2011-07-09

Per njerezoren dhe disa mendime te tjera


Nga: Mirela  PETALLI – KAPAJ

 
1- Per njerezoren - Kam veshur me shtresa butesie berthamen e qenies sime. Kohe kam shpenzuar, jam perqendruar, perkushtuar, perkufizuar ne kete nderrmarrje si ne nje pune me grep, ritmikisht, njetrajtesisht. Por, si ne nje pune me grep, ngjeshja nuk eshte kurre e mjaftueshme, sado shtresa te mbivendos, edhe pse terthorazi, duket ende berthama. Ndjej lakuriqesine,e prek ate sa here nje ngacmim i jashtem terheq fillin, zhben tere punen time ne nje moment. Moment i varur ne fijen e mendimit me te cilin une thur. Ndalem te kundroj berthamen e qenies sime te zhveshur. Cuditerisht nuk ka ftohte. Qendron ashtu natyrshem, si nje grua e shtrire ne shtratin e dashurise. 
2- Per Lirine - Mundem, edhe te gerric me thonj ajrin e lirise sime. Lirine qe kerkova, lirine qe e pagova me gjithe cpata te vlerte, me hunden time te gjakosur, por qe ende mbetet hunde. Lirine time qe me tepron. O Zot, mos ju teprofte kurre liria!
3- Per zemerimin - Zemerimi eshte veshja e diteve te festes. Kaq e pacipe, sa nxjerr jashte te perbendshmet dhe fut shtate pashe nen dhe lekuret e mia njerezore. Ndjehem nje qenie e neveritshme, e paforme dhe e erret, kuterboj ere kalbesire. Dhe pas festes kam dhimbje koke si pas nje dehjeje. Sikur te mund te villja…
4-Per dashurine - Dashuroj rrembimshem. Shperthej fishekzjarre. Drite, me shume drite. Verboj me dashurine time.Drita eshte ushqimi im,ndaj kur dashuroj jam e tejdukshme. 
5-Per memesine - Qumeshti eshte i bardhe.Mbaj ne dore nje dhurate teper te cmuar.Me dridhen duart,mendimet, ndjesite. Zot, mos guxo te me kerkosh mbrapsht ate qe me dhe…te lutem!
6-Per miqesine - Po te duash rri, po te duash, prape rri. Marr me nje dore, jap me te dyja. Ma jep doren te kalojme bashke lumin tend, s’ka gje, timin e kaloj dhe vete…
7-Per martesen - Nje pasqyre qe perplas imazhet vazhdimisht, vish rroba sa te duash, ne ke sy gjen te verteten me ulje cmimi, paguaj nje, merr tere dyqanin.
8-Per vdekjen - Une mendoj se e kam pare. Por jo, thjesht kam qelluar aty, eshte e ftohte. Me tej nuk di, une vazhdoj te jem e ngrohte. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...