2011-07-09

Londër: Për shkak të krizës, rritet numri i vetëvrasjeve




Numri i vetëvrasjeve në Evropë, në mënyrë drastike u zmadhua, në periudhën 2007-2009, ndërsa ekspertët theksojnë se kjo i referohet krizës, papunësia e lartë dhe pagat e vogla. Më dramatike është rritja e vetëvrasjeve në Greqi dhe Irlandë.
Hulumtimi është zbatuar nga disa shkencëtarë nga Shkolla londineze për higjienë dhe sëmundje tropikale dhe nga një hulumtues i Universitetit të Kembrixhit, të cilët i publikuan konstatimet e tyre në revistën britanike medicinale “Lanset”. Me hulumtimin janë përfshirë dhjetë vende evropiane: Austria, Britania e Madhe, Greqia, Irlanda, Letonia, Rumania, Hungaria, Finlanda, Holanda dhe Çekia.
Ekspertët theksojnë se hulumtimi ka treguar se sa shpejtë kriza financiare reflektohet mbi shëndetin e njerëzve.
Vetëvrasjet gjegjësisht janë vetëm maja e bregut të akullt, ndërsa paraprakisht janë vërejtur një numër i madh i problemeve psikike dhe fizike, theksojnë hulumtuesit. Ata kanë për qëllim ta zgjerojnë hulumtimin dhe të kuptojnë pse disa njerëz, bashkësi, madje edhe shoqëri të tëra janë veçanërisht të ndishëm, ndërsa të tjerët janë më të përmbajtur në lidhje me problemet ekonomike.
Në Greqi numri i vetëvrasjeve për këtë periudhë është rritur për 17 për qind, ndërsa në Irlandë për 13 për qind. Në vendet e reja-anëtare të BE-së, si Hungaria dhe Letonia rritja e numrit të vetëvrasjes në vitin 2008 ka qenë më pak se një për qind, por në anëtarët e vjetra kjo është rritur për pothuajse shtatë për qind.
Nga dhjetë vendet të cilat janë përfshirë me hulumtimin, vetëm në Austri në vitin 2009 ka pasur më pak vetëvrasje në krahasim me vitin 2007. Në vend është vërejtur rënie e numrit të vetëvrasjeve për pesë për qind. Në të gjitha vendet e tjera ka pasur rritje prej së paku pesë për qind.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...