Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të studime me Autor Shaban Sinani Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i
Letërsisë. Shtëpia botuese "Naimi" viti i botimit 2010. Faqet e librit
496. ISBN 978-99956-859-4-2.
(Prof. Dr. Shaban Sinani është studiues dhe historian i letërsisë; etnolog, eseist dhe publicist shqiptar.)
Janë plot 22 autorë, që vijnë nën një dritë të re studimi prej Sinanit, duke na sjellë fakte të reja jo vetëm mbi autorë të ndryshëm, por edhe mbi vijueshmërinë e letërsisë shqipe në përgjithësi.
Në renditjen e tyre është ndjekur kronologjia e shfaqjes së fakteve letrare, pavarësisht prej periodizimit të historisë së përgjithshme të popullit apo historisë tradicionale të letërsisë, pavarësisht prirjeve apo orientimeve vetjake a në grup të autorëve. Disa prej studimeve janë shoqëruar me dokumente, që sipas botuesve bëhen të njohura për herë të parë. Ndër të tjera janë përfshirë edhe dy procesverbale të udhëheqjes politike gjatë periudhës së diktaturës, në të cilat pasqyrohen diskutime, që janë bërë rreth veprave të Ismail Kadaresë, për të cilat autori ka bërë studime. Dhe bëhet fjalë pikërisht për diskutimin mbi novelën “Krushqit janë të ngrirë” dhe artikujt e botuar nga Kadare: “Për ngritjen e nivelit në letërsi dhe “Mbi eposin e kreshnikëve”.
No comments:
Post a Comment