Romani "Dueli"
ROMAN I DOMINIMIT
“Romani “Dueli”
i Agron Tufës, të shfaq një pamje dhe përvojë të gjerë në sferën e
jetës njerëzore, por në të njejtën kohë dhe praktikat dhe sjelljet e
njerëzve se si dëshirojnë të përfitojnë dhe atëherë kur nuk munden dhe
nuk e kanë pëlqimin e të tjerëve.”
Nga Bekri S. Murselaj
Dueli është një
roman që shfaq idenë për menyrën e sjelljes dhe dominimin mes personave
në mesvete.Romani “Dueli” që në titull të shfaq të paktën idenë dhe
temën e tij, në vete.Ideja e dominimit në këtë roman zhvillohet përmes
temës së dashurisë, ku dashuria bëhet arenë debatesh dhe idesh, që
secili në mënyrën e vet e dëshiron dominimin ndaj dashurisë së
femrës.Emri i romanit lakohet nëpër gjithë fabulën e romanit, vetvetiu
duke përshkruar situata dashurie nga më të ndryshmet.Vetëm në
kapitullin Etleva Xh. hasim në një numër mjaft të madh konfliktesh, që
të kujton një “Duel” të ashpër për të rrëmbyer zemrën e një vashe, duke
përdorur të gjitha metodatë për të fituar duelin.Romani “Dueli” i Agron
Tufës, të shfaq një pamje dhe përvojë të gjerë në sferën e jetës
njerëzore, por në të njejtën kohë dhe praktikat dhe sjelljet e njerëzve
se si dëshirojnë të përfitojnë dhe atëherë kur nuk munden dhe nuk e kanë
pëlqimin e të tjerëve.Në kuadër të gjithë këtij mendimi të më sipërm që
i dedikohet personazhit Fari Ferrës, personazhit në roman, që në një
mënyrë apo tjetër t’ia rrëmbejë zemrën e Etleva Xh., dhe dëshira e tij
për dominim dhe sundim në dashurinë e tij nuk tretej.
DUELI DUEL NË DYLUFTIM PËR DASHURI
Historiku, i
“Duelit” për ta fituar dashurinë, vazhdon edhe më tutje, që gjithmonë
“Dueli” i merr përmasat e një historie të thellë dashurie për një vashë,
që ka një aventurë të pasur dashurie.Historia e një vashe aventuriere
me emrin Etleva Xh. vazhdon të merr përmasa të gjera në jetën
shoqërore.Kjo linjë e dashurisë që zhvillohet Brenda romanit, vazhdon të
krijojë konflikte dhe duele mes njerëzish në mënyrë të pandërprerë
.“Dueli” i Tufës, zhvillohet në një trinom konfliktesh, mes Maksit,
Martin Geges, dhe Fari Ferrës.Maksi, që paraqitet si pretendues që
mendon se ia ka fituar zemrëm Etleva Xh.,Martin Gega, që njëherit dhe
është dashnor i Etleva Xh. por dhe shok i hershëm i Medarit (burri
legjitim i Etleva Xh.).Kurse Fari Ferra, që paraqitet se kinse Etleva
Xh. e dashuron, por në të njejtën kohë ai është vetëm një dhunues dhe
njeri pa moral bashkë me shokët e tij.Trinomi që zhvillohet brenda
romanit është një betejë shumë herë kacafytjesh si Martin Gega me Fari
Ferrën, por nuk mungojnë as debatet dhe metodat që i përdor Martin Gega
që vetem e vetëm të takohet mes Etleva Xh. Por si duket këtij “Dueli”mes
trinomit në fjalë i ka paraprirë shumë dhe Etleva Xh. Ka kontribuar
shumë me sjelljet e saj, duke i shfaqur dashuri të rrejshme Medarit,
kurse Martin Gegës dashurinë e parë, që në fund futet Fari Ferra, që e
dëshiron dominimin dhe ta fitojë duelin mes të tjerëve.
DASHURIA E KAPLUAR NË ËNDËRR
Tipi i ligjerimit
brenda romanit ka një përshkrim të ngjeshur me biseda të shumta që
zhvillohen brenda në roman.Ëndrra për një dashuri të pastër dhe kërkimi i
lumturisë së vërtetë, e shfaq e gjithë fabula e romanit duke bërë shumë
përpjekje për të arritur deri në synimin e të gjithëve që ta fitojnë
dashurinë e plotë të Etleva Xh.-së. Ëndrra që ushqen Martin Gegën, që në
rininë e hershme që ta ketë Etleva Xh-në në krahët e tij që t’i falë
dashurinë e plotë njejtë, sikurse edhe ajo e ushqen dashurinë e parë për
Martin Gegën shokun e shkollës.Romanin “Dueli” e mbështjellë ëndrra si
duket në tërësi, përshkak se të gjithë ambicien për kërkim të dashurisë
së vërtetë të Etleva Xh-së e ushqejnë në veten e tyre, por dhe e shfaqin
herë pas here sa herë që është nevoja për ta fituar zemrën e Etleva
Xh-së.Filozofia e mirësjelljes së tyre, ndaj vajzës, në fjalë shfaqet
shumë njerëzore përveç Fari Ferrës, i cili njihet për sjelljen e tij,
arrogante i cili dëshiron që gjërat t’i çonë ashtu si don vet.Insistimet
dhe aluzionet e ëndrrës i përcjellin në çdo hap personazhet e
romanit.Ëndrra për t’ja shfaqur një dashuri të sinqertë Etleva Xh-së,
nuk pushon pareshtur te asnjëri personazh, duke i marrë parasysh
veprimet e çdo njërit, prej tyre me qëllim që të dalë fitues njëri prej
tyre.Ëndrra i shtyn çdo njërin (Meksin, Martin Gegën, Fari Ferrën), që
të marrin veprime konkrete si: Meksi ndërmerr veprimin e kërkimit të
duelit mes tij dhe Matrin Gegës, Fari Ferrën, e shtyn ëndrra që të
veprojë në mënyrë ç’njerëzore duke e dhunuar Etleva Xh-në, bashkë me
shokë e tij cuba dhe të
pa moralshëm duke menduar se me veprimet e tij e fiton dashurinë e
vërtetë.Kurse kulmi i ëndrrës që realizohet brenda romanit, është
momenti i ardhjes së Martin Gegës, në shtëpinë e shokut të tij, Medarit,
i cili pritet si një mik shumë i respektuar që kishte ndonjëherë kjo
shtëpi. (Kolë Kukeli i ati i Medarit, dhe i zoti shtëpisë) nuk ishte në
dijeni se çfarë ëndrre ushqen në shpirt miku i tij Martin Gega, Jo
rastësisht themise me ardhjen e Martin Gegës, në shtëpinë e Medarit,
arrin edhe kulmi i ëndrrës, sepse këtu si duket ëndrra i merr përmasat e
realesë, duke e marr për bazë takimin e shumë pritur mes Etleva Xh-së,
dhe Martin Gegës, pavarësisht se për këtë takim pati mendime të
ndryshme.
DUELI I TUFËS DUEL PËR FITORE
Jo rastësisht themi
se romani “Dueli” është roman për fitore, sepse personazhet e tij
secili në mënyrën e vet lufton dhe insiston për fitore të duelit, ndaj
njëri-tjetrit.Por kur bëhet fjalë për një duel të fitoresë mes tyre
atëherë mund të themise se Martin Gega, as Maksi, që ky i dyti që ftoi
për duel nuk arritën fitore.Nga ky roman mësojmë se kur bëhet fjalë për
fitore atëherë padyshim se Medari, mendohet se është më fituesi i duelit
ngase ai ishte martuar me Etleva Xh. pavarësisht se a e gëzonte apo jo
dashurinë e plotë të Etleva Xh. Medari.Kurse Martin Gega, që e gëzonte
simpatinë dhe dashurinë e Etleva Xh ai nuk e gëzoi dashurinë e plotë të
saj, edhe pse e jepte tërë mundin nga ana tij me qëllim që ta gëzon
dashurinë e plotë dhe legjitime të Etleva Xh.Kurse Fari Ferra, paraqitet
si njeri që e dëshiron fitoren dhe dominimin ndaj të gjithëve
pavarësisht që vullneti i të tjerëve nuk përputhet me të tij.Fari Ferra,
është tip i kategorisë së njerëzve arrogant që me çdo kusht e dëshiron
fitoren në duel por mënyra e tij është e vrazhdë.Pavarësisht sjelljes
dhe veprimeve të tij Fari Ferra, nuk mund të quhet në asnjë mënyrë
fitues i duelit, por njeri arrogant dhe i dhunës.
(Autori vijon studimet posdiplomike në Universitetin e Prishtines në Fakultetin e Filologjisë)