2011-07-07

Libër për Tahir Zemajn

Saranda Rama ,gazetare

Foto: Driton Bublaku

U fol se nuk është shkruar asnjëherë për të, nuk është bërë asgjë për të zbardhur vrasjen misterioze të tij. Për kolonel Tahir Zemjan, tashmë u shkrua një libër, i cilli fillon me ngjarjen e 4 janarit të vitit 2003, kur edhe u vra Zemaj, bashkë me birin e tij, e deri te përkujtimet, reagimet dhe opinionet për të. “Madhështitë e Kolonelit”, është libri publicistik i autorit Myftar Dragidella, e cila u promovua të mërkurën në Prishtinë. Gazetari dhe publicisti, Naim Kelmendi, duke folur për këtë libër tha se autori me lëndën e tij faktografike dhe dokumentacionin e kohës, has në shumë aspekte në pikat kulmore të dhembjes. “Mbase jehona e emrit të tij (Tahir Zemes) ishte madhështia e luftës në atë zonë, madhështija e tij ishte edhe në thënien e atëhershme të tij “Un kam thënë dhe e ripërsëris se jeta është më e pavlefshme sesa vdekja derisa okupatori i huaj e mban tokën time të pushtuar”, thotë Kelmendi, duke shtuar se kolnel Zemaj e bëri historinë me udhëheqjen profesionale të luftës, sikurse beteja e Loxhës, e Llukës, e më pas edhe me formimin e brigadës “Mërgimi”. Duke folur për betejën e Loxhës, që udhëhiqej nga Zemaj, Kelmendi tha se aty serbët morën për herë të parë një leksion të fortë, një mësim të vyer, se nuk ishte më koha kur ata luftonin kundër dy-tre vetëve, që gjuanin nga larg e pastaj iknin duke e lënë popullsinë civile në mëshirën e “tigrave” të Arkanit dhe kriminelëve të tjerë të policisë dhe ushtrisë serbe. “Në Loxhë serbët panë me sytë e tyre se çka do të thoshte të ballafaqoheshin me forca të organizuara, të përgatitura ushtarakisht dhe të drejtuara me profesionalizëm. Në betejë kanë marrë pjesë rreth 160 luftëtarë shqiptarë të Brigadës 134, ndërkohë që burimet serbe komentonin se qenë ndeshur “me 4-5 mijë forca rebele”. Ndërsa Sabit Rrustemi thotë se e ka titulluar këtë libër “Kronika e një vrasjeje që s’u evitua”, pasi që sipas tij, i kushtohet njërit prej strategëve më të zgjuar të luftës së fundit në Kosovë. “Autori, si njohës i mirë i rrethanave politike në Kosovë, pikërisht ngjarjen makabre të 4 janarit e merr si pikënisje të veprës së tij, duke mbledhur me një korrektësi kronikat e kohës, reagimet, opinionet, por edhe kujtimet për kolonelin, që u shfaqën kundër këtij akti makabër. Autori arriti të ndërtojë një libër monument për kolonel Zemjan, monument ky i cili kurorëzohet me shpalljen e tij heroi i Kosovës, pikërisht në përvjetorin e betejës së Loxhës, që ishte edhe kryevepra ushtarake e Tahir Zemajt”, thotë Rrustemi, duke shtuar se ky libër që vjen pas 8 vjetësh e ka edhe këtë qëllim “ta kthejë edhe njëherë figurën e Kolonel Zemjat dhe t’i shtyjë përgjegjësit e drejtësisë në vend për këtë vrasje makabre që të zbardhë të vërtetën. Ndërsa autori Myftar Dragidella tha se për kolonelin nuk është thënë asgjë deri më tani. “Dëshiroj që një ditë të kemi një komplet të veprave të tij”, ka përfunduar autori. Libri përmban edhe fjalimet gjatë ceremonive në përkujtim të Zemjat, si dhe opinionet e personalitetet shiptare brenda dhe jashtë Kosovës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...