Shkruan Ymer Halimi-Prishtinë
Ushtria Çlirimtare ne dy akte jete
a. Akti i lavdisë
Janë moment në jetë, që shtyjnë përtej mundësive që njeriu i ka në çastet e rëndomta; e tjetërsojnë individin për te vepruar ndryshe nga ai që është, i zakonshëm. Ky është shtyrësi i brendshëm që nuk lë dot pa shtyrë për të vepruar, duke e vene jetën dhe boten e ndjenjës ne një horizont tjetër.
Në këto qaste njeriu nuk është vetvetja, u takon të tjerëve, bënë për të tjerët. Ne kushte te zakonshme kurrën e kurrës nuk do bëje në veprim te tillë. Por, këtë e bëjnë kryesisht njerëz të zakonshëm, te pa diktueshëm ne jetë, ne mesin e njerëzve.
Te tillët i pash me 2. Korrik 1998 qe ishin te rreshtuar ne pesë kolona. Djem te rinj, te njomë, po edhe ca më ne moshë. Ishin 80 veta. Nuk e kishin medaljoni i numrit te ushtarit, qe e kanë ushtaret ushtrisë qe shkojnë ne luftë. Nuk kishin armë, por u thoshim ushtar.
E prisnin radhën. Krejt e pazakontë për shumëçka ky çast ne këtë jetë për ta e për ne, në këtë glob. Do udhëtojnë andej kah udhëton dielli, qindra kilometra për një armë e ca fishek. Dhe kur perëndon dielli do arrijnë ne cak, ne Shqipërinë Londineze.
Ky është rrugëtimi me i vështirë ne jetën e tyre deri sot. Por, e bënin se kishin mund nocionin e vdekjes, me besim se kombi do mbijeton.
Gjatë pritjes, sigurisht nuk ëndërrojnë dekorata e medaljone, por duan liri! Ëndrra e tyre është se sa heroike do ta kenë vdekjen, sa madhështore do te jetë lira!
Ose si do t’i takojnë prindërit pas fitores, shokët e klasës, koleget e studimeve!
Këta e ndjenin ne zemër, ma thellë se gjithë ne, se si thërriste zëri i atdheut, zëri i lirisë, zëri i flijimit te familjes Jashari!
Ca shok, e farefis, qëndronin prapa tyre ne një largësi te konsiderueshme. Te gjithë ishim për një kohë memec. Ndjenim një pasiguri për ta.
Por, në ne, klithte një zë qe nuk e dëgjonte askush, përveç vetja e jone, e thellësia e shpirtit tone: O Zot ndihmoju!
Tani ora 16:25 ne 2 Korrik, ne kamionin e fundit, komandant Abea - Bekim Berisha, kishte kapë me dorën e majtë, derën e kamionit, e donte te hipte.
Aty pran shoferi ishte i ulur Bedri Shala. Abesë i shtriva dorën për përshëndetje përcjelljes e më gjysme zëri i thash: Rruga e mbare e paçi fat!
Me shikoi me dashamirësi: Faleminderit, prof!
U ndamë. Pluhuri i Rrugës se Likocit, ne Drenice, e mbuloj kamionin dhe më në jetë nuk e takova Komandant Aben.
Dikur natën vone, neper maje të Çiqavicës, me veturën e B. Ruhanit kthehemi ne Prishtinë. Rrugët e saj ishin ne heshtje mortore.
Heshtja na frikonte, se ndihej vetëm makina e jonë. Prishtina flinte e qetë, por në shpirt me plot frikë. Kohë me vonë një mik, ushtar, me sqaroi hollësisht diçka qe e kishte parë e doja ta dija: ABEJA ishte ne vijë fronti ne luftë, me pak ushtar rreth vetes. Ishte vënë përballë pushtuesve, duke e mbrojtur Junikun. Junikun qe e hezitonte luftën si edhe vet Prishtina.
Ai ra heroikisht për liri se bashku me shokët e vet: Bedri Shalen, Elton Zherkën eYll Morina. Ishte i pabesuar guximi ne çastin e vdekjes!
Dhe kur u kuptua vdekja e ABES-ë, Kuvendi i Shtetit Kroat kishte mbajtur një minutë heshtje ne shenjë respekti, edhe shih, Gjenerali i Ushtrisë Kroate është parë me lot ne faqe nga dhembja për vdekjen ABES-ë.
E falënderonin, për te gjitha atë qe kishte bere për lirinë e kombit kroat.
Dhe serish, ditë me parë vizitova varrin e Heroit tonë, preka gurin e ftohtë si akull nën pikat e shiut.
Ndjeva pikëllim..
Nën pllake guri është i mbyllur një heroizëm e një dashuri aq e thellë për atdhe, e shpërblyer me jetë!
Dhe fatkeqësisht, po kaq i ftohtë sa ky gur mbi varr është Kosova për heroizmin e djemve te saj. Por, jo vetëm kaq...
Sot, heroizmin dhe lavdin e tyre, ca njerëz e kanë venë ne shuplakën e dorës se vet, dhe krrokatin për ta ngritë lavdinë vetë.
E kërkova një simbolikë, siç është zakon te kombet e ngritura, qe ua bëjnë njerëzve te veçant te kombit, por këtë emër nuk gjeta.
Nuk gjeta emër shkolle, e institucioni, ndoshta ndonjë rrugicë mund te jetë me këtë emër.
Ku ta dijë unë! Por, saktë ne kërkime te kësaj, lexova emra shkolle e rruge, qe te “fuqishmit”- e te palavdishmit, i kishin emëruar për ata qe e kishin blerë me para “lavdinë” e heroizmit te luftës.
Por, jo vetëm kaq....
***
Sot, me 25 Qershor 2011, ne qendër te Prishtinës, përsëri i shoh ushtaret e lirisë, ne një tende, por nuk ishin te rreshtuar për t’u armatosur.
Kërkojnë ta shijojnë lirinë me dimensionin e saj real, ne formën e asaj ëndrre qe e kishin meditua ne luftë, e te janë krenar përjetësisht.
Por dikush ua vodhi (kushtimisht) lavdinë! Këta nuk kërkojnë asgjë me shume se sa ajo qe u takon, respektin, e barabarësinë, se paku, brenda llojit te vete.
b. Akti i Ligjit favorizues për t’fuqishmit e TMK-së
Te kuptohemi, kur përdori emrin e Kampit te Bllacës, thellë e kuptoj përpjekjen për t’i mbijetuar gjenocidit, dhe për ca kohë jam i trishtuar, se me ndjekin duartë e zgjatura te bashkëkombësve; fëmijëve dhe grave duke kërkuar bukë e ujë.
Kjo ishte një skenë dhembjeje qe preku në gjithë globin. Por, krenaria e kombit, aso kohe, ruhej vetëm nën petkun e armës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Këtë krenari nuk mund ta këtë askush përveç ata qe patën, në atë kohë, armen në dorë.
Por, duhet ta ndjejnë te gjithë tok, këtë krenari për ta! Me mbarimin e luftës, duhej qe UÇK-ja te reformohej, por kjo nuk u bë aq natyrshëm.
U shndërrua në Trupe Mbrojtëse e Kosovës, duke u demobilizua ¾ e ushtareve te UÇK-se. Ne TMK u rreshtuan shumë ushtarë të UÇK-se, por gati një e treta ishin ata qe nuk kishin te bënin fare në të kaluarën me UÇK-n. Mund të thonë se kjo nuk ka diç te keqe (!?)
Por, me nxjerrjen e ligjit për transformimin e TMK-se, ne Forcë Sigurie të Kosovës (FSK), erdhi pa përgjegjësia e strukturës udhëheqëse e TMK-se, përkatësisht e UÇK-se.
Ne vend qe te nxirrej ligji për luftën e UÇK-se, e te këmbëngulej për te, u nxor ligji i pjesshëm mbi bazën e interesit te strukturës së TMK-se.
Me këtë Ligj përfitojnë te gjithë ata qe ishin në strukturën e TMK-se, kur te arrijnë moshën 50 vjeçare do të marrin pensione 70% te pagesë qe kanë pasur në TMK, pa marre parasysh janë te punësuar ne segmente shteti, kompani publike apo private.
Nuk merret për baze se a kishin qenë ne UÇK, apo jo.
Ndërsa nënteksti i ligjit bazohej qe me ligj te tille “t’i pajtonin ushtaret e UÇK-se”.
Por kjo doli si e pakapshme, kur pjesa dërmuese e ushtareve te UÇK-se ishin jashtë TMK-se. Ky përfitim u takon edhe “komandanteve e ushtareve te bllacës”; aq me keq edhe atyre qe ishin ne ballë lufte kundër UÇK-se.
Këtë ligj ne këtë përmasë e shtyri vete “koka” UÇK-se, e prirë nga komandanti i saj i cili hyri ne UÇK, pas negociatave (kuptohet çka do te thotë kjo), dhe sot pagës se tij ministrore mujore i shtohet edhe shtesa së paku 300 E.
Ose siç është dikush nga TMK , tani drejtor i ndonjë zyre rregullatori, e qe ka pagë 1300 E, apo oficer i FSK me pagë, mesatare 800 E, do t’i shtohet paga rreth 280 E, ne muaj se na paska qenë në TMK.
Apo dikujt qe mund të jetë bërë drejtor i ndonjë agjensioni apo deputet, paga e cilëve është 1900. E do t’i shtohet shtesa mujore po ashtu rreth 280 E.
Por, ushtareve te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, qe dhanë gjithçka nga vejta për atdheun, e nuk ishin ne TMK, se dikush ua ndaloi, apo edhe s’patën vend, nuk u takon as një cent.
Ata jetojnë ne kushte jete tejet të vështira.
Tani me të drejt mund te thuhet: ky është ligji për të fortët e TMK-së.
Prandaj, Qeveria, Kuvendi i Kosovës, Shoqëritë civile, do të duhej qe këtë ligj ta sjellin ne suazën e morales, arsyes dhe të harmonizojnë me ligjin për invalid të UÇK-ës, për TMK dhe veteran lufte.
Qe te gjitha ata qe janë ne marrëdhënie pune,e marrin pagë nga buxheti i shtetit, kompani publike e kompani private qe këtë shtesë te mos e gëzojnë para se te vije koha e pensionimit te rregullt.
Parat e tilla te kalojnë ne vijën buxhetore te Veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Invalidëve te Luftës dhe Familjeve te Dëshmorëve.
***
Kur e kaloj këtë ligj neper duar dhe shihet një padrejtësi kaq te thellë ne mes te strukturës se njëjtë te njerëzve te UÇK-se; kur shihet se si është përkushtimi për dëshmoret; kur dikush qe është i vijës së fortë te pushtetit apo ndonjë grupi, lavdinë u qojnë në qiell, e mbesin te padiktuar heronjtë qe nuk kanë lënë pas pasardhës me ndikim.
Kjo, me dërgon te një mendim, qe për mua ishte i urryer kur e lexoja ne faqe te librit te historisë, se shqiptaret kur është çështja për përfitimin materiale “janë proverbial” dhe “te cilëve nuk donë ta din për çështje shpirtëror kur kjo bie ndeshe me interesat e tyre materiale”.
Mos kjo dashuri kaq e theksuar për përfitime materiale, qe i kaluaka te gjitha përmasat e njerëzores, ishte shkak edhe pse ne u vonuam ne histori kaq shumë, e shtetarët tanë dje, po edhe sot, e tkurrin tokën e atdheun, abuzojnë me pushtetin, e kufizojnë lirinë e kombit tonë!?
Mjerisht, mbi këtë prirje mund te lexohen ca veprime të rënda, qe edhe sot, ne politikën e kombit tonë politikanet i shfaqin!
(Autori është Profesor Dr. Sci. për lëndën Biofizkë mjekësore nëFakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës)