Prishtinë – Në
diskotekat ku çdo të shtunë argëtohet shumica e prishtinaseve, ka nisur
të praktikohet me të madhe edhe striptizmi. Objektivi i Portalit
LajmeShqip.com ka kapur një fragment tjetër të jetës së natës në
Prishtinë. Valltaret striptizere, çdo ditë e më shumë në trend,
argëtojnë frekuentues të shumtë të klubeve të natës në kryeqytet, madje
edhe ministra dhe njerëz që ditën bartin kravatat e natën… i heqin ato.
Së fundmi në “Duplex Club” kjo
është bërë edhe në mënryë zyrtare. Ky klub, në ndejat e të cilit shpesh
shihen edhe ministrat e Qeverisë së Kosovë, sikur ai i Bujqësisë,
Blerand Stavileci dhe ai i Kulturës, Memli Krasniqi e shumë zyrtarë të
lartë të shtetit, ka punsuar edhe vajza të cilat vallëzojnë si
striptizere.
Në netët kur këto vajza
bëjnë punët e tyre, pagesa për të hyrë në këtë club dyfishohet. Mirëpo,
si duket, “Duplex” ua ka pa parë hairin këtyre striptizereve, pasi klubi
është i stërmbushur me njerëz.
Vallëtaret
striptizere kanë filluar të jenë “IN” edhe nëpër qytet. Shumë njerëz
kanë nisur të komentojnë për to dhe tashmë striptizmi ka nisur të bëhet
gjë normale për prishtinasit.
Portali LajmeShqip.com ju sjellë fotografitë ekskluzive, nga vendi i ngjarjes… (Lajmeshqip.com)