Afrim Morina
Nuk e kam ndërmend të marrë për analizë fjalën mentalitet, por do të mundohem që këtë fjalë ta zbërthej në kontestin e politikës. Edhe për të bërë politik duhet të ketë njeriu mentalitet, sepse kjo është bukur me peshë, kur dihet se ka mentalitete të ndryshme, qoftë individuale, qoftë të kolektive, por edhe pushtetar. Mentaliteti i robit Mentalitetin e robit e mora si të parën për trajtesë, sepse kjo pothuaj ka zërë vend më shumë në kokat e njerëzve. Ky lloj mentaliteti ka lindur si rezultat i të qenit i robëruar, qoftë si individ apo edhe më gjerë, gjer në përmasa kombëtare. Kjo na përcjell sot pothuaj të gjithëve dhe pak ka individ të caktuar që kanë flakur këtë dhe nuk donë për të dëgjuar për askënd, por në radhë të parë, e kanë atë të përgjithshmen, kombëtaren, njerëzoren, ndihmesën, përkujdesën, etj. Kjo kategori e njerëzve kanë lindur barabar me frikën dhe e respektojnë forcën për sa është e arsyeshme dhe nuk i lejojnë teprimet. Kategoria e dytë është ajo që ka lindur para lindjes së frikës dhe ata nuk dinë asgjë dhe me mend nuk qëndrojnë mirë, sepse ata nuk dinë të frikohen nga shiu, breshëri, zjarri, uji, egërsirat, e mos të flasim për njeriun. Kategoria e tretë është ajo e cila frika ka lindur para tyre. Ata frikohen edhe prej hijes së vet, të mos flasim për gjërat tjera. Një pjesë bukur të mirë të botës e sundojnë pothuaj kjo kategori njerëzish- pushtetarë, sepse në pozitat në të cilat gjenden i kanë vendosur ata të cilët kanë lindur barabar me frikën dhe i përdorin për qëllime të tyre. Këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të qenë besnik i të fortit, madje edhe të shesin interesin familjar, e mos të flasim për interes kombëtar. Interesi kombëtar, në të cilën thirren më shumë se kategoria e parë, nuk vije në shprehje, sepse punëdhënësit e tyre nuk i lënë, se u prishin planet në gjeopolitikën globale dhe i dresojnë që të mbajnë vetëm këtë iso, përmes së cilës mundohen të shpërlajnë trurin e intelektualve dhe kushdo që nuk e akordon zërin me këtë melodi, është armik dhe armiqtë duhet luftuar. Me një fjalë, kjo është kategorie me mentalitet robi dhe ata nuk dinë të dallojnë robërinë nga liria, po qe se u jepet mundësia për të ushtruar pushtet. Në hapësirën tonë kombëtare, kjo mund të personifikohet me tre udhëheqës aktual politik, Sali Berishën, Hashim Thaçin dhe Ali Ahmetin. Që të re janë liruar mendësish, me ndihmën e të tjerëve. e jo pse kanë pasur guxim e dituri dhe tash nuk dinë se si të gjenden në këtë vorbull politike që na ka përfshirë neve shqiptarëve. Ata, nuk dinë për të vepruar në kuadër të kohës, por e lënë që dallgët e jetës politike t’i bartin andej kah është interesi i huaj, që u duket miqësor, në relacion me kombin dhe fqinjët. Ata, në radhë të parë kanë shtrirë qafën si demat në zgjedh, duke u mashtruar pas një tramaku që nuk po arrijnë ende ta lëpijnë, dhe shkojnë pas punëdhënësve të vet, duke mos shikuar prapa dhe për të parë e kanë edhe kombin pas. Po të njëjtit mentalitet janë edhe opozitarët, që kur u duhet për marketing politikë e zënë çështjen kombëtare në gojë, se për ndryshe nuk u ha palla për të. Ai që e ka në plan të parë çështjen kombëtare, gjithnjë i bie të njëjtit tel, duke prekur nervin senzibilizues, që do të alarmonte edhe mekanizmat kombëtar dhe çështjen tonë ta bëjnë çështje ndërkombëtare. Mentaliteti kohor Ky lloj mentaliteti i përshtatet kohës. Mirëpo, edhe këtu kemi llojet e tyre, sepse në fund të fundit është produkt i mendjes së njeriut. Njerëzit sillen në kuadër të kohës dhe ashtu siç dikton koha, veprojnë, por jo të gjithë. Përsëri kemi një kategori të vogël njerëzish që tentojnë të shpërthejnë këtë mentalitet dhe ata merren si njerëz që i prijnë kohës dhe epokave nëpër momente të caktuara dhe janë të pamoralshme për kohën, sepse nëse koha kërkon të jesh vasal, hajn, gënjeshtar, puthador, nuk bënë atë ta luftosh, por duhet pajtuar dhe kryengritësit nuk janë të mirëseardhur në asnjë kohë. Të rrallë janë ata që i përballojnë të gjitha kohëve dhe të jenë me mentalitet të përparuar. Kohët kanë dëshmuar, se nëse dikush nuk ka përkuar me kohën, por ka synuar një kohë më të mirë, kur ka ardhur në pushtet ka ndryshuar së menduarit e së vepruarit dhe ka hyrë në valle me të tjerët. A nuk ka ndodhur te ne shqiptarët kjo, kur dikur opozitarët e pushtetit na kanë premtuar edhe qumësht dallëndysheje, e diku - diku edhe është derdhur gjak, e kur i është ofruar kolltuku e paraja kanë heshtur dhe u vjen për të vjellë kur ua përmend dhe pa kurrfarë turpi të thonë se t’i i ke sajuar në kokën tënde të gjitha ato dhe merresh me shpifje, sepse koha e do këtë e atë dhe ne duhet të ecim në hap me kohën. Kur mentaliteti përkon me ndërgjegjen Kjo kategori e njerëzve që mundohen mentalitetin ta barazojnë me ndërgjegjen kombëtare, me ndërgjegjen njerëzore, me ndërgjegjen shkencore, ata duhet të përballen me shumë pengesa që u dalin përpara, sepse pushtetarët frikohen se zgjojnë ndërgjegjen edhe të atyre që nuk kanë njohuri për kohën, rrethanat kohore, fenomenet kohore dhe lojërat që përgatitën në kuadër të kohës. Ata, do të përballën dhe trajtohen të çmendur, sepse nuk bënë të zbërthesh kohën në të cilën jeton dhe një veprim i tillë mund ta bëjë vetëm Mesina, se të tjerët nuk e kanë mandatin për të vepruar e analizuar. Ndërgjegjja për kategorinë më të madhe të shoqërisë njerëzore, është shpifje, e pa qenë, imagjinatë, sepse sorollopit të tillë ajo u ka mbetur nëpër ferra gjatë rrugëtimin nëpër kohë, sikurse leshi i dhënëve. Parandej edhe nuk dinë për të vepruar në kuadër të ndërgjegjes, sepse lakmia, si fenomen i ndërdijes njerëzore, u ka mbyllur sytë e arsyes dhe ata për vete dhe familjen shohin vetëm të mirat që duhet gëzuar dhe nuk lënë gur pa lëvizur për të arritur qëllimin. Në këtë kontest janë përdor edhe tortura e vrasje të njerëzve të cilët kanë parë më larg se koha në të cilën kanë jetuar fizikisht. Në kuadër të lëvizjes kombëtare kjo kategori ka ecur përpara, ka shpjeguar dhe trasuar rrugën e ndritshme për kobin, duke zbërthyer çështjet dhe llogaritur nëpër kohë se ku mund të arrihet. Ata, të cilët nuk kanë qenë të gatshëm të ecin me përkushtimin e filluar dhe janë joshur nga najadat gjatë rrugëtimit, kanë bërë që rruga herë-herë të ndërpritet, sepse nuk kanë qenë të përgatitur për të përfunduar maratonën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Sot, është momenti mëse i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një bashkëveprim me mentalitetin i cili përkon me ndërgjegjen dhe secili të jep atë që mundet, së pari të ndërgjegjësohemi dhe të shohim se ku po na shpie kjo politikë me mentalitet të robit, udhëheqësit e të cilit kanë lindur pas frikës. Prishtinë, 07.07.2011 |
2011-07-09
MENTALITET
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...