Heshtja eshte e zhurmshme ne kete nate pa hene. Zera te mbytur, te lodhur, me ngjyre, te piset, pjella te erresires, mizerojne koken e lodhur. Dhe bulkthat, kori i tmerrshem i bulkthave te stonuar, apo veshet e mi jane te stonuar? Ti, ketu nuk mund te jesh, sepse je diku tjeter, ne nje tjeter dimension, atje ku une isha, por kam harruar rrugen tashme. Kujtesa ime e stermunduar neper rrjeta detajesh eshte nje llumnaje ndjesish te daleboje. Rendon mbi shpirtin tim gjithcka sonte, e dhemb gjithcka, e skermit dhembet pasqyra e shtremberuar, do te me gllaberoje. Une dal, iki, por gjithcka eshte shnderruar ne pasqyre, nuk shoh veten aty, te shoh ty. Ty, me syte e tu te ujshem, kerkues, lutes, deshirues, je ti qe do te me perpish ekzistencen, apo kjo pasqyre e shemtuar? Gjethet e pemes qe me njeh aq mire mendimet, qe i njoh aq mire arkitekturen, e qe naten shnderrohet ne perbindesh hijezues, pershperisin sonte, kane zerin tend, timbrin e pangaterrueshem qe dritheron fijezat e neuroneve te mia, sa here e degjoj, jo, sa here me duket se e degjoj. Pema me flet, ka kaq shume gjethe kjo peme, e ato flasin, shushurijne ne kor, nuk arrij te shquaj fjalet…ndoshta ne vjeshte do kuptoj dicka, dhe ne dimer, ne dimer pema me nuk do flase, zhurme e heshtur stina e te ardhmes…I kthej kurrizin pemes, frymemarrja ime eshte shpeshtuar, e nis te vrapoj, duhet te iki, dua te iki nga kjo pasqyre e marre! Bulkthat nuk lodhen, as gjethet, as pasqyra, e une, une nuk mundem te vrapoj.Atehere shtrihem mbi bar, per nje cope here numeroj fijet qe me gudulisin shpinen. Qielli eshte i zi, pa hene, pa yje, pa fryme, qielli eshte arratisur sonte, me siguri ne ndonje takim dashurie me nje tjeter qiell…Mbyll syte, dua te degjoj, te ndjej, ndoshta kjo e marre pasqyre qe s’me shqitet dicka do te me thote.Asgje, vetem bulkthat, pershperima e gjetheve, sa shume zhurmon kjo heshtje!
Ti, del prej pasqyres, ngadale avitesh, nuk te shoh, syte e mi jane te mbyllur, por me mire keshtu, nuk me duhen syte per te ndjere prezencen tende, aromen tende, thirrjen tende…Prekja, prekja jote beri mrekullisht te heshtin bulkthat, te pushojne gjethet, prekja jote beri te heshte heshtjen.Ndjej duart e tua butesisht mbi lekure, ne lekure, nen lekure…duart e tua tejpershkuese, e lekura ime i njeh gishterinjte e tu, e zgjohet, e skuqet, e qan, e qesh, lumturohet….Sfumohet ndjesia, rifillon kori i merzitshem i bulkthave, pershperisin pakuptimshem gjethet, qielli u kthye nga takimi, pashe henen te nemitur kur gishterinjte e tu u shkeputen prej lekures sime.
….
U ktheve ne pasqyren e shtremberuar, ajo te perpiu e iku, duke qeshur, tallshem, zhurmshem.Shtrire mbi bar jam, lekura ime e zhgenjyer, lotuese, e nxehte ende. Dua te ulerij, te ulerij, te ngrihem e te vrapoj, te iki, oh, te iki, por a ka nje vend per mua ku ti nuk je? Dhe nuk ulerij, nuk vrapoj, nuk iki…Vendos te bej nje banjo hene, lekura ime do ngushelluar disi….