2011-07-09

Varri i zogut…..



Nga: Jolanda  DAUTI
Atje ku rruga kryesore kryqezohet me nje rrugice private, para nje kioske gazetash, ndohet nje park..Nuk eshte shume i madh , por eshte i mbushur me gjelberim, disa tufa lulebore ,e shume lule te hutuara te nderthurura mes pemeve te medha.Ne fund nje kend i vogel i gjelber i pastruar e i ruajtur me kujdes…Provoni per nje moment te viheni ne vendin e nje maceje, o te nje zogu; atehere ky park do ju duket i stermadh, e ndofta dhe pak misterioz…
Mes pemeve te shumellojshme ndodhet nje bredh shumevjecar, thuajse ne maje, e mes dy degeve qe kryqezohen , nje fole me gjethe te thara..Ja pra kjo histori tregon lindjen e nje monumenti te cuditshem…..Dy blloqe me poshte ketij parku ndodhet nje “Botega” ku dyqanshitesi eshte i zoti i nje maceje te bukur,te them te verten i nje maceje vertete te madhe, e nese eshte e tille per ne, mendoni pak per zogjte….Macja cdo mengjes kalonte me ritem te keputur prej pellushi gjithe parkun, e dukej sikur thosh: sot kam uri…Qendrimi i saj ish i tille qe asnje mace tjeter sdo te guzonte te hynte ne “parkun e saj”…E pasi hynte zgjidhte nje pozicion strategjik, e priste e pergatitur…..Ish e sigurt se heret a vone ndonje zog do te zbriste ne park, e atehere me nje ktheter te shpejte,njam- njam kafshata ish e siguruar….Ne te vertete, edhe pse kopshti ishte plot me zogj, asnje prej tyre skish rene ne gryken e saj….pak per faktin te organizuara me roje, pak per frike, fakti qendron qe macja skish shijuar asnje prej tyre…E megjithate ushqimi per zogjte ne ate lendine te gjelber ish vertete me bollek, e tentativa per te zbritur poshte ish e forte;sigurisht dikush do te sakrifikohej, por pjesa me e madhe do te shpetonte..Po nuk kish as martire, e as heronj mes atyre zogjve, keshtu barerat rriteshin me kote…Mes shume zogjve qe banonin ne ato peme, ndodhej nje zog ne gjendje te keqe, ishte i semure nga nje semundje qe e dobesonte gjithnje e me teper, i kishte puplat e rena, e dukej me i vjetri nder te tjere.Shoket e tij e kuronin si te ish nje i mitur, e ai ua shkembente me nje cicerime thuajse te meket.Ditet kalonin, e kur zogu i semure u ndergjegjesua se i kish ardhe fundi i diteve te tij, kuptoi se kish ardhur momenti te bente heroin ,,,,s’kish shume per te humbur..Natyrisht te gjithe miqte kerkuan ti kthenin mendjen, e duke e pare ne perleshje me macen asnje sdo te perfitonte nga rasti, por zogu i vogel e kish vendosur qe do te hidhej…e pastaj……………
Ate mengjes macja, si gjithe ditet e tjera, kaperceu murin, e filloi te pergatiste skenen, arritur ne mes te lendines, shikoi perreth per te zgjedhur pozicionin e duhur, ndersa zogu jone i semure me nje stermundim, ne kohe reale u hodh e perfundoi perpara maces…..Zogjte e tjere se ndien ta ndiqnin e ndenjen ne pritje qe sakrifica e mikut te tyre te konsumohej..Perreth mbreteronte nje qetesi qe njoftonte per pritjen e madhe, edhe gjethet e era ndaluan…….Macja ne fillim mbeti shume e habitur,me pas nxorri thonjte , fiksoi e palevizur zogun, i cili priste fundin me sy te cakerryer…Macja vuri re se ndodhej para nje prede kaq mizerje, saqe refuzoi ta mirrte dhe ne konsiderazion, u sigurua qe askush se shihte e me dinjitetin e nje maceje qe refuzonte nje zog ne nje lendine, u zhduk pas murit..Qe nga ajo dite macja nuk vuri me kembe ne park,sepse kish besuar se gjithe zogjte e tjere ishin si ai…mizerje zog..Imagjinoni se c’feste te madhe pergatiten zogjte e lumtur per mikun e tyre hero, e ngadale e me delikatese e cuan ne folene e tij..Pas pak ditesh, me shume mundim zogu vdiq…..Zogjte e tjere rrethuan folene e tij, e nuk pushuan kurre se nderuari per aktin e tij bujar e kurajoz…..

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...