Jehona e emrit te tij, pra, kolonel Tahir Zemaj, ishte madhështia e tij ne luften çlirimtare te Kosoves, atebote kur iu pergjigj thirrjes se atdheut nen obligimin e institucioneve te Republikes se Kosoves, ne Zonen Operative te Dukagjinit, dhe kur atebote e thoshte se: Presidentin Ibrahim Rugova e njoh per Komandant te Forcave te Armatosura të Republikes së Kosovës, dhe kete me kushtetuten e Kacanikut. Por madheshtia e tij ishte poashtu edhe ne thenien e atehershme:”Une kam qene dhe jam plotesisht i ndergjegjshem qe jeta është shumë më e pavlefshme se sa vdekja, kur një ukopator i huaj e mban tokën dhe popullin tim të pushtuar!”.
Pra, ai ishte njeriu që kishte vetedijen, formimin, profesionalizmin dhe poashtu vizionin ndaj shtetit.
Jehona e emrit të tij vazhdoi edhe pas luftes kur ai, Tahir Zemaj, iu dha krah proceseve demokratike ne vend, gjithandej ku gjendej ne perkrahje te vijes institucionale, pra ne përkrahje te ndertimit te institucioneve te shtetit te Kosoves. , i cili kishte formatin dhe primatin per te qene edhe ne balle te udheheqjes se ushtrise se ardhshme te Kosoves se lire, ngase ai kishte dhene mjaft per çlirimin e saj.
Jehona e emrit te tij ishte kumbuese edhe pas krimit barbar dhe vrasjes se tij me te birin Enisin dhe kusheririn Hasanin, me 5 janar 2003 ne Peje, atehere kur ne Kosoven e pasluftes nga krimi i organizuar vriteshin njerëzit e kauzes sonë kombëtare,
por mbase ky kumbim ngerthente ne vete dhembjen e te gjithe shqiptareve si brenda Kosove si jashte saj, gjithandej ku jetojne e frymojne shqiptaret…
Prandaj libri i Myftar Dragidelles “Madheshtite e kolonelit” meton të sendertojë idenë edhe konceptin për ta perceptuar librin ashtu sikur kane ndodhur ne te vertete të gjitha organizimet dhe ngjarjet, që pas vrasjes së kolonelit, ngushellimet dhe akademite perkujtimore, opinionet, perkushtimet, telegramet e ngushellimit nga personalitete vendore dhe nderkombetare, dhe te gjitha ato që kanë thënë bashkekombasit dhe personalitetet shqiptare brenda e jashte Kosoves. Keto akademi te mbajtura gjithandej, kane shprehur indinjaten, dhembjen dhe respektin e madh ndaj personalitetit, te njeriut dhe bashkekombasit Zemaj, por jane ravijezuar edhe ne kujtesen tone historike si kuptimesi dhe domethenie, te nje kohe te kauzes sone kombetare… Ne te vertet ishte respekti dhe dhembja e madhe per humbjen e ketij njeriu të atij formati, e që në luftën clirimtare iu pergjigj thirrjes se atdheut me tërë dijen dhe potencialin e tij prej ushtaraku te karrieres, por që atëbotë u kundërshtua dhe u pengua nga krahu tjeter i luftës. Megjithatë koloneli Zemaj e beri historinë me udhëheqjen profesionale te luftes, sikur ishte Beteja e Loxhes, Beteja e Llukes, dhe me pastaj me formimin e brigades “Mergimi”.
Jane poashtu ne kete liber edhe fjalimet e eproreve profesionist te luftes dhe bashkeluftetare te Zemajt, te cilet nxjerrin ne pah shume aspekte te personalitetit dhe te jetes e vepres se Zemajt si profesionist i artit ushtarak, qe me kohe e vuri ne dispozicion te popullit dhe te atdheut te vet,. Pra, librin e pasurojne edhe disa shkrime pikante per heroin kombetar Tahir Zemaj, e që qemtojne me perkushtimin rreth figures madhore te tij. Mbase libri i Myftar Dragidelles “Madheshtite e kolonelit”na grish gjithesesi kujtesen tone dhe historike ne kujtim te jetes e vepres se kolonelit Zemaj, duke mbetur nje liber qe pasuron publicistiken tone me shkrimet, deshmite dhe faktet qe ngerthen ne vete, ne te shumten si udherrefyese per historine dhe te ardhmen.
http://kosova.info/2011/07/liber-te-vertetash-te-dhimbshme-krenare/