Ajo tregon se puna në bazë të këtyre botimeve është që të japi një vëzhgim për lokalizmin më të saktë të tyre dhe për datimin e tyre të saktë. “Jam shumë e lumtur që këto dy vepra të rëndësishme panë dritën e botimit. Kam kënaqësinë të falënderoj shumë mbështetjen e madhe të zonjës Nevila Nika si dhe bashkëpunëtorëve të mi shqiptarë për përmbledhjen e këtyre kodikëve në dy vepra”, pohoi Aksinja Xhurova, studiuese e studimeve sllave dhe bizantine. Kodikët e Shqipërisë janë mjaft të veçantë, por ishte e rëndësishme që ato të përkthehen në gjuhë të ndryshme që t’i bëhen të ditur studiuesve të huaj. Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë të tjerë, që i takojnë kishës se Shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë. Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisëështë bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit (Aleksudes, A.-1868). Në vitin 1886 një studiues francez (P. Batiffol) përshkroi shkurtimisht në një katalog 16 kodikë që iu lejuan të shihte në arkivat dhe bibliotekat e Kishës Ortodokse të Beratit. Batiffol, i cili u ankua në artikullin e tij se murgjit vendas "nuk e lejuan" të njihte shume dorëshkrime të tjera, pagëzoi tre prej kodikëve më të lashtë të Shqipërisë: "Codex Purpureus Beratinus"- "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi"-"Kodi i Artë i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atëherë, në listën botërore të letërsisë së krishterë të tipit bizantin, njiheshin jo më shumë se një duzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Me kalimin e kohës nga kjo listë janë zhdukur emra veprash të rëndësishme liturgjike, duke përfshirë edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", që gjendej në Shqipëri.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/07/08
Kodikët e Shqipërisë, në dy volume në gjuhë të huaj
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment