Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/05

AMERIKË URIME PAVARËSIA !


"Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë përherë përkrah popullit dhe Qeverisë amerikane në projektin dhe vizionin madhor për liri, paqe e demokraci të popujve kudo në botë", thuhet në urimin e AAK-së.

http://www.botasot.info/reklama/festime-kosove-us.jpg


Në asnjë vend të botës nuk organizohen koncerte të tilla sikur këtu në Kosovë për nder të 4 Korrikut përveç në SHBA, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Kristofer Dell.

http://www.botasot.info/img/kosova-us-koncerti.jpg

Për nder të 235-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të hënën mbrëma në sheshin “Nënë Tereza” u mbajt koncerti “Hello America”, ku morën pjesë yje të shumta të estradës.
Ambasadori i SHBA-ve, Kristofer Dell, duke përshëndetur të pranishmit e shumtë në gjuhën shqipe, ka uruar 4 Korrikun- Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve, duke thënë se në asnjë vend të botës nuk organizohen koncerte të tilla sikur në Kosovë, përveç në SHBA.
http://www.botasot.info/reklama/4korriku-kosove-us.jpg
Ditë festive në Kosovë për Amerikën dhe Kosovën


Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, në Kosovë janë paralajmëruar disa aktivitete, me të cilat shënohet kjo datë. Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si aleatin më të mirë të Kosovës, institucionet dhe qytetarët në vazhdimësi e shënojnë këtë ditë.
Në mbrëmje, në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë do të mbahet një koncert festiv si dhe do të hapet një ekspozitë "Faleminderit Amerikë" në Muzeun e Kosovës. Edhe subjektet politike kanë përgëzuar SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ua ka përcjellë urimet më të përzemërta ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, stafit diplomatik, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, Qeverisë së SHBA-së dhe mbarë popullit amerikan.

Në urim thuhet se Dita e Pavarësisë së SHBA-së është moment i festës jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për popullin dhe Republikën e Kosovës dhe të gjithë popujt paqedashës e demokracinë në botë. “Në këtë ditë, ne, duke ndarë gëzimin me popullin amerikan, përcjellim edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin tonë për të gjithë mbështetjen që SHBA i ka dhënë popullit dhe vendit tonë në rrugën e vështirë për dinjitet, liri dhe pavarësi kombëtare e qytetare".

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...