2011-07-10

Penda e tijë e artë, ka pasuruar artin dhe kulturën tonë të madhe Shqipëtare.




"Ty Shqipëri të qofsha fal
Të kam Nënë, më ke djalë"


 

Cikël poetik nga Ferit Ramadani “Gjakush Tana”*

NËPËR TROJE TË ILIRISË
Sa lartësi pushton me flatra
sa kushtrim të jehon tek sytë
Shqipe ! Ikin armiqtë me të katra
fara sllave - gjak i ndytë !

Ata bisharë të Kaukazit
rrëshqanorë e sorrollop !
Kur bejnë krim ia nisin gazit
çmendurisht si dje dhe sot !

Nëpër troje të Ilirisë
vranë e prenë me pabesi !
Të mposhtin shqipen e lirisë
të zgjerojnë shkinën sllavi !

Nuk kujtuan se shqiptari
kurrë i pari nuk të prek !
Pse s'ndalon o gjak bishari?
- Soj e sorrollop mos mbetsh!

ADEM JASHARI 
S'ishte përpjekje shpëtimi ajo luftë
Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova
Me çka u ndoz ai flakadan i madh i lirisë
Ma mirë thuaj : Nga gjumi i zgjova!

Vitet e robërisë sa ishin të gjatë
Dekadat me heshtje e perkulje i pjestonin
Se populli e hante perditë buken e thatë
Por, kush kish nge - shtypësin të hidheronin!

Me pranga, me perndjekje , me vrasje e dhunime
gradoheshin shqiptarët, po merrnin dhuratë!
Ëndërronin lajkatarët ku kishte emërime
Të ngjisin grada pushteti e të bëjnë shamatë !

Të shtypin pastaj në dimër , e në verë
Me gjak të përmbysnin marsin, sa herë vinte behari!
Jo! Nuk shkoj në Prekaz ajo dinakëri
Se doli si jehona - kreshnik Adem Jashari!



KUJTON TI SE JAM HIDHËRUAR ?

Si rrjedh jeta, se kisha besuar :
- ndodhi, ngatrresa, lutje dhe lot!
Edhe në mesazh e pata lexuar
grindjendarja - qenka kot!

Sa kohë jemi larg, ka mbretruar bllokada
nuk ka pershendetje , as puthje jo!
Kanë shterrë në shpirt shume serenata
kujtimet janë kundër e pro!

Kujton ti se  jam hidhëruar ?
Kujton ti se të mbajë mëri ?
S'më ka ndodhur diç të kem harruar
as qerpikun e perlotur n'sy!!!

Çka të të rikujtoj nga ngjarja
Diell e hënë sa të kam permend !
Gjithë qielli, deti , e hapësirë ndarja
tani më kanë rënë në mend!

Dhe në heshtje bëj llogarinë
gjendje të rëndë paska malli.
- Kush e shpiku në jetë mërinë -
verbëroftë sytë që ia mban balli!
KUR MË THE ATË LAJM!
Më ngriu shpirti kur më the atë lajm
mbeta meit pa fjalë , pa zë !
Nisi acari të më mbulojë gjumtyrët
- mjegullima s'ndalej më !

I vetmuar pa ty nuk kisha mundësi
të prehesha errësirës që shtresonte dritën.
Si do të kalonte jeta në zi ?
Si do të kuptohej ndarja me rritën?

Si do të ndjehesha mendova sikur ti befas
të më dilje përballë e të bënim takim !
Pastaj, horizontit të niseshim krahas -
të kalonim çastin e shekullit n'udhëtim!

Ndaj mbes pas lajmit i shtangur si cung !
Pa krahë ! Në gjymtyrë , i ngrirë , sakat !
Ai lajm i keq më shitoj si plumb,
në këtë largësi - jam shumë pa fat...!

JAM ME TY !
Më kërkove sonte - jam me ty
se jeta gjithmonë është shpresë !
Ditëlindja s'dua vitet të gërryjë
pleqëria mos të ketë adresë.

Ma mirë të endemi pa muaj e stinë
ashtu si të dalë natyra e veprimit
nëse bëhet natë të jemi ku mbërrimë
ditën të nisim me rreze t'agimit !

Pa darkë e drekë , pa gosti speciale
të kalojmë çaste që japin frymëzim
perqafimet dhe puthjet pa halle
të bëhen ylber në rrugëtim!

Ashtu si Naimi kur shkruante
si De  Rada , Serembe i pa fat,
Le të lindnin vargjet që mendja bluante
dallga lirike të rrisë shtat  !

Se ti u bëre shpirt nuk ka dilemë
me ty gjithmonë jam unjësuar
mbretëria jote krijon diademë !
- Unë përjetë flakadan i pa shuar!

KËTË MESNATË

Ema ! Më fute në mendime këtë mesnatë !
Qëndrimin tënd desha të vlerësoj .
Mirësia të shpeshtën kërkon shpatë
se s'do të kishte forcë të jetojë !

Lehtë është të hapish minierë floriri
dhe vargje të shkruash kur ke frymëzim!
Por tek porta po s'është dryri e zinxhiri
fluturojnë vlerat ,si nata në agim!

Ti s'deshe heshtje për atë ndodhi ,
unë tu luta për durim këtë herë!
Nga deti merr gota ujë për të pi ,
se: s'ia ndal gurrën që ai të shterrë...

U GRINDA ME VETEN

U grinda me veten, u grinda gjatë
se kujtimet më ndozën mall,
nuk më pushoi hidhërimi as në mesnatë
as rrezet e agimit kur zbardh!

Gjithkah u enda, gjithkah pashë terr
sytë i kishte mbuluar errësira !
Pa ty kjo jetë kishte qenë ferr
më gërryente shpirtin egërsira !

Mbeta meit ! Mbeta i ngujuar !
më vdiq shumcka në gjymtyrë !
Në gjuhë ngriu kënga pa kënduar
dhe teli u këput në lyrë !

Dhe klitha, me sa kisha zë e fuqi :
- Eja se më ka marr malli !
Të pres në transhe kam vënë pusi
të të mbuloj me puthje rafali !

VARGJE PËR MARTIRËT

Sa vargje të bëj për martirët
vepra e tyre është lavdi
ata janë liria që na flaku zinxhirët
ata janë shpresa për ardhmëri !

Ata kanë një emër për Atdheun :
- Heronj! Që ndriçojnë si yje mbi re .
Ata janë të njëjtë me Skenderbeun
Janë himni i kushtrimit për ne!

Ata janë si Isa, i ngjajnë Adem Jasharit
edhe Shotës i ngjajnë Sulltana e Nuria
në varganin e gjatë të Flakës së Janarit
Jusuf Gërvalla ringjallet tek Iliria!

Nëpër sheshe Xheva e Fehmi komandanti
kanë lëshuar jehonën i dëgjon Vatani
pas shpine në shënjestër i mori naganti
tradhëtia i vrau mos u dëgjohet zani!

Harun Aliu - Kushtrimi , dhe shokët e   tij
si Ukshin Hoti e shumë viganë !
I vranë ! I zhdukën me mister të zi !
- Nuri heroik u ndriçon në cdo anë ...

MALLI IM PËR TY

Matanë kufirit të shpresës - klithma !
Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!
Luftë e shpallur - heshtja që vret ,
verbëri shpërndan në dritën e jetës !

Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!
Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !
Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !
Në universin e kuptimit - errësira për njeri !

Gjithçka vlon të lindë pa u shuar
gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !
Por, nuk arriti gjithçka për të uruar
-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!


RILIND PËRJETËSISHT
(Ndoc Gjetjes)

Rilind përjetësisht ! Mbetet Ndoc Gjetja !
Ai hesht ! Vargjet derdhin sqotë !
Prej aty lind e rritet blerimi ! - Është vetja -
e kundronte jetën - të bëhet kuptimplotë !

E kanë nëpërkëmbur ? - Ashtu veprojnë djajtë !
Ata të zezën e mbjellin , e kultivojnë në gjak !
Ndoci - kërkonte horizonte ! Jo djathtë e majtë ...
Të kishte mirësia forcën për hak!

Nuk këkoj të dalë në kuvendin e grindjes !
UNI i tij - shkëndija , ndez shpresë !
Në ritualin e vargut - ia la forcën bindjes,
se : E bardha një ditë, s'do të mbesë e zezë !

Arriti çasti i ndarjes! Poeti u nis n'rrugëtim !
U mbulua me heshtje ! Tash flet "Dhjata ime "!
Ndoc Gjetja mungon! Rritet në kujtim !
E sjell malli t'rilindur ! Flet për rizgjime!



( Poezitë e  Ferit Ramadanit, botohën për here të parë në Floripress,si kujtim  për ikjen në amshim të shkrimtarit  tone të  madh “Gjakush Tana” . I lehtë, gjithnjë i lehtë dhe i ëmbël është dheu për krijuesit, poetët, që aq ëmbël i kënduan jetës dhe ATDHEUT )

 *http://kosova.albemigrant.com/?p=22234

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...