2011-07-07

KRONIKA E NJË VRASJEJE QË S’U EVITUA

 

 

Shkruan: Sabit RRUSTEMI 

 

Gazetari shumëvjeçar i të përditshmeve tona, “Rilindja” dhe “Bota sot” si dhe veprimtari i dalluar i mërgatës shqiptare, z. Miftar Dragidella, publikut shqiptar i shfaqet me veprën e tij më të re, “MADHËSHTITË E KOLONELIT”, vepër kjo që, i përkushtohet njërit prej strategëve më të shquar të luftës për lirinë e Kosovës, kolonel Tahir Zemajt, i cili u vra në një pritë klasike në mbrëmjen e 4 janarit të vitit 2003, në hyrje të Pejës. Kjo vrasje e bujshme, e paralajmëruar dhe që s’ arriti të evitohej, pat bërë bujë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës, si një nga shumë vrasjet tinzare që ndodhën në Kosovën e pasluftës dhe që ndodhte për motive politike me qëllime të pastra përçarëse dhe penguese të ecjes së Kosovës, në rrugën e ndërtimit të shtetësisë, pavarësisë dhe demokracisë së saj.. Gazetari, publicisti dhe veprimtari ynë, Miftar Dragidella, si njohës i mirë i rrethanave politike dhe situatës së përgjithshme në Kosovë por, edhe i nxitur prej veprës së lavdishme të kolenel Zemajt në luftë për lirinë e Kosovës, hapi i të cilit u ndal nga një krim makabër në kohën kur ai ishte i përkushtuar të jepte dhe më shumë për një shtet që sapo kish mbaruar dhe fituar një luftë, pikërisht, mbrëmjen e kobshme të 4 janarit 2003 e merr si pikë nisëse të veprës së tij. Duke i mbledhur me një korrektësi profesionisti kronikat e kohës, reagimet, opinionet por edhe kujtimet për kolonelin, të cilat u shfaqën si kundërvënie ndaj aktit tinzar e criminal që ndodhi në mbrëmjen e 4 janarit 2003, dhe u publikuan nëpër mas – media të ndryshme atë kohë dhe më pas, autori arrinë të ndërtojë një Libër – Monument për colonel – Zemajn, monument ky që kurorëzohet me shpakkjen e tij Hero i Kosovës nga vetë Presidenti i Kosovës dhe ate, në prag të përvjetorit të njërës nga betejat më të lavdishnme të luftës për lirinë e Kosovës – Betejën e Loxhës, që, ishte dhe kryevepra ushtarake e vetë Tahir Zemës. Për kryepersonazhin e këtij libri dhe heroin e Kosovës, të indinjuar dhe me dhembje të thellë, reagojnë institucionet më të larta të vendit, vetë Presidenti historic i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, zyrat më të fuqishme ndërkombëtare në Prishtinë, figura publike kombëtare e ndërkombëtare… e kush jo, por vrasja, sot e kësaj dite nuk arriti të zbardhet, përkundër premtimeve, zotimeve, përkundër pranisë së madhe të forcave të hetuesisë dhe gjyqësisë në Kosovë, përkundër dhe një obligimi e ndërgjegje publike që rëndon ende mbi përgjegjësit e kësaj fushe. Libri i Miftar Dragidellës, që vie pas tetë vitesh nga kjo ngjarje e dhembshme dhe tronditëse, e ka edhe këtë qëllim. Duke rikthyer dhe njëherë në public figurën e madhërishme të kolonel Zemajt, t’i shprushë dhe njëherë përgjegjësit e drejtësisë në Kosovë, për t’ i zbardhur vrasjet enigmatike që i ndodhën Kosovës, në vitet e para të pasluftës, strumbullar i të cilave ishte atentati mbi Tahir Zemajn, djalin e tij dhe të afërmin e tyre, aktivistin e shquar të LDK-së, Hasan Zemën, i cili gjithashtu ishte njëri nga luftëtarët e shumtë që kish dhënë kontributin e tij për liri nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.. I strukturuar përmes Pesë kapitujve, libri (pas fjalëve hyrëse), hapet me biografinë, vrasjen, varrimin dhe dhembjen që pllakos mbi krejt Kosovën dhe shqiptarët, atyre që ia deshën dhe duan të mirën kombit. Po, këtë dhembje ndajnë me popullin e Kosovës dhe shtetet mike të saja, në krye me SHBA-të dhe figura të shquara të politikës botërore të cilët ndikuna dhe senzibilizuan opinionin demokratik për domosdonë e intervenimit në Kosovë si dhe më pas, për rindërtimin, zhvillimin dhe vënien e funskionalizimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Të gjithë, përmes reagimeve të tyre publike, jo vetëm dënojnë e gjykojnë këtë akt makabër por, edhe kërkojnë, insistojnë që të zbardhet sa më parë si dhe , akte të tilla të mos ndodhin më sepse po e dëmtojnë procesin, imazhin, ecjen e Kosovës dhe vetë popullin e saj po e dëmtojnë në bërijen dhe ngritjen e shtetit, i cili pas disa vitesh dhe do ta rikonfirmojë shpalljen e pavarësisë duke fituar dhe legjitimitetin ndërkombëtar. Vetë reagimet sit ë Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, z. Alfred Moisiut, pastaj të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë… të miqve të mëdhenj të Kosovës si Eliot Engëll e Robert Dol po dhe të partive politike e të figurave të shquara të luftës për lirinë e Kosovës, në një mënyrë dëshmojnë se ç’përmasa kishte figura e Tahir Zemajt dhe, me këtë edhe humbja që pësoi Kosova nga një atentat klasik. Miftar Dragidella, i renditë të gjitha këto, sipas peshës dhe përgjegjësisë, duke vijuar dhe në kapitujt tjerë, me opinione të figurave të ndryshme publike, qofshin ata, publicistë, politikaj apo edhe figura ushtarake që kishin ndihmuar bashkë me kolonelin në gëzimin dhe shijimin e frutave të lirisë. Përmes shumë opinioneve por, edhe evokimeve, spikatet figura unifikuese e kolonelit. Veçanërisht kjo spikatet përmes evokimeve të eprorëve ushtarak si Agim Mehmeti e Nazif Ramabaja. Po, edhe nga goja e Tahir Zemës, i cli në një fjalim të tijin, një natë para Betëjes së Loxhës, vë në dukje të gjitha kontradiktat që përcollën luftën e Kosovës, gjatë pod he pas saj, duke thirrur për unitet dhe, duke e dëshmuar këtë me shembullin e vet. “ Ne nuk kemi ardhur të formojmë , po përsëris edhe njëherë, kurfarë ushtrie paralele, kemi ardhur të kyçemi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të japim kontributin tonë professional në atë që mundemi dhe t’i formojmë sëbashku njësitë manovruese, të shpejta dhe t’i kryejmë obligimet të cilat i kemi marrë, këtu në terren”. Kjo fjali e shkëputur, dëshmon më së miri qëllimin e gjithë atyre që ishin veshur, rreshtuar dhe ishin në frontin për lirinë e Kosovës. Dhe, demanton të gjithë ata zëra përçarës, të cilët s’pushojnë së llomotituri dhe sot e kësaj dite. Beteja e Loxhës, ishte suksesi i parë i një ushtrie të organizuar, të motivuar dhe të mbështetur në profesionistë. E, në krye të kësaj beteje, ishte vetë kolonel Zemaj. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas kësaj beteje, do t’i duhej dhe një vit gati për ta përsëritur një organizim të tillë dhe një fitore të re, me Betejën e Koshares dhe me një strateg tjetër të kalibrit të lart ushtarak, Agim Ramadanit, i cili, për korrektësi, ishte njëri nga bashkëluftëtarët dhe eprorët ushtarak që po punonte në grupin e profesionistëve, bashkë dhe me Tahir Zemajn. Prandaj, ajo dhembja që pllakos në kapitulin e tretë po dhe që rizgjon krenarinë dhe madhështinë për përmasat e colonel Zemajt, është e natyrshme, sa emocionale po, edhe motivuse. Kapitulli i tretë që, është dhe më qendrori, zbardh dhe njëherë gjithë ato organizime që u bënë në Kosovë e, sidomos në Gjermani përmes Degës së LDK-së atje, në nderim te veprës dhe jetës së Tahir Zemjat. Autori i këtij libri, njëri dhe nga bashkëorganizatorët e këtyre manifestimeve nderuese, përmes tubimeve thuaja të përvitshme, sjell dhe fakte të reja që plotësojnë madhësthitë e kolonel Zemajt nga rrëfimet e të tjerëve, të cilët, gjithashtu vijnë nga fusha politike dhe ajo ushtarake e Kosovës. Dhe, nga institucionet më të larta të vendit dhe bartësit e tyre. Të gjitha këto nderime, në fund rezultojnë me shpalljen e meritueshme të colonel Tahir Zemajt, Hero i Kosovës, nga Presidenti i Kosovës. Dr. Fatmir Sejdiu, në prag të përvjetorit të njërës nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Betejës së Loxhës. Vendimi mbanë datën e 5 korrikut 2010. Të rrallë janë kryepersonazhet nëpër librat tanë që kanë një fat të tillë, duke bërë një jetë kaq të bujshme, duke lënë një vepër po kaq të bujshme dhe, duke përfunduar gjithashtu në mënyrë të bujshme. Ky libër, që i shtohet dhe në numër e ma shumë në cilësi, librave publicistikë, në një mënyrë është edhe një aktgjykim i shpallur publik, kësaj here në emër të lexuesit, për gjithë ata që inspiruan dhe kryen këtë vrasje. Thënë, ma drejtë, një dënim public që, shtronë dhe domosdonë për një seri librash të tillë edhe për personalietet tjera të jetës publike, asaj politike e ushtarake që u vranë në rrethana enigmatike dhe, që , gjithashtu, vrasjet e tyre nuk u zbardhën, ende. Këtë, mendoj e sinjalizon edhe libri i Miftar Dragidellës, “Madhështitë e kolonelit” që, brenda 222 faqeve, me një përgatitje të përkryer teknike, ka dhe shumë fotografi nga veprimtaria ushtarake po, edhe humane e colonel Zemajt, , duke risjell , tash në mënyrë të përhershme në mesin tonë, figurën e Tahir Zemajt, sforcon dhe mëtutje nevojën për zbardhjen jo vetëm të kësaj vrasjeje por, edhe të gjitha vrasjeve të pazbardhura që ndodhën, gjatë dhe pas luftës së Kosovës, në mënyrë që ajo domosdoja për unitet e cila gati si në formë klithëse dilte dhe nga goja e këtij heroi, të bëhet realitet veprues i Kosovës së tashme dhe asaj të nesërme , në mënyrë që amaneti i gjithë atyre që u flijuan për lirinë e saj, të shkojë në vend, duke e integruar Kosovën në familjen e shteteve euro - atlantike ku, shqiptarët do të gjendeshin bashkë, ashtu siç janë dhe falë gjeografisë Miftar Dragidellën si autor i këtij Monumenti për kolonel Zemajn e përgëzoj edhe publikisht. Sh’net e suksese mik i nderuar !

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...