( Nga promovimi i librit (në foto Sabit Rrustemi,Naim Kelmendi,Myftar Dragidella)
LIBER TE VERTETASH TE
DHIMBSHME E KRENARE
Shkruan: Naim Kelmendi
(Fjalë e mbajtur në promovimin e librit “Madheshtitë e
kolonelit”, Prishtinë 6 korrik 2001)
Libri publicistik, i autorit Miftar Dragidella, me titull “Madheshtite
e kolonelit”-(keshtu kane thene per heroin Tahir Zemaj), me lenden e tij
faktografike dhe dokumentaritetin e kohes, pikas te verteten nga shume aspekte dhe pikat
kulmore te reagimit, dhembjes, respektit dhe kujteses shqiptare, kryesisht ndaj
figures se heroit kombetar, kolonel Tahir Zemajt,
Jehona e emrit te tij, pra, kolonel Tahir Zemaj, ishte
madheshtia e tij ne luften clirimtare te Kosoves, atebote kur iu pergjigj
thirrjes se atdheut nen obligimin e institucioneve te Republikes se Kosoves, ne
Zonen Operative te Dukagjinit, dhe kur atebote e thoshte se: Presidentin
Ibrahim Rugova e njoh per Komandant te Forcave te Armatosura të Republikes së
Kosovës, dhe kete me kushtetuten e Kacanikut. Por madheshtia e tij ishte poashtu
edhe ne thenien e atehershme:”Une kam qene dhe jam plotesisht i ndergjegjshem
qe jeta është shumë më e pavlefshme se sa vdekja, kur një ukopator i huaj e
mban tokën dhe popullin tim të pushtuar!”.
Pra, ai ishte njeriu që kishte vetedijen, formimin, profesionalizmin
dhe poashtu vizionin ndaj shtetit.
Jehona e emrit të tij vazhdoi edhe pas luftes kur ai, Tahir
Zemaj, iu dha krah proceseve demokratike ne vend, gjithandej ku gjendej ne
perkrahje te vijes institucionale, pra ne përkrahje te ndertimit te
institucioneve te shtetit te Kosoves. , i cili kishte formatin dhe primatin per
te qene edhe ne balle te udheheqjes se ushtrise se ardhshme te Kosoves se lire,
ngase ai kishte dhene mjaft per çlirimin e saj.
Jehona e emrit te tij ishte kumbuese edhe pas krimit barbar
dhe vrasjes se tij me te birin Enisin dhe kusheririn Hasanin, me 5 janar 2003
ne Peje, atehere kur ne Kosoven e
pasluftes nga krimi i organizuar vriteshin njerëzit e kauzes sonë kombëtare,
por mbase ky kumbim
ngerthente ne vete dhembjen e te gjithe shqiptareve si brenda Kosove si jashte
saj, gjithandej ku jetojne e frymojne shqiptaret…
Prandaj libri i
Myftar Dragidelles “Madheshtite e kolonelit” meton të sendertojë idenë edhe konceptin
për ta perceptuar librin ashtu sikur kane ndodhur ne te vertete të gjitha organizimet
dhe ngjarjet, që pas vrasjes së kolonelit, ngushellimet dhe akademite
perkujtimore, opinionet, perkushtimet, telegramet e ngushellimit nga
personalitete vendore dhe nderkombetare, dhe te gjitha ato që kanë thënë
bashkekombasit dhe personalitetet shqiptare brenda e jashte Kosoves. Keto
akademi te mbajtura gjithandej, kane shprehur indinjaten, dhembjen dhe
respektin e madh ndaj personalitetit, te njeriut dhe bashkekombasit Zemaj, por
jane ravijezuar edhe ne kujtesen tone historike si kuptimesi dhe domethenie, te
nje kohe te kauzes sone kombetare… Ne te vertet ishte respekti dhe dhembja e
madhe per humbjen e ketij njeriu të atij formati, e që në luftën clirimtare
iu pergjigj thirrjes se atdheut me tërë
dijen dhe potencialin e tij prej ushtaraku te karrieres, por që atëbotë u
kundërshtua dhe u pengua nga krahu tjeter i luftës. Megjithatë koloneli Zemaj e
beri historinë me udhëheqjen profesionale te luftes, sikur ishte Beteja e
Loxhes, Beteja e Llukes, dhe me pastaj me formimin e brigades “Mergimi”.
Jane poashtu ne kete liber edhe fjalimet e eproreve
profesionist te luftes dhe bashkeluftetare te Zemajt, te cilet nxjerrin ne pah
shume aspekte te personalitetit dhe te jetes e vepres se Zemajt si profesionist
i artit ushtarak, qe me kohe e vuri ne dispozicion te popullit dhe te atdheut
te vet,. Pra, librin e pasurojne edhe disa shkrime pikante per heroin kombetar Tahir
Zemaj, e që qemtojne me perkushtimin rreth figures madhore te tij. Mbase libri
i Myftar Dragidelles “Madheshtite e kolonelit”na grish gjithesesi kujtesen tone
dhe historike ne kujtim te jetes e vepres se kolonelit Zemaj, duke mbetur nje
liber qe pasuron publicistiken tone me shkrimet, deshmite dhe faktet qe
ngerthen ne vete, ne te shumten si udherrefyese per historine dhe te ardhmen.
Prishtine,6 korrik,2011