| Agim Vinca: POEZI |
|
RËNIA E ENVER HOXHËS
Më 20 shkurt 1991, në sheshin Skënderbej në Tiranë ra Enver Hoxha. Për ne këtej kufirit nuk qe lehtë kjo rënie, Qe si një gjëmim gjëme. Tërë jetën kërkonin nga ne që ta shanim Ata që na quajtën shiftarë. Tërë jetën kërkonin nga ne që ta mohonim ata që na mohonin. Tërë jetën kërkonin nga ne që ta pështynim ata që na pështynin. Për emrin e tij shkohej në burg, për një këngë, për një vjershë a veç për dy germa: Eh, or tungjatjeta! Tërë jetën kërkonin nga ne që ta shanim ata që prapë na shajnë. E ne e donim si për inat! Nuk më erdhi mirë, nuk më erdhi mirë – ajo pamje në rrugët e Tiranës në ekranin e TV Beogradit. (TVP-në na e ndaluan Ata që na ndalonin edhe Enver Hoxhën! Ata që trumbetonin me tamtam se fjala Tiranë vjen nga tirani. Ata që na ndalonin të thërrisnim: EHO së stadiumin e Prishtinës). Më 20 shkurt 1991, në sheshin Skëndrebej në Tiranë ra Enver Hoxha. Thanë u hoq zvarrë shtatorja e tij si trupi i Hektorit rreth mureve të Trojës rrugëve të Tiranës. Thonë: kështu e pësojnë tiranët! Thonë e çka s’thonë. Po mua m’u errën sytë m’u errën tek e shihja këtë horror kuadër përmes ekranit të TV Beogradit! Prishtinë, 21.2.1991 |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/07/09
RËNIA E ENVER HOXHËS
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment