Autoritetet braziliane kanë njoftuar sot se në një pjesë të largët të xhunglës së Amazonës kanë zbuluar një fis të ri të pa civilizuar. Përfaqësuesi i shërbimit brazilian Funai, që është përgjegjëse për të drejtat e komuniteteve autoktone, Fabricio Amorim tregoi se në incizimet satelitore kanë zbuluar tri rrafshe të vogla të banuara. Pas një analize më të hollësishme kemi konstatuar se atje jeton një komunitet që ishte i pazbuluar deri tash, transmeton fjalët e edicioni on-line i Guardianit britanik.
Në muajin prill janë incizuar foto të reja, ku shihen kasollet e mbuluara me kashtë dhe të mbështjella me dru bananeje. Në atë vend jetojnë rreth 200 njerëz, të cilat me gjasë i takojnë grupit gjuhësor Pano. Sipas shërbimit Funai, kjo gjuhë është karakteristike për njerëzit që jetojnë në kufirin e Brazilit me Perunë dhe Bolivinë.
Qeveria braziliane përpiqet t’i shmanget kontaktit të drejtpërdrejt me komunitetet fisnore, duke u përpjekur njëkohësisht që të ruajë tokën e tyre nga shfrytëzimi për nevoja industriale. Por, shumë ekspertë mendojnë se përfaqësuesit qeveritarë do të duhej të bien në kontakt me këta banorë autoktonë, nëse duan t’i mbrojnë nga kërcënimet e jashtme. “Më mirë ta bëjnë këtë përfaqësuesit e qeverisë se sa punëtorët e ndërmarrjeve për prerjen e pyjeve dhe shfrytëzimin e mineraleve”, tha në vitin 2009 Jose Carlos Meirelles, i cili për shërbimin Funai ka punuar 20 vjet.
Shërbimin Funai më 1987 e ka themeluar Sydney Possuelo, kurse pastaj qeveria e Brazilit ka krijuar kontaktin me njërin nga përfaqësuesit e komunitetit autokton. Për arsye të sëmundjeve që i kishin sjellë me vete punonjësit e shtetit, atëherë pati vdekur një përqindje e madhe e fisit autokton.
Që prej atëherë, qeveria braziliane mbron rreth 14 milionë hektarë të xhunglës së Amazonës, ku jetojnë ato fise. Kontakti me ta do të vendoset vetëm nëse këto fise do të rrezikohen seriozisht