2011-07-07
Heronjtë e Logjës legjendare
http://floripress.blogspot.com/2011/07/speciale-e-dites-ne-trembedhjete.html
Nga Flori Bruqi
Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, nga familjarët,
bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, janë përkujtuar dëshmorët e
“Betejës së Loxhës”, Rrustem Beqir Bruqi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli të
cilët kishin rënë heroikisht në betejën e famshme të Loxhës, e cila
ishte komanduar nga koloneli Tahir Rexhpe Zemaj, 13 vite më parë.
Ata ishin dhe mbetën kurdoherë në kujtesën e lavdisë dhe historinë më të re të vlerave kombëtare dhe të luftës fyt për fyt me armikun për çlirimin e vendit, kanë vlerësuar bashkëluftëtarët e tyre, të cilët me pietet kanë bërë nderime pranë varreve të ty dhe në vend rëniet e dëshmorëve.
Sipas, Xhavit Alush Bruqi, i cili së bashku me Rrustem Beqir Bruqin dhe Ismet Loshi- Mehmetaj, ishin ndër të parët në Isniq, që kishin organizuar njësitin e armatosur dhe bartjen e armëve nga Shqipëria.
“Bashkë me dëshmorin Rrustem Beqir Bruqin dhe Ismet Loshi-Mehmetaj, në korrik të vitit 1992 në Isniq kishim filluar organizimet e para të njësitit të armatosur dhe armatosjen nga Shqipëria, ndërkohë edhe të organizimit të frontit të luftës për liri”, ka thënë Bruqi, duke vlerësuar se rënia e tij heroike, e Rrustemit, bashkë me Enver Alaj dhe Lumni Surdullin, ishte shembulli me i mirë, si vdiset për atdhe.
Homazhe dhe nderime janë bërë edhe tek varri i komandantit të kësaj beteje të lavdishme, heroit Tahir Rexhep Zemaj, në Strellc të Epërm të Deçanit i cili ka merita të jashtëzakonshme në organizmin e luftës në betejën e Logjes dhe betejat tjera në Dukagjin (Llukës,Prejlepit,Junikut etj).
Ata ishin dhe mbetën kurdoherë në kujtesën e lavdisë dhe historinë më të re të vlerave kombëtare dhe të luftës fyt për fyt me armikun për çlirimin e vendit, kanë vlerësuar bashkëluftëtarët e tyre, të cilët me pietet kanë bërë nderime pranë varreve të ty dhe në vend rëniet e dëshmorëve.
Sipas, Xhavit Alush Bruqi, i cili së bashku me Rrustem Beqir Bruqin dhe Ismet Loshi- Mehmetaj, ishin ndër të parët në Isniq, që kishin organizuar njësitin e armatosur dhe bartjen e armëve nga Shqipëria.
“Bashkë me dëshmorin Rrustem Beqir Bruqin dhe Ismet Loshi-Mehmetaj, në korrik të vitit 1992 në Isniq kishim filluar organizimet e para të njësitit të armatosur dhe armatosjen nga Shqipëria, ndërkohë edhe të organizimit të frontit të luftës për liri”, ka thënë Bruqi, duke vlerësuar se rënia e tij heroike, e Rrustemit, bashkë me Enver Alaj dhe Lumni Surdullin, ishte shembulli me i mirë, si vdiset për atdhe.
Homazhe dhe nderime janë bërë edhe tek varri i komandantit të kësaj beteje të lavdishme, heroit Tahir Rexhep Zemaj, në Strellc të Epërm të Deçanit i cili ka merita të jashtëzakonshme në organizmin e luftës në betejën e Logjes dhe betejat tjera në Dukagjin (Llukës,Prejlepit,Junikut etj).
Beteja e Loxhës e udhëhequr nga kolonel Tahir Rexhep Zemaj ishte një betejë e lavdishme. Gjatë promovimit të librit u tha se për Betejën e Loxhës shumë është shkruar dhe shumë më shumë ka për tu shkruar, historia sigurisht do t’i japë vendin e merituar kësaj Beteje dhe autorëve të saj,tha publicisti dhe reporteri i luftës së Kosharës,z.Naim Kelmendi, i cili në mes tjerash tha: "Gjashtë korriku i vitit 1998 ishte dhe do të mbetet datë e shënuar, ishte dita kur armiku për herë të parë u mposhtë dhe ishte dita që u tregua se si është të luftohet në mënyrë të organizuar me një komandë. Ishte Beteja që tregoi se respektimi i institucioneve është më i rëndësishmi, dhe nga humbja që pësoi armiku u detyrua për herë të parë të përdor edhe aviacionin.
Ndërkaq autori i librit publicisti dhe diplomati Miftar Dragidella tha se koloneli Tahir Rexhep Zemaj ishte krahu i djathtë i LDK-së, me Tahir Rexhep Zemajn, LDK sot do të ishte ndryshe do të ishte më e fortë.
Ndërsa ai shprehet se është më se i vetëdijshëm se për kolonelin Tahir Zemaj nuk është bërë asgjë deri më tani në krahasim me veprat aq të mëdha që ai ka bërë.
2011-07-05
SPECIALE E DITES: Në trembëdhjetë vjetorin e Betejës së Loxhës
Në trembëdhjetë vjetorin e Betejës së Loxhës
NJË BETEJË E FITUAR NËN UDHËHEQJEN E PROFESIONALIZMIT TONË USHTARAK
Shkruan: Naim Kelmendi
Kjo betejë ishte një tmerr për forcat serbe, ngase kështu forcat e armikut për herë të parë hasin në një rezistencë të organizuar në nivelin e profesionalizmit ushtarak.
Pas humbjeve të armikut në këtë betejë, vjen edhe deri tek ndërrimi i kreut ushtarak në radhët e armikut. Eshtë dëshmitare edhe popullata shqiptare, që ka pohuar se ushtria armike, pas humbjes së betejës, kishte filluar të tërhiqej, duke dalë mbi Tabje të Pejës, për t’u vendosur në pozicionet e tjera.
Njëherit, në infomacionet e para të mediave serbe, ishte pohuar se, gjatë natës së 5 korrikut, grupet diversante të UÇK-së, ishin shndërruar në një ushtri të rregullt, dhe sipas këtyre pohimeve serbe, ishin diku deri tre mijë ushtarë në sulm.
Ky ishte paniku i ushtrisë armike, që kishte krijuar një pikëpamje të tillë, pas humbjes në ndeshjen me profesionalizmin e forcave tona në udhëheqjen e kësaj beteje. Kështu, shihet për herët të parë se si vepron njësia operative, në bashkëveprim me njësitë e mbrojtjes territoriale dhe të mbrojtjes civile. Pra, këto tri komponente ishin të bashkëdyzuara në kryerjen e kësaj beteje.
Që në fillim, duhet ta themi hapur se në betejën e Loxhës, më 5 korrik 1998, nën udhëheqjen e kolonel Tahir Zemaj, së bashku me eprorët profesionistë ushtarakë, u shënua beteja e parë serioze në përballje me forcat ushtarake të shkieve. Kjo ishte një betejë me bujë e ushtarëve të lirisë. Këtu iu dha mësimi i parë forcave të armikut.
Ata nuk kishin të bënin si më përpara në disa raste, kur ndesheshin me grupe që gjuanin kundër tyre nga larg, dhe iknin duke e lënë popullësinë nën mëshirën e „tigrave të Arkanit“ dhe kriminelëve të tjerë të policisë dhe ushtrisë së shkieve, por patën ndeshjen me forcat e rregullta të UÇK-së, që udhëhiqeshin nga eprorët profesionistë.
Pikërisht në Loxhë shkiet panë me sytë e tyre se çka do të thotë të ballafaqoheshin me forca të organizuara, të përgatitura ushtarakisht dhe të drejtuara me profesionalizëm. Në betejën e Loxhës, nga ana e luftëtarëve të UÇK-së, kanë marrë pjesë rreth 170 ushtarë shqiptarë të brigadave 131 e 134 dhe të njësive të mbrojtjes territoriale të fshatrave Loxhë, Baran, Kryshec, Broliç, Prapaçan, Isniç, Gllogjan, Dubovik dhe Strellc i Ulët. Në këtë betejë, përpos këtyre njësive operative dhe brigadës 134, morën pjesë luftëtarët e mbrojtjes territoriale të këtyre fshatrave, me komandantët e tyre.
Eprorët që kanë marrë pjesë, në fillim kanë qenë: Nazif Ramabaja, Esat Ademaj dhe Faruk Xhemajli. Këta të tretë, me 60 ushtarë, i ka dërguar komandant Tahir Zemaj, pas marrjes së lajmit nga komandant Shaban Shala , se Loxha ishte sulmuar nga forcat serbe, dhe se këto forca armike kishin hyrë deri në gjysmë të fshatit. Pjesa dërrmuese e popullatës, në krye me njësitë mbrojtëse territoriale të fshatit Loxhë, kishin filluar të tërhiqen. Komandant Zemaj mëson nga komandant Shaban Shala se ushtarët tanë në momentet e këtij sulmi nuk kishin asfarë rrugëdalje ta mbronin Loxhën, dhe bën tërheqjen. Kjo i bëhet e ditur komandant Zemajt, përmes një personi të deleguar nergut për këtë.
Aty është pajisur batalioni i pare, në krye me eprorin Nazif Rambajën dhe dy të cekurit më lart. Për komandantin Nazif Rambajën ishte tejet e vështirë, ngase gjendej në një terren tejet të panjohur, pastaj nuk kishte njohuri të duhura deri ku ishte i fortifikuar armiku. Për këtë edhe i kanë ndodhur humbjet e para, pra, ka humbur një ushtar dhe një epror është plagosur, për arsye se nuk ka qenë detajisht i njoftuar se ku gjendet armiku. Po ashtu, terreni ka qenë i panjohur për të, por ai, megjithatë, ka vepruar me sukses të lartë. Armiku, duke parë se ishte ndeshur me forca të organizuara në mënyrë profesionale, menjëherë kërkoi ndihmë nga anë të tjera të ushtrisë së vet.
Gjithashtu komandant Ramabaja, duke parë forcat e armikut që i vinin në ndihmë ushtrisë së tyre, menjëherë me anë të korierit informon z.Tahir Zemën, dhe kërkon ndihmë prej tij për ta udhëhequr betejën e Loxhës. Komandant Tahir Zemaj arrin aty kah ora 13. 00, më 7 korrik 1998, dhe prej aty fillon komandimi i kësaj beteje nën udhëheqjen e tij. Forcat e ushtrisë terroriste serbe kishin sulmuar Loxhën nga drejtimi Pejë-Dardani dhe njësitë paramilitare nga drejtimi i fshatit Gorazhdec.
Në fillim, në fshatin Loxhë ishin edhe tri shtëpi shkiesh, që ishin të fortifikuara me sasi armatimi. Komandanti i shtabit të Loxhës ka dërguar dy persona tek ato dy shtëpi për të biseduar me shkiet që të mos vinte deri tek shkëmbimi i zjarrit, dhe që të mos i futnin aty forcat paramilitare serbe. Sikur çdo herë tjetër, shkiet kishin tradhtuar edhe në këtë rast. I kanë mbajtur peng ata dy persona. Më vonë, këta u dorëzohen ushtrisë sonë, ndërsa, kur komandant Zemaj vërteton se me të vërtetë këta dy persona kanë qenë të dërguar nga shtabi i Loxhës, bën lirimin e tyre. Për këtë, ekziston komplet dosja e këtij rasti.
Humbjet e armikut serb në betejën e Loxhës ishin të konsiderueshme. Sipas kolonel Tahir Zemajt, ishin katërmbëdhjetë trupa të vrarë, ndër ta inspektorë të lartë policie, që nga kryeshefi e deri te polici më i thjeshtë, pra specialistë për luftë, si snajperistë etj. Me një fjalë, ishin terroristë të specializuar për kryerjen e terrorit. Ka gjasa se një pjesë tjetër të vrarësh nga radhët e armikut, janë tërhequr deri në ora 13. 00, ndërsa pjesa tjetër që ka mbetur në luftime, është asgjësuar deri në orët e para të mëngjesit.
Mund të thuhet se në këtë betejë kontribut të madh kanë dhënë edhe trimat e Baranit, ata të Dubovikut etj., të cilët kanë bashkëvepruar me njësitë operative deri në ora 13. 00. Kjo gjë njëherit edhe ia kishte lehtësuar shumë punën kolonel Zemajt, që të luftonte më lirshëm, ngase nga ajo anë ishte mbrojtur, dhe kështu armikun e kishte përballë. Duhet pranuar se beteja e Loxhës ishte beteja e parë që armiku serb ishte sulmuar drejtëpërdrejtë nga forcat tona të rregullta.
Kjo ishte edhe epërsia e kësaj beteje, ngase armiku ishte në gjendje mbrojtjeje, ndërsa ushtria jonë kishte sulmuar dhe kjo komponentë, sipas rregullave luftarake, është e një rëndësie të veçantë. Në betejën e Loxhës, përpos luftëtarëve tanë trima, është shquar edhe trimëresha, e quajtur Shema, e që me vëllezërit e vet, kishte luftuar me pushkë në dorë, me një trimëri të rralë deri në ora 20.00 të mbrëmjes. Pas kësaj kohe, ajo ishte tërhequr, kuptohet me urdhër të bazës, dhe kishte përgatitur ushqimin për treqind luftëtarë deri në ora 2 të mëngjesit, kur edhe përfundoi beteja. Kontributi i kësaj trimëreshe mbetet kurdoherë i rëndësishëm për atë çka ka dhënë në këtë betejë.
Në Betejën e Loxhës, nga ana e luftëtarëve tanë, mbetën të vrarë Rrustem Bruqi nga fshati Isniç, ish-bashkëveprimtari i Salih Çekajt- Lumni Surdulli, epror nga Vushtria, dhe Enver Alaj nga Drenoci.
Luftimet në këtë betejë janë zhvilluar në afërsi edhe deri në 5 metra. Lufta zhvillohej edhe nëpër shtëpia. Ajo ishte frontale, por edhe me elemente të kombinuara. Këtu, sipas kolonel Zemajt, janë kombinuar sulmet që aplikohen në shtëpi, në fshat dhe në qytet. Për këtë, edhe suksesi i kësaj beteje ishte i pashmangshëm, ndërsa forcat armike pësuan humbje të turpshme.
Në Betejën e Loxhës, për profesionalizmin e tyre ushtarak, janë dalluar: Nazif Ramabaja, eprori trim -Fadil Hadërgjonaj, eprori nga Peja- Faruk Xhemajli, etj. Është interesant të ceket se me një rast urgjent, një grua serbe iu kishte lutur eprorit tonë që të mos e vrasë. Ky e fal shkinën, dhe e lejon që të hyjë në shtëpi, jo për tjetër, por për humanitetet. E njëjta shkinë, kur ka hypur në katin e dytë, arrin që nga atje ta plagosë tepër rëndë eprorin Faruk Xhemajlin. E njëjta shkinë më pastaj lejohet që me dy fëmijët të ikë prej andej. Edhe kjo, jo për tjetër, por sipas kolonel Zemajt, nuk është lejuar të bëhet masakër në shkiet civilë, fëmijë, pleq, gra etj., ngase, siç thotë ai, „edhe Zoti nuk do të na ndihmonte të bënim masakra, ashtu siç bënin shkiet mbi njerëzit tanë..“.
Një rol të rëndësishëm kishte luajtur këtu edhe marrja e dy radiolidhjeve nga armiku, nga ana e ushtarit Rexhep Shala nga Duboviku. Përmes këtyre radiolidhjeve, përgjoheshin hapur bisedat e komandantëve të armikut. Kështu dihej hapur për planet dhe ndërmarrjet e tyre hap pas hapi.
Për t’u hakmarrë për humbjet e pësuara në Betejën e Loxhës, armikut iu desh të bënte një përgatitje thelbësore të njësive operative ushtarake. Prandaj, për herë të parë Loxha u sulmua edhe me aviacion-aeroplanë luftarakë të tipit „Jastreb“ dhe „Orao“. Këtë e bënë pas dy muajsh për ta rrafshuar Loxhën.
Duhet të thuhet se një pjesë dërrmuese e luftëtarëve tanë nga brigada 131 e 134, që morën pjesë me heroizëm në Betejën e Loxhës, morën, po ashtu, pjesë më vonë edhe në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Edhe gjatë bisedave që kam bërë me atë që e filloi këtë betejë, eprorin Nazif Ramabajën, dhe me atë që e udhëhoqi dhe e mundi armikun serb në këtë betejë, kolonel Tahir Zemën, kjo do të ishte esenca e zhvillimeve të kësaj beteje, e që mbetet ndër betejat e suksesshme nën udhëheqjen e eprorëve tanë profesionalistë, të cilët, po të ishin të përkrahur nga krahu tjetër i UÇK-së, që këtë profesionalizëm e përjashtoi duke e injoruar, me siguri se do të kishim edhe përplot beteja të fituara, dhe humbjet e armikut serb do të ishin shumëfish më të mëdha, pasojat dhe dhimbjet tona do të ishin më të vogla.
Prandaj edhe në këtë përvjetor, të trembëdhjetin e kësaj beteje, dhe tash pa kolonelin e saj, të madhin ushtarak, kolonel Tahir Zemajn, kujtesa ndaj saj, vetëm se reflekton më fuqishëm dhe më me respekt për aureolën e lavdisë në kujtesën tonë historike, si pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës.
NJE LETER REXHEP SHAHUT...
SHKRUAN : VAID HYZOTI-New York
NJE LETER REXHEP SHAHUT...(për librin poetik “Lis i vetëm në fushë” të poetit Rexhep Shahu)
Normalisht kjo leter duhet te ishte falenderimi dhe me shumë mirënjohje për begenisjen që më bëre për librin e derguar. (nga Tirana në New York). Por duke ndjekur e kundruar "Lisin..." për çdo ditë, duke numëruar degët, fletët, zogjtë, qiellin e mje...rgullt në kurorë, duke i parë rrathët në ndonjë degë të këputur, duke parë selitjen e foleve në nyje, më erdhi të qortoj haptazi, për gjendjen që më solle, që çuditerisht më gjeti të njëllojtë.
Në fillim dhe në përshtypje të parë, duke e parë thjeshtë si një pemë lartësish, mendova vendlindjen. Më erdhi ndërmend Agim Spahiu, për të cilin me 10-vjetorin e ndarjes fizike, pata ndenjur gjatë në botimet e tij, ndeza qirinj nderimi për atë poezi të rrallë.
Me pas shfelotova e kërkova sa munda për mikun që të shoqëroi tek unë, Izet Durakun dhe poezinë e paktë që munda të gjej për të.
Të dy këta i kam njohur nga afër dhe ruaj një konsideratë të mrekullueshme, tepër të përforcuar nga krijimet e tyre.
E ti që më sjell ndërmend miq aq të mirë, mos thuaj që s'njihemi. Se askush nuk do ta besonte.
Nga ana tjeter, mendoj që ai mal i pagëzuar poetikisht "Pikëllimë", ai Drin dykolorësh që t'i ka përkundur ëndrrat që në lindje, ajo copë mjergulle e gjithëgjendshme në vendlindje e që rri si plis në krye të maleve, ajo rendje për të njohur e kapur çdo cicërimë e çdo rreze shprese, të kanë bërë poet.
Është së pari vendlindja qe ti ke ditur ta tresësh e të vijë organikisht në poezinë tënde Rexhep, që të jep ëndrrën, trishtimin, krenarinë, gëzimin dhe fjalën e matur. Poetët luajnë me fjalën. Poetët luajnë se duan dhe mbeten disi femijë. Pa këtë lodër kurrë s'do vinte kaq e pastër dhe e ndjeshme poezia jote.
Madje, ti luan rëndë dhe me të pathënën, përcjell një imazh dhe na perfshin dhe ne në lojë. Shoh lisin buzë greminës dhe trupin tënd (dhe timin) të varur atje. Në u thyeftë dega, bie në hon, në fryftë shumë murra, të thanë e të ngrin, të kthen në copë akulli e të hedh në Drinin e Bardhë e ai të përkund e të merr me vete.
E Drini, si gjithë lumenjtë, derdhet në det. Atje ku ti rri në pritje, herë si murg, herë si dashnor i marrë, me një durim sizifian, në pritje të së dashurës, derisa deti të shterrë...
Poetët flasin me vete. E thënia e popullit që, kush flet me vete është i marrë, nuk gjen vend këtu. Poetët si ti, flasin me vete, përjetojnë dhimbje të pamata, e na marros ne lexuesve, na marros të gjithëve.
Rrallë herë gjen në poezi një dhimbje të tillë për babain, të ngurtësuar në lakonizëm absolut "...po plakem femijë / pa ty"…
Ka aq shumë gjetje ajo autobiseda kushtuar R . Kiplingut tek poezia "Ne mundsh", sa marros këdo që e lexon. Se poezia jote, miku im, rri aq gjërë në hapsirën e dimesionit njerezor.
Dhe kur nuk has njerëz, sy dhe veshë që të të ndjekin, të të japin një shenjë gjallimi, ti harron vetën në atë mizëri e shkon e kërkon diku tjetër....
Megjithë mjergullën që rrallë daravitet, megjithë dhimbjen që shpesh të krijon gulçe, i gjithi "Lisi..." vjen me një aromë njerzore, ngjan si pemë dashurie për njeriun, për ëndrrën për të.
Blerimi dhe farfuritja e gjetheve që krijojnë poezitë e dashurisë, (jo vetëm ato intime që vijnë me një trajtesë origjinale), të bëjnë ta duash këtë pemë të bukur.
Të bëjnë të vuash e të mbetesh gjatë rob i përjetimeve të tua të rralla, Rexhep Shahu.
Dhe unë jam një prej robërve të pikëllimit tënd poetik...
Ç’na është ngjitur kjo Rusia si balta për këpuce!
Eshref Ymeri
Në “Gazetën Shqiptare” të datës 04 korrik 2011 qenkej botuar një njoftim për një notë proteste që Rusia i paskej dërguar Tiranës zyrtare, në të cilën shprehej revolta e saj ndaj deklaratave për “Shqipërinë e Madhe”,të bëra nga ish-deputeti Azgan Haklaj. Me këtë rast, në notëprotestën ruse, të përcjellë prej zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Ruse, Aleksandër Lukasheviç, theksohej se“idetë nacionaliste të krijimit të një “Shqipërie të Madhe”, bien ndesh me përpjekjet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, që synojnë forcimin e sigurisë në rajon ndaj dhe duhet të marrin një reagim të përshtatshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Pohime të tilla, që mbështeten në logjikën mesjetare, mund të çojnë në pasoja jashtëzakonisht negative”.
Sa herë që dikush prek, qoftë edhe kalimthi, çështjen kombëtare shqiptare, që vazhdon ende të mbahet pezull deri tani, në Rusi fillojnë të fryjnë erëra polare. Paskëtaj, kukuvajkat ruse, që nga Paqësori e deri në Balltik, fillojnë kujamën e tyre të pafundme, në të gjitha regjistrat e politikës ruse. Tashmë kombi shqiptar ka arritur të imunizohet plotësisht nga pasojat e mundshme të korit të vajtocave ruse. Dhe për qëndrueshmërinë e këtij imuniteti, kontribut të veçantë ka dhënë dirigjenti i tyre në Kremlin.
Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbarë -viçët e politikës ruse rrahën kambanat në të gjitha udhëkryqet e kontinentit tonë se pavarësia në fjalë do të sillte si rrjedhim një reaksion zinxhir që do të shkallmonte themelet e mbarë Evropës dhe pasojat e veta do t’i kishte në mbarë botën.
Madje ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov pati deklaruar asokohe se Kosova na përfaqësuakej një vijë të kuqe, shkeljen e së cilës Kremlini nuk do ta lejuakej kurrë!
Po mbushen gati tre vjet e gjysmë që kur Kosova shpalli pavarësinë dhe nuk ndodhi asgjë. Themelet e Evropës mbeten atje ku ishin dhe mbarë bota nuk pati kurrfarë pasoje. Për inat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian që e njohën shumë shpejt pavarësinë e Kosovës, Rusia erdhi e u mbars mirrë e mirë nga mllefi dhe mëria që e pati kapluar keqas dhe një ditë të bukur polli dy “mijushë” të vegjël fare: pavarësinë e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut. Kjo e fundit me një popullsi prej rreth shtatëdhjetë mijë banorë. Pavarësia e Kosovës vajtocat ruse i la me gisht në gojë.
Tani që shumë figura të njohura nga radhët e intelektualëve shqiptarë, çështjen e ribashkimit të trojeve etnike shqiptare tash sa vjet e shikojnë me të drejtë si themelin e stabilizimit të përhershëm politik në Evropën Juglindore, përsëri fillojnë e dalin në skenë kukuvajkat e Kremlinit.
Sikleti i kukuvajkave ruse është i dyfishtë.
Së pari, ato i tremben shkallmimit të themeleve të perandorisë ruse, e cila vazhdon të mbahet në zap me forcën e armëve. Dëshmia më e pastër vjen nga rajonet e Kaukazit të Veriut, ku është krijuar në ilegalitet Emirati Kaukazian që bashkon të gjitha republikat myslimane të atij rajoni dhe që, nën surdinë, vazhdon luftën e pandërprerë për shkëputje nga neocarizmi rus.
Së dyti, ato e ndiejnë veten të fyera dhe të poshtëruara nga ngjarjet që u zhvilluan në ish-Jugosllavi gjatë bombardimeve të NATOS kundër Serbisë, si edhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të gjitha këto ngjarje shënojnë dështimin përfundimtar të politikës ruse në Ballkan.
Një analist rus, dështimin e kësaj politike e ka nxjerrë në pah që në verën e vitit 1999. Ai shkruante:
“Një nga episodet më befasuese të epopesë ballkanike përcillet në deklaratën e Boris Jelcinit për “politikën e shkëlqyer që ka zhvilluar Rusia” gjatë ecurisë së krizës ballkanike, e cila na u kurorëzua me pjesëmarrjen e trupave ruse në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Kësisoj mund të deklarohet në dy raste: ose kur jeton në një botë imagjinare, duke humbur çdo lidhje me realitetin, ose duke i vlerësuar të gjithë bashkëqytetarët e vet, “rusët e dashur”, si budallenj me brirë. Se cila nga këto dy hamendje është më e papranueshme, kjo është një çështje e diskutueshme. Në Ballkan, politika e jashtme e Moskës pësoi një tjetër disfatë shkatërrimtare dhe, sipas gjasave, tashmë krejtësisht të pariparueshme”. (Citohet sipas: Aleksej Arbatov. “Shansi i fundit i Rusisë në Ballkan”. Botuar në “Njezavisimaja gazeta”. 15 korrik 1999).
Me sa duket, politika sedërpërlyer e Moskës kërkon ta mbajë me gajret Beogradin se “nuk do të jetë e mundur” rrudhosja e mëtejshme e trojeve serbe që banohen me popullsi rrënjëse shqiptare. Me fjalë të tjera , diplomacia dhe politika ruse, e keqlënduar nga ecja e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, kwrkon të vetëngushëllohet me aksionet që ndërmerr kundër kombit shqiptar, duke u shtirur sikur nuk po i bie në të, që edhe Beogradi po i then krahët përfundimisht.
Kjo politikë, domosdo “largpamëse”, mundohet, gjithashtu, t’i gjendet pranë politikës së Grujevskit, për ta ngrohur këtë me shpresën se uniteti i Maqedonisë nuk do të cënohet në perspektivë nga prania e etnisë së madhe shqiptare në të, paçka se bashkëjetesa e saj me etninë maqedonase të kujton atë të vajit me ujin.
Duhet të jesh domosdo politikan rus që të deklarosh se aspirata e popujve për ndërtimin e një shteti kombëtar, me një stemë dhe një flamur, na qenka politikë mesjetare! Politikë mesjetare është politika ruse, e cila popujt e Kaukazit dhe të etnive të tjera joruse, vazhdon t’i mbajë nën zgjedhën e vet, pikërisht si në kohën e carizmit.
Pikërisht këtë vit u mbushën 133 vjet që nga koha kur zhvilloi punimet Kongresi famëkeq i Berlinit (13 qershor - 13 korrik 1878), në të cilin, ashtu si edhe në Konferencën e Londrës të vitit 1913 dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, Rusia ishte violina e parë që luajti në “koncertin evropian” për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Kukuvajkat e diplomacisë ruse nuk lanë kusur pa bërë që të sabotohej me të gjitha mënyrat shpallja e pavarësisë së Kosovës. U mbushën 133 vjet që carizmi dhe neocarizmi rus nuk e lë rehat kombin shqiptar. Prirja e përgjithshme është se trojet etnike shqiptare, herët ose vonë, për forcë të domosdoshmërisë historike, një ditë të bukur do të shkojnë drejt ribashkimit kombëtar. Pavarësisht se kombit shqiptar, Rusia neocariste, që nga Kongresi i Berlinit e deri tani, i është ngjitur si balta për këpuce.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
05 korrik 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)
Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore
Kërko brenda në imazh Nga : FLORI BRUQI Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...