Nuk ka gjë më të lehtë e më të këndëshme se sa të mbushësh ujë me kovë në pus. Kështu m’u duk kur pashë një nga vajzat simpatike të shtëpisë tek po bënte këtë punë. Hidhte kovën brenda dhe e nxirrte plot përbuzë. Ky proces nuk zgjaste më shumë se dy ose tre sekonda, hedhje, mbushje, ngritje. Rrëmbeva dhe unë kovën dhe e hodha. Dikush klithi:
- Kujdes litarin!
Por tashmë ish tepër vonë. Kova kish fluturuar brenda në pus e bashkë me të edhe litari. E ç’të bëja? Vetë nuk e nxirrja dot. I thirra plakës së shtëpisë, ajo vajzave të veta, ato plakut dhe plaku të birin. Ky i fundit se nga mori një kallam a ku e di unë se ç’farë dhe e nxorri kovën fët e fët. Tash e kisha rradhën unë përsëri. Shtërngova fort litarin në njërën dorë sa m’u zbardhën gishtat dhe me tjetrën fluturova kovën në pus. Tërhoqa litarin, por për çudi pesha ishte e lehtë. E lëshova përsëri e përsëri i njëjti rezultat. Prita pak se mos ndoshta donte një farë kohe të mbushej. Hiç. Hodha sytë poshtë e ç’të shihja. Kova lëkundej lehtë mbi sipërfaqen e ujit për shtatë palë qejfe, në freskllëk, sikur unë ja kisha ngenë. Sigurisht ajo donte të zbavitej ca, por grumbulli i enëve po priste për t’u larë. Fundja ajo për këtë punë ishte sajuar, për të nxjerrë ujë nga pusi e jo për t’u zbavitur brenda në të.E humba durimin e fillova t’a përplasja kovën pas ujit. Si për inat bosh. Në inat e sipër e nxorra, e ngrita lart, e ktheva së prapthi dhe e hodha pingulthi me sa fuqi pata. Në çast ajo u mbush e ndjeva litarin të më tërhiqte dorën poshtë. E tërhoqa lart pak e nxehur, sepse qëndrimi soditës i familjes mikpritëse m’i kish cingrisur nervat. Rrinin aty tërë ato lloj burra e grash e bënin sehir. Nejse, lava pjatat e ata prapë aty. Mora përsëri kovën dhe e hodha po me atë stil. Sukses i plotë, proces i kryer në tri sekonda. Fillova të shpëlaj enët. Por kur më duhej edhe një kovë ujë, vetëm një, ndodhi një habi e madhe. Kova jo vetëm se doli bosh por i mungonte edhe fundi. E kotë të zgjatem se si buzëqeshja e atyre njerëzve sehirxhinj e simpatikë u kthye në ngërdheshje. Por po them vetëm, se unë i përfundova së shpëlari enët pasi pagova paret për kovën, sigurisht dyfishin e çmimit nëse do t’a kisha blerë të re në treg, kështu që ata më sollën një kovë tjetër. Pas ditës së pestë të pushimeve u bëra mjeshtre në këtë punë, por kisha nxjerrë jashtë përdorimit edhe dy kova të tjera…