2011-07-09

METAFORË


Nga: Mirela  PETALLI – KAPAJ

Jam e shqetesuar. Ndjehem sikur duhet te marr nje vendim. Po s’me kujtohet per cfare. Shtyrjet jane zvarranike, oh, as emrin nuk dua t’ua permend…Ka here qe dua te jem e padukshme, kam nje deshire te tmerrshme jo te zhdukem, po te jem e padukshme, krejt tjeter gje! Pastaj, here te tjera dua te zhdukem vertet, mosekzistenca cfare eshte? Per te plotesuar tablone, vjen dhe frika se vertet jam e padukshme, e padegjueshme, e paverejtshme. –Ouuu, jam ketu!Kot them, as e kam idene si eshte boshlleku. Vetem nese trazimi qe kam, ndjenja e nauzese, marrja e mendve dhe ndjesia se asgje s’do te ndodhe,pavaresisht se ti pret me frike qe dicka te ndodhe, vetem nese eshte ky boshlleku ose emri qe ka mbetur pa objekt percaktues.Luftoj me metaforat. I urrej metaforat. Ato me vijne ne koke e me ulerijne: -a nuk e sheh qe je vete nje metafore?Boshlleku eshte nje metafore. Une rrotulloj prej ditesh ne koke nje grup fjalesh te rastesishme:” boshlleku eshte plot”. Qe prej kur ky grup fjalesh me perdhunon mendimet kohe e pa kohe, as arrij te shkruaj , as te mendoj. Kush tha qe shkruaj, nje here?Tani qe kam nje “fajtor” edhe pse eshte nje grup fjalesh, ndjehem me mire. Mund te pervesh menget e te luftoj. Hmmm, perzereni Don Kishotin nga mendja, sot nuk eshte rradha e tij.Nuk e di pse me vjen ti drejtohem dikujt, disave, te gjitheve…Me siguri kjo ka te beje me faktin se ndjehem e zhvendosur; dikush ose dicka me levizi nga vendi im i gjithhershem, i sigurti, i ngrohti, i bukuri, i ndricuari vendi im. Nuk ka nevoje besoj te them me shume per vendin; eshte ai qe te gjithe kerkojme ta kemi, madje arrijme deri aty sa te genjejme veten se e kemi. Cudi; me dhemb me shume qe me kane levizur nga ky vend imagjinar se sa po te me kishin levizur, fjala vjen, te me ulnin ne detyre dhe te me pakesonin rrogen.Ky eshte nje akt mazokismi, vetevrasjeje. Une dua ta shoh turmen te me versulet, te me qelloje, shkele me kembe, denoje, gjuaje me gure, dua t’i  degjoj tek ulerijne: Ti je nje metafore!Me vjen turp nga protagonizmi im, sinqerisht…Ose, po te perpiqem te jem akoma me e sinqerte, nuk me vjen dhe aq turp…sepse…sepse ndjej qe i vetmi shqetesim qe kam eshte se nuk e di…nuk e kam idene se cfare dreqin dua une, do  ti, doni ju, duan ata….
Po kush jam une, qe te di kaq shume?
Si perfundim, edhe pse eshte shume te pretendoj ti ve nje fund ketij shkrimi pa koke; boshlleku ndoshta eshte dhe plot…
Boshlleku ndoshta eshte dhe plot…per hir te parimit te te kundertave, per hir te ekuilibrit. Po nese nuk ekziston boshlleku? Po nese une e kam vrare boshllekun duke dashur ta mbush, duke dashur te mbush ate qe tashme ishte plot, ishte i perkryer ne plotshmerine e tij?Dhe shkon me tej mendimi im; hapesira e ngushte ku vertitem, e rremujshme dhe kaotike eshte boshlleku im ku une jam prej kohesh, e nuk e ditkam!
Nese nuk ke qene ne anen tjeter asnjehere, si e di ne cilen ane je?
Se kush ka thene qe duhet te shkosh sa me larg malit, aq larg sa syri te rroke kufijte e tij, konturin e tij te plote qe te mund te dish se cfare, se si eshte mali. Por une kam qene brenda malit, kam ecur neper enet e gjakut, kam mberritur deri ne tru, deri ne zemer te malit. Dhe atje, ne zemren e madhe te tij, une e dija se cfare, se si ishte mali. Dhe nuk doja te dilja me, dhe nuk doja te ikja me…Vetem atje mund te ndjesh zoterimin absolut, ti i perket dhe ai te perket ty. Vetem aty ndalon se ekzistuari bota me male te tjere, me te tjere qiej.Mos me pyesni si dilet, si vazhdohet te jetohet pasi ke provuar te jesh brenda malit. As se si shikohet nga jashte, nga larg, me dhimbje qafe dhe shpirti, dhe trupi, dhe lekure, dhe thonjsh, dhe flokesh…si shikohet mali qe te gjithe e tregojne me gisht dhe thone te ekzaltuar” Ja mali! Ne e dime, ne  e shohim kaq qarte!” Por jo. Une nenqesh dhe largohem nga gishti i tyre,nga e kzaltimi i tyre. Sepse nuk e dine qe s’eshte ai qe shohin ata mali, eshte ai qe pata fatin e mrekullueshem ta shoh une nga brenda.Cuditshme me ndodh qe ti njoh, ti dalloj ata, qe si une, kane qene brenda malit, nje ose me shume here. Dhe pasi shkembejme nje shikim, largohemi secili ne rruge te tij; ky sekret eshte shume i bukur, shume i madh dhe i gjalle per t’u treguar, per t’u folur, per t’u shkruar…Sepse une jam nje metafore brenda nje metafore, qe eshte brenda nje metafore, e akoma brenda nje metafore tjeter.Sepse boshlleku eshte plot, nga te dyja anet…s’ka pike rendesie nga cila ane je…shtegu eshte po ai. Dhe, duke qene se dielli leviz, toka leviz, mali leviz..vete levizja mbetet gjeja me e sigurt qe ti njeh…

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...