2011-07-09

PALLATI I ËNDRRAVE NË KËSHTJELLËN E LUBJANËS



nga Entela  SAFETI -KASI

Në kontinentin nokturn të ëndrrave shkruan Kadare, ndeshen si drita ashtu edhe errësira e njerëzimit,mjalti dhe helmi i tij,madhështia dhe mjerrimi i tij”.
Në kështjellën  e Lubjanës Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe në PEN International, ndërtoi urën midis ëndrrës dhe të vërtetës, duke vendsour përballë shkrimtarëve të shumë gjuhëve romanin “ Pallati i Ëndrrave” të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.
Kur them “Urën”  midis kam parasysh dëshirën e madhe dhe insitimin e vazhdueshëm  të PEN International për të patur këtë libër të jashtzakonshëm të letërsisë së shkëlqyer dhe shkrimtarin e papërsëritshëm të gjuhës shqipe në një prej ngjarjeve më të rëndësishme letrare që PEN mban në Slloveni prej 42 vitesh, takimin ndërkombëtar të shkrimtarëve.Ka në jetën e çdo njeriu pamje dhe fjalë që nuk mund të fshihen nga koha! Shkrimtarët e e botës të sotme letrare i afroheshin shkrimtarit të gjuhës shqipe me një nderim të thellë dhe dukeshin sikur kishin prekur një ëndërr ndërsa i sillnin librat e tij në gjuhë të ndryshme të botës të botuara shumë vite para.Gati dhjetë vite para, mua personalisht më dukje sikur jetaoja një ëndër kur e gjithë bota aktuale letrare fliste me repsekt dhe tregonte një vlerësim të madh për vepërën letrare të Ismail Kadaresë, për personalietin gjenial, shkrimtarin dhe njeriun e jashtzakonshëm.Bente Christiansen, një përkktheyse mjaft e njohur në Norvegji e gjuhës Frënge, drejtuese ne Federatën Ndërkombëtare të gjuhëve dhe në zyrat ndërkombëtare të të drejtave të autorit,gati dhjetë vite më parë më kishte treguar se si kishte kaqërcyer qiejt e kishte ndërruar avionë për tu takuar me shkrimtarin, e midis të gjithave në krejt eksperiencën e saj “Pallati i Ëndrrave” dhe “Dosja H”, mbeteshin ndër librat më të dashur për atë.Një vit më parë në pritjen për shkrimtarët, presidenti i Sllovenisë Dr.Danillo Turk solli në vëmendjen e të gjithëve se takimi me Artur Millerin dhe mërritja e tij në Bled, Slloveni mbeteshin një ngjarje e jashtzakonshme e jetës së tij, dhe plot një vit më pas për Slloveninë, botën e letrave dhe PEN, mbërritja e Ismail Kadaresë dhe e “Pallatit të ëndrrave”, risollën ndoshta pamjet dhe fjalët e pashlyeshme në kujtesën e të gjithë  botës letrare.PEN International, organizata botërore e shkrimtarëve, e themeluar në prag të luftës së dytë botërore në Londër, u bë njëkohësisht shtëpia dhe tempulli i shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës.Letërsia dhe idetë e mëdha diskutoheshin  dhe debatoheshin në këtë shtëpi të njerëzve të letrave, dikur nga Gollsuorthi, Moravia, Miller, e sot nga Amin Maluf, Orhan Pamuk, Salman Rushdie, Eugene Schoulgin etj.Letërsia e shkëlqyer i tejkalon kufijtë gjuhësorë dhe kohën. Që nga antikiteti i botës e deri në kohët tona moderne ne ende lexojmë veprat letrare të papërsëritshme të gjenialëve. Lexojmë Homerin, Eskilin, Danten, Servanetsin, Shekspirin, Dostojevskin, Kafkën, Kadarenë. Historian na ka sjellë parasysh të vërtetën e madhe se letërisa mbetet, dhe pushtetet politike, kufijtë gjeografikë dhe gjuhësorë shemben pikërisht prej letërsisë të madhe.Letërsia është letërsi në fakt, ajo ose ndodh të shkruhet dhe të bëhet ose nuk mund të jetë, por në këtë rast dua ta përdor termin letërsi e madhe pikërisht për letërsinë.Më lejoni të kthehem tek “Pallati I ëndrrave” në kështjellën e Lubjnanës.Ndoshta dhe ky shkrim nuk do të ishtë shkruar nëse “Pallati i Ëndrrave” në kështjellën e Lubjanës nuk do të ishte projektuar si pamja më e pashlyeshme në kujtesën time dhe të shkrimtarëve të huaj.Dr. Edvard Kovac, profesor i disa universiteteve të rëndësishme të Europës, President i Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe në PEN International, gati një vit më parë kishte një ëndërr të madhe, të realizonte botimin e “Pallatit të Ëndrrave’ në Sllovenisht dhe të kishte në Kështjellën e Lubjanës jo vetëm veprën por edhe shkrimatrin. Madje edhe tema e konferencës së përvtshme të International PEN u morr nga “Ëndërr mashtruese” dhe ky profesor serioz nuk mund ta fshihte se ishte një  njeri i lumtur dhe i nderuar që e gjithë kjo po ndodhte.Për këtë profesor serioz dhe intelektual të njohur në botën e sotme, mbërritja e veprës së Ismail Kadaresë, e shkrimtarit, dhe Helena Kadaresë ishin një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij. Kur e them këtë kam parasysh sekondat, minutat orët dhe ato dy ditë, të cilat gati shënuan një ngjarje planetare në jetën intelëktuale të këtij njeriu, ashtu si edhe në jetën time, ashtu si do të mbeten edhe në kujtesën e shkrimtarëve të tjerë në PEN International.Ajo që dua të them me këtë rast është se prezenca e  autoriteteve më të larta të shtetit Slloven dhe PEN përë këtë ngjarje në Kështjellën e Lubjanës, edhe një herë më solli ndër mend idenë se vetëm Letërsia e shëklqyer dhe shkrimtarët e gjenialë e kanë atë fat  të tejkalojë përkohësinë e pushteteve politike, e kufijve gjeografikë dhe kohës.
“Pallati i ëndrrave” tashmë ishte në gjuhën Sllovene dhe pjesëmarrësit përveç librit kishin para tyre një fragment në Frëngjisht dhe Anglisht, ndërsa shkrimtarja Helena Kadare, bashkshortja e shkrimtarit, do të lexonte në nderim të gjuhës shqipe dhe të veprës letrare po të njëjtin fragment.Mu kujtua për një moment se sa mund dhe sa përpjekje iu desh gjuhës shqipe për tu shkruar. Rallë në histori ndonjë gjuhë është nadluar se si u ndalua gjuha shqipe në historinë tonë të vështirë të mbijetsës si komb. Formula e pagëzimit shënon dokumentimin e shqipes, dhe në globalizmin e kulturave sot kjo gjuhë tregon se paska patur mundësinë e madhe të nxjerrë vepra të jashtzakonshme letrare.” Unë shkruaj në gjuhën shqipe, jam shkrimtar i gjuhës shqipe” më erdh në mend një nga fjalitë e Kadaresë, pikërisht gjatë kohës që të gjthë dëgjonin me vëmendje shkrimtarin shqiptar. Biseda që po zhvillonte Dr.Edvard Kovac me Ismail Kadarenë në kështjellën e Lubjnës tashmë e kishte tejklauar “Pallatin e Ëndrrave”, atje po flitej për fuqinë e letërsisë, për shkrimtarët, për diktaturat që nga themelet e qyetetërimit, dhe për fuqinë e fjalës. Vetëm fjala e ka atë fuqi të tejkalojë kohët dhe sistemet. Historia ka treguar që edhe sistemet janë zhbërë, rënuar, fuqitë perandorake janë zvetënuar, kanë rënë, por letërsia na ka sjellë përtej kohëve vetë njerëzimin, njeriun si një retorkikë dhe temë të përjetshme.“Unë kam një ëndërr”- më erdh aty për aty në kujtesë, edhe deklarata e Martin Luterking, dhe ajo ëndërr sot është realiteti i prekshëm amerikan.“Nëse ti e realizon atë ajo nuk është më ëndërr” mu kujtua ëndrra e Theodore Herzl, kur e shkroi në Vjenë, në 1986, për atdheun e hebrenjve.Kur kam shkruar dhe kam folur shpesh kam thënë se në udhëtimet e mia në PEN më është dukur se kam jetuar ëndrrën e ndaluar të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë të cilët jetuan absurdin e ndëshkimit nën perandorinë komuniste të diktaturës. Pjesë nga ëndrrat e Lasgush Poradecit, Musine Kokalarit, Vilson Blloshmit.e të disa të tjerëve. Ëndrra të cilat egërsia e një sistemi gjatkatar të përbindshëm i ktheu në modele makthi përë të ndëshkuar dhe frikësuar pjesën tjetër.Por në këtë konferencë të radhës, gjuha dhe letërsia shqipe  kishin përvec ‘Pallatit të ëndrrave’ dhe Ismail Kadaresë edhe shkrimatrë të tjerë. Ishte Helana Kadare, Basri Qapriqi nga Kosova dhe shkrimtari Sadik Bejko nga Shqipëria.Përsëri në kujtesën time kthehet e vërteta: “Letërsia e madhe ka mundur të sfidojë dhe kapërcejë kufijtë poiltikë dhe gjeografikë madje ka mundur të kapërcejë edhe vetë kohën”. Sepse ashtu si në esenë e profesor Sadik Bejkos për globalizmin dhe letërsinë  në Slloveni: Letërsia i përgjigjet pyetjese: Përse të jetoj?“Pallati i Ëndrrave” në kështjellën e Lubjanës shënuan një ngjarje për letërsinë e gjuhës shqipe, një kujtesë të papërsëritshme për atë vend, gjuhë dhe ata njerëz, dhe në jetën time ndoshta një kohë në të cilën do të ndalem pikërisht tek madhështia dhe thjeshtësia e gjenalitetit të Ismail Kadersë si personalitet gjenial letrar dhe njerëzor jo vetëm i shqiptarëve por i krejt botës letrare dhe Universit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...