1.DARDHAT E KALBËTA |
|
Skicë
Një
ditë shkova në bibliotekën e gjimnazit në Therandë, aty takova
atdhetarin dhe profesorin e gjeografisë me përvojë të madhe shkencore e
pedagogjike, Bajram Kurtin, ndaj bibliotekari, Hysni Kabashi, na nderoi
me kafe. Kishin kaluar dy-tre vjet që profesorin e gjeografisë për shkak
të Demonstratave të Studentëve për Kosovën Republikë, Komiteti Komunal e
kishte larguar prej detyrës. Jo vetëm kaq, sepse profesor Kurti u jepte
nota të larta nëse nxënësit dinin për pozitën gjeografike të
Shqipërisë. Ishte një ndër profesorët e parë shqiptar që zbatoi arsimin
europianoperëndimor, thoshte se mbi të gjitha duhet njohur mëmëdheun
tënd – Shqiperinë Etnike. Si rrufeja u përhap lajmi se ish-kolegu i
tyre, Prof. Bajram Kurti, gjendet në bibliotekë, ndaj disa arsimtarë
hynë për t’u përshëndetur. Pas pak hyn edhe një arsimtar serb, quhej
Bora dhe ishte i moshuar, gjë që dukej i zbardhur në flokë. Bajram Kurti
dhe arsimtarët tjerë e kuptuan qëllimin e serboçetnikut që hyri në
bibliotekë, megjithatë Bajrami përshëndetet, duke “përgëzuar” kolonistin
serb që puna po i ecën mbarë dhe vazhdoi duke ngritur duart:
“Borooo!!! Unë dhe ti kemi dalë në treg për të shitur dardha. Unë po
bërtas në treg: Urdhëroni dardha të mira!… Mirëpo myshterinjtë nuk
vijnë te unë, krejt po vijnë te ti, edhe pse dardhat e tua janë të
kalbëta”. Arsimtarët e pranishëm në bibliotekë po qeshnin me të madhe
për tregimin ironik të Bajramit, ata e dinin se fjala ishte për
burgosjen dhe largimin e mësimdhënësve shqiptarë nga procesi mësimor.
Arsimtari serb, Bora, dinte nga pak shqip, ai një kohë të gjatë ka dhënë
serbisht në paralelet shqiptare: prej shkollës fillore deri në gjimnaz,
ndaj së shpejti do të shkonte në pension. Kështu edhe ngjau, para se të
thyente qafën në pension, flitej se ka plaçkitur eksponatet ilire në
dollapin e gjimnazit, mu pranë zyrës së drejtorit dhe i ka dërguar në
Muzeun Popullor të Beogradit. Dhe plaku serb kurrë më nuk u duk në
Therandë. Prandaj doli fjala e Prof. Bajram Kurtit, i cili një vit më
parë tregoi se si çetnikëve serbë po u shiten dardhat e kalbëta - (lexo:
politika). |
|
2.SHTËPIA E GURIT |
Në
tokën e djegur, porsi oaza në mes të shkretëtirës, ka nisur të bulojë
bari i ri. Ndonëse është stina e pranverës, pemët i ka prekur bryma e
shkaut, në kurorat e pemëve nuk ka asnjë gjeth. Pemët nuk kishte mundur
t’i thajë as thatësia më e madhe midis verës me diellin prush, kurse
flaka e shtëpive të katundit gjatë luftës i kishte shkrumbuar deri në
palcë. Një mjek me stetoskop mundohet të dëgjojë frymëmarrjen e pemës në
oborrin e tij plotësisht të djegur. Disa njerëz mjekun e merrnin për të
çmendur, militaristët serbë ia kanë masakruar gruan dhe djalin
katërmdhjetë vjeç, kurse bijën gjashtëmbëdhjetëvjeçare ia kanë dhunuar.
Mjeku me stetoskop në veshë kontrollon nëse pema ende është gjallë; sa
për kurorën, pema bulon përsëri, kështu tha mjeku me flokë të
shprishura.
- Jooo! Aty ku shkelë këmba e shkaut, nuk mbin më barë! - kumboi
zëri i fortë i plakut, që ishte afër mjekut me stetoskop në veshë. Ai e
kuptoi veprimin e mjekut me stetoskop, prandaj nga revolta e luftës
shkatërrimtare kishte bërtitur në kupë të qiellit.
Plaku i dinte dëmet e pushtuesit serb, kishte lindur dhe ishte
plakur në zjarrin e luftës, ç’prej ditës që atdheu mbeti nën këmbë të
shkaut. Dy djemtë e tij ishin vrarë në luftë për mbrojtjen e atdheut.
Tani ata prehen në varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje. Një
shtëpi e gurtë skaj katundit i ka shpëtuar djegies, është shtëpia e
plakut - babait të dëshmorëve. Ka mbetur shtëpi e vetme pa shoqe, të
tjerat janë bërë shkrumb e hi nga ushtria gjakatare serbe. Populli
shqiptar luftën e donte më shumë se shumë, sepse ua impononte pushtuesi
serb me 100 vjet dhunë e vrasje - prej fëmijëve në djepa deri te pleqtë e
vjetër.
Në vend të erës së gjelbërimit pranveror, në katund kundërmon era e
shkrumbimit të shtëpive. Toka është e përgjakur nga luftëtarët trima të
UÇK-së, që kurrë nuk ja ndalën pushkën shkaut. Të gjithë fshatarët kanë
hapur tendat, ndaj familja e plakut nuk kishte nevojë të hapte tendën,
ai kishte shtëpinë. Fqinjët e kishin përgëzuar plakun për shpëtimin e
shtëpisë së tij nga flaka që i digjte ushtria serbe. Një javë fjeti
plaku me familjen e tij në këtë shtëpi të gurit, të fortë si shkëmb
graniti. Gurët e shtëpisë ishin gurë të shkëmbinjve shqiptarë, ndërtuar
nga duart e mjeshtërve vendës. Plaku i kishte kaluar netët me ankth dhe
me shqetësim, ëndrrat nuk e linin të qetë. Shumë njerëz ishin vrarë,
edhe bagëtia, edhe shpezët ishin vrarë, por edhe gjelbërimi ishte
zhdukur nga faqja e dheut. Ëndërronte se si shtëpia vajtonte që ka
mbetur pa shoqe, pa gjelbërimin e pemëve në fshat, prandaj donte që edhe
ajo të digjej, kështu e paramendonte plaku ëndrrën e tij të tmerrshme.
Kjo gjendje shpirtërore e shqetësonte më së shumti, sepse e dinte që
dora e shkaut digjte, jo vetëm gurët, por edhe hekurin.
Në agimin tjetër zbardhi drita, ishte qetësi varri, meqë kaherë
ishin zhdukur pëllitja dhe blegërima e bagëtisë. Vetëm gurgullima e
lumit dëgjohej, atë nuk kishte mundur ta zhduk dora kriminale serbe.
Tani ky lumë së bashku me rrezet e diellit do t’i jep jetë tokës, në
mënyrë që të bulojnë bari dhe lulet, të mbijnë gruri dhe misri, të
kultivohet hardhia shekullore, të skuqen qershitë e fëmijëve të vegjël.
Lumi nuk ndalet dot së rrjedhuri, prandaj as jeta nuk do të ndalet
kurrë, vetëm lindje do të ketë në Kosovën martire.
Papritmas plaku nxori jashtë të gjithë robitë e shtëpisë. Fqinjët
dyshuan për ndonjë granatë të pashpërthyer brenda në shtëpi, që ka
mbetur nga lufta. Pas pak plaku hyri brenda dhe ia futi flakën shtëpisë.
Të gjithë fshatarët vrapuan kur panë flakën mbi shtëpi. Thanë se plaku
është çmendur, dhe u përpoqën të fikin zjarrin, mirëpo i zoti i shtëpisë
pengonte ndërhyrjen e tyre. Më vonë erdhi një gazetar dhe të zotin e
shtëpisë e pyeti për pasojat dhe rrethanat e ndezjes.
- Kurrkush nuk ma dogji shtëpinë!… Unë vetë, me këta duar, ia futa
flakën, - tha plaku duke shtrirë duart zhubravitura përpara gazetarit.
Dukej sikur kërkonte dënimin prej popullit.
Plaku nuk donte që shtëpia e tij të ndahej nga shoqet, që i kishte djegur dora e shkaut, ndaj kishte bërtitur:
- Digju, oj shtëpia ime, mos më ndaj nga fqinjët! A nuk kam luftuar
edhe unë kundër fashizmit serb, që na masakroi dhe na shkrumboi krejt
katundin!
Ndërkohë një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte parë
flakën e shtëpisë dhe me një frymë kishte mbërritur në vendin e
ngjarjes. Pa plakun duke soditur shtëpinë që po digjej flakë.
- Mixhë, unë e shpëtova këtë shtëpi pa u djegur. Në çastin kur
militaristët serbë po i venin flakën tërë katundit, i vrava me këtë
pushkë, - tregoi ushtari i UÇK-së që ende mbante pushkën në dorë. - E
kuptoj dhimbën tënde shpirtërore, sepse një shtëpi nuk e zbukuron
katundin…
Plaku qau, ashtu siç qajnë çunat dhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përqafoi duke e shtrënguar me gjoks.
- Ne do ta ndërtojmë katundin më të fortë dhe më të bukur. Shtëpitë
tona do t’i bëjmë kështjella përballë armikut gjakatar, - kumboi zëri i
bijës së mjekut. | |
|
|
3.TRONDITJE NË KATUND |
|
tregim lufte
Në
fushëgropën e rrethuar me kodra e male gjendet një fshat i djegur,
fashistët serbë e dogjën deri në themel. Në krye të fshatit duken muret e
larta me të vetmin oxhak, janë muret e ambulancës së djegur. Askush nuk
beson që dikur ka qenë ambulancë e fshatit, gazetarët mendojnë sikur
ushtria serbe i kursen sipas konventës ndërkombëtare. Të njëjtin fat
tragjik kishte pësuar edhe biblioteka e vogël e fshatit, ku lexuesit
lexonin librat shqipe. Ndonëse biblioteka ishte e vogël dhe kishte pak
libra, megjithatë për kolonizatorin serb ishte tmerr.
Tani jemi në pranverë dhe zogjtë fare nuk fluturojnë, kjo ndodh për
shkak të shkrumbimit që kundërmojnë shtëpitë e djegura. Një tank i
shkatërruar serb pushon në oborrin e shkollës fillore, është një
përmendore e zezë që ka mbetur nga lufta e përgjakshme e fashizmit serb.
Gjatë luftës nga shpati i malit, mbi fshat, trimat e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës me dylbi e kishin vrojtuar tankun serb që po
shkonte në drejtim të shkollës, mu në klasën ku fëmijët mësonin
abetaren. Ushtarët trima të UÇK-së e kuptuan qëllimin e tankut serb,
ndaj e vëzhguan me kujdes dhe e qëlluan me granatë. Ashtu siç ngordhë
bisha e tërbuar, ngordhën tankistët serbë brenda në kabinë, dhe tanku u
ndalë në vend. Po, kush mund ta ndalte tankun e tërbuar serb, që shkonte
drejt shkollës plotë me nxënës të etur për dituri, pos ushtarëve trima
shqiptarë të Kosovës.
Në përrua, ku vazhdimisht laheshin rosat që gagaritnin në kupë të
qiellit, gjinden dy lopë me një viç të ngordhur pranë. Viçi i ka ngritur
këmbët në drejtim të qiellit, kurse koka i ka mbetur nën gjinjtë e
lopës mëmë. Matanë shpatit gjinden dhjetëra varreza të fshatarëve të
vrarë nga hordhitë serbe. Kjo të përkujton "Gernikën" e piktorit
spanjoll, megjithëse Gernika spanjolle është episod i tragjedisë në
krahasim me tragjedinë e tmerrshme në mbarë Kosovën.
Papritmas një krismë e fuqishme ushtoi dhe dy kuajt e bijkut, që po
lëronte arën buzë xhadesë, u trembën. Është krismë e ndonjë mine që ka
shkelur një fëmijë tek po luante me top. Krismën e minës së shpërthyer e
dëgjoi tërë fshati, ndaj të gjithë fshatarët vrapuan në drejtim të
krismës dhe qarjes së fëmijëve që s’pushonte. Është krismë që sjellë
vdekjen e kurdisur nga paramilitarët serbë, të cilët gjatë pushtimit të
hekurt çdo pëllëmbë të Kosovës e kanë mbushur me granata dhe me mina për
vrasjen e shqiptarëve. Pas pak ambulanca e fshatit mbushet me pacientë
të vegjël të plagosur për vdekje nga shpërthimi i minave, të cilat i ka
vendosur ushtria kriminale serbe, në mënyrë që sa më shumë fëmijë
shqiptarë të vriten. Pikat e gjakut të fëmijëve të plagosur duken në
korridorin e ambulancës. Oborri i ambulancës u mbushë plotë me fshatarë,
nënat qanin dhe luteshin për shpëtimin e fëmijëve nga dora e mjekut.
Askush nuk mbeti nëpër shtëpia, të gjithë dolën në rrugë, janë bërë
ankth nga tmerri i luftës që kurrë nuk ndalet.
Doktrina serbe për shfarosjen e shqiptarëve gjendet diku në arkivat e
Beogradit, metropol i përkëdhelur evropian, të cilën aeroplanët e
forcave atlantike nuk arritën dot ta asgjësojnë. Një fëmijë kishte
vdekur në vend, kurse tre të tjerë janë plagosur. Kuptohet që për këtë
lajm tronditës, kriminelët serbë ngërdheshën fytyrat, meqë ata
dëshirojnë që sa më shumë fëmijë shqiptarë të shkelin në mina dhe të
vriten. Dëshira e popullit shqiptar bie në kundërshtim me dëshirën e
popullit serb, meqë shqiptarët më shumë ua dëshirojnë vdekjen vrastarëve
serbë që e kanë përgjakur Kosovën.
Ushtari rus i Kforit mban dëgjimin e radios në vesh, sipas ritmit të
muzikës luhat kokën. Ai është indiferent dhe as që donë të dijë për
çunat e vrarë nga minat serbe. Nëna e tronditur nga tragjedia donë t´i
nxjerrë flokët prej kresë; sepse djali i vetëm i saj që vitin e kaluar
kishte shpëtuar nga lufta, u vra nga minat që ka vendosur ushtria serbe.
Bashkësia Ndërkombëtare gënjen se liria u fitua, derisa minat serbe
vazhdimisht vrasin shqiptarë, që do të thotë se lufta verbale serbe
vazhdon. Kjo vrasje me anën e minave të vendosura në dhe i pëlqen vetëm
serbit dhe rusit. Nëna fatkeqe qanë, mallkon sojin e stërsojit të serbit
dhe rusit. Skaj tankut kaloi një qen duke çaluar me një këmbë, ushtarët
e shikuan, pastaj i hodhën një kockë peshku, mirëpo qeni i vështronte
të panjohurit, ndaj nuk hëngri asgjë, një këmbë ka humbur gjatë
kullotjes së bagëtisë.
- Mos të kanë plagosur edhe ty vëllezërit e mi, - kështu thoshin
rusët për vrasësit serbë. Qeni me një këmbë, të shkurtuar nga granatat
serbe, nuk lëvizte. Rusi tjetër, qenit i hodhi një copë mish nga
gullashi që hante në konserva, mirëpo qeni nuk shtiu asgjë në gojë.
- Edhe qentë na urrejnë, kanë frikë se po i helmojmë, - tha ushtari i
dytë rus, dhe qenit i lëshoi një britmë që menjëherë të largohet prej
vendit, përndryshe do ta vriste nga inati.
- Mjera unë, e mjera! - ankohet nëna e tronditur nga pikëllimi, duke
shikuar shtëpinë e djegur, - më vranë burrin, fëmijët, vëllezërit dhe
motrat… Tani kam mbetur porsi ai oxhaku i vetëm mbi shtëpinë e djegur.
Vjehrri i gruas së ve, të mbetur me duar në gji, u vra në atë shtëpi
me të vetmin oxhak - pa çati dhe pa dritare. Ushtarët serbë hynin nëpër
shtëpia dhe i futnin flakën, aty digjeshin njerëzit që nuk i bindeshin
pushtuesit gjakatar dhe që nuk arrinin të iknin prej flakës. Kafshët
shtëpiake bërtisnin nga pasojat e zjarrit që i shkrumbonte, kërkonin
ndihmë prej të zotit. Të gjorat kafshë nuk dinin që bashkë me ta po
digjeshin edhe njerëzit, edhe ushqimi, edhe fushat, edhe qielli me zogj.
Për të ndalë britmën padurueshme të kafshëve për ndihmë, një ushtar
serb ua futi granatën në stallë dhe u largua. Pas pak granata eksplodoi
dhe britma e madhe e kafshëve u shua.
Vjehrri kishte marrë një vendim të ashpër, nuk deshi ta braktiste
shtëpinë dhe të shkojë në Shqipëri, ku i detyronte ushtria kriminale
serbe. Plaku u kthye në shtëpinë e tij kala të fortë. Mblodhi arin -
stolitë e rejave të tij dhe u ul në qyshe të odës tradicionale
shqiptare. Oda ishte e bukur, e shtruar me qilima persianë dhe dukej
sikur plaku po priste dasmorët shqiptarë. Në prehër mbante shportën me
bomba, por të mbuluar me ari dhe stolitë e rejave. E dinte që serbët
lakmojnë dukatin, sepse shkaktare e të gjitha tmerreve të luftës ishte
ari i Trepçës. Për dukat serbi po lufton, jo për kisha, mendonte plaku,
ndaj kështu do ta pres armikun gjakatar. E kishte mësuar përvoja e
luftës shumë vite me radhë, por edhe historia e trimit legjendar, Oso
Kuka, në Kullën e Vraninës, i cili duke flijuar veten vrau me qindra
ushtarë malazezë.
Kriminelët serbë kur kishin parë shtëpinë e bukur me dhoma të
pajisura, fluturimthi kishin hyrë për të plaçkitur. Posa e panë plakun
në qyshe të odës, deshën ta vrasin, mirëpo shkëlqimi i arit dhe stolive
ua mori sytë, dhe me dhjetëra serbë iu vërsulën për t´ia gllabëruar nga
duart. Pas një çasti shtëpia, siç ishte e bukur me shumë dritare dhe
kulmin e lartë, i doli flaka në drejtim të qiellit. Kjo grua kishte parë
flakën mbi shtëpinë e vet tek po largohej nga fshati në drejtim të
kufirit shqiptaro-shqiptar. E dinte qëllimin konspirativ të vjehrrit dhe
kishte bërtitur:
- Lavdi të qoftë, vjehrri im! Emni yt u bëftë dritë! Së shpejti do
kthehemi në atdheun tonë të lirë dhe do të vejmë kurorë mbi varrin tënd.
Ti hyre në mitin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! |
| | | | | | | | | | | | |
|
|
|
|
|
|