Të gjitha lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri
Demonstrata e dhunshme që ndodhi në 21 Janar nuk është e para në historinë gati shekullore të Shqipërisë. Që me shpalljen e Pavarësisë e në vazhdim janë njohur rebelime të popullit ndaj atyre që kanë qenë në krye të punëve të shtetit shqiptar. Shpesh herë kanë qenë tragjike pasi shumë kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme, 17 Maj 1914-8 Qershor 1915
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Kryengritjet" pasi pati mbështetje popullore tek fshatarët e Shqipërisë së Mesme ku edhe shpërtheu. Kjo kryengritje nisi më 17 Maj 1914 kundër regjimit të Princ Vidit. Udhëheqësit zyrtarë të rebelimit ishin Haxhi Qamil Fejza dhe Musa Qazimi, por prapa saj qëndronte Esat Pashë Toptani. Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet "Dum Babën" shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut. Më 18 Maj 1914, grumbuj fshatarësh të egërsuar marrin Shijakun dhe drejtohen drejt kryeqytetit, Durrësit. Kryengritësit dalin haptazi kundër Princ Vidit dhe regjimit të tij pro-perëndimor. Një ditë më pas Princ Vidi jep urdhër të arrestohet Esat Pashë Toptani me akuzën e përfshirjes në organizimin e kryengritjes. Esat Pasha reziston dhe me ndërhyrjen italiane largohet nga vendi.
Më 3 Qershor 1914, kryengritësit hartojnë memorandumin e Shijakut, ku i kërkojnë Princ Vidit të largohet dhe në vend të tij ata propozojnë të vijë një princ turk. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare zëvendësohen me simbolet turke. Më 3 Shtator 1914, Princ Vidi largohet nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Thirrjeve të tij për ndihmë ndaj Shqipërisë nuk iu përgjigj askush përveç disa forcave të pakta të Ahmet Zogut dhe Preng Bibë Dodës. Kryengritësit sulmojnë pronat dhe njerëzit e Esat Pashës. Vendi zhytet në anarki. Trupat serbe nën drejtimin e Esat Pashë Toptanit dënojnë me varje Haxhi Qamilin dhe 40 fshatarë të tjerë, pjesëmarrës aktivë në kryengritje. Ata varen më 16 gusht të vitit 1915. Ky ishte fundi i Haxhi Qamilit. Kryengritja e la vendin në kaos të plotë dhe të pafuqishëm për të luftuar pushtuesit e huaj.
Luftëtarë nga Veriu i vendit në ndihmë të Princ Vidit
Kryengritja e Mirditës (Rebelimi i Mirditës), 17 Korrik-20 Nëntor, 1921
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi Gjon Marka Gjoni ngriti krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës. Rebelimi i Mirditës u nxit nga Jugosllavia. Gjon Marka Gjoni "Princi i Mirditës" i paguar nga serbët hyri në Mirditë dhe me një grup bashkëpunëtorësh i shpalli luftë autoritetit të Tiranës. Gjon Marka Gjoni shpall krijimin e Republikës së Mirditës. Në shtator 1921 shpërthen rebelimi i armatosur kundër autoritetit të Tiranës. "Qeveria e Mirditës" i dërgon një notë proteste "Lidhjes së Kombeve" ku i thotë se qeveria e Tiranës nuk flet në emër të të gjithë shqiptarëve pasi Mirdita kishte një "qeveri" tjetër. Markagjoni akuzon qeverinë e Tiranës se po përgatit rikthimin e Shqipërisë nën sundimin turk. Megjithatë u kuptua se prapa këtyre akuzave fshihej Jugosllavia e cila donte të aneksonte Shqipërinë e Veriut. Duke përfituar nga situata trupat serbe ishin futur në territorin e shtetit shqiptar. Qeveria ngarkon për shtypjen e këtij rebelimi Ahmet Zogun, Ministër i Brendshëm, Bajram Currin dhe Ali Kosturin. Menjëherë me trupat e tyre ata shkojnë në Mirditë për të larguar këtë rrezik të madh për integritetin e vendit.
Haxhi Qamili, lideri i Kryengritjes
Grushti i shtetit, 7-12 Dhjetor, 1921
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi pati një rrëzim të menjëhershëm të qeverisë me dhunë dhe pa mbështetjen popullore. Opozitarët uzurpuan qeverinë me forcë. Ky grusht shteti i dështuar ndodhi si pasojë e acarimit të luftës politike midis grupeve kundërshtare në skenën shqiptare. Opozita uzurpoi me forcë pushtetin. Duke përfituar nga situata në Mirditë, por edhe nga kriza politike që kishte mbërthyer vendin, opozitarët vendosin me forcë në krye të qeverisë Hasan Prishtinën, njërin prej protagonistëve të krizës. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që në ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët. Më 12 Dhjetor 1921 duke parë situatën e rënduar në kryeqytet, por edhe i nxitur nga thirrjet e deputetëve dhe masave popullore të pakënaqura, Ahmet Zogu asokohe Ministër i Brendshëm, kthehet nga Mirdita dhe rrëzon qeverinë e Hasan Prishtinës. Grushti i shtetit dështon.
Gjon Marka Gjoni, lideri i Rebelimit
Grushti i shtetit, 8-15 Mars, 1922
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte një përpjekje e pambështetur nga populli për të rrëzuar qeverinë. Ky grusht shteti i dështuar ndodhi si pasojë e acarimit të luftës politike midis grupeve kundërshtare në skenën shqiptare. Pozitat e Ahmet Zogut u forcuan shumë pas ngjarjeve të dhjetorit. Opozita duke mos mundur ta rrëzonte me mjete demokratike, mendoi të organizonte një grusht shteti. Njëri nga luftëtarët më të dalluar në Dibër, Elez Isufi zbriti në Tiranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë.
Anëtarët e kabinetit u larguan nga Tirana kurse Ahmet Zogu qëndroi për të organizuar rezistencën. Luftimet zgjatën 15 orë. Me ndërhyrjen e ambasadorit anglez Eires rebelimi i Elez Isufit mori fund.
Revolta e Prefekturës së Kosovës, Janar 1923
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte një kundërshtim me dhunë kundër pushtetit të qeverisë së Tiranës. Pas dështimit të grushtit të shtetit të marsit të 1922, Bajram Curri në krye të një fuqie prej disa qindra personash, kundërshtarë të Zogut, sulmon qytetin e Krumës, qendër e Prefekturës së Kosovës (sot quhet Qarku i Kukësit). Për disa ditë me radhë zhvillohen luftime të ashpra midis forcave të xhandarmërisë dhe atyre të Bajram Currit. Disa dhjetëra të vdekur e të plagosur është bilanci i luftimeve. Ndërhyrja e shpejtë e forcave qeveritare i dha fund revoltës.
Revolucioni i Qershorit, 24 Maj-24 Dhjetor, 1924
Acarimi i jashtëzakonshëm i luftës politike midis dy kampeve kundërshtare, maxhorancës së djathtë dhe opozitës së majtë dhe veprimtaria armiqësore ndaj vendit tonë e vendeve fqinje solli shpërthimin e këtij revolucioni. Me 27 Dhjetor 1923 zhvillohen zgjedhjet parlamentare ku fitoi grupi qeveritar i Ahmet Zogut. Opozita akuzon për manipulime të këtrye zgjedhjeve.
Hasan Prishtina, lideri i Grushtit të Shtetit
Më 24 Shkurt 1924, Ahmet Zogut i bëhet një atentat në hyrje të Parlamentit ndërsa po shkonte për tu betuar si Kryeministër i vendit. Zogu ja lë drejtimin e qeverisë Shefqet Verlacit, beu më i madh i vendit. Në kushtet e acarimit të situatës politike, Avni Rustemi, njëri prej liderëve të opozitës vritet në një atentat. Atentatori Isuf Keçi arrin të largohet nga vendi i ngjarjes ndërsa xhandarët nuk bëjnë asgjë. Vrasja ngjall zemërimin e opozitës. Më 1 Maj 1924, në Vlorë bëhet varrimi i Avni Rustemit. Varrimi i tij kthehet në një manifestim të opozitës kundër Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij. Më pas një grup ushtarakësh të quajtur "Klika" dhe deputetët e opozitës organizojnë një mbledhje në kinemanë e Vlorës, ku marrin pjesë 300 përfaqësues nga krahinat e vendit dhe anëtarë të shoqërisë "Bashkimi" që ishte krijuar nga Avni Rustemi. Mbledhja i dërgoi dy ultimatume qeverisë : Në të parin dënohej vrasja e avni Rustemit dhe kërkohej gjetja e vrasësve të tij. Në të dytin protestohej kundër Ceno Bej Kryeziut (kunat i Ahmet Zogut), i cili konsiderohej nga opozitarët si agjent serb që u shërbente Beogradit dhe forcave të brendshme të djathta. Arsyeja e vërtetë pse ata po protestonin kundër Ceno Beut ishte se ai me forcat e tij ishte vendosur në Krumë dhe kjo gjë rrezikonte planin e opozitës për grusht shteti. Kopje të memorandumeve ju dërgohen të gjitha bashkive dhe garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Tiranës dhe Përmetit.
Grushtetas nga Dibra
Më 24 Maj 1924, fillojnë veprimet e armatosura. Bajram Curri sulmon Krumën, qendër e Prefekturës së Kosovës (Kukësit). Me 27 Maj 1924, Shefqet Vërlaci, beu më i madh i vendit dhe njëkohësisht kryeministër i vendit jep dorëheqjen. Në krye të qeverisë vjen Iliaz Vrioni i cili fillon bisedimet me opozitarët por bisedimet dolën pa sukses. Si rezultat qeveria cakton Ahmet Zogun për të shtypur grushtin e shtetit.
Elez Isufi, lideri Grushtit të Shtetit
Më 12 Qershor 1924 Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Formohet qeveria e re. Vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Administrata që Noli donte të reformonte ishte plot me besnikë të Zogut dhe Verlacit të cilët filluan të punonin kundër tij dhe qeverisë së "revolucionit". Gjithë kjo anarki do të çonte pastaj në rrëzimin e qeverisë.
Bajram Curri, lideri i Revoltës
Rikthimi me forcë i Zogut
Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet. Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me BS, dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Ahmet Zogu hyn në Shqipëri me ndihmën e ish-Jugosllavisë.
Luigj Gurakuqi, një nga liderët e Grushtit të Shtetit
Rebelimi i Dukagjinit, 20 Nëntor-5 Dhjetor, 1926
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi popullsia e zonës së Dukagjinit në Shkodër ngriti krye kundër qeverisë së Ahmet Zogut. Mbajtja e aparatit administrativ dhe e forcave të armatosura bëri që qeveria të rriste taksat dhe kjo shkaktoi pakënaqësi sidomos tek fshatarët. Këtë pakënaqësi u mundua ta shfrytëzojë qeveria e Beogradit për t'i bërë presion Ahmet Zogut, asokohe President i Republikës. Rebelimi kishte tipare separatiste dhe mori edhe ngjyra fetare. Qeveria dërgoi forca të shumta dhe e shtypi egërsisht këtë rebelim antikombëtar.
Fan S.Noli, Kryeministri i Grushtit të Shtetit
Rebelimi i zonës veriore, 1-8 Janar, 1935
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një grupi njerëzish të udhëhequr nga Muharrem Bajraktari dhe Gjon Marka Gjoni kundër qeverisë së Tiranës e veçanërisht kundër ministrit të brendshëm, Musa Jukës. Më 2-7 Janar 1935 një atentat i rëndë bëhet ndaj Mbretit Zog. Mbreti largohet në Durrës dhe ja lë në dorë Musa Jukës zgjidhjen e situatës.
Grushtshtetas nga Korça
Mbi 2000 forca rebele ishin nën drejtimin e Muharrem Bajraktarit. Pati shumë të vrarë nga të dyja palët. Muharrem Bajraktari kishte armik personal Musa Jukën, ministër i brendshëm prandaj rebelimi u drejtua ndaj tij dhe jo ndaj Mbretit. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Musa Juka urdhëron dërgimin e 4 batalioneve në Kukës ku ishte qendra e rebelimit. Pas rebelimit, Muharrem Bajraktari u largua në Jugosllavi. Aty u çarmatos dhe u internua nga qeveria jugosllave në Gjakovë.
Rebelimi i Fierit, 14-15 Gusht, 1935
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një turme të udhëhequr nga një organizatë kundër Mbretit dhe qeverisë. Rritja e veprimtarisë së celulave komuniste në vend (kundërshtare të deklaruara të Zogut) solli shpërthimin e këtij rebelimi. Në vitin 1934 u krijua një organizatë e fshehtë me qendër në Tiranë dhe me degë në disa qytete e krahina të tjera. Në të bënin pjesë ish-oficerë, komunistë, bejlerë që kishin konflikte me Zogun, tregtarë, nëpunës etj. Në vitin 1935 Organizata vendosi të bënte kryengritje. Plani ishte që kryengritja të shpërthente në Tiranë e të përhapej në pjesën tjetër të vendit, por nga organizimi i dobët ajo shpërtheu vetëm në Fier, prandaj mbeti në histori me emrin Kryengritja e Fierit. Riza Cerova (komunist) i rikthyer në Shqipëri në prill të atij viti, niset me një çetë kryengritëse nga Skrapari dhe iu afrua Beratit. Pasi mëson për disfatën në Lushnje, tërhiqet në male dhe më 24 gusht plagoset rëndë dhe vdes.
Kolonel Muharrem Bajraktari, lideri i Rebelimit
Revolta e Delvinës, 15-16 Maj, 1937
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish ndaj autoritetit të shtetit. Prishja e marrëdhënieve midis Et'hem Totos dhe Ahmet Zogut solli shpërthimin e kësaj revolte. Pati luftime të ashpra në Delvinë, Tepelenë, Gjirokastër dhe Vlorë. Vëllezërit Et'hem (ish-ministër i brendshëm) dhe Ismet Toto nisën lëvizjen e Delvinës. Në bashkëpunim me xhandarmërinë e një pjesë të popullatës ata ngritën krye. Rebelët hynë në Gjirokastër, hapën burgun dhe marshuan drejt Tepelenës e Vlorës. Rrugës për në Vlorë ata u takuan me forcat qeveritare, u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluar. Gjatë përleshjes Ethem Totoja u plagos dhe për të mos u dorëzuar vrau veten.
Ismet Toto, lideri i Revoltës
Revolta e Koplikut, Janar 1945
Kjo "Lëvizje" futet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist. Ardhja në fuqi e komunistëve u kundërshtua nga forcat kundërshtare të cilat u ngritën në revoltë. Të ndodhura përballë vendosjes së regjimit komunist, forcat antikomuniste filluan një revoltë kundër synimeve të udhëheqjes komuniste. Revolta nisi me një sulm kundër Koplikut, të cilin ata mundën ta mbanin për disa orë. Por forcat e UNÇSH (Ushtria NacionalÇlirimtare e Shqipërisë) dhe të Sigurimit të Shtetit kundërvepruan menjëherë, rimorën Koplikun dhe asgjësua grupet e armatosura që vepronin në afërsi të Shkodrës. Revolta u shtyp egërsisht brenda disa ditësh.
Revolta e Postribës, Shtator 1946
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist. Pas dështimit në Koplik, forcat kundërshtare të regjimit nuk e ndalën qëndresën e tyre.
Ato u riorganizuan në atë mënyrë saqë ndërmorën një tjetër kryengritje që nisi në fshatin Postribë dhe vazhdoi në fshatin Guri i Zi. Rebelët sulmuan edhe Shkodrën, me objektiv rrëzimin e regjimit komunist duke shpresuar edhe në ndonjë mbështetje nga jashtë. Por lëvizja dështoi dhe u shtyp brenda ditës me egërsi.
Revolucioni Demokratik, 26 Mars 1990-22 Mars 1992?
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revolucionet" pasi ishte ndërrimi me dhunë i një sistemi dhe rendi shoqëror që i kishte kaluar koha (sistemi komunist) dhe vendosja e një sistemi të ri dhe rendi të ri shoqëror, ekonomik e politik që bazohej tek ideali dhe kauza e "Lirisë, Demokracisë, Pluripartizmit dhe Ekonomisë së Tregut".
Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore
Rebelimi i Shqipërisë së Jugut, 24 Janar-24 Korrik, 1997
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës dhe shkatërrimi i çdo institucioni që përfaqësonte këtë autoritet. Ky rebelim nisi si pasojë e humbjes së parave të mëse 100.000 familjeve shqiptare në skemat piramidale ose firmat rentiere.
Prof.dr.Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike
Opozita e shfrytëzoi situatën duke i kthyer protestat nga protesta ekonomike në protesta politike. Dështimi i qeverisë dhe dezertimi i ushtarakëve bëri që shpejt i gjithë vendi të binte në duart e "Komiteteve të Shpëtimit" dhe të bandave kriminale. Më 3 Mars 1997, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Komitetet ushtarake dhe bandat shpërthejnë pjesën e mbetur të depove dhe një valë e re shkatërrimesh dhe vrasjesh nis në mbarë Shqipërinë e Jugut. Më 9 Mars 1997, formohet "Qeveria e Pajtimit Kombëtar" me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.
Protestat antikomuniste
Qeveria e re ju bën thirrje ish-efektivëve të ushtrisë të kontribuojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Më 15 Prill 1997, ndërkombëtarët alarmohen nga kriza. Fillon "Misioni Alba", një ushtri ndërkombëtare prej 7000 trupash nën drejtimin e Italisë vjen në Shqipëri për të rikthyer rendin dhe forcë e ligjit. Forcat e para zbarkojnë në Durrës. Rikthehet normaliteti në Tiranë. Zhvillohet një operacion i suksesshëm në Gramsh për kapjen e kriminelëve dhe mbledhjen e armëve të grabitura. Më 29 Qershor 1997, zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët janë fituesit.
Emigrimi masiv i shqiptarëve 1990-1991
Demokratët pësojnë humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në Tiranë, ku mendohej se PD do fitonte, rezultati është krejt ndryshe pasi socialistët fituan bindshëm. Bilanci i rebelimit është 200 milionë dollarë dëme materiale dhe mbi 3700 të vrarë e 5000 të plagosur. Filluan procese gjyqësore kundër bosëve të firmave rentiere. U dënuan në mungesë një pjesë e figurave kryesore të shtetit gjatë pushtetit të PD
Grushti i shtetit, 14-15 Shtator, 1998
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte përpjekja e opozitës për të rrëzuar me dhunë qeverinë e Tiranës. Varrimi i Azem Hajdarit kthehet në revoltë ndaj qeverisë. Mbështetës të Partisë Demokratike sulmojnë godinat qeveritare duke thirrur "Hakmarrje, hakmarrje!". Kryeministri Nano largohet në drejtim të Pogradecit. Rebelët marrin nën kontroll edhe TVSH. Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të forcave të shtetit dhe të lidershipit demokrat "grushti i shtetit" merr fund.
Dëshmorët e 2 Prillit 1991, Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka
Shpjegimi i lëvizjeve të dhunshme
Termi bazë për këto zhvillime të dhunshme është fjala "Lëvizje". Më pas duke i studiuar këto lëvizje u janë ngjitur emrat sipas karakterit që kanë pasur. Por shpeshherë kjo gjë është bërë sipas interesave politike. Kështu lëvizjet ndahen në:
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës më 20 Shkurt 1991
Grusht Shteti: ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish të cilët kanë pushtet ose i përkasin elitës drejtuese të një vendi pa u mbështetur te masat e popullit.
Kryengritje: luftë e armatosur e masave popullore për t'u çliruar nga zgjedha e huaj apo për të rrëzuar regjimet në fuqi.
Rebelim: ngritja krye kundër pushtetit në fuqi ose kundër një autoriteti.
Revoltë: kundërshtim i një grupi njerëzish, që shpërthen me zemërim dhe me dhunë kundër pushtetit politik ose kundër rendit në fuqi.
Revolucion: përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror, politik dhe ekonomik që mbështetet tek një ideal ose kauzë.

Princ Vidi

Sulejman Delvina, një prej organizatorëve të Grushtit të Shtetit

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës dhe shkatërrimi i çdo institucioni që përfaqësonte këtë autoritet.
Shemsie Kadria, pronare e "Gjallicës"
Rrapush Xhaferri, pronar i "Demokracia Popullore-Xhaferri"
Bashkim Driza, pronar i "Popullit"
Vehbi Alimuça, pronar i "VEFA Holding"
Hyrje
Ky rebelim nisi si pasojë e humbjes së parave të mëse 100.000 familjeve shqiptare në skemat piramidale ose firmat rentiere. Opozita e shfrytëzoi situatën duke i kthyer protestat nga protesta ekonomike në protesta politike. Dështimi i qeverisë dhe dezertimi i ushtarakëve bëri që shpejt i gjithë vendi të binte në duart e "Komiteteve të Shpëtimit" dhe të bandave kriminale. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve erdhi me vonesë, në Prill, dhe ata (ndërkombëtarët) ishin shumë të përçarë lidhur me këtë situatë. Amerikanët ishin mbështetës të opozitës kurse europianët mbështetës të maxhorancës dhe Presidentit Berisha. Qendra absolute e rebelimit ishte qyteti i Vlorës, aty ku kishin qendrën e tyre kryesore shumica e firmave rentiere, por gjithashtu në Vlorë vepronin edhe klanet më të rrezikshme mafioze, gjë që çoi në përshkallëzimin e situatës në këtë qytet.
.
Situata politike para Lëvizjes
26 Maj 1996 : Mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Me një rezultat të thellë fiton Partia Demokratike. Socialistët dhe ndërkombëtarët akuzojnë qeverinë për manipulime në këto zgjedhje. PS braktis proçesin e numërimit dhe bojkotojnë parlamentin.
20 Tetor 1996 : Mbahen zgjedhjet lokale. Sërish fiton Partia Demokratike. Socialistët sërish nuk pranojnë rezultatin. Situata politike rëndohet shumë. Vendi po shkon drejt një krize të shumëanshme.
Qytetarë duke kërkuar lekët
Fondacioni Bamirës "Populli"
Zyrat qëndrore të "VEFA Holding"
Demostratë e dhunshme antiqeveritare në Tiranë
Demostratë e dhunshme antiqeveritare në Lushnje
Zona e Lëvizjes
Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Saranda, Delvina, Ballshi, Fieri, Lushnja, Peqini, Elbasani, Përmeti, Skrapari, Berati, Gramshi, Korça, Erseka, Devolli, Librazhdi, Kuçova, Laçi, Kruja, Mati, Lezha, Shkodra, Tropoja, Dibra dhe Kukësi.
Duam paratë tona !, Fier
Greva e urisë e studentëve vlonjatë
Protestë e dhunshme në Vlorë
Poshtë Qeveria ! Vlorë
Janar 1997
8-16 Janar 1997 : Falimentojnë me radhë skemat piramidale : "Kamberi", "Cenaj", "Silva", "Malvasia", "Kambo", "Grunjasi", "Dypero", "Bashkimi", "Beno", "Pogoni", "B&G", "Kobuzi", "Arkond", "Adelin", "A.Delon", "Agi", "M.Leka Company", "Global Limited Co." , "Çashku" dhe "Sudja". Qyteti më i goditur është Vlora, pasi aty kishin qendrën e tyre kryesore shumica e këtyre skemave. Qeveria nxiton dhe ngrin asetet e skemave të mbetura "VEFA Holding" dhe "Gjallica" (këto të dyja janë skemat më të mëdha). Shifra që të gjitha skemat piramidale kanë në zotërim është gjigande : 1,6 miliardë $ amerikanë.
15 Janar 1997 : Disa qindra vetë mblidhen tek pallati ku banon Maksude Kadëna, pronare e "Sudes". Në radhët e tyre futen edhe liderë të opozitës. Ata konfrontohen me policinë.
16 Janar 1997 : Arrestohet Maksude Kadëna, pronare e "Sudes". Gazeta "Zëri i Popullit" deklaron : "Nga Tirana në Vlorë i gjithë vendi në revoltë" duke iu referuar protestës që afro 6000 vlonjatë zhvilluan në Sheshin e Flamurit dhe "Qeveria është hajdute".
18 Janar 1997 : Në një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të PD, vendoset krjimi i një komisioni parlamentar për transparencën e fajdeve.
19 Janar 1997 : Zhvillohet një protestë e kreditorëve të "Sudes" tek sheshi Skënderbej. Liderë të opozitës tentojnë të drejtojnë protestën kundër qeverisë.
20 Janar 1997 : Falimenton skema "Demokracia Popullore-Xhaferri". 1500 persona mblidhen tek sportelet e firmës për të marrë paratë e tyre.
22 Janar 1997 : Fillon gjyqi kundër "donacioneve bamirëse"(në fakt skema piramidale) "Demokracia Popullore-Xhaferri" dhe "Populli" të dyja të drejtuara nga persona me lidhje të ngushta me Sigurimin e Shtetit Komunist (Rrapush Xhaferri dhe Bashkim Driza). Arrestohet Fitim Kërxhaliu, administrator i "Gjallicës".
23 Janar 1997 : Arrestohen 50 punonjës të "Popullit" dhe "Xhaferrit". Gazeta "Albania" pasi bën një historik të shkurtër të skemave piramidale në Shqipëri shkruan : "Padyshim që më i famshi është Hajdin Sejdia. Ai u largua me disa miliona dollarë në 1991 por u rikthye papritur në 1996 dhe filloi të shpërndante paratë e kreditorëve të tij. E vërteta është se ai mori 3 milion $ nga "Xhaferri" dhe "Populli" dhe kjo solli rritjen e besimit të qytetarëve tek këto skema. Si pasojë menjëherë pas ardhjes së Sejdisë pati një rritje me disa dhjetra miliona dollarë të depozitimeve të qytetarëve tek këto skema brenda 2-3 muajsh. Kjo shmangu falimentimin e parakohshëm të këtyre skemave".
24 Janar 1997 : Digjet bashkia e Lushnjes nga demostruesit e zemëruar për arrestimin e Xhaferrit. Digjet gjithashtu edhe Kinemaja e qytetit.
25 Janar 1997 : Demostrues të ardhur nga fshatrat përreth Lushnjes djegin dhe shkatërrojnë çdo institucion shtetëror në Lushnje që nga Komisariati i Policisë deri tek Banka e Kursimeve. Tritan Shehu mbahet për disa orë peng në stadiumin e qytetit. Demostruesit kërkojnë lirimin e Xhaferrit. Digjet Bashkia e Beratit nga turma të drejtuara nga liderë të PS lokale. Përleshje të tjera zhvillohen në Elbasan, Memaliaj, Tepelenë, Laç, Kuçovë dhe Librazhd.
26 Janar 1997 : Një demostratë e Partisë Socialiste në qendër të Tiranës degjeneron në një përleshje të dhunshme midis policisë dhe mbështetësve të opozitës. Disa prej liderëve kryesorë socialistë lëndohen nga forcat policore. Opozitarët shkatërrojnë "Muzeun Historik Kombëtar", "Pallatin e Kulturës", "Xhaminë e Et'hem Beut" dhe Bashkinë e Tiranës.Në Vlorë turmat e zemëruara djegin bashkinë e qytetit. Flamuri shqiptar rrëzohet në tokë. Në portretin e Ismail Qemalit pikturohet me thikë një kryq ortodoks. Fillojnë dhe përhapen hartat e Vorio Epirit dhe simboli i 3 gishtave serbë. Digjet AlbPetrol në Patos nga grupe terroriste.
Ndërtesa e shkatërruar e SHIK
27 Janar 1997 : Digjet bashkia e Peshkopisë nga turma të zemëruar. Digjet gjithashtu edhe Komisariati i Policisë. Plagosen rëndë 4 policë.
29 Janar 1997 : Arrestohen 140 persona në Berat dhe 20 në Poliçan për përfshirje në demostratat e dhunshme dhe të paligjshme.
30 Janar 1997 : Formohet "Forumi për Demokraci" nga partitë e opozitës me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Në krye të tij vendosen Daut Gumeni i rekomanduar nga "Soros", Fatos Lubonja nga "Komiteti Shqiptar i Helsinkit" (KSHH-ja ishte e njohur për qëndrimet anti-Berishë) dhe Kurt Kola që ishte Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë (gjithashtu borxhli tek "Populli"). Menjëherë ky "Forum" fillon organizimin e protestave antiqeveritare.
31 Janar 1997 : Gazeta "Koha Jonë" ju bën thirrje kreditorëve të "Gjallicës" të shkojnë tek sportelet e kësaj firme më datën 6 shkurt për të marrë paratë. Qëllimi është nxitja e demostratave të dhunshme pasi "Gjallica" është gjysëm e falimentuar.
Shpërthimi i depove të ushtrisë
Fotoja simbol i vitit tragjik 1997 por gjithashtu edhe simboli i konlikteve të armatosura në Ballkan gjatë viteve 90'
Anije e marrë nga rebelët
Rrugë e bllokuar nga bandat kriminale
Shkurt 1997
4 Shkurt 1997 : Fillon shpërndarja e një pjese të parave të kreditorëve me vendim qeverie. Opozita dhe shumë demokratë kritikojnë vonesën për fillimin e këtij procesi. "Forumi për Demokraci" propozon krijimin e një qeverie teknike për të zgjidhur krizën.
5 Shkurt 1997 : Falimenton firma piramidale "Gjallica" e drejtuar nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit. Qytetet më të goditura nga falimentimi i firmës janë Vlora (145 milion $ amerikanë) dhe Kukësi (16 milion $ amerikanë). Fillojnë protestat në Vlorë.
6 Shkurt 1997 : Mijëra qytetarë dalin në protesta të dhunshme në Vlorë. Në kontrast në Kukës formohet një "Komitet" me kreditorët e firmës të cilët kërkojnë një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Ata kërkojnë të bëhen aksionerë të kësaj firme. Komitete të ngjashme ngrihen edhe në Gjirokastër e Berat.
7 Shkurt 1997 : Protestuesit bllokojnë rrugën në Memaliaj.
8 Shkurt 1997 : Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Vlorë.
9 Shkurt 1997 : Janë ditët e Vlorës. Sulmohet Komisariati i Policisë nga turma të armatosura. 1 i vdekur dhë të tjerë të plagosur. Dalin "teori" se kjo është një përplasje midis Veriut dhe Jugut. "Forumi për Demokraci" deklaron se zgjidhja e vetme e krizës është me anë të protestave kundër qeverisë.
10 Shkurt 1997 : Vazhdojnë aktet e dhunshme në Vlorë. Digjet selia e PDSH nga grupe të armatosura. Tani kërkohet dorëheqja e Presidentit dhe Qeverisë. Një grup prej afro 50 efektivash të Forcave Speciale sulmohen egërsisht nga turmat e zemëruara prej mijëra vetësh. EuroNews transmeton pamjet e rrethimit të policëve në gjithë botën. Dështimi i shtetit për të rivendosur rendin është i madh. Rebelimi shpërndahet në gjithë Shqipërinë e Jugut nën shembullin e Vlorës. Fillon një fushatë e ashpër mediatike ndaj Veriut të vendit dhe ndaj eksponentëve politikë me origjinë veriore. Propozohet gjendja e emergjencës në Vlorë.
11 Shkurt 1997 : Varroset në Vlorë Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit. Varrimi i tij kthehet në një demostratë antiqeveritare. Me këtë rast digjet selia e PDSH e Vlorës. Hidhet alarmi i mungesës së bukës në qytet. "Forumi për Demokraci" bën thirrje për dialog të kuzhtëzuar me Presidentin Berisha.
12-15 Shkurt 1997 : Ngjarje tragjike ndodhin në Vlorë. Ndodhin disa rrëmbime personash. Fillon trafiku përmes skafeve. Shkollat mbyllen kurse dyqanet lejohen të shesin deri në ora 9.
13 Shkurt 1997 : Komiteti i ish-të Persekutuarve Politikë akuzon Kurt Kolën si tradhtar i demokracisë dhe bashkëpunëtor i xhelatëve komunistë.
14 Shkurt 1997 : Zhvillohen protesta antiqeveritare në Fier.
17 Shkurt 1997 : Lëvizja e Legalitetit dënon dhunën dhe deklarohet kundër dialogut me "Forumin për Demokraci". Berisha takohet me intelektualët e Tiranës ku diskuton mbi zgjidhjen e krizës.
18 Shkurt 1997 : Presidenti Berisha takohet me qytetarët e Lushnjes. Ai iu premton se do të bëjë gjithçka për zgjidhjen e krizës. Balli Kombëtar kërkon dorëheqjne e qeverisë.
20 Shkurt 1997 : Fillon greva e urisë në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës. Afro 50 studentë hyjnë në grevë urie dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Forumi për Demokraci organizon një demostratë të dhunshme në Tiranë. 5 policë plagosen rëndë. Një grup studentësh vlonjatë takohen me Presidentin Berisha dhe bien dakord për zgjidhjen paqësore të krizës.
22 Shkurt 1997 : Fillon gjyqi kundër drejtuesve të "Gjallicës". "Forumi për Demokraci" mbështet grevën e urisë së studentëve vlonjatë.
24 Shkurt 1997 : Sulmohen institucionet shtetërore në Vlorë nga turma të zemëruara.
26 Shkurt 1997 : Në kuadër të turit presidencial në zonat e prekura nga kriza e fajdeve, Berisha takon qytetarët e Gjirokastrës dhe premton se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës. Mijëra qytetarë rrethojnë universitetin "Ismail Qemali" për t'a mbrojtur nga "sulmi" i forcave të shtetit.
28 Shkurt 1997 : 46 studentë të Universitetit të Gjirokastrës hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre janë të njëjta me ato të studentëve të Vlorës. Turma të armatosura sulmojnë degën e SHIK në Vlorë dhe i vënë flakën. 3 agjentë vdesin nga flakët dhe nga snajperat, kurse 3 të tjerë masakrohen nga turma. Lek Qoku, efektiv i SHIK, masakrohet me sopatë në hollin e "Universitetit". 3 të tjerë mbeten të vrarë në radhët e turmës.
29 Shkurt 1997 : Socialistët shpallin si "të padëshirueshëm" lidershipin e Partisë Demokratike në Shqipërinë e Jugut. Gazeta "Koha Jonë" shkruan se "Vlora po përjeton lirinë për të cilën e kishte marrë malli". Ndërpriten transmetimet e BBC dhe VOA në Shqipëri.
Bandat shpërthejnë depot dhe armatosen
Pushteti i frikshëm i bandave
Bandat brohorisin:Poshtë Sali Berisha !
Rebelet :Drejt Tiranës !
Mars 1997
1 Mars 1997 : Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Në Sarandë rebelët djegin godinat e policisë dhe SHIK. Shpërthejnë burgun duke lënë të lirë qindra kriminelë. Rrëmbejnë 400 armë dhe i vënë flakën librarisë së qytetit. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë.
2 Mars 1997 : Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Studentët i japin fund grevës së urisë. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura. Digjet në Tiranë nga persona të panjohur redaksia e gazetës "Koha Jonë". Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : "I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme".
3 Mars 1997 : Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Komitetet ushtarake dhe bandat shpërthejnë pjesën e mbetur të depove dhe një valë e re shkatërrimesh dhe vrasjesh nis në mbarë Shqipërinë e Jugut. Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi "Adipetrol" në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku shkatërrojnë shumicën e institucioneve shtetërore atje. Në Kuçovë lëshohet alarmi i mungesës së bukës. Rimerret kontrolli i Fierit. Fillon çarmatimi i popullsisë së qytetit.
4 Mars 1997 : Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Në Shkodër ushtria kapitullon. Studentët grevistë i japin fund grevës duke festuar me shampanjë në diskotekë. Mijëra studentë ndihen të zhgënjyer prej tyre. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojnë detin me anijet e marinës. Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali. Formohet "Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës". Ai fillon të veprojë si strukturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti. Udhëheqësi i tij është Albert Shyti. Bashkëpunëtori kryesor i "Komitetit" është Myrteza Çaushi, i njohur si Zani "I forti i Vlorës". Nën shembullin e Vlorës fillojnë dhe krijohen "Komitete të Shpëtimit" kudo nëpër Shqipëri. Këto "Komitete" e veçanërisht ai i Vlorës janë përgjegjësit kryesorë për dënimet me vdekje ndaj figurave kryesore të shtetit.
5 Mars 1997 : Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete. TV grek "Mega" në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaron : "Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai Veri-Jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare, dhe gjuhësore. Kështu kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të vendit ku popullsia është greqishtfolëse".
6 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik". TV grek "Sky", lajmet e orës 17:00 (16:00 me orën tonë) : "Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t'i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore". Rritet bilanci i viktimave në Vlorë.
7 Mars 1997 : Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Mjetet ushtarake bien në duart e bandave dhe të komitetit ushtarak të qytetit. Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit është jashtë kontrollit. Armët vazhdojnë të përhapen në vend. Sulmohet "Aeroporti Kombëtar i Rinasit" nga fshatarë të zonave përreth. Plaçkitet në mënyrë barbare "Universiteti Bujqësor i Tiranës".
8 Mars 1997 : Presidenti Berisha organizon një mbledhje me të gjitha partitë lidhur me krijimin e qeverisë së re. Shpartallohet plotësisht divizioni i Gjirokastrës. Drejtuesit e divizionit ishin vetëdorëzuar dhe kishin marrë drejtimin e rebelimit në këtë qytet. Bandat kishin marrë peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe kishin bllokuar disa tanke dhe një helikopter. Turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.
9 Mars 1997 : Formohet "Qeveria e Pajtimit Kombëtar" me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Qeveria e re ju bën thirrje ish-efektivëve të ushtrisë të kontribuojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Presidenti del në TVSH në një deklaratë drejtuar kombit ku ai bën thirrje për "Pajtim, besim, bashkim dhe gjakftohtësi".
10 Mars 1997 : Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e bandave dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. Në Kuçovë rebelët marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG". "Komiteti i Shpëtimit të Vlorës" përshëndet marrëveshjen e 9 marsit. Fondacioni Amerikan për Europën Lindore i drejton një letër ambasadës shqiptare në Amerikë ku deklaron: "Është naivitet i madh të mos e kuptosh se Komiteti i Vlorës dhe udhëheqësit e tij janë të frymëzuar nga mafia e tipit komunist dhe të KGB-së". Letra në përfundim theksonte :"Se zoti Berisha duhet të vendosë me çdo kusht shtetin ligjor, duke përdorur biles edhe forcën ushtarake". Mbrëmjen e 10 marsit, Ambasada Amerikane përshëndeti me vonesë marrëveshjen 9 marsit.
11 Mars 1997 : Krijohet "Komiteti i Jugut" që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.
Bashkim Fino, Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
Zani Çaushi "I forti i Vlorës" duke i dhënë kallashnikovin
Romano Prodit, asokohe Kryeministër i Italisë
3 gishtat serbë të manifestuar nga rebelët anti-Berishë
Manifestim në qendër të Tiranës kundër luftës civile
Forcat vullnetare për vendosjen e rendit duke patrulluar rrugët e Tiranës
12 Mars 1997 : Presidenti Berisha dekreton "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Në Kukës shpërthejnë trazirat. Institucionet shtetërore plaçkiten dhe dëmtohen. Qytetarët e Kukësit braktisin qytetin për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin. Revolta shpërthen edhe në Shkodër, bastion i Partisë Demokratike. Hapet burgu, sulmohen dyqanet dhe një bankë hidhet në erë.
Qytetet në duart e bandave kriminale janë: Poliçani, Këlcyra, Përmeti, Kuçova, Delvina, Saranda, Skrapari, Berati, Gjirokastra, Himara, Memaliaj, Tepelena, Vlora, Kruja, Burreli, Korça, Elbasani, Shkodra, Lezha dhe Laçi.
13 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ju kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë ushtarake për zgjidhjen e krizës. Tirana ndodhet në prag të pushtimit nga rebelët. Shpallet shtetrrethimi. Disa qindra vullnetarë kryesisht nga Veriu, mbrojnë kryeqytetin. Sulmohet presidenca. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij. Shpërthen burgu më i sigurt i vendit, burgu 313. Të fundit që dalin nga burgu janë Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë. Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në VOA. Ai thekson se "Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44". Gjithashtu kritikon mediat e huaja dhe klasën politike shqiptare dhe ju bën thirrje bashkëkombasve të vet për gjakfothtësi e vetëpërmbajtje për kapërcimin e krizës. Agjencia franceze e lajmeve AFP konstaton se : "Trazirat në Shqipëri ishin një grusht shteti i ushtarakëve".
14 Mars 1997 : Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Ambasadorja amerikane del në ekranin e TVSH ku deklaron se misioni diplomatik i SHBA nuk do të largohet. Ajo gjithashtu deklaron se populli amerikan është me popullin shqiptar në këto momente të vështira. Në Tiranë fillon çarmatimi i popullsisë. Sulmohet nje plantacion duhani me vlerë 10 milion $ amerikanë. Sulmohet fabrika e Coca-Cola, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja "Atdheu në rrezik!".
15 Mars 1997 : Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Krijohet "Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit".
16 Mars 1997 : Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese. Me vendim qeverie 16 Marsi shpallet Ditë Zie Kombëtare në nderim të viktimave të rebelimit. Në Fier grabiten materiale ushtarake radioaktive. Presidenti Berisha dekreton amnistinë për 51 të burgosur.
17 Mars 1997 : Me dekret presidencial lirohet Fatos Nano, lideri i opozitës i burgosur që prej vitit 1993 me akuzën për korrupsion. Nënë Tereza lutet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti i "Popullit" largohet nga vendi me një helikopter ushtarak amerikan. Fatos Nano mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re.
18 Mars 1997 : Një "Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme" kërcënon qeverinë e re se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme.
19 mars 1997 : Qeveria ruse shpreh shqetësimin për situatën e rëndë në Shqipëri.
20 Mars 1997 : Zhvillohet në Tepelenë "Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik". Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i "Federatës së Jugut". Rivihet në punë "Aeroporti i Rinasit".
21 Mars 1997 : Situata politike bëhet shumë e rrezikshme. Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve. Sali Berisha i kërkon ndihmë ushtarake Turqisë. Qeveria turke del në një deklaratë ku thotë se në rast se trupat greke hyjnë në Shqipëri, atëherë brenda ditës do të pushtohet Athina. Qeveria turke gjithashtu deklaron se nuk mund të bëhet në Shqipëri i njëjti gabim që u bë me Bosnjen. Shefi i SHIK, Bashkim Gazidede, në një seancë në parlamentin shqiptar akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Ai bëri deklaratën fatale se "Integriteti i Shqipërisë nuk ekziston më!". Ai gjithashtu deklaroi se "Rebelimi ishte drejtuar drejt shkatërrimit të çdo objekti historik dhe kulturor, me qëllimin afatgjatë për të zhdukur çdo provë historike të autoktonitetit të shqiptarëve".
22 Mars 1997 : Situata në Sarandë dhe Gjirokastër mbetet shumë e rëndë. Bandat e armatosura sundojnë në këto qytete nën një regjim dhune dhe terrori. Dhjetra njerëz vriten përditë.
23 Mars 1997 : Rimerret kontrolli i Portit të Durrësit. Rifillon puna në të. Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave. Lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00. Bëhen atentate të panumërta me eksplozivë.
24 Mars 1997 : Që prej datës 12 mars, 46 persona kanë mbetur të plagosur ose të vrarë në Kukës nga gjuajtjet me armë.
25 Mars 1997 : Vriten 3 policë në Vlorë. Në Sarandë bëhen përpjekje për të rivendosur rendin dhe ligjin. Vazhdon situata e rënduar në Berat e Gjirokastër.
26 Mars 1997 : I thirrur sërish në parlament, ish-shefi i SHIK, Bashkim Gazidede tregon për një plan të qeverisë greke i quajtur LOTOS që kishte qëllimin e "Çlirimit të Vorio-Epirit nga sundimi shqiptar me anë të një rebelimi të armatosur". Ai akuzon qarqet greke në Greqi dhe SHBA si dhe Nicholas Gage (person non-grata në Shqipëri dhe i akuzuar si financues i masakrës së Pëshkëpisë) si financuesit e këtij plani. Ai akuzon gjithashtu Kiço Mustaqin, ish-komandant i ushtrisë dhe Gramoz Ruçin se i kanë dhënë informacione tepër sekrete ASFALISË greke (shërbimi sekret grek) lidhur me organizimin e ushtrisë shqiptare.
27 Mars 1997 : Partia Demokratike deklaron se marrëdhëniet midis popujve grekë dhe shqiptarë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe se grupet ekstremiste greke nuk mund të përfaqësojnë gjithë popullin grek.
28 Mars 1997 : Dita e tragjedive : Në kanalin e Otrantos një anije shqiptare e drejtuar nga një prej bandave të Vlorës sulmohet nga marina italiane dhe fundoset. Bilanci është 82 të vdekur. Zhvillohet në Vlorë "Kuvendi i Komiteteve Ushtarake të Jugut". Marrin pjesë edhe shumë figura politike të opozitës. Kërkesa e tyre është dorëheqja e presidentit. Gjithashtu ata hedhin poshtë "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Liderët e këtyre komiteteve janë ish-eksponentë të regjimit të Hoxhës. Në fshatin Levan të Fierit ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997. 24 persona vriten nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit. Bilanci i kësaj dite është mbi 110 të vdekur.
29 Mars 1997 : Vriten 5 persona në Shkodër dhe 3 në Berat. Vazhdon situata kritike në disa qytete të vendit. Drejtues të Marinës Shqiptare deklarojnë se aksidenti i Otrantos mund të ishte shmangur.
30 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ju dërgojnë ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave të Otrantos. Shqipëria kërkon të kryhet një hetim ndërkombëtar për këtë tragjedi dhe të jetë pjesë e komisionit hetimor.
31 Mars 1997 : Shpallet Zi Kombëtare në nderim të viktimave të Kanalit të Otrantos. Qeveria italiane dërgon ngushëllimet e veta mbi tragjedinë. Ismail Kadare deklaron në një media italiane se "është i tronditur nga kjo tragjedi dhe se autoriteti i qeverisë dhe Presidentit duhet të rivihet në vend".
Simboli i Misionit Ndërkombëtar për rivendosjen e rendit "ALBA"
Evakuimi i qytetarëve të huaj nga Shqipëria
Reklamë e "Vefa Holding" në rrugët e Tiranës
Logoja origjinale e "VEFA Holding" Sh.P.K. e drejtuar nga Vehbi Alimuça
Prill 1997
1 Prill 1997 : Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Ajo karakterizohet nga debate të forta. Shumë anëtarë të kryesisë kërkojnë dorëheqjen e Sali Berishës dhe Tritan Shehut. PD i kërkon Partisë Socialiste të tërhiqet nga Marrëveshja e 28 Marsit me Komitetin e Jugut.
3 Prill 1997 : Gatishmëria e policisë për të rivendosur rendin në Tiranë është e jashtëzakonshme. Forcat Speciale marrin nën kontroll Beratin, qytetin më problematik pas Vlorës.
4 Prill 1997 : Ambasada Amerikane deklaron se nuk do të takohet me asnjë Komitet Ushtarak Shpëtimi "rebel". Ambasada amerikane gjithashtu deklaron se të vetmet institucione legjitime janë qeveria dhe Presidenti.
5 Prill 1997 : Situata mbetet e rënduar në Pogradec. Bandat e armatosura sundojnë qytetin duke grabitur dhe vrarë njerëz.
7 Prill 1997 : Vazhdon situata e rënduar në Tropojë. Dhjetra njerëz janë plagosur që nga fillimi i trazirave dhe 5 janë vrarë, mes të cilëve 2 fëmijë. Në krye të trazirave qëndron familja Haklaj. Vriten 3 persona në Durrës.
8 Prill 1997 : Vazhdon situata e rëndë në Gramsh. Zhvillohen përleshje midis bandave vendase me banda të ardhura nga Laçi. Qyteti është kthyer në një qendër të shitjes së armëve.
12 Prill 1997 : Leka Zogu mbërrin në Tiranë së bashku me oborrin mbretëror. Shpërthen psikiatria e Elbasanit. Dhjetra të sëmurë mendorë arratisen.
15 Prill 1997 : Ndërkombëtarët alarmohen nga kriza. Fillon "Misioni Alba", një ushtri ndërkombëtare prej 7000 trupash nën drejtimin e Italisë vjen në Shqipëri për të rikthyer rendin dhe forcë e ligjit. Forcat e para zbarkojnë në Durrës. Rikthehet normaliteti në Tiranë. Zhvillohet një operacion i suksesshëm në Gramsh për kapjen e kriminelëve dhe mbledhjen e armëve të grabitura.
17 Prill 1997 : Partitë politike bien dakord për datën 29 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve.
18 Prill 1997 : Vazhdon situata e rëndë në qytetin e Gramshit i mbiquajtur "Vlora pa det". Një bombë shpërthen ne oborrin e Universitetit të Elbasanit.
19 Prill 1997 : Shpërthen një depo me raketa në Gjirokastër. Fino takohet me Leka Zogun.
21 Prill 1997 : Zbarkojnë forcat shumëkombëshe në Vlorë. Sulmohet dhe plaçkitet bashkia e Gramshit nga grupe kriminale. Banda kriminale terrorizojnë qytetarët në rrugën që kalon në Çorovodë.
22 Prill 1997 : Një bombë shpërthen pranë ish lokal "Florës" në Tiranë.
23 Prill 1997 : Forcat Ndërkombëtare vendosin të mos takojnë asnjë "Komitet të Jugut".
24 Prill 1997 : Sulmohet Komisariati i Policisë në Elbasan. Leka Zogu viziton Vlorën.
26 Prill 1997 : Këshilli i Europës i quan Komitetet e Shpëtimit të paligjshme dhe kërkon çarmatimin e tyre. Plagosen 4 fëmijë nga shpërthimi i një bombe në Gjirokastër. Shpërthehet me eksploziv 35 metra shina treni.
29 Prill 1997 : Rifillon mësimi në Veri të vendit. Vazhdon dhuna dhe terrori në Jug. Vlora sërish nën pushtetin e bandave dhe kriminelëve.
30 Prill 1997 : 27 vetë mbeten të vdekur nga shpërthimi i një depoje armatimi në Burrel. Shpërthejnë 3 depo në Berat.
Maj 1997
4 Maj 1997 : Rritet bilanci i viktimave. Me dhjetra vriten në Shkodër, Berat, Tiranë dhe Durrës.
10 Maj 1997 : Forcat Speciale luftojnë me bandat e armatosura në Gramsh. Afro 100 persona të armatosur i kundërvihen shtetit. Komitetet ushtarake të Beratit pengojnë shpërndarjen e gazetave në qytet.
11 Maj 1997 : Grabiten dhe vriten pasagjerë në Qafë-Mali në Kukës. Intensifikohet krimi në Vlorë.
14 Maj 1997 : Sulmohet pika kufitare e Kakavisë. Mbetet e bllokuar rruga Berat-Lushnje. Sulmohet posta në Berat.
15 Maj 1997 : Shpërthen një depo në Gjirokastër duke lënduar 14 persona dhe vrarë 4 të tjerë. Vritet një familje e tërë prej 5 personash në Pogradec.
19 Maj 1997 : Vazhdon dhuna në Jug të vendit. Tentohet shpërthimi i urës së Kardhiqit në Gjirokastër. Vazhdojnë vrasjet në Vlorë. Në Memaliaj policia dhe komitei i shpëtimit bashkojnë forcat kundër njërës prej bandave të qytetit.
21 Maj 1997 : Vazhdon sulmi kundër urave në Gjirokastër. Vazhdon situata e rënduar në Sarandë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës.
23 Maj 1997 : Në Cërrik, bandat e qytetit sulmojnë një autoblind të forcave speciale. Bilanci : 6 efektivë të forcave speciale të vrarë nga sulmet me granata. 3 të tjerë të kapur peng. Cërriku është qyteti më i afërt me kryeqytetin që ndodhet nën pushtetin e bandave.
24 Maj 1997 : Në Cërrik një bandë e armatosur kontrollon gjithë qytetin. Shkollat janë të mbyllura.
26 Maj 1997 : Një bandë me inicialet N.M.T. kërcënon tregtarët e qytetit të Kukësit.
27 Maj 1997 : Digjet biblioteka e Kurbinit. Sulmohet një makinë policie në Vlorë.
29 Maj 1997 : Plaçkitet bashkia e Tepelenës nga njerëz të panjohur.
31 Maj 1997 : Banda të armatosura terrorizojnë qytetarët e Cërrikut.
Fitorja e socialistëve dhe largimi i Berishës
Qershor 1997 : Nën një atmosferë të tensionuar zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme. Lidershipi demokrat e ka të pamundur që të zhvillojë një fushatë normale në zonat e Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, liderët e majtë shoqërohen nga kapobandat e këtyre qyteteve duke lënë pas edhe një bilanc tragjik. Më shumë se 60 persona mbeten të vrarë gjatë fushatës së Partisë Socialiste në Jug të vendit.
29 Qershor 1997 : Zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët janë fituesit. Demokratët pësojnë humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në Tiranë, ku mendohej se PD do fitonte, rezultati është krejt ndryshe pasi socialistët fituan bindshëm. Shumë nga anëtarët e "Komiteteve të Shpëtimit" dolën kandidatë për forcat e majta ndonëse publikisht kishin premtuar se nuk do të merrnin asnjë post qeveritar pa u zgjidhur kriza e fajdeve. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Me 65% të votave fiton Republika kundër Monarkisë.
3 Korrik 1997 : Leka Zogu I organizon një demostratë ku akuzon KQZ për manipulim të rezultatit. Nga përplasja e demostruesve me policinë, 5 persona mbeten të vrarë.
Korrik 1997 : Bandat vazhdojnë të sundojnë vendin nën një atmosferë frike dhe terrori. Rritet numri i vrasjeve, grabitjeve dhe trafikut të armëve, qënieve njerëzore dhe drogës.
24 Korrik 1997 : Sali Berisha jep dorëheqjen nga posti i Presidencës. Ai kishte premtuar se në rast fitoreje të socialistëve ai do të largohej pasi nuk mund të bënte "bashkëjetesë institucionale" me ta. Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës me votat pro të socialistëve dhe të forcave të tjera në koalicionin qeveritar. Mijëra armë shurdojnë Tiranën për mëse një orë në shenjë gëzimi për largimin e Berishës, që ishte kërkesa kryesore e rebelëve. Rebelimi merr fund.
11 Gusht 1997 : Forcat ndërkombëtare largohen nga vendi.
Pas rebelimit
Bilanci i rebelimit është 200 milionë dollarë dëme materiale dhe mbi 3700 të vrarë e 5000 të plagosur.Filluan procese gjyqësore kundër bosëve të firmave rentiere. U dënuan në mungesë një pjesë e figurave kryesore të shtetit gjatë pushtetit të PD : Safet Zhulali, Agim Shehu, Bashkim Gazidede etj. Filluan procese gjyqësore kundër kapobandave të qyteteve të Shqipërisë së Jugut.
[redakto]Numri i kreditorëve të 9 firmave kryesore piramidale
Gjallica : 81.632 kreditorë
VEFA : 59.005 kreditorë
Cenaj : 19.078 kreditorë
Kamberi : 13.241 kreditorë
Sude : 12.991 kreditorë
Beno : 10.793 kreditorë
Silva : 4.490 kreditorë
M.Leka : 2.464 kreditorë
Global : 1.793 kreditorë
Totali : 205.404 kreditorë
Shënim : Nuk përfshihen në këtë listë kreditorët e afro 16 firmave të tjera. Numri i kreditorëve të tyre është afro 100.000 persona.
Grushti i shtetit, 14-15 Shtator, 1998
Grushtetasit me tank dhe fotografinë e Azem Hajdarit
Grushtetasit pushtojnë RTSH
Grushtetasit
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte përpjekja e opozitës për të rrëzuar me dhunë qeverinë e Tiranës.
Hyrje : Në varrimin e Azem Hajdarit, i vrarë nga Fatmir Haklaj (person me lidhje në PS) një grup militantësh të armatosur sulmojnë institucionet qeveritare dhe i pushtojnë ato.
Situata politike para Lëvizjes : Situata ishte shumë e rënduar për shkak të vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, që ishte një nga liderët kryesorë të Partisë Demokratike.
Zona e Lëvizjes : Tirana
12 Shtator 1998 : Vritet "Lideri i Dhjetorit" Azem Hajdari nga Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani. Haklaj, që ishte person në kërkim përgjatë gjithë ditës lëviz lirshëm nëpër Tiranë pa u shqetësuar fare nga policia. Në orët e vona të natës ai kryen atentatin.
14 Shtator 1998 : Varrimi i Azem Hajdarit kthehet në revoltë ndaj qeverisë. Mbështetës të Partisë Demokratike nën drejtimin e Izet Haxhisë sulmojnë godinat qeveritare duke thirrur "Hakmarrje, hakmarrje!". Kryeministri Nano largohet në drejtim të Pogradecit. Rebelët marrin nën kontroll edhe TVSH.
15 Shtator 1998 : Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të forcave të shtetit dhe të lidershipit demokrat "grushti i shtetit" merr fund.
Pas grushtit të shtetit : SHIK fillon një operacion mbarëkombëtar për kapjen e grushtshtetasve. Kudo vendosen postoblloqe dhe Tirana de fakto ndodhet nën shtetrrethim. Zhvillohen procese gjyqësore ndaj një pjese të pjesëmarrësve në grushtin e shtetit.
Lëvizje të planifikuara (jo të vëna në zbatim)
Komploti i ushtarakëve : Gjatë qëndrimit në pushtet të qeverisë së Fan Nolit, u zbulua një plan i disa ushtarakëve për të rrëzuar qeverinë e Nolit. Plani ishte që qeveria "revolucionare" të rrëzohej, të ndalohej rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet pasi ai shihej si bashkëpunëtor me serbët dhe ushtria të dilte si shpëtimtare e atdheut. Në krye të këtij grushti ushtarak ishte Kolonel Kasem bej Radovicka, Togeri Xhandarmërisë Bilal Nivica , Kapiten Sami Koka ( sekretar i komandës së grupit të grushtit të shtetit ),e të tjerë. Komploti u zbulua dhe Kasem Radovicka e Sami Koka u dënuan me varje në litar, por erdhi Zogu në fuqi dhe ata u liruan.
Organizata e fshehtë e Vlorës : Në vitin 1932, Sigurimi i Shtetit zbuloi një organizatë të fshehtë në Vlorë që mbështetej nga Jugosllavia. Kjo organizatë planifikonte të nxiste një kryengritje antizogiste fillimisht në Vlorë e pastaj në gjithë vendin. Anëtarët e kësaj organizate u dënuan me vdekje.
Zbarkimet e desantëve : Gjatë viteve 1950-54 një grup desantësh shqiptarë zbarkuan në Shqipëri. Ata mbështeteshin nga CIA dhe Shërbimi Sekret Britanik. Qëllimi i tyre ishte të nxisnin një kryengritje antikomuniste mbarëkombëtare. Por ata nuk ia arritën sepse u tradhtuan nga një agjent i dyfishtë, Kim Filbi. Grupet desante u dekonspiruan dhe u kapën nga Sigurimi i Shtetit. Shumica e tyre u dënuan me vdekje, një pjesë bashkëpunuan me Sigurimin kurse pjesa tjetër ose u burgos ose arritën të largoheshin nga vendi.
Lëvizje të tjera
Revolta e burgut të Spaçit : Në burgun e Spaçit më 21-23 maj 1973 u bë një revoltë. Për 3 ditë me radhë mbi burgun e Spaçit u valëvit flamuri shqiptar pa yllin komunist nga i dënuari politik Neim Tepelena. Revolta kishte si kërkesa kryesore, vendosjen e demokracisë në vend dhe përmirësimin e kushteve në burg. Revolta u shtyp me dhunë nga sistemi komunist i cili për këtë revoltë pushkatoi 4 ish të dënuar politikë (Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko), si dhe ridënoi me dënime të rënda nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie 59 ish të dënuar politikë të tjerë.
Protestat e dhunshme në Kosovë : Gjatë muajit Mars të vitit 2004 në Kosovë u zhvilluan demonstrata masive të dhunshme kundër UNMIK dhe kundër minoritetit serb. Shkak u bë vrasja e një djali shqiptar nga disa serbë. Megjithatë këto demonstrata kurrë nuk morën trajtën e një kryengritjeje, por dëmet e shkaktuara mund të krahasohen me ato të një kryengritjeje. U dëmtuan seriozisht shumë objekte kulti të minoritetit serb dhe shumë shtëpi të banuara nga serbë. Pati gjithashtu shumë të plagosur në radhët e demostruesve.
21 Janar 2011 ne oren 14.00 (me oren e Shqiperise) fillon nje demonstrate paqesore e cila me vone do te kthehej ne nje demonstrate te dhunshme kunder qeverise e organizuar nga opozita .
Ora 14.00 - Fillojne perleshjet e para midis policise dhe protestuesve Ora 15.00 - Disa makinave ju vihet flaka te qendra kulturore "Pjeter Arbnori". Ora 15.30 - Qindra protestues te mbledhur perpara Kryeministrise tentojne te hyjne me force ne kryeministri por pengohen nga forcat e Gardes se Republikes Ora 16.00 - 17.00 - Dy persona te vrare ( ne hetim e siper nga prokuroria ) , dhe perleshjet vazhdojne akoma . Ora 18.00 - 19.00 - Protestuesit fillojne largimin por policia nderhyn duke goditur pjesen e mbetur te protestuesve . Pjesa tjeter futet te kullat binjake . Goditet Fatmir Xhafa deputet i PS Ora 20.00 - Gjithcka ka mbaruar . Bilanci : 3 te vdekur 70 te plagosur ne spital dhe qindra te plagosur lehte
Në radhë të parë Agjencioni Floripress nhga Prishtina ngushëllon familjet e jetëve që u morën nga politika antishqiptare. Ngushellimet më të sinqerta:
Familjes Deda për djalin e tyre Hekuran Deda që humbi jetën në moshën 36 vjeç nga Dibra.
Familjes Veizi për djalin e tyre Zimer Veizi që humbi jetën në moshën 42 vjeç nga Gjirokastra.
Familjes Myrto për djalin e tyre Faik Myrto që humbi jetën në moshën 50 vjeç nga Fieri.
Familjes Nika për djalin e tyre Aleks Nika që humbi jetën në moshën 36 vjeç nga Lezha.

Me pikëllim dhe respekt Stafi i Floripress-it
Do mundohemi të ndriçojmë me foto dhe video sa më shumë 21 Janarin 2010 që do hyjë në histori si dita e vrasjeve antishqiptare.
E Enjte 20 Janar 2011
1 – Partia Socialiste citon:
Deputetë të PS-sës: Nëse ka dhunë, ne s’jemi policë.
Rama: Çdo ndodhi e papëlqyeshme, faturë e qeverisë së Saliut.
Pjesëmarrësit do të mblidhen para Kryeministrisë, duke zbritur nga akset kryesore, sipas qyteteve nga vijnë. Qëndrim në shesh pa fjalime e parulla politike. Motoja: “Sali dorëzo bllokun!”
…pra pritej të përdoret dhuna sipas parashikimeve socialist dhe padiskutim lajnë duart përpara se të bëjnë krimin.
2- Partia Demokratike në pushtet përgjigjet:
Kryeministri Sali Berisha: Përgjigje ligjore nëse ka revoltë bllokmenësh.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami: qeveria e ligjshme nuk mund të rrëzohet me demonstrata dhe paralajmëroi se “do të mbajnë përgjegjësi politike e jo ligjore të gjithë ata që kanë lëshuar thirrje për mospërmbajtje”
…pra pritej të kishte përshkallëzime të dhunshme, apo nuk pritej të kishte të vrarë??? Ku është shërbimi informativ shqiptarë SHISH???
***
E Premte 21 Janar 2011
Demonstruesit e PS sulmojnë Kryeministrinë, 3 orët e përleshjes
Të gjithë e kishim një frikë dhe një ankth se situata mund të precipitonte në dhunë, pas deklaratave për pamundësi të përmbajtjes së turmës popullore. Por pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, u dha një siguri se do të kishte përpjekje për të kontrolluar turmën e pakontrolluar. Organizimi i demonstratës së opozitës ishte mjaft mirë i sinkronizuar dje. Në orën 13:30, demonstruesit ishin në pikat e vendosura më parë të nisjes drejt sheshit
“Skënderbej”, e më pas para Kryeministrisë. Të ardhurit nga zonat e Shqipërisë së Mesme u nisën nga Zogu i Zi, ku gjatë rrugës nuk u ndalën thirrjet për largimin e qeverisë. Në dy raste, turma u provokua nga disa vajza, të cilat ngritën dy gishtat lart, një simbol i njohur tashmë i demokratëve. Në rastin e parë, nuk munguan vezët mbi derën e parukerisë në Rrugën e Durrësit, ndërsa në rastin e dytë, vajza tjetër shijoi në kokë fortësinë e bishtit të çadrës nga demonstruesit. Ky irritim dha sinjalin e parë se turma e demonstruesve ishte e vendosur të kërkonte deri në fund dorëheqjen e qeverisë. E parë nga sheshi “Skënderbej”, kreu i turmës kishte mbërritur afër Kryeministrisë, së cilës i ishte bashkuar dhe pjesa e demonstruesve që kishin mbërritur në Tiranë nga zonat verilindore të vendit. Me mijëra demonstrues të qetë dhe aspak të vonuar në marshimin e tyre përshkonin bllokun e ministrive, bulevardin para parkut “Rinia”, ndërsa të zinte syri 2-3 policë rrugorë të qetë që ndiqnin me sy njerëzit që marshonin lirshëm në bulevard. Vetëm kur mbërrije afër Kullave Binjake, ndieje nervin e demonstratës, ndërkohë që kishin nisur tashmë thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha. Thirrjet ishin shumëdialektore, ndërsa pararoja e turmës që i ishte vendosur kordonit të policisë, pa skafandra dhe mburoja, të jepte një shije jo të mirë, për vetë agresivitetin që shfaqnin, një agresivitet çoroditës, ku njëri shtynte tjetrin dhe godisnin me ç’të gjenin përpara, madje dhe çadrat e tyre i hidhnin në drejtim të policisë. Policia u detyrua të vendosë forcat speciale në vijën e parë me demonstruesit. Një turmë e pabindur, ku dëgjoje vetëm thirrje për t’u afruar dhe shtyrë para policisë dhe njerëz, kryesisht të rinj të moshës nga 17-25 vjeç, që godisnin edhe me portokalle. Çudia e parë për këtë demonstratë ishte mungesa e fjalimeve, e cila do të kishte vënë një rregull dhe ku prezenca e politikanëve do ta mbante turmën nën kontroll.
Përplasja
Përplasja e parë mes turmës dhe policisë ndodhi aty rreth orës 14:20, kur një grup të rinjsh, kryesisht të veshur me kapuçë, shtynin dhe godisnin policinë. Pasi ka vazhduar kjo situatë, goditje të protestuesve dhe shtyrje nga ana e policisë duke kërkuar vendosjen e një distance, nis dhe goditja me gurë që nisën të shkulen nga trotuari. Ka qenë ky moment kur Edi Rama ka mbërritur tek hyrja e Kullave Binjake. Rama u pa vetëm pak momente pasi nisi një hallakatje e turmës dhe policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa një makinë e blinduar nisi të hedhë ujë me presion. Turma u shpërnda. Rama ngjitet tek lokali në katin e katërt, për t’u larguar prej aty drejt selisë rozë rreth orës 16:00. Njerëzit, kryesisht të moshuar, pjesëmarrës të rregullt të protestave paqësore të opozitës, u zunë në kurth, pasi nga asfiksia dhe të shtyrat shumë u shkelën, ku pati dhe të plagosur e të traumatizuar, veçanërisht mosha të treta, besnikë të së majtës. Nis në këtë mënyrë një shprehje e zemërimit ndaj policisë, e mbushur me shumë urrejtje, që të kujtonte 1991-shin, kur Shqipëria po ndërronte sistemin e vjetër komunist. Në këtë moment nisin dhe djegiet e disa makinave të policisë, por dhe një furgon i televizionit “Klan”. Një guerilje e vërtetë mes turmave të irrituara dhe forcave speciale përfshiu të gjithë bulevardin, digjen disa makina në të gjithë perimetrin rreth Kryeministrisë, ndërsa sulmohet porta e blinduar e saj. Deputeti socialist Arben Çuko, ish-drejtor i Gardës, ka bërë maksimumin që të largonte të rinjtë nga sulmi i derës së Kryeministrisë dhe i ushtarëve të Gardës. Pa e ditur se pse, dhe për ironi të faktit, dy të rinj ngjiten tek Këmbana e Paqes, lëkundjet e së cilës lëshojnë tinguj mortorë. Në momentin kur u shpërthye dera, ushtarët e Gardës qëlluan me armë në ajër për të shpërndarë turmën, ndërsa shihen të shtrirë 2-3 persona të plagosur. Turma irritohet edhe më shumë dhe nis një acarim i mëtejshëm i situatës, duke shkulur vazhdimisht gurë të trotuarit për të goditur Gardën e Republikës. Kjo luftë vazhdoi për rreth gjysmë ore. Pak deputetë socialistë janë parë pranë demonstruesve, duke i ndjekur zhvillimet në distancë, ndërsa në një përpjekje për të bërë diçka, Paskal Milo, Vangjel Dule dhe Preç Zogaj dalin në bulevard, ku u kërkojnë demonstruesve të largohen nga godina e Kryeministrisë dhe të shmangin konfrontimin. Asnjë rezultat edhe nga kjo përpjekje, ndërsa tashmë nis sulmi nga ana tjetër e Kryeministrisë, ku Garda tërhiqet, ndërsa turma djeg dhe dy furgonë të policisë. Më kot, deputeti Sajmir Tahiri u bën thirrje të rinjve të tërhiqen. Vetëm një rezultat provizor nga kjo përpjekje, pasi turma me rreth 200 të rinj nis të sulmojë gjithçka për ta shkatërruar. Thyhen billborde, kioskat në anën të Piramidës, të cilat më pas plaçkiten, ndërsa policia ka nisur tashmë ndjekjen e tyre. Kjo ndjekje ka vazhduar dhe tek dy Kullat Binjake, ku një pjesë e të rinjve hyri për t’i shpëtuar policisë. Gabimisht, një polic i forcave speciale godet me shkop gome dhe deputetin Besnik Bare, në hyrje të Kullave Binjake, ndërsa të rinjtë arrijnë të hedhin ndaj policëve nga kati i tretë dhe i katërt vazo me lule, karrige dhe çdo gjë që gjenin përpara, duke lënë pas shkatërrim e duke të kthyer në kujtesë vitet e errëta të trazirave shqiptare pa kuptim.

KRONOLOGJIA
0ra 14:30
Të rinj nga turma, e cila ishte vendosur para kryeministrisë nisin të godasin me vezë, domate, çadra dhe tabelat që kishin në duar forcat e policisë që mbronin pjesën e përparme të Kryeministrisë. Elementë të veçantë, rreth 100 vetë në ballë të turmës, nisën goditje intensive të policëve.
Ora 14:45
Edi Rama duket nën kolonat e Kullave Binjake, por në atë moment policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Turma zmbrapset, Rama ngjitet në një nga lokalet në katet e sipërme të Kullave Binjake, ndërsa njerëzit mundohen t’i shmangen efektit mbytës të gazit.
Ora 14:50
Pastrohet vendi para Kryeministrisë, ndërsa mbërrijnë autoambulancat e para që marrin njerëzit e asfiksuar, ndërkohë në tokë kanë rënë njerëz që kanë shkelur njëri-tjetrin nga efekti i gazit, mes tyre dhe pleq, të cilët nuk gjenin shteg
nga të iknin.
nga të iknin.
Ora 15:00
Pak deputetë socialistë bënin përpjekje për të orientuar turmën e demonstruesve. Janë parë mes turmës vetëm drejtori i Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti, i cili mundohej të frenonte turmën në përplasjet me policinë para Kryeministrisë dhe deputeti Ilir Gjoni dhe Artan Gaçi e Tom Doshi.
Ora 15:15
Një grup demonstruesish të irrituar nga përdorimi i gazit lotsjellës kanë filluar shkatërrimet, kanë përmbysur një makinë të TV Klan dhe i kanë vënë zjarrin, po ashtu dhe makina të policisë dhe makina institucionesh, thyhen kioskat rreth Piramidës dhe plaçkiten.
Ora 15:30
Demonstruesit nisin të shkulin gurët e trotuarit dhe gjuajnë me gurë mbi forcat speciale që ruanin nga brenda oborrit godinën e Kryeministrisë. Sulmohet dera e Kryeministrisë, e cila shpërthehet. Turma entuziazmohet dhe afrohet të hyjë, ndërkohë nisin të shtënat.
Ora 15:45
Kanë rënë në tokë pas krismave të para 2-3 të rinj, ndërsa turma irritohet, qytetarët janë tërhequr dhe protagonist në të gjitha ngjarjet është një grup prej 200-300 vetash, që sulmojnë policinë si përpara Kryeministrisë, ashtu dhe në anën që e kufizon atë me Piramidën.
Ora 15:50
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule, u bëjnë thirrje demonstruesve të largohen dhe të mos sulmojnë policinë, përpjekje që del e dështuar, pasi askush nuk i dëgjon dhe kaosi vazhdon në bulevard. Fillon sulmi i policisë nga ana e Piramidës.
Ora 16:00
Edi Rama del nga Kullat Binjake dhe i drejtohet selisë së Partisë Socialiste, i shoqëruar nga një numër i madh truprojash. Një makinë Benz, e cila përshëndetet nga turma, kalon bulevardin dhe përplaset me derën e blinduar të Kryeministrisë. Deputeti Çuko mundohet t’i ndalë, por nuk ia del dot.
Ora 16:15
Sulmohen forcat speciale që ruanin nga jashtë godinën e Kryeministrisë. Nis dhe aty një sulm me gurë ndaj tyre, duke i detyruar të zmbrapsen. Policët tërhiqen, ndërsa demonstruesit u vënë flakën dy furgonëve të policisë.
Ora 16:30
Deputeti Sajmir Tahiri i bën thirrje turmës të tërhiqet, të mos konfrontohet me policinë. Pasi kanë marrë disa goditje dhe zmbrapsje, forcat speciale nisin pastrimin e hapësirës rreth Piramidës, ndërsa vazhdimisht sulmohen nga një grup demonstruesish.
Ora 17:00
Goditet me shkop gome nga forcat speciale deputeti dhe kreu i PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ndërsa policia po përpiqej të hynte tek Kullat Binjake, ku kishin hyrë elementët shkatërrues të demonstratës. Ndërhyn përgjegjësi i grupit të policive dhe kërkohet falje.
Kryeministri Sali Berisha gjate takimit me zv.presidenten e Institutit Demokratik Kombetar Amerikan Shari Brajan dhe Drejtorin Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te ketij Instituti Robert Benxhamin ka akuzuar Prokurorine e Pergjithshme per hetim jo profesional dhe jo te pavarur per ngjarjen e 21 janarit.
Ne njoftimin per mediat thuhet se Kryeministri shprehu shqetesimin qe mbas me shume se 1 muaj ky hetim nuk po perfshin te gjithe aktoret e 21 janarit mbi te gjitha aktoret qe projektuan dhe organizuan tentativen per permbysjen anti- kushtetuese te organeve te zgjedhura me vote. Ai gjithashtu shprehu shqetesimin se nxjerrja e vazhdueshme ne media e dokumenteve te procesit hetimor po demton ne menyre te rende jo vetem profesionalizmin por dhe mundesine per nje hetim te plote e te paanshem- duke drejtuar akuzen nga prokuroria.
Kryeministri ka rritur dozen e akuzave me tej duke thene se mos penalizimi nga ana e Prokurorise i korrupsionit te qeverise socialiste apo te te zgjedhurve te saj vendor si dhe mbyllja e mbi 40 ceshtje te ngritura ndaj Kryetarit te Bashkise se Tiranes eshte nje politike penale e cila demton efikasitetin dhe besueshmerine e luftes ndaj korrupsionit.
Përgatiti për editim në Floripress:Mr.sci.Flori Bruqi
(Materiali është shfrytëzuar nga shumë agjenci lajmësh,Historia e Shqipërisë;Rënia e demokracisë, Afrim Krasniqi:Shqipnia para Evropës, Albert Mousset:Historia e Shqipnisë, Tajar Zavalani:Hellenic Resources Institute;Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Akademia Shkencave të Republikës së Shqipërisë;vështrime historike për Lëvizjet dhe kryengritjet shqiptare nga Bledar Bruka;materjale nga mediat e shkruara dhe vizuele të vendit dhe të jashtme)