PAK FJALË RRETH POLEMIKËS ME FLORI BRUÇIN! | ||
PËRGJIGJE PËR FLORI BRUÇIN ME ARGUMENTE!
Në
këtë kohë të pakohë - kur shqiptarët më shumë se kurrë iu duhet
uniteti, këtë unitet pandërprerë e kanë minuar dhe goditur ashpër
ish-titistët dhe ish-kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipërinë
Socialiste, por edhe e tërë ajo llavë ujqërish, të cilët sot janë
pangopur për pushtetin "demokratik" dhe për para, pa qoftë edhe si
lypsarë prej aleatëve europianë e të tjerë, janë këta soji i kameleonëve
që shesin gjithçka edhe shpirtin dhe idealet e tyre për të cilat deri
dje i kanë ngritur deri në qiell si vlera të mëdha politike, shkencore,
kulturore e të tjera gjinive të artit e të kulturës...!
Kanë kaluar disa javë që, pasi e lexova një intervistë "famoze" që Flori Bruçi e kishte bërë me Maks Velon, këtyre zotërinjve dhe gjithë sojit të tyre që, për më tepër se 2o vjet po vjellin vrer kundër gjeniut Enver Hoxha. Bukëshkalët e tillë aspak nuk na habisin, sepse ne që kemi jetuar në këto dy dy-kohëra bardhë e zi: fort mirë ua njohim surratet... Për Flori Bruçin kam shkruar më herët me dashamirësi duke u bazuar në faktin se, nuk ka treguar aspak ngushtësinë prej botuesi, pra e ka botuar dhe mendimin tjetër, pra, konkretisht mendimin opozitar, në publicistikë, po këtë meritë e ka dikur edhe Bahtir Hamza, i cili në gazetën "Pena" e drejtuar prej tij, i ka botuar gjithashtu shkrimet opozitare, që dikur menjëherë pas luftës çlirimtare, kur unë dhe shumë përkrahës të mi e sulmonim UNMIK-un, “presidentin legjendar”, Ibrahim Rugovën, dhe qeveritë e ndryshme servile, -shumë prej gazetave me "famë" të patriotizmit në mëhallëve të dala prej partive të tyre, nuk e kanë bërë këtë, apo e kanë bërë tepër rrallë dhe për më keq- duke i censuruar shkrimet e mia dhe të shumë autorëve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit. Bile, për këtë, - përfitoj nga rasti t´iu shprehë falënderim! Pra, pas kësaj interviste me M. Velon ka pasuar një FLETËRRUFE prej meje të cilën ia kam dërguar Flori Bruçit për botim. Ky, e ka botuar pa vonesë me një kundër-reagim që e quan me titullin e matur: Në vend të përgjigjes! Aty, në atë reagim Flori Bruçi, hedh në dritë shumë kundër-argumente, të "fuqishme", me të cilat donë të vërtetoj faktet që i paska kundër Enver Hoxhës, e të cilat s´janë asgjë tjetër vetëm shpifje të Velove dhe të kompanisë veloviqjane!... Pastaj, Flori Bruqi, "habitet" si paskam reaguar unë duke shkruar "si po në ndërrojnë njerëzit", duke e faktuar se, dikur e paskam quajtur vëlla!... Nëse, ky Flori Bruçi i je p të drejtën vetes të devijoi, -sepse siç shkruan: "Dikur e paska dashur Enverin", si nuk më jep të drejtë mua të reagoj kur përjetësisht, mbetem i patundur në idetë e mia, pikërisht, i frymëzuar, i kalitur dhe i mësuar -të mos e devijoj kurrë atë rrugë të ndritur që kombin e solli në pavarësi të plotë, së paku në një pjesë të kësaj Shqipërie që ne e quajmë Shqipëri Etnike. Në kundër-reagimin e tij, Flori Bruçi nuk harron të më kujtoj mua dhe lexuesve të tij se, ky qenka një patriot i madh, sepse paska shkruar shkrime për Albin Kurtin. Nëse, e paska bërë këtë Flori Bruçi, natyrisht e ka përkrahjen time dhe të shumë atdhetarëve të Vetëvendosjes, por, mos të kujton Flori Bruçi, se Albini dhe Vetëvendosja, na e paskan hallin apo nevojën aq të madhe për shkrimet e tij apo për shkrimet e mia - të cilat, datojnë që prej themelimit të kësaj organizate politike. Dëshmitë i keni në shtypin e kohës e në veçanti në ueb-faqet tona të lartcekura... Unë, kurrë nuk kam shkruar për hatër të Albinit as të përkrahësve të tij – nga aspekti personal. Unë, kam shkruar dhe do të shkruaj kurdoherë për ata dhe ato flakadane të lirisë së Kosovës së Shqipërisë, sepse ishin dhe janë e vetmja opozitë e vendosur dhe tejet e vendosur dhe guximtare që, t´i shpijnë përpara proceset e çështjes madhore shqiptare. -Mirëpo, i mësuar me këto zhurma të kota- ky Flori Bruçi, nuk harron, as të më kujtoj mua dhe të tjerëve se, si dikur unë i paskam shkruar edhe kundër M. Krajës, për konfliktin që kishte dikur, me A. Zenelin. Ai, harron se duke bërë këtë e kryen dhe një pabesi jo të vogël, duke i qitur letrat private për botim! Por, fundi, kjo paturpësi e tij mua nuk më shqetëson, sepse. M. Krajën dhe soj-sorollopin e tij, as i kam dashur, as i dua; jo pse më paskan prekur dikur në "pronën time që ma kanë lënë trashëgim gjyshi e babai", atje në Gurbardh, - por pikërisht, sepse ishin në shërbime të huaja, nga më të pistat siç ishin gazetat jugosllave, madje edhe ato ushtarake bile!... Ndërsa, kur e thekson citatin për të madhin Ukshin Hotin, i cili thotë: " Kur disa nuk marrin vesh me fjalë, i mirë është edhe kallashi" - kujtoj, më ka nderuar me këtë, sepse jam ithtar i patundur se, armiqtë edhe horrat që ishin në shërbim të tyre -këtë dhuratë e meritojnë! Vetëm kjo dhuratë i skuq ata/ato; sepse, lidhur me këtë ë lexuesve të nderuar ua kujtoj se, i madhi atdhetar, dëshmori i kombit, Bajram Bahtiri, thoshte: "Armiqtë dhe tradhtarët skuqen vetëm nga plumbat"! Por, mos të harrojmë se, historia është e pamëshirshme, i sfidon të gjithë! Kjo fundi le të mbetet në “ndërgjegjen” e secilit si ka vepruar dhe si po vepron!... Tani, Flori Bruçit dhe M. Velos dhe gjithë asaj lukunie të pangopur për para dhe pozita madje, qoftë edhe me shpifje tejet monstruoze kundër Enver Hoxhë Shqiptarit, kam vendosur t´u përgjigjem me këto argumente të pathyeshme që, jo fort larg i kam botuar dhe në dy ueb-faqet tona të ndritura kombëtare: albaniapress dhe diplomacia.dk. Suedi, 20.05.2011 PËRGJIGJES PËR FLORI BRUÇIN ME ARGUMENTE! - VAZHDON ME SHKRIMET E MIA: NË VIGJILJE TË 102 VJETORIT TË LINDJES SË ENVER HOXHËS"... DHE SHPIFJE TË "PABAZA NDAJ ENVER HOXHËS NGA ”HISTORIANI” PLAKU MATUF SABRI GODO! | ||
2011-07-09
Fjalët boshe të gazetarit Fadil Shyti !!!!
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...