|
DEKLARATA
Kisha
Katolike në Kosovë, si “Nënë dhe Mësuese
e mirë”,për dashurinë që ka ndaj popullit të vet, ka qenë dhe mbetet gjithnjë
në shërbim të mirës së tij dhe ndërmjetësuese e natyrshme mes Shqiptarëve dhe
Europës, nëpërmjet mbështetjes së Selisë
së Shenjtë – Vatikanit.
Në
kohën e fundit, shfaqen disa dukuri të
huaja dhe të dëmshme për popullin dhe shtetin tonë, dukuri këto të cilat
rrezikojnë, edhe ashtu, gjendjen e brishtë e jostabile që kemi. Aq më tepër na befason
heshtja institucionale, politike, shoqërore dhe kulturore ndaj këtyre dukurive
të dëmshme.
Me shqetësim konstatojmë se qëndrimet dhe
veprimet e papërgjegjshme, të kujtdo, mundë
të ndërrojnë orientimin e përcaktimit tonë të natyrshëm me demokracinë dhe
qytetërimin perëndimor – europian, të cilit tashmë më shekuj i përkasim.
Nisur
nga kjo, e shohim të nevojshme ta japim vlerësimin tonë rreth këtyre çështjeve
të ndërlikuara dhe të rrezikshme për Kombin dhe njomësinë e Shtetit të Kosovës.
·
Vërehen simptomat e qarta se si disa individë dhe grupe po shprehin haptas
tendenca për përkeqësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike dhe aktuale mes Vatikani dhe
Popullit tonë, sidomos Kosovës para, gjatë dhe pas Luftës.
·
Kjo po ndodh pikërisht tani, kur Vatikani kohë më parë e emëroi
Delegatin e vet Apostolik për shtetin e
Kosovës, si një shenjë e dashurisë së vazhdueshme dhe domethënëse të përkrahjes
ndaj nesh.
·
Papa i tashëm
Bendikti XVI- të asnjë herë nuk ka deklaruar
se Kosova është ndonjë “djep” i popullit Serb, ose pjesë përbërëse e Serbisë,
ashtu që keqinterpretimet në ketë drejtim, jo vetëm se nuk janë të sakta, por
sipas gjitha gjasave kanë prapavijë njollosëse ndaj figurës morale të Atit të
Shenjt. Kjo pa dyshim e dëmton vendin tonë, i cili edhe ashtu është në pritje
për njohjeve nga shtet dhe vende, mes të cilave pritet me padurim që këtë gjë
ta bëjë edhe Vatikani.
Prandaj, fuqimisht kërkojmë që institucionet shtetërore dhe kulturore, akademikët dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë,
të gjejnë guximin dhe mënyrën për t’iu përgjigjur botërisht, vendosmërisht dhe në kohën e duhur
të gjitha dukurive negative që e çorientojnë
të ardhmen tonë të përbashkët, hutojnë opinionin publik dhe promovojnë të pavërtetën.
Jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë, mund të bashkëndërtojmë të ardhmen
e sigurt, bashkëjetesën në paqe dhe mbrojtjen e vlerave.
Zyra Ipeshkvnore në Kosovë
|
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/07/12
Dikush s’e do miqësinë e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
No comments:
Post a Comment