C’me ndodh pa ty, c’me ndodh pa zerin tend….Vetmia varet neper mure si rrjeta merimangash dhe trishtimi me perpin.Akrepat e ores luajne nje melodi pa sens qe me gerryen qetesine e neveritshme qe ka pllakosur kete dhome….Ne toke dergjen akoma carcafet e rrudhosur, si viktima te mekatit qe vetem me perplasin ne fytyre momente te shthurura epshi qe tani duken si nje enderr e keqe….Pasqyra me ngerdheshet me nje te vertete qe as vetes sguxoj tja them.Per ti shpetuar shuaj driten, dhe shpalos shpirtin ne erresire.Ca psheretima malli grishin naten.Kembet me shkelin neper fjale te thena e te pathena hedhur si prezervative te perdorur neper dysheme.Kudo ti, kudo prania jote.Kam gjurmet e tua mbi lekure, dhe shijen tende ne goje….Fragmentet e pasthirrmave i shkermoq neper gishta dhe kujtimet i pertyp neper dhemb… sa rende me bien ne stomak, c,peshtjellim ndjenjash.Nese vjell tani me siguri do jene denesje, pershperima, lutje, prekje, pushtim, kafshime, cfilitje, puthje, veshtrime…..do te jete nje nate e tere perpelitjesh nen krahet e tu. Do te villja gjithe castet me ty. Po perpiqem te shtrengoj qenien tende brenda meje, por ti shqelmon te dalesh jashte. Pse valle?! Dyshimi qendron pezull mbi hijen tende, ndjej vetem deshiren qe rrjedh mbi mua si shi meteoresh.Shoh hijen tende qe pervidhet heshtur nga shtrati.Lekura ime dhemb nga shtypja e gishtave te tu.Ne shpirt me ke gdhendur prekjen, ne gjak i ndiej kafshimet e tua, frymen ma merr nje puthje qe me burgos denesjet, dhe aroma jote oksigjenin ma mbyt. Ka shume mundesi qe te jem duke trilluar…Keto mendime lindin prej vetmise e deshperimit tim. Pushtuar prej teje me duhet kohe te kuptoj se ke shkuar, se me ke lene vetem. Pertej xhamit te dritares nata jehon me ca hapa qe largohen….
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment