Në romanin e Albina Idrizit, Kosova shungullon si një lumë kujtimesh, mendimesh dhe trishtimesh. Libri i saj është edhe një mbrojtje e re në emër të dashurisë dhe të jetës së lindur përjetë, ngase, madje edhe lumi i ka brigjet e tij, apo jo?
Nga: Mihai ANTONESCU
Ekzistojnë momente në jetën e njerëzve kur gjithçka reduktohet në asgjë, ndërsa asgjëja kaplon dimensionet e shpresës së fundit prej nga mund të riintegrosh dikurë fijen e një fillimi të ri. Të ripërtëritjes së së ekuilibrit, dhe natyrisht, të shpirtit dhe kuptimit. Na flet prë këtë, në një gjuhë krejtësisht të veçantë dhe me një forcë depërtimi të jashtëzakonshëm, Albina Idrizi, në “Hijet e Kullave”, roman i botuar në Bukuresht, në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. I shkruar në regjistrin dramatik mbi përmasa të kohës dhe të harresës së njerëzores nga njerëzit, teksti të cilit i referohemi ndërtohet mbi një dëshmi të përgjakur duke reflektuar në një hapësirë të vogël, duke nyancuar ekzodin e madh në kohë dhe dashuri të një populli të ashpër, duke mbajtur me krenari historinë dhe plagët para një Evrope shpesh të pandjeshme ndaj vuajtjeve të fëmijëve të saj.Duke e deshifruar përmbajtjen, u vumë domosdoshmërisht në peshoren ndërmjet dramatizmit të situatave dhe forcës së eksponimit të tyre, shenjë e vlerës së pakontestueshme për të cilën jep dëshmi Albina Idrizi, duke na trishtuar në drejtim të admirimit siç do të thuhej, në një lojë pothuajse të pamundshme. Ka në libër sqena të tmerrshme, material autentik dhe episodik i përjetuar për së gjalli nga pala shqiptare, që i japin konture subjektit, vlerë dorëshkrimit dhe mesazh me tentë precize për një ardhmëri të shpresuar, idealiste në kuptimin e lumtur të fjalës Balsam për plagët mbi një termin të gjatë, ngase lëvizim ndërmjet paqartësisë dhe ambiguitetit, aq kohë sa të fuqishmit e botës e ndajnë historinë (më mirë thënë e shkruajnë) sipas interesave të tyre, duke përfituar mbi një kohë të pacaktuar. E këtillë është ajo vuajtje e brendshme, te përcjellësi, siç mund të thuhet, me të cilin njeriu pa faj jeton përmes mirëkuptimit, por jo edhe përmes përfilljes së kushtëzuar deri në pambarim.
Kullat e Albina Idrizit janë shenja të qëndresës, të durimit në përkufizim, derisa hijet e tyre i shoqërojnë njerëzit kudo që ti shpie fati dhe ora e ligë, duke na përkujtuar se rruga duhet përshkuar edhe anasjelltas, që nga rrënjët dhe ripërtëritja e trungut të shëndoshë e të paërkulshëm. Shtyllat e shtëpisë shqiptare me një shqiponjë të plotë në latimin e tyre në drurin e shenjtë, për të cilin ëndër/fluturimi e lind dorën e skalitësit madje dhe nga vdekja e tij, vasha e të shpërngulurve duke e riintegruar në imagjinatë kukllën e shakmisur nga plumbat e urrejtjes dhe të mospranimit të evidencave historike, ushqimin “fli”, shenjën e vlerësimit të njeriut të varfër për çdo kend që kalon pragun e shtëpisë me një mendim të mirë apo pajtim, dhe jo në instancë të fundit, koloneli serb, njeriu i dërguar përkundër vullnentit të tij, për të levizur data dhe ligje të cilat mendja e tij nuk i përmbledh, të cilat njerëzorja nuk i përfill dhe nuk i afron.Por, besnikëria e hijeve, peceta të gjalla mbi zemrën e atyre që kanë mbetur, si dhe mbi sytë e mbyllur të atyre që kanë vajtur në pakthim, nuk harrohen dhe nuk falen, ngase e dukshmja dhe e padukshmja kanë një Kosovë dhe një mall mbi të cilin vetëm vdekja çapëlon duke u lutur. Të rrallë janë librat ku gjejmë aq thellësi, aq (mirë)kuptim dhe përkëdhelje për qenjen humane të ndodhur në kotarin e njerkëzimit dhe urrejtjes nën shenjën e fatkeqësisë. Në Hijet e Kullave kam shpaluar një skaj nga shpirti i florinjtë i kësaj prozatore të madhe, që është Albina Idrizi, duke i dëshiruar përgjatë 100 faqeve sa ka libri, një mik të mirë të mirëkuptimit dhe lotit në emër të popullit shqiptar në Kosovë. Nga jemi apo nga po ia mbajmë, çdokush që do të na shpiente, e bëjmë vetëm për të patur një shteg nga mund të kthehemi. Me gjethin dhe me hijen e tij mbi zemër, me mendimin dhe dëshirën gjithmonë në vatrën e lisave të pavdekshëm. Në romanin e Albina Idrizit Kosova shungullon si një lumë kujtimesh, mendimesh dhe trishtimesh. Libri i saj është edhe një mbrojtje e re në emër të dashurisë dhe të jetës së lindur përjetë, ngase, madje edhe lumi i ka brigjet e tij, apo jo? (Albina Idrizi, Umbrele Turnurilor/ Hijet e Kullave, Përkthyen Adriana&Sherban Tabaku, Bukuresht, 2009).