Akoma
dhe të ndalohet përfundimisht rrjeti social Facebook në territorin e
Britanisë së Madhe, diskutojnë autoritetet në ishullin e madh, pas
denocimeve të përdoruesve për eksopzimin publik të të dhënave personale,
pa lejen e tyre.
“Sistemi i ri i
përdorimit të Faceboo-ut, ngjall një sërë çështjesh të ruajtjes së jetës
personale dhe do të qe e drejtë, përdoruesit të kishin një njoftim të
hollishëm për këtë, dhe pastaj të vendosnin nëse duan ta përdorin apo
jo. Jemi në bisedime me Facebook për çështjen e ruajtjes së të dhënave
personale të qytetarëve”, deklaroi një zëdhënës i organit britanik për
ruajtjen e të dhënave personale.
Problem
serioz po konstatohet një teknologji e re e identifikimit të personave
në fotografitë e tyre, pa e ditur ose vënë në dijeni ata vetë më parë
(ajo që përdoruesit e njohin si tag). Kur një miku ynë, vendos një foton
tonë në Facabook dhe na bën tag në të, atëherë sistemi kërkon
automatikisht përmes të dhënave biometrike të të gjithë fotografive që
ekzistojnë dhe na identifikon në cilëndo fotografi tonën ndodhet në
Facebook, në cilindo vend të botës, pa qenë nevoja ta dimë ne këtë ose
jo.