2011-07-12

Fragmenti nga romani: SYRI I RITES. Pjesa e pare e trilogjise: HIDHESIA E PUTHJES



Nga Kristaq Turtulli-Toronto




KAPITULLI  I DYTË


                                                            Flakërimi i syve të saj…



Syri i Rites

 Shtëpia e fëmijës ishte një godinë e vjetër, solide, ndërtuar shumë vite më parë me gurë graniti, sjellë prej malit të Shtimes.  Dhuratë për fëmijët jetimë prej nuses të atëhershme Meri të familjes fisnike bamirëse të Madhëve.  Shtepia e jetimores ish e lartë, me shumë dritare, ballkone, korridore, dhoma dhe ngrihej hijerëndë në krahun lindor  të kodrës së qytetit.


Godina tre katesh ndërtuar posaçërisht për jetimët, qëndronte si ballkon mbi qytetin e lashtë me një xhami të vjetër të Miradorëve dhe me kisha të larta, të kthyera në pallate sporti ose qendra kulturore. Matanë murit perëndimor së jetimores shtrihej  një pyll i dendur me pisha dhe plepa të lartë, e mbas tyre ngriheshin malet e  rrumbullakët të Moravës.  


Vite më parë në shtëpinë e fëmijës ishin bërë disa rregullime te vogla anësore por pa ndryshuar strukturën. Fatmirësisht godina ish ndërtuar me gurrë të zinj dhe mure të trashë, për ti rezistuar  reshjeve dhe kohës.  Pjesa veriore e godinës binte nga kodrina e Sheres, ku harliseshin qejfpaprishur ferra dhe driza dhe lëvrinin hardhuca e nepërka të vogla.


 Ne këtë shtëpi Rrezearta u gajas, përplasi këmbë dhe duar, qau zëngjirur, mbledhur kruspull në pelenat hirta, të përlyera, të holluara nga përdorimi. U rrokullis si topth nga shtrati. Bariti këmbë dhe duart në dyshemenë e vjetër, me dërrasa gjysmë të kalbura. U çapit, u rrëzua, u dëmtua, u gjakos, hodhi shtat dhe u rrit si ferrat dhe drizat rrëzë mezhdash, pa ujë të bollshme dhe prashitje. Fluturat, grerëzat, bletët, buzëzinjtë, brumbujt, hardhucat  dhe bretkosat trembeshin prej saj, ndërsa minjtë, nepërkat dhe zhabjakët ajo i ndiqte, i gjuante drejt e në kokë me gurrë të bardhë e të rrumbullakët.


 Dikur shtëpia e fëmijëve quhej ‘Meri’, për nder të njeriut që e ndërtoi me shpenzimet veta këtë godinë, nuses fisnike të familjes së Madhëve. Me ndryshimin e sistemeve i vunë emrin e një muaji të ftohtë, të mërzitshëm. Busti i mermertë, i bukur, i bamirëses Meri, punuar me art nga skulptori i shquar Odise, u flak me përbuzje në kanalin e ujërave të zeza, në krahun veriperëndimor të godinës.


Rrezearta nuk i dinte dhe nuk interesohej për hollësira të panevojshme. Copëra suvaje tavani binin përdhe, tym dhe pluhur përhapej anembanë. Ajo ngjiste dhe zbriste me potere shkallët e ronitura, rrëmbente një copë bukë me së shumti thatë, vraponte jashtë në rrugë, ose kuturiskej mendjeshpërndarë në monopatet e shtrembra të pyllit.


Vogëlushja nuk dëgjoi ndonjë fjalë të ngrohtë dhe përkëdhelje të butë. Qysh fëmijë vështronte ngulët muret e lyrosura, të dëmtuara, pllakat e shkalafitura të dyshemesë, korridoreve, dhomave, për të gjetur në to ndonjë shëmbëllim të fshehur të njerëzve të dashur. Përvijimet ishin befasuese, të frikshme e herë këndjellëse. Kur mendonte se e realizoi zbërthimin  e pazakontë të portreteve të prindërve, ndjente një mjegull dhe humbje ndër sy, përlotje, i bllokohej qafa delikate. Dritëhijet dhe imazhet e rreme e trembin, i shkaktonin angështi në shpirt. Mbulonte kokën me kuvertë, fuste duart mes gjunjëve dhe përpiqej të gjente ngrohtësi. Ndoshta, aty nën kuvertë, ish foleja e saj sekrete, mbase depërtonin zërat dhe zhurmat e ëmbla. Heshtje. Errësirë.


Rrezearta qante pa zë, nuk dëshironte kurrsesi ta dëgjonin të tjerët, të ngërdhesheshin, të shfaqnin keqardhje cinike:


‘-E gjora vajzë, kërkon të gjeje nën kuvertë imazhin e prindërve të vdekur!’-Tinës saj shkelje syri djallëzisht.


Sidoqoftë, vajza besonte në imazhet ku do të shfaqeshin portretet e prindërve, sepse sipas saj ata qëndronin diku përtej hijeve të rënda. Ndërkohë përbuzja e vriste, vetmia e mundonte, ftohtësia e torturonte. Shtypte jastëkun me forcë derisa e bënte petë. I besohej se dalja e saj ne jetë kish qenë një rastësi e rëndomtë, ngatërresë banale, përzierë me acarimin e hapur të prindërve, për mishin e kuq që u gjend papritmas në duart e tyre.


            Ndërsa enigma prindërore mbetej fluide si avull i ndehur në erë. Avulli tretej shumë shpejt, lëvizte tutje, përzihej me pluhurin e rënduar të rrugëve të jetës. Vajzës së vogël i mbahej fryma, turrej jashtë, kapërcente avllinë e rrëzuar, pa i kushtuar rëndësi gërvishtjeve, vraponte sa i hanin këmbët nëpër monopate të ngushta, ferrat dhe drizat gjendeshin me shumicë e përcëllonin e gërvishtnin e gjakosnin…


 Rrezearta Taneshi ndoshta ishte thëngjill, lënë aksidentalisht në cep të vatrës, mbuluar nga hiri i ngrohtë.


Trupi i saj i imët, i vogël, si i përgjumur, vërtitej hutueshëm nëpër këmbët e njerëzve. Ardhësit e ndryshëm, të nxituar, shkelnin pakujdesish fustanin e saj të gjatë, të ronitur, të përgatitur prej pëlhure nga ndonjë çarçaf i vjetër, i flakur prej vitesh në bodrumet e nëndheshme të shtëpisë së madhe. Kalimtarët ktheheshin dhe e shoqëronin me sy vocërraken, e cila bariste me hapa të vogla në trotuarin e ngushtë, me kalldrëm të rrugicës dhe ngrinin supet të bezdisur.


Vajza e vogël shfaqej përsëri si një miushe e bardhë, e ngathët, e përhumbur,e qullur, gjendur rastësisht, e flakur pakujdesish nga vrundulli i erës mes morisë laramane të njerëzve, duke tërhequr zvarrë këpucët e mëdha, të shtrembra.


Dikush e shtynte me bezdi, gati me nervozizëm duke sharë dhe shfryrë nën vete:


‘-Phu! Uh! Sa janë shtuar jetimet vitet e fundit. Të bezdisin, të acarojnë nervat këto rrugaçet e vogla.’


Një tjetër kalimtar shtonte zë ulët:


‘-Doje të thoshe, kurvat e ardhshme?’                                                                       


‘-Kurvat e ardhshme! Hëm, nuk e di, ndoshta. Kurvëria është e lashtë sa vetë jeta.


Njerëzimi pa bërë seks është i mjerë.’


‘- Phu, mos më çaj kokën me këto filozofi bastarde. Pse vetëm mbi shtyllat e


seksit është ngritur bota? Ç’ti bësh qeverisë që është zemërmadhe dhe lë të mbijë ngado fara e prostitutave!’ 


Fëmija puliste vrulltas qerpikët e gjatë, të zinj si krahë dallëndyshe  dhe perëndonte me trishtim sytë e shkruar. Zëri i saj i hollë, i ulët, si pëshpërimë, humbiste, tretej në çast nga zhaurima e turmës së marrë, që lëvizte tutje tëhu, në rrugicat e ngushta me kalldrëm.


Vogëlushja nuk mërzitej, këpucët e mëdha gjysmë të kalbura dërmonin kockat e njoma. Ajo u ngatërrohej sërish nëpër këmbë, u fërkohej si kone. Kaq shpejt i harronte romuzet e kalimtarëve kjo vocërrake? Trupi i saj i brishtë, lëkurë bardhë, gati të tejdukshme si cipa e qepës, ndjente vetmi dhe të ftohtë.


Rrezearta ngjante si një zog i vogël, i brishtë, pushverdhë, mbetur diku në çerdhen e shkatërruar, në degën e një peme, mes një pylli të madh. Erërat, zhurmat misterioze, oshtimat, rënkimet, shirat, insektet, shpendët grabitqarë, e qarkonin, përplaseshin në trupin e imët, mbi pushin e verdhë, delikat.  E tundnin, shkundnin, pa i lënë kohë të mbushej me frymë, por nuk mund ta rrëzonin përdhe. Vocërrakja ishte mbërthyer fort mbas degës me grënçka të jetës…


Ajo s’ishte e urtë, e ndrojtur, e plogët, siç të jepte përshtypjen vogëlushja në shikimin e parë. Mamitë me indiferentizëm, duke u përtypur dhe pështyrë fara kungulli llomotisnin:


‘-Kjo fëmijë më shumë është e përhumbur, sikur shkel në majë të gishtërinjve në vend të pambuktë, të sfungjertë, pa pengesa natyrale dhe gropa artificiale. Të krijon bindjen idiote, se kjo vajzë mban të fshehura, nën fustanin e hollë prej pëlhure, krahë pulpash të ngjitura me dyllë.’


Ato u zgërdhinë një copë herë dhe shtynë me majat e këpucëve lëvoret  e farave. Një mami hundë poçe, gjoks dërrasë qeshi me sarkazëm, ngriti korsenë e vjetër që i ish mbledhur poshtë barkut  dhe shtoi me zë të ngjirur:


 ‘-Krahë puplash të ngjitura me pështymë.’


Një tjetër mami, hundë dhe buzë hollë, mblodhi këmbët poshtë stolit, futi duart mes shalëve dhe foli nën zë:


 ‘-Ndoshta të ngjitura me spermë.’


 ‘-Hi, hi,hi ,hi!’- qeshën disa të tjera me zë të lartë dhe vështruan çakërrqejf trupin e imët të vogëlushes, që lëvizte tutje, nëpër korridore, me shap- shupin e këpucëve të mëdha.


Ajo ngjante si një shtëllungë leshi harruar në cep të dhomës.


Rrezearta nuk i kushtonte rëndësi, fjalëve, rrëzimit  të rastësishëm, përplasjeve mbas cepave të karrigeve, kokave të shtretërve prej druri të vjetër, të krimbur, shumë vite para Luftës së dytë Botërore. Vajza vështronte ngulët shtretërit e drunjtë që qëndronin në radhë si ushtarë të bindur, të vjetër, të cilët duhej të kishin dalë me kohë në lirim. Ajo rrotullohej dhe përplasej pas qosheve të metalta dhe të ndryshkura të tavolinave.


Vogëlushja Rrezeartë ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë të jetimores, me shumë dhoma, me tavane të larta, të ndyta, të pështyrë nga mizat dhe korridore të gjatë, me minj Netëve të ftohta minjtë bënin balet në tavolinat e gjata, të mermerta të kuzhinës dhe përplaseshin aksidentalisht mbas tenxhereve të mëdha, të shtrembra, të nxira dhe të palara. Në dhomat e ftohta jetimët e vobektë, të pafajshëm, të lënduar nga moskujdesja, neglizhenca e personelit ngjireshin nga të qarët dhe dridheshin prej ciknës së hidhët.


Vajza nuk qante kurrë pas përplasjeve. Ajo përkulej, rrudhte hundën e vogël dhe vështronte hutueshëm lëndimin ose përskuqen në trupin e vet nga goditja e papritur. Pastaj lagte gishtërinjtë me pështymë dhe fërkonte vendin e lënduar, shikim rrëzuar shtyhej pjerrtas, bariste tutje, çante turmën me bërryla, shtrëngonte buzët e vogla, të trëndafilta dhe gremiste brenda vetes dënesën e madhe.


Shpesh ajo ecte anës mureve, gati të fshinte me shpinë dhe shpatullat e brishta lagështirën, mykin dhjetëravjeçar. Vështronte rrëmbimthi përreth me bisht të syrit, më pas ja kriste vrapit. Vajza u zhdukej tinëzisht vështrimeve gërmues të tjerëve. Ajo e urrente rrëmujën dhe rrëmetin, acarohej kur dikush i  bezdisur shtrembëronte fytyrën dhe hidhte vështrimin drejt saj gjithë përçmim.


Vogëlushja vraponte sa i hanin këmbët, flakte diku këpucët e tmerrshme. Zbriste shkallët zbathur dy e nga dy duke kërcyer dhe fshihej në këndin më të thellë të bodrumit të nëndheshëm të shtëpisë së madhe. Strukej, mblidhte këmbët nën vete, si të gjente ngrohtësi dhe vendoste mjekrën e vogël në parakrahun e majtë. Vështronte tutje, ngulte shikimin atje ku mugëtira ishte e thellë, në kërkim zbërthimit të fshehtave te mëdha, larg romuzeve, sharjeve dhe ofendimeve.


 Ngandonjëherë vajzës i dukej sikur, çdo fjalë që hidhej dhe pritej nëpër dhomat, korridoret dhe kthinat e godinës së vjetër fshihnin në vetvete një sharje të madhe ndaj gjithë fëmijëve të braktisur nga prindërit që jetonin aty. 


Vocërrakja zbriste çdo ditë me vrap shkallët e ngurta, të lëmuara, të ngrëna nga vitet dhe gjithë lagështirë, pa iu trembur rrëzimit. Këpucët e mëdha, të shtrembra, me majë të ngritura përpjetë, të zgjidhura, me lidhëse të ronitura shkelnin pllaq- plluq në gropat e shumta të mbuluara nga uji dhe të mbështjella nga mjegulla e dendur. 


Në bodrumin e nëndheshëm të shtëpisë së fëmijës të mbahej fryma prej rrëmujës, lagështirës, avullit, tymit dhe territ.


Rrezearta nuk i trembej errësirës, nuk qederosej, ajo ligështohej nga avujt e shumtë. Në lojën e tymit dhe të avullit të kaldajës së vjetër, që shfrynte dhe grindej si një shtrigë plakë, së cilës i kishin rënë dhëmbët. Vajza e vogël kërkonte të gjente ndonjë zë të dashur, të fshehur, përgjigje të pashpjeguar, të parealizuar. Por masivi i errët e i përbindshëm i asaj mostre plakë, kollitej dhe grindej vazhdimisht, gëlltiste ngandonjëherë fëmijë të pabindur e qaramanë siç thoshin e kërcënonin mamitë.  Vajza s’kishte frikë,  kaldaja e madhe e zymtë vërtet villte tym dhe avull, por kurrë nuk lëvizte nga vendi, ndoshta ngaqë ishte plakë e gërmuqur dhe e kishin lënë fuqitë.


 Njëherë ajo u afrua shumë pranë kaldajës, e preku me dorë, asgjë. Ndoshta shtriga plakë dremiste dhe nuk ndjeu mbi shpinë pëllëmbën e butë të fëmijës. Befas kaldajën e mbërtheu një kollë e keqe dhe nxori nga goja tym dhe flakë. Vajza tërhoqi dorën e llahtarisur dhe iku me vrap pa kthyer kokën prapa.


Të nesërmen ajo shkoi përsëri aty dhe qëndroi më gjatë. Kaldaja plakë dremiste duke gërhitur me zhurmë, e nuk ishte aq e keqe sa e bënin. Plaka e vjetër kaldajë ishte gjyshe e mirë. Fëmija e vogël kishte shumë nevojë për të. Gjyshja kollitej, shkundej, dridhej, gromësinte herë mbas herë, por të ngrohte, të ç’lodhte, të cyste në dremitje me ëndrra të bukura, paçka se mbante erë të rëndë. Rrezeartës iu krijua mendimi se të gjitha gjyshet e botës ishin të njëjta, ngrohëse, çlodhëse dhe erë kaldaje.


Ne vështrimin e parë, të sipërfaqshëm, vajza dukej jashtëzakonisht e imët, e dobët me lëkurë të bardhë, delikate, fytyrë të zbehtë. Mund të dalloje shkoqur në tëmtha dhe poshtë syve damarët e hollë të portokalltë. Qafa e dobët mbulohej nga flokët e gjatë ngjyrë gështenjë të errët. Sytë e shkruar, të thellë i mbante të ulur përtokë gati si me turp. Hunda e vogël qëndronte përherë e skuqur në majë si të mundohej nga një rrufë e fshehur dhe e vazhdueshme.


Kur i afroheshe vogëlushes pranë, për ti hedhur vështrim përdëllyer, për ta prekur butë, me mëshirë vocërraken e gjorë, jetime, të mbetur rrugëve. Ajo vrulltas ngrinte kryet, tërhiqte kokën mënjanë, larg krahut tënd të nderë mëshirëmadh. Ndesheshe në vështrimin e saj, ngadalësoje hapat, vrulli i parë  fashitej, tërhiqje krahun nxitimthi, sytë e saj të nguleshin si heshta në trup. Flakërimi i syve të saj ishte i fortë.

ORGANIZATA FAMËKEQE “STARA RASHKA” (RASHKA E VJETER) VAJZAT SHQIPTARE PO I SHET NE PAZAR SI TE ISHIN BAGËTI

Alarm!


Nga  Reshat Badallaj

*Mesiti i kesaj dukurie te shumtuar eshte shqipare i thenqin Lumnie tani Mihajlovic

*Dikur vendi i shqipeve krenohej ne bote, te pakten per moralin e femrave shqiptare, nderkaq, tani eshte per turp

*Ku eshte dora e hekurt e shtetit,per te ndaluar tregetine e paligjeshme te femrave shqiptare per matrapazllek, e assesi sipas asaj “Dashuria nuk njeh kufi”

*”Sebepi” i keti shkrimi eshte  te mbrojm me cdo kusht nderin e femrave shqiptare, si dikur moti, qe ne kohen e Derguteve e xhandarmarise se kralevines serbiane mbronin nderin duke bere vetevrasje

* U bejme thirrje te gjithe beqareve dhe vejaneve qe jetojne ne Diaspore dhe ne trojet shqiptare te dalin perballe dhe ti marrin per nuse shtepie…

Nga RESHAT BADALLAJ, Hanover

Dikur moti kombi shqipetar krenohej duke rahur gjoks te pakten per moralin e femrave shqiptare. Per t´iu shpetuar epsheve shtazarake te Derguteve ,xhandarmarise te kralevines serbiane dhe te cubave te Nikolles se Cetines, ata duke mbrojtur nderin bene vetevrasje, ta zeme ne rreze te Pashtrikut plak ku gjarperon Drini i Bardh,nje grua e Dobrushtit, te Krahines se Lumes,afer Zhurit, per t´iu shpetuar epsheve te bishave te Derguteve,kerceu nga nje kep i thepisur, bashke me djepin qe mbante femije,atehere e sot ky kep mbane emrin “KEPI I VASHES” Me gjersisht ne librin”VERRINI NEPER LUFTERA” te autorit te shkrimit. Fatekeqesisht, kjo shume shpejte u perdhunos dhe doli balle perfaqe nje soj femrash qe i paska ndalur frika e assesi karakteri njerzor.Se vertete eshte keshtu, e hidhur por e vertete. me ka rastisur te lexoje qe ne Itali,Greqi e gjetke, prostitutate vendeve tjera, kane protestuar se “femrat shqiptare”,lirojn ushkurin shume lire,per nje pako cigare.Turp!

Shih per kete,ne Serbi, ne qytetin Rashka, eshte themeluar vetem per kete qellim ORGANIZATA “STARA RASHKA” (stara e vjeter v.a.), per t´iu versulur si kope egersirash vajzave shqiptare. Krahu i djathte, i kesaj organizate famekeqe antishqiptare, eshte nje shqiptare bishdredhur me emrin Lumnie qe tani ka mbiemrin Mihajloviq. Zonja Mihajloviq, pasi ishte martuar me nje bir shkine te tredhur,eshte futur thelle ne Shqiperi,per te “Mesitnuar” me vajzat shqiptare,sipas asaj”fukaralleku te qone ne dere re hasmit”, i shet nga 2000-3000 euro si te ishin lope pazari.

Dhe me pas burrat e tredhur te vojvodeve dhe zhupaneve,pijanes te shtyre ne moshe qe mezi e lirojne rrypin per te urinuar, i bejne nuse, jo sipas asaj dashuria nuk njeh kufi, por i shtrin ne shtrat si malle i blere ne pazar dhe larg lezetit.

Çuditerisht, sheti shqiptar behet i shurdhur dhe i verber ne pike te drekes per kete dukuri te shumtuar dhe te paligjeshme.Sa me pare duhet te vehet dora e forte e hekurte e shtetit, per kete gjahe qe luhet me nderin e femrave shqiptare.Shkuesja, si i themi ne nga anet tona zonja Mihajlovic, ajo nuk njeh as komb e as fe ajo njeh vete lekun.

Ndaj, nuk do te ishte keq, qe djemt,beqaret, vejanet, kudo qe jane ne Diaspore dhe ne trojet shqiptare te dalin perballe ketyre vajzave, te tregohen AMSHUR TE FORTE, per tía shuar LEZETIN E USHKURIT, te pakten per “SEVAP”, ose ne fund te fundit edhe t´i marrin nuse shtepie, qe t´iu nderpriten rrenjet dashakeqese organizates antishqiptare dhe argates se saj Lumnije Mihajloviq.

Vertet eshte per te ardhur keq, qe edhe shtypi shqipar i shkruar dhe elektronik merren vetem perkitazi me kete teme serioze. I shkruaj vetem ka dy rreshta e hiq me shume.

Mendoje se eshte e udhes qe sa me pare te vehemi ne mbrojtje te nderit te femrave shqiptare sa nuk eshte vone. Domosdosmerisht me kujton humuristin Sevdai Radogoshin-Qumilin, ku thote:… hajde se xhemilja e morri magarin per burre se mandej behet vone…” Per te mos ndodhur meselja e Xhemiles,kete teme ta veme ne spikame.

Keshtu qe do t´iu nderpriten rrenjet, Lumnije Mihajloviqit, burrave te tredhur te vojvodeve e zhupaneve,maqedoneve dhe atyre helen, qe varret e keti soji t´ia peshurrin qent me lezet…


MAJMUNI I DOKTOR MOKINIT…



Ese nga Fritz Radovani


Fritz Radovani
Me siguri ndonjë mik nga Strasburgu porsa ta lexojë titullin ka me thanë me vete: Po me majmunin e Dr. Mokinit ç’ dreqin të doli punë?… 65 vjet përpara dallga a fortuna komuniste (nuk po dij me e përcaktue) solli në Shkoder një grup mjekësh të nderuem, aqsa edhe të dijtun, pa u kuptue deri vonë qellimi i ardhjes së tyne. I shoqnonte mjeku nga Gjirokatra, Dr. Karagjozi, i ashpër në dukje, por Njeri në shpirt. Ardhja e tyne asht një kapitull tjetër në vete, për të cilin nuk do të shkruej sot. M’u kujtue se me Ta pat ardhë në Shkoder edhe Dr. Mokini. Flitej se ishte çifut dhe se kur kishte vizitue Izraelin para vitit 1944, atje një mik i veti i kishte falë një majmun, të cilin doktori, kur e sollën në Shkodër për me punue si mjek, e pruni me vete, dhe e bani shumë të njohun për ne që nuk kishim pa kurrë me sy kafshen e shumë përfolun prej nga kanë edhe prejardhjen e tyne marksist – leninistët apo materialistët “modernë” të shekullit XX. I kishim ndigjue vetem emnin, por me e njohë jo, e njohëm ma vonë…Banonte pranë familjes Pema, shtëpi e rrethueme me mure të nalta dhe me shermashek, tek Poliklinika e vjeter. Për kedo dera hapej pa pritesë nga familjarët e doktorit, që ishin mësue me vizitorët e shumtë gjatë gjithë ditës e kryesisht me ne që, si fëmijë, na dukej si diçka e veçantë pamja e majmunit. Porosia e parë e tyne ishte kujdesi mos me u afrue shumë tek kafazi ku ishte majmuni dhe mundësisht mos me vu duert tek rrjeta dhe thuprat rrethuese, mbasi rrezikohej nga kafshimi i papritun që majmuni e kishte cilësi të veten. Qendrimi i tij në degët e bukra të pemëve dhe të binarëve të vendosun me qellim për té mbrenda kafazit, ku ai vazhdonte akrobacitë e tij, e banin aq të kandshem qendrimin aty, sa gati harrojshim me u largue… nga andja e lëvizjeve dhe disa gjesteve që bante me mimiken e tij shumë interresante për ne si fëmijë. Kujdesi dukej i posaçem dhe këte e tregonte pastertia rreth tij… Ishte një kohë që njerëzit nuk kishin çka me hangër për vete, prandej edhe na bante pershtypje sesi në një shtëpi mund të mbahej një kafshë aq e veçantë… Sigurisht, linte mbresa…
            Ndoshta ajo që veçon majmunin nga kafshët tjera asht instinkti i tij imitues, por tue pa ngerdheshjet e tij, menjëherë mendja të shkonte tek fëtyra e Enver Hoxhës, kur i ndryshonte ndër tribunat e kongreseve të PPSh, përçudnohej e zgurdudhohej kur fliste për imperalizmin, revizionizmin apo për grupet antiparti që “nuk e linin” me u pasunue aqsa kishte rasën si drejtues i një shteti komunist, ku skllavët e kishin kalue shifren 2 milion. Dalja e dhambëve të tij përpara të krijonte përshtypjen se asht me prejardhje vampiri…
            Kushedi sa herë e kam mendue me vete një pamje televizive të viteve 1991…apo pak ma vonë, kur u pat paraqitë në TVSh majmuni Fatos Nano, në një takim me një grup “majmunësh” në Zvicerr, ku tha: “Njeriu ka një babë…baba ynë i mirë a i keq ishte Enver Hoxha…” dhe plasën duertrokitjet e atyne… që ishin përballë tij… Pat edhe brohoritje nga të pranishmit në atë ambjent të tymosun, aqsa edhe më dukej tue i pa në ekran se po i ndigjoj edhe eren e qelbun të mjekrrave të parrueme e të palame, t’ atyne “pasanikëve” që po e shoqnonin fjalën e tij në qendren e bankave europiane në Zvicër.
            Ka shumë rasa që “parja” e dobëson arsyen! Po me mbërrijtë njeriu tek të 50 – tat vite me mohue edhe “baben” e vet, për hir të PPSh, apo PSSh…e veni emnin si të doni se të gjitha janë një m.., një model.., këte e kam pa me sy e ndigjue me veshë vetëm nga kryetari i PPSh së Shqipnisë, të cilit, si duket e ama i kishte “rrëfye” një të vertetë që për ne deri atëherë ishte e panjohun, ndonse Nexhmija e trajtonte këte si djalin e vet…
            Shumë kujt kjo ngjarje nuk i duket diçka që me të mbetë ndër mend. Ndoshta ky mund të jenë edhe mendimi i shumë komunistëve të tjerë edhe sot të konvertuem në “demokratë”… Prej atyne apo këtyne tashti, pritet gjithshka në të gjitha kohët!
            Ky mund të jetë edhe mendimi i një “djali” tjetër që andërron me kenë i gjakut të pistë të Enver Hoxhës, që ishte i pranishëm aty në krahun e djathtë të Fatos Nanos, por pa mjekërr…e, që ma vonë mësuem se ishte nga Kosova, quhej Hashim Thaçi, i cili u çue në kambë në shenjë “çnderimi” dhe vazhdoi duertrokitjen për këtë maskarallek që po flitej aty prej një “miku”, që kur asht kenë i ri, nana i ka tregue se ate e ka me një “majmun”. Kjo mos t’u duket aspak e çuditëshme, mbasi “partia” ua lejon të gjitha…mbrenda llojit.
            Që qeveritarët e Kosovës janë majmunë, këte e vërteton edhe rruga politike që ata po ndjekin tue “imitue” pikë për pikë qeveritarët e Tiranës së “kuqe” në bluh…Veç se ua ka zanë “rrota bishtin” me “disa” t’ ardhun nga Europa, se po shihshi edhe ju se çka bahet aty nga “vendalijtë”…Po mos u merzitni, se edhe “Atyne” do t’u gjendet rrëfana… Lexoni me kujdes shkrimet e fundit të anadollakut Ramiz Alia, të publikueme nga “zëdhënësi i PPSh” mercenari besnik O.Jazexhi, që në mbrojtje të marksizem – leninizmit turkoshak “fitimtarë”, po ban çmos me “hy” nga dritaret e WC-ve në “haremet” e Europes…
            Më duket, “humanizmi komunist” kosovar kalon cakun e mendimit të majmunit!
            “Rrugat e mbushun me kosovarë të ‘ramë përmbys’, ju duket atyne se asht rruga ma e përshtatëshme që me ua mbushë mendjen Autoriteteve të EU, se keni ‘veprue keq’ me komunistin Millosheviq, nuk e shihni se drejtimi ynë asht nga Lindja, na pra edhe shpinën ua kemi kthye… Endè nuk e keni marrë vesh?!”
Mos harroni se njeriu edhe me futë dorën në kafaz me dashtë me i lëmue koken e “majmunit”, ai të kafshon… Mosmirnjohja shpesh paguhet shtrejt!
Melbourne, Korrik 2011.

2011-07-11

Qielli i fotografuar ne nje vit


Astronomi amator dhe fotografi Alex Cherney kaloi një vit e gjysmë duke fotografuar qiellin me yje mbi Australi.
Mundi i tij u shpërblye. Si rezultat i orëve të gjata duke xhiruar dhe montuar krijoi këtë video të mrekullueshme e cila u shpërblye në festivalin për astro-fotografinë më të mirë – STARMUS.

Minarja misterioze ne Afganistan…


“Rrokaqiell”i lashtë enigmatik i zbukuruar, qëndron si një raketë e drejtuar në yje – një minare 65-metërshe, monumenti më i madh i dytë fetar i këtij lloji në botë.
Fillimisht ajo u be per fanar – duke e bërë atë një lloj fari ne tokë te thatë, i rrethuar me male të lartë 2400m: (!)
Kjo strukturë madheshtore u ngrit në këmbë,por u harrua për shekuj me radhë … deri sa u rizbulua në vitin 1886 nga Sir Thomas Holdich; pastaj përsëri u harrua dhe perseri u rizbulua në vitin 1957.
Gjate pushtimit sovjetik në vitin 1979 përsëri u ndalua hyrja në zonë, dhe që atëherë vetëm një ”grusht” njerëzish nga jashtë Afganistanit e kanë parë minaren, për shkak të vendit te saj ku eshte ndertuar.

Minarja tregon një ndertese tepër të ndërlikuar,te ngritur me tulla te pjekura e punuar me llaç.Eshte zbukuruar me xham tjegull (ku përmbajnë kaligrafi dhe vargje nga Kurani ne Kufic dhe Naskhi , në lidhje me Marian, nënen e Jezusit):
Dan Cruickshank, i cili vizitoi minaren, shkruan në lidhje me mbishkrimin qe gjendet aty…: “Ky kapitull, i quajtur Merjemja, tregon si u nderuan në Islam Virgjëresha Mari dhe Jezusi, sidhe profetët Abrahami dhe Isaku.
Është një tekst i perandorit te madh Ghorids,ku citohet ne atë që Judaizmi, Krishterimi dhe Islami e kanë të përbashkët,pamvarsisht dallimeve mes tyre. Duket se teksti i Ghorids-it eshte vendosur këtu për të apeluar për harmoninë dhe tolerancën fetare në tokë, një mesazh që është më i rëndësishmi tani se kurrë. “
“Kulla e anuar”, po kërcënohet nga erozioni
Eshtë një çudi se si kjo minare kullë e lashtë ende qëndron në të gjithe lartesine saj, duke marrë parasysh përmbytjet e vazhdueshme dhe tërmetet e fuqishme të shpeshta që kane goditur zonën!
Sot, disa përpjekje jane duke u zhvilluar për të forcuar themelet e kullës, por ka edhe një problem tjetër:shume pillagers(vjedhes relikesh) gërmojn për të gjetur objekte te arta në zonë dhe ti shesin në tregjet lokale ..
Minarja tregon një ndertese tepër të ndërlikuar,te ngritur me tulla te pjekura e punuar me llaç.Eshte zbukuruar me xham tjegull (ku përmbajnë kaligrafi dhe vargje nga Kurani ne Kufic dhe Naskhi , në lidhje me Marian, nënen e Jezusit):
Dan Cruickshank, i cili vizitoi minaren, shkruan në lidhje me mbishkrimin qe gjendet aty…: “Ky kapitull, i quajtur Merjemja, tregon si u nderuan në Islam Virgjëresha Mari dhe Jezusi, sidhe profetët Abrahami dhe Isaku.
Është një tekst i perandorit te madh Ghorids,ku citohet ne atë që Judaizmi, Krishterimi dhe Islami e kanë të përbashkët,pamvarsisht dallimeve mes tyre. Duket se teksti i Ghorids-it eshte vendosur këtu për të apeluar për harmoninë dhe tolerancën fetare në tokë, një mesazh që është më i rëndësishmi tani se kurrë. “
“Kulla e anuar”, po kërcënohet nga erozioni
Eshtë një çudi se si kjo minare kullë e lashtë ende qëndron në të gjithe lartesine saj, duke marrë parasysh përmbytjet e vazhdueshme dhe tërmetet e fuqishme të shpeshta që kane goditur zonën!
Sot, disa përpjekje jane duke u zhvilluar për të forcuar themelet e kullës, por ka edhe një problem tjetër:shume pillagers(vjedhes relikesh) gërmojn për të gjetur objekte te arta në zonë dhe ti shesin në tregjet lokale ..

Romanet e dashurisë janë të rrezikshëm


Gjenerata të tëra të femrave rriten duke lexuar romane romantike, duke mos qenë të vetëdijshme se ato ndikojnë negativisht në lidhjet dhe psikën e tyre.
Një zhanër i tillë librave e idealizon dashurinë dhe seksin, ndërsa lexuesve u ofron pritje të rrejshme. Për këtë arsye, edhe pse romanet e dashurisë mund të jenë interesante dhe të këndshme për lexim, ato i inkurajojnë femrat që t’i jepen seksit të pasigurt dhe shtojnë rrezikun për shtatzëni të padëshiruara.
Një grup psikologësh britanikë janë kundër romaneve që propagandojnë tematikë të tillë, në veçanti që flasin për femra të cilat nxisin pasionin mashkullor, ndërsa nga ana tjetër, nuk janë në gjendje ta kontrollojnë pasionin e tyre. Sipas ekspertëve, romanet duhet të flasin për mënyrën reale të kuptimit të botës, ndërsa romanca si referencë interesante për këto romane duhet të shpjegohet në mënyrë të drejtë.
Një tjetër element për t’u përmendur është edhe pasiguria shëndetësore që ofrojnë romanet e tilla kur është fjalë për marrëdhëniet seksuale. Pasi që, në kundërshtim me punëtorët shëndetësore që rekomandojnë përdorimin e prezervativit, shkrimtarët e romaneve romantike janë kundër seksit të sigurt

Zbulohet një fis i ri në xhunglën e Amazonës (Video)


Autoritetet braziliane kanë njoftuar sot se në një pjesë të largët të xhunglës së Amazonës kanë zbuluar një fis të ri të pa civilizuar. Përfaqësuesi i shërbimit brazilian Funai, që është përgjegjëse për të drejtat e komuniteteve autoktone, Fabricio Amorim tregoi se në incizimet satelitore kanë zbuluar tri rrafshe të vogla të banuara. Pas një analize më të hollësishme kemi konstatuar se atje jeton një komunitet që ishte i pazbuluar deri tash, transmeton fjalët e edicioni on-line i Guardianit britanik.

Në muajin prill janë incizuar foto të reja, ku shihen kasollet e mbuluara me kashtë dhe të mbështjella me dru bananeje. Në atë vend jetojnë rreth 200 njerëz, të cilat me gjasë i takojnë grupit gjuhësor Pano. Sipas shërbimit Funai, kjo gjuhë është karakteristike për njerëzit që jetojnë në kufirin e Brazilit me Perunë dhe Bolivinë.
Qeveria braziliane përpiqet t’i shmanget kontaktit të drejtpërdrejt me komunitetet fisnore, duke u përpjekur njëkohësisht që të ruajë tokën e tyre nga shfrytëzimi për nevoja industriale. Por, shumë ekspertë mendojnë se përfaqësuesit qeveritarë do të duhej të bien në kontakt me këta banorë autoktonë, nëse duan t’i mbrojnë nga kërcënimet e jashtme. “Më mirë ta bëjnë këtë përfaqësuesit e qeverisë se sa punëtorët e ndërmarrjeve për prerjen e pyjeve dhe shfrytëzimin e mineraleve”, tha në vitin 2009 Jose Carlos Meirelles, i cili për shërbimin Funai ka punuar 20 vjet.
Shërbimin Funai më 1987 e ka themeluar Sydney Possuelo, kurse pastaj qeveria e Brazilit ka krijuar kontaktin me njërin nga përfaqësuesit e komunitetit autokton. Për arsye të sëmundjeve që i kishin sjellë me vete punonjësit e shtetit, atëherë pati vdekur një përqindje e madhe e fisit autokton.
Që prej atëherë, qeveria braziliane mbron rreth 14 milionë hektarë të xhunglës së Amazonës, ku jetojnë ato fise. Kontakti me ta do të vendoset vetëm nëse këto fise do të rrezikohen seriozisht

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...