2011-07-04

Vёllezёr Arvanitё


Nё qoftё se njohim tё shkuarёn tonё (historinё), atёhere mund ta shfrytёzojmё me efektivisht tё tashmen dhe tё ardhmen.
 Arvanitёt ruanin me ngulm tiparet e trashёguara nga tё parёt, doket e zakonet e tyre. “ata kanё njё fuqi ruajtёse tё çuditshme e njё qёndresё tё jashtёzakonshme”  (historiani rumun N. Jorga).


I pёrgёzojmё,  Pellazgo-arvanitё-shqiptarё tё sotёm, qё janё kryelartё pёr atё qё kanё ruajtur pёr mijera vjet indetitein shqiptar. Prof. Doktor Robert Temple pёr Pellazgo-arvanitasit shqiptarё thotё:  “...grekёt dhe hebrenjtё janё shumё tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat Greqi dhe hebre tё vinin nё jetё”.  Ndёrsa  doktor Karl Reinholdi, i cili shoqёronte mbretin e Greqisё Otton e Bavarisё mё 1834. Ai u thith nga arvanitёt dhe shkroi  librin “Netёt Pellazgjike”  mё 1854. Po tё ishte studiuar nё shkolla ju do tё ishit tё kulturuar si arbёreshёt e Italisё. Po  grekёt e groposёn kёtё libёr, u ribotua pas 150 vjetёve nё Tiranё mё 2005.
Arben Llalla shkruan: “Historikisht arvanitasit kanё dhёnё njё kontribut tё madh nё gjithё fushat e jetёs politike kulturore tё Greqisё. Shumica  e Kryeministrave tё Greqisё ishin arvanitas  shqiptarё me origjinё nga ishujt qё historikisht njihen tё banuar qё nga koha pellazge, dhe qё banohen edhe sot nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Sallamina etj. Rezulton se vetёm nga ishulli i Hidrёs kanё dalё gjashtё kryeministra nё shtetin grek”.
Ёshtё fatkeqёsi qё arvanitasit mbulojnё gjithё Greqin e sotme mbi 70% te popullatёs, nuk ndihen nё botёn e kulturёs, janё kaq tё pёrulur ndaj atyre qё quhen grekё, deri te ndalimi i tё folurit shqip jashtё shtёpisё sё tyre mbasi ndiqen dhe gjobiten nga policia greke.  Ata skanё asnjё shkollё shqipe, dhe nuk bёhet fjalё pёr shtypin, radion , gazetёn, librat shqipe,  pёr folklorin vallet, kёngёt etj. Nё ndryshim nga diaspora e Italisё, qё nxjerrin poetё e dijetarё tё shquar qё fillojnё e levrojnё dhe botojnё pasurinё e tyre gjuhёsore.
Revolucioni qё bёnё shqiptarёt 1821 e pёrfituan grekёt, se rusёt,francezёt dhe anglezёt donin shtet grek dhe jo shqiptar, atёherё nuk ka patur nё Epir kёmbё greku. Mё vonё dollёn nё Epir dhe Thesali dhe erdhёn me trastёn e lypёsit rreth dy shekuj mё parё si bujq çifçi, qё tё punonin tokat e agallarёve tё Gjirokastrёs dhe tё Delvinёs nё Dropull dhe nё Vurgё  rreth 20-25 mijё frym. Gjatё Kohёs komunizmit dhe sidomos gjatё kёtyre dy dekadave partitё dhe qeveritё e ngrehura nga tradhёtari Ramis Alia, minoriteti grek ёshtё vёnё nё komoditet me tё gjitha tё mirat. Fuksionarёt e minoritetit grek nё rang ministra e kryetar bashkie flasin hapur pёr helenlizimin e Shqipёrisё sё Jugut tё drejtuar nga prifti grek Janullatos me seli nё Tiranё. Ndёrsa shqiptarёt e greqisё gjatё kёsaj kohe janё vrarё therur dhe dёbuar me force nga trojёt e tyre: Nё vitin 1826 ne Peloponez janё therur dhe zhdukur mbi 15000 shqiptarё, nё vitin 1923 janё shpёrngulur me forcё pёr nё Azin e Vogёl mbi 60.000 shqiptare nga Çamёria, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Janina, nё kёmbim me ortodoksit e Anadollit. Nё vitin 1944-1945 greku masakrroj nё Çamёri mbi 4000 çamё dhe dёboi mbi 30000 tё tjerё çamё myslimanё. Dhe akoma sot mbanё ligjin e luftёs me Shqipёrinё dhe Çamerinё e quan inegzistente. Si ёshtё e mundur kur brёnda njё shteti vellai i tij shqiptar theret, vritet, dёbohet.
Kur Ti Arvanitas shqiptar je nё krye tё vёndit dhe nuk i del vёllait nё krahё dhe tё ndalosh atё gjakderdhje dhe genocid tё mjeruar.  Prandaj u drejtohemi pёr tё menduar, vepruar dhe kёrkuar,  atё qё Europa e ka saksionuar me ligj pёr tё drejtat e njeriut. Ёshtё shumё çmёnduri , si mund tё krahasohet njё minoritet nё Shqipёri rreth 30000 njerёz, tё ardhur para 2 shekujve, qё gёzojnё tё gjitha tё drejtat, dhe e kundёrta ndoth me shqiptarёt autokton nё Greqi mbi 7 milion frymё pa asnjё tё drejtё kombёtare, qё u mohohet edhe gjuha e NЁNЁS.
Dihet qё populli rrёnjё nё Greqi kanё qёnё pellazgёt, qё gjёnden gjer sot e gjithё kohёn. Ёshtё populli shqiptar qё ka sipёruar nё Greqinё gjatё gjithё historisё, nё fushё beteja tё ndryshme ka nxjerrё figura heronjsh, qe greku synon t’i zhdukё me pabesi.
Aristidh Kola shkruan: “Mё ngacmonte shumё dёshirёn, qё bёhej si lumё llave, sa mё shumё pёrparonte kёrkimi, sa mё shumё ditё pas dite, ngrija me vёshtirёsi, ankёth dhe habi shtresёn e ndryshkur e tё rёndё shumёvjecare, qё mbulonte figurat e ngurta tё paraarthёsve tё mi, tё pa lёkundur, tё heshtur,  tё fuqishёm e padrejtёsisht tё trajtuar.
Dhe ata – nuk flisnin, por nё vёshtrimin e tyre tё ngurtё shihja qё orё pas ore, ditё pas ditё mё imponohej vetёtimthi, mё mbyllte gojёn dhe mё kanosej:  Ç’mё rri  kot?... Nuk shikon qё na ubё e rёndё shtresa qё na zuri? Akoma dhe romёt flasin pёr Trimёri, besё dhe krenari...dhe soji i yne qe i kish kёto si mishi me thoin dhe virtytet e tij, harrohet, zhduket dhe humbet”.  (“Arvanitёt” f. 22).
Grekёt e kanё fshehur me kujdes zanafillёn e tyre semito-egjiptiane, ata kanё dashur ti japin Greqisё stёrgjyshёr para helenё (pra jo grekё). Kjo ngatёrrese dhe kjo turbullirё e errёt, ёshtё mbushur me kontradikta, manipulime, ndёrfutje tekstesh antike dhe kurthe”. (M. Colingnon “Manuali i arkollogjisё greke”.  M. Aref f.337).
Tё gjithё autorёt e lashtё ndёr tё cilёt Homeri, Hesiodi, Hekateu i Miletit, Akusilao, Tukididi, na bёjnё tё diturё, se pёrpara mbёrritjes sё “grekёve”, vёndi qё do tё bёhej Greqi ka qёnё i banuar nga pellazgёt hyjnorё (arvanitёt-shqiptarёt e sotёm). Ata gjithashtu pohojnё se kёta pellazgё nuk ishin grekё, por “barbarё”, d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe sё fundi, ata u lanё trashёgim kultet dhe perёnditё e tyre, ata kishin njё qytetёrim tё madh jo grek. (M. Aref  f. 53).
 Emri qё quajmё Greqi Hellas fillon me krijimin e shtetit grek pas vitit 1826 kurr u krijua mbretёria greke, ajo kurrё nuk ёshtё quajtur Hellas e as Greecia, as perandori grekё a po helenikё, po gjithnjё Perandori e Bizantit. Pёrpara 1821 nuk kishte njё bashkim kombёtar, por shtete kryesore si Sparta, Athina, Teba, Korinthi etj.  (R. D’Angeli gazeta “Illyria” 17-2-2005, f. 24).
Ёshtё fatkeqёsi qё kombi shqiptar tё miret nёpёr kёmbё nga disa arvanito-shqiptarё qё thonё se ne flasim shqip por nuk jemi shqiptarё. Ka fuksionarё tё lartё arvanitas me gjak shqiptari nga nёnё dhe babё, qё kanё  humbur dinjitetin si shqiptarё dhe nuk hapin gojёn pёr padrejtёsitё dhe pabesitё qё bёn greku ndaj shqiptarёve kudo ku janё. Kleri ortodoks filluan tё zhdukin tё gjithё udheheqёsit shqiptar tё revolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek. Greku nuk ka besim te shqiptarёt arvanitas tek sё cilit i lёviz spatёn mbi kokё, vrau pa mёshirё presidentin e parё tё Greqisё Gjon Kapodistrian mё 9 tetor 1831 nё moshёn 55 vjeç. Vrau heroin kombetar Kollokotroni, Andruci, Karaiskai, Bubulina etj.
E. Kocaqi shkruan: “Nuk ka komb grek tё mirёfilltё por njё komb artificial i stisur, kёtu nuk ka rёndёsi se je i zi apo i bardh se je nga Kina apo nga Afrika, nuk merret parasysh etnija qe ti je, rёndёsi ka qe ti tё jesh dakort tё jesh grek, me njё gjuhё qё nuk ёshtё gjuha e popullit.  Pёr t’i bёrё tё gjithё kёta njё komb u pёrdor greqishtja si gjuhё, feja ortodokse, dhe ideollogjia heleniste si nacionalizёm.  Njё nacionalizёm i tej skajshёm nga njё komb qё nuk ёshtё komb ёshtё i pashёmbullt nё histori.  (Roli Pellazgo-Ilir, f. 199).
Kostandin Micotaqi i shpalli kёrcёnueshёm “Detyrat” nё 6 pika qeverisё shqiptare mё 14 korrik 1993, tё lejoheshin priftёrinjtё grekё nё Shqipёri. Tё hiqej gjuha shqipe nga shёrbesat fetare. Tё hapeshin shkollat greke. Tё ndёrtohen kisha greke gjigande. Pёrfaqёsuesve tё minoritetit grek tё ngrihen me poste tё larta. Tё bёhet regjistrim i popullatёs etj.  Qeveria shqiptarё pa shtyllё kurizore i aprovoi kёto kёrkesa dhe i hap rrugё tё lirё agresionit grek nё zonat e jugut, pёr tё rritur artificialisht numurin e qytetarёve shqiptare me etni greke.
Ka gjyqtarё qё japin vendime tё falsifikuara kundrejt pareve. Ata duhet çuar nё burg pёr falsifikime kundrejt rushfetit. Grekёt pretёndojnё shumё te Protokolli i Korfuzit, qё tё vijnё te çёshtja e Verio-Epirit. Nё kёtё protokoll flitet pёr popullsinё ortodokse, dhe jo pёr popullsi greke, pra toka nuk konsiderohet greke. Ёshtё shkruar e zeza mbi tё bardhё. Tani grekёt kёtё territor e konsiderojnё grek, duan ta mbushin me grek-fiktive. Prandaj kjo duhet parё. –ata duan territorin.  Regjistrimi i popullsisё duke deklaruar kombesinё e fenё.  – Pyet  çfarё minoriteti i pёrket. –pёrgjigje: “I minoritetit grek; gjuha e nёnёs? Greke, shkollimi?  Si e ke bёrё 8-vjeçaren,  me çfarё gjuhё, shqipё apo greke. Dhe kёto janё tё dhёna qё pёrpunohen me tё dhёnat e regjistrit tё gjёndjes civile.       
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, ka pёrshёndetur  “grekёt e Korçёs me gjuhёn e Janullatosit, dhe tё ashtuquajturit tё deklaruar Nikolas Gejxh duke pёrsёritur tё njёjtin mesazh se “edhe nё Korçё ka grekёr".  Kanё meritё patriotёt shqiptarё si Spahiu, Xhuvi e tj., qё janё vёnё pengesё kёtij agresioni  tё qelbur grek.
Spiro Ksera dhe Bollano, njeri ministёr dhe tjetri kryetar bashkie nё shtetin shqiptar. Kёta  grekё tё Megali-Idesё, sipas shprehjes se Anatol Fransi:  “...do tё paditё se ke pёrdhunuar tёt’ёmё, se ke masakruar tёt’ atё, dhe do tё gjejё ditёn tё ngulё thikёn...”
“Kolonel Tomsoni dhe Verio-Epiri”. Sipas vendimit tё Konferencёs sё Londrёs pёr organizimin e xhandarmёrisё, erdhi nё Shqipёri me Princ Vidin. Tomsoni u tregua shumё aktiv si ushtarak, mori pёrsipёr edhe detyra politike e dipllomatike. Ai u caktua nga Vidi Komisar i jashtёzakonshёm pёr viset e Jugut, pёr tё ashtuquajturin “Verio-Epir”, tё pretenduar nga qarqet sunduese tё Athinёs. Vidi urdhёroi Tomsonin tё hynte nё bisedime me tё ashtuquajturit pёrfaqёsues tё  “Verioepirotёve”.  Nё kёto bisedime koloneli pranoi famёkeqin  “protokoll tё Korfuzit”.  Me kёtё dokument do tё krijohej “njё shtet brёnda njё shteti”. Pasojat meren me mёnd. Ky akt i Tomsonit u pasua nga pranimi i kёrkesёs sё Spiromilos pёr njohjen e “Venomeve” tё Himarёs. Siç deshmon autori hollandez Gorrit T.A. Goslinga, shtypi grek pёrlavdёroi shёrbimin e madh qё ai u kishte bёrё qarqeve shoveniste greke. Ishte pikёrisht Tomsoni ai qё kishte hedhur bazat e kёtij akti aq fatal pёr fatet e shtetit tё ri shqiptar. Ёshtё kjo arsyeja qe po ky shtyp, sipas tё dhёnave tё tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qёrshorit 1914.
Tomsoni u vra pas shpine, kur po drejtonte forcat mercenare tё Vidit kundёr “rebelёve”, ndёrsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare nё luftёn pёr mbrojtjen e trojёve amtare nga sulmi i forcave shoveniste greke.
Mё 17 maj 1914 u mbyllёn negociatat me “dispozitat” Korfuzit, tё cilat do t’ju parashtroheshin kryeqytetёve europiane, qё lipsej tё garantonin vёnien e tyre nё jetё. Nё tё vёrtetё, miratimi erdhi vetёm mё 2 korrik 1914. “Dispozitat” konfirmuan domosdoshmёrinё e tёrheqjёs sё plotё nga ana e grekёve prej truallit shqiptar. (Ferdinanto Saello “Shqipёria: gjashtё muaj mbretёri”, bot. 2000, f. 78).
Sa tё kemi miq tё tille,  siç thotё njё fjalё e urtё popullore, nuk kemi nevojё pёr armiq.
Tё nderuar shqiptaro-arvanitё tё Greqisё. Ne shqiptarёt ju bёjmё thirrje si bashkёkombas pёr tu thёnё ultra shovenistёve greke tё ndalen, se do tё vinё pёr lesh dhe do tё dalin tё qethur, se si sot nuk kemi patur miq kaq tё fortё pёr t’i bashkuar tё dy urat tё Mitrovices me tё Artёs.

Rasim  Bebo   Addison  Çikago  mars  2011.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...