksti kulturologjik, Arbër dhe “shqiptarë”, Dilemat dhe kundërthëniet, etj.
Një analizë të shumanshme i është bërë librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” të profesorit Spiro N. Kondo (Tiranë, 1961 – 1964), në të cilën shqiptarët dilnin jo vetëm krahas grekëve për nga mosha, por edhe paravendës të tyre. Studime të shumta që janë kurorëzuar me disa teza për prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, të bëra deri kah mesi i shekullit XX, hipotezat e studiuesve, sipas autorit, ishin ndarë së paku në tri grupe. Ndërkaq, studiuesi Baliu, për objektivat e autorit në këtë libër, mendon se “nuk është vështirë të vërehet se autori nuk ka arrtitur ose pretenduar të bëjë një sintezë historike e gjuhësore për pellazgët ose lidhjet pellazgo-iliro-shqiptare…”1), për të përfunduar me dhënien e disa shkaqeve apo arsyenave të mënjanimit të kësaj vepre nga literatura shkencore e albanologjisë.
Librin “Iliro –shqiptarët dhe serbët në Kosovë “ (Sipas onomastikës), të studiuesit Rexhep Doçi, Baliu, në shkrimin e tij me titull “Kosova ndërmjet trashëgimisë iliro – shqiptare dhe serbe”, të këtij kapitulli, e cilëson si vëllim i parë në gjuhësinë shqiptare që shtron tema dhe probleme të cilat rezultojnë si: Kundërvënia shkencomanisë serbe, Prejardhja e dyshimtë e serbëve të Kosovës, Zgjerimi i kërkimeve në fushën e antroponimisë, Toponimia e Kosovës – asimilime dhe përshtatje, ku në mënyrë të shumanshme u përgjigjet shkencëtarëve dhe shkencomanisë serbe , e cila vite me radhë është përpjekur që të përvetësojë gjithçka nga këto treva etnike iliro – shqiptare. Ndaj, studiuesi Baliu, për këtë vepër të Doçit, thotë se “…shumësia dhe veçantia e temave dhe problemeve që shtrohen dhe zgjidhen brenda tij, i japin formën e një vepre të rrallë”.2)
Po ashtu, pasqyrotet kontributi shkencor i studiuesit Doçi në hulumtimet shumëvjeçare për çështjen e autoktonisë shqiptare, prejardhjen shqiptare të onomastikës serbe në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, për shtresëzimet shumëgjuhësore të krijuara shekuj me radhë, si dhe çështje të tjera, që janë rezultat i hulumtimeve më të hershme dhe atyre të vonshme të tij.
Në vazhdim të këtij kapitulli, Baliu ka prezantuar disa shkrime (recensione, ese, trajtesa) për vepra studimore në fushë të onomastikës, nga autorë të ndryshëm: Për veprën e studiuesit , Dr. Rexhep Doçit, “Onomastika e Drenicës”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2005, na bën me dije se studiuesi Rexhep Doçi më herët kishte mbrojtur temën e disertacionit me projektin shkencor “Onomastika e Drenicës”. Ndërsa, libri i Doçit paraqet një thellim studimor të toponimisë dhe të antroponimisë së Drenicës, sidomos në aspektin diakronik, ka rëndësi të madhe për onomastikën, e në veçanti për onomastikën e Drenicës, ngase merret me pamjen historike të kësaj krahine në pjesën qendrore të Kosovës, paraqet korpusin e mikrotoponimisë dhe patronimisë së një numri të madh të vendbanimeve, pastaj bën paraqitjen etnolinguistike të kësaj krahine nga aspekti sinkronik dhe qasje të tjera nga aspekti diakronik. Prof. ass. dr. Begzad Baliu, në këtë shkrim për veprën “Onomastika e Drenicës” të prof. dr. Rexhep Doçit, ka ofruar informacionin se në këtë libër “Autori, (…) ka bërë studime mbi prejardhjen etimologjike të oikonimeve (…), në tërthoret sintetike të të cilave autori iu jep përgjigje edhe një numri dukshëm të madh të toponimeve historike të gjuhës shqipe dhe madje jo vetëm të saj.”3)
Shkrimin për veprën e Maksut Haxhibrahimit “Toponimia e Ulqinit dhe rrethinës” (botoi Asociaccioni Ulqini, Redaksia e Botimeve Ulqini, 2001), e kishte titulluar “Hulumtim shterrues i toponimisë së Ulqinit” dhe shtjelluar sipas disa segmenteve motivuese që ia atribuon librit, si: Një vepër e rrallë, Përpjekje për një etimologji, Hidronimia si pasuri nacionale, Mikrotoponimia e fshatrave të Ulqinit, në të cilat qet në pah vlerat e veprës, po edhe ndonjë sugjerim për arsyenat pse kjo vepër do të duhej të rishikohet në rast të ribotimit të saj. Ndërkaq, për librin e studiuesit Bahtijar Kryeziu “Onomastika e Hashanisë” (Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2000.), Begzad Baliu ka bërë një shtrirje të gjithanshme hulumtuese për lëndën onomastike të krahinëzës së Hashanisë, të përfshirë në vepër, duke sqaruar, që në fillim, se krahinëza e Hashanisë bën pjesë në komunën e Bujanocit dhe se administrohet nga Serbia, konstatim i nxjerrë duke iu referuar këtij libri. Recensioni ka në përbërje kapitujt: strukturën e veprës, ku bëhet një sintezë e punës hulumtuese shkencore të studiuesit Bahtijar Kryeziu, që nga interesimet e hershme të autorit rreth studimit të onomastikës së krahinëzës së Hashanisë; Onomastikoni i krahinëzës së Hashanisë që flet për onomastikën e fshatrave të kësaj krahinëze, pastaj Semantika e toponimisë; Veçoritë fonetike dhe morfologjike të toponimisë; Struktura fjalëformuese e toponimisë, janë kapituj të këtij shkrimi të Baliut që paraqesin sublimën e vlerave shkencore dhe mënyrën e qasjes studomore të toponimeve dhe toponimisë së Hashanisë që kishte arritur në këtë libër Kryeziu. Kjo sublimë ishte realizuar në libër, ngase, e para: autori u është qasur toponimeve nga aspekti morfologjik, por edhe në kontekstin psikologjik, semantik e gjuhësor të ndërtimit; e dyta: janë trajtuar në mënyrë perimtuese e shteruese veçoritë fonetike dhe morfologjike të onomastikës të onomastikës së Hashanisë; e treta: është trajtuar tema “Struktura morfologjike fjalëformuese e toponimisë dhe antroponimisë (patronimisë) së Hashanisë”, një temë kjo me mjaft interes për onomastikën dhe për shkenca të tjera të gjuhësisë; dhe e katërta: se vepra përmbyllet me një përfundim m jaft shpjegues të të gjithë lëndës, prej të cilit përfytyrohet një pasqyrë e plotë e kësaj monografie dhe një sintezë e mirë e studimit në fjalë. Ndërsa, në përfundim të këtij shkrimi për veprën “Onomastika e Hashanisë” të studiuesit tonë të zellshëm Bahtijar Kryeziu, prof. ass. Dr. Begzad Baliu, veç të tjerash, thotë: “… mund të themi se Bahtijar Kryeziu ka arritur të hartojë një monografi të rëndësishme, para së gjithash gjuhësore, por e plotësuar edhe me elemente të tjera të historisë e të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve të kësaj ane.”4)
Me vlerësime (edhe krahasimtare), studiuesi Baliu e nis (në parantezë) shkrimin e tij me titull “Një fjalor i toponimisë anësore të shqipes”, i cili i referohet veprës së Bahtijar Kryeziut “Fjalor onomastik i Malësisë së Bujanocit”, Prishtinë, 2006. Në vijim, shkrimin e tij për këtë vepër të rëndësishme, Baliu e ndërton mbi bazë të disa referncave analitike: Fjalori i onomastikës së Malësisë së Bujanocit, Korpusi i toponimeve, Struktura gjuhësore dhe semantike e toponimisë, Një vepër e pritur që më parë, ku përmbyll shkrimin me konstatimin se: “Bahtijar Kryeziu, pas veprës “Onomastika e Hashanisë”, sjell edhe një kontribut në fushë të onomastikës së saj dhënë gjuhësisë shqiptare, duke e zgjeruar kështu ndjeshëm hapësirën e hulumtimit dhe studimit të saj.”5)
Në shkrimin “Onomastika dhe gjeografia”, Baliu i kishte bërë një shqyrtim veprës “Gjurmë gjeografike” të Nail Dragës, profesor i gjeografisë dhe ekspert për hartografi, vepër kjo që e botoi “Art Club”, Ulqin, 1997. Nga ky shkrim lexuesi do të njoftohet se Nail Draga, në shkrimet e tij të rastit, në kumtesat ndër sesione e konferenca dhe në studimet shkencore, ka vënë re një proces historik edhe më tej të vazhdueshëm në deformimin e onomastikës së gurrës shqiptare në trojet anësore shqiptare, me theks të veçantë në Mal të Zi. Kurse, më tej, lënda e veprës është zbërthyer e ngërthyer brenda nëntitujve: Gjeografia dhe toponimia, Toponimia dhe standardi, Në kërkim të dromcave të toponimisë, ku Begzad Baliu kishte vijëzuar synimet, vlerat, paradigmat dhe rëndësinë e kësaj vepre të Nail Dragës.
Vështrimin për një libër të rrallë, për “Memoaret” e Gjon Muzarës, njërit prej princave të dalluar të shekullit XV, studiuesi Baliu e ka titulluar “Patronimi Muzakaj edhe në toponiminë e Kosovës. Këtë vepër e përktheu me kujdes Dhori Qiriazi dhe doli nga “Botimet Toena”, Tiranë, 1996. Për rëndësinë historike të veprës tregojnë të dhënat se “Memoaret” shënojnë një gjysmë shekulli pas rënies së shtetit të Skënderbeut dhe se “Memoaret” i takojnë një familjeje fisnike shqiptare, historia e së cilës ka lënë gjurmë të forta në historinë jo vetëm të shqiptarëve, por edhe te popujt fqinjë. Por, ajo që më teper ka tërhequr vëmendjen e Baliut është çështja e disa toponimeve të gurrës shqipe në kohën mesjetare. Në këtë kontekst, ai, përqendrohet në faktin se “ky libër e ka nxitur për shumë kohë lexuesin shqiptar edhe për arsye se, sipas kronikave, njëri prej komandantëve të Luftës së Kosovës (1389) ishte nga familja e Muzakajve. Në anë tjetër, autori i këtij vështrimi, kishte gjetur se në territor të vendbanimit Balshaj (ish-Milloshevë) ruhet mikrotoponimi Kullat e Muzakës, ndërsa në “Krisobulat e Deçanit” gjendej një mikrotoponim Muzakov Kuçishte6) S’do koment se trajta serbe Muzakov Kuçishte, e këtij toponimi, është vetëm një nga shembuj të shumtë që serbët i ndërruan ose i përshtatën toponimet shqipe, për të zhdukur toponiminë historike shqiptare, shekuj më parë.
Në këtë tematikë shkrimesh të këtij kapitulli të librit “Onomastika e Kosovës” që kemi në shqyrtim, dr. Begzad Baliu ka sistemuar edhe recensionin e tij të gjatë me titull “Toponima e Dushkajës”, ku flet gjerësisht për veprën e prof. Skënder R. Hoxhës “Toponimia e Dushkajës”, botoi Jakova, Gjakovë, 2007.
Duke vënë në pah kontributin e mëhershëm, që në hyrte të këtij shkrimi studiuesi Baliu thotë: “Tri dekada më parë, gjurmuesi Skënder R. Hoxha , sillte në shtypin ditor dhe në atë shkencor materiale të fushës së onomastikës nga terreni e diskutime për to. (…) Me kërkimet e kësaj fushe autori ynë u bashkohej hulumtuesve, të cilët me përkushtim po e hapnin hullinë e kërkimeve dhe studimeve në këtë fushë të re të gjuhësisë shqiptare. Në këto gjurmë i ka themelet edhe materiali hulumtues e studimor Toponimia e Dushkajës, i cili brenda këtij vëllimi po botohet i plotë7). Në ndërlidhje të vlerave të librit në fjalë me kontributet e autorit, prof. Skënder R. Hoxha, që i kanë paraprirë këtij projekti, Baliu përqendrohet në: Kontribute për standardizimin e emërvendeve të Kosovës, ku nënvizon: “Le të kujtohet këtu edhe kontributi i tij (i Skënder R. Hoxhës – sqarim yni) në tryezën shkencore “Toponimia e Gjakovës me rrethinë”, ku Skënder R. Hoxha pati lexuar një studim, ndërsa në përmbledhjen e saj pati botuar edhe dy kumtesa të tjera.
Po në këtë vëllim, në rubrikën e diskutimeve, Skënder R. Hoxha boton artikullin “Rreth harrjes dhe emërtimit të disa toponimeve të krahinës së Dushkajës”, me të cilën plotëson kontributin e tij dhënë punës së Komisionit për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës.”8)
Në vazhdim, në nëndarjet e këtij recensioni: Një projekt i rëndësishëm, Mikrotoponimia shteruese sipas vendbanimeve, Etimologjia e oikonimeve të Dushkajës, Mikrotoponimet e veçanta, Struktura të tjera gjuhësore dhe kulturore; për librin studimor të prof. Skënder R. Hoxhës, prof. ass. Dr. Begzad Bliu bën një përqasje shumëkahore të këtij libri dhe përfundon me konstatimin e tij se “ Me këtë vëllim, autori përmbush një synim të hershëm të tij: gjurmimin, sistemimin dhe madje studimin e toponimisë së Dushkajës, duke e zgjeruar kështu numrin dhe hapësirën e studimeve të gjertanishme të toponimisë së krahinave etnografike dhe gjuhësore të Kosovës.” 9)
Shikuar e vlerësuar në tërësi, mund të themi se të gjitha shkrimet e kapitullit “Botime në fushë të onomastikës”, që i zumë n’goje, i shkojnë përshtati mëtimit e qëllimit të studiuesit Baliu dhe ia shtojnë vlerat këtij vëllimi.
Kapitullit tjetër “Onomastika dhe përspektiva e saj”, i këtij libri, i prin një intervistë e gjatë e profesor Baliut në të cilën, jo vetëm del në shesh puna hulumtuese, studiuese, letrare, shkencore e këtij studiuesi ambicioz e mjaft të zelshëm, por trajtohen dhe shprishen shumë çështje e probleme me interes të onomastikës shqiptare, si: gjendja e studimeve albanologjike sot, standardizimi i emërvendeve në Kosovë, Ç’ka do të thotë toponimi dhe identitet?, Standardizimi i toponimisë në Shqipëri gjatë sistemit komunist, Toponimia në arealin shqiptar të Malit të Zi, Toponimia në arealin shqiptar të Greqisë, Etnonimi kosovar, si dhe shumë tematika të tjera të fushës së onomastikës, të albanistikës dhe jo vetëm të tyre.
Ndërkaq, për përfundim tematik të librit që kemi në shqyrtim, Baliu ka lënë vështrimin e tij me titull Konsulta Gjuhësore e Prishtinës dhe motoja “Një komb – një gjuhë letrare”. Këtë, në radhë të parë, e përcepton dhe e shtjellon sipas dy tipe paradigmash: Tri paradigmat ideologjike dhe Tri paradigmat historike, që për mbështetje të qëndrueshme kanë thënien dhe moton e historianit tonë të shquar, Ali Hadri, “një komb – një gjuhë, një drejtshkrim”. Paradigmat që sublimojnë esencën e këtij shkrimi janë të mbështetshme dhe korrespondojnë, gjithashtu, me thëniet – manifeste të Vaso Pashës, Gjergj Fishtës, mandej të profesor Androkli Kostallarit, etj., por që janë aktuale edhe për kohën e sotme (!).
Në përfundim, do thënë se në fund të librit janë edhe: Bibliografia përcjellëse (e pasur me referenca); Biografia e shkurtër (e autorit) dhe Indeksi (onomastik); që sjellin edhe një begati shkencore për këtë vepër të studiuesit dr. Begzad Baliu.
_______________
Referencat:
1) Begzad B a l i u, Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve), Shb. Era, Prishtinë, 2008, f. 187.
2) V e p. C i t., f. 190.
3) V e p. C i t. …, f. 199 – 200.
4) V e p . C i t., f. 223.
5) V e p. C i t., f. 233.
6) Ve p. C i t., f. 245.
7) V e p. C i t., f. 247
8) V e p. C i t., f. 249.
9) V e p. C i t., f. 260.
(Shkurt 2011)