Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/15

Gara në prapaskenë, dy femrat që kurojnë imazhin e UJKUT Medvedev dhe ARIUT Putin


Presidenti rus Dmitry Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin
Është konsideruar si një garë në distancë mes Presidentit të Rusisë Dmitry Medvedev dhe kryeministrit të fuqishëm Vladimir Putin vendosja e femrave të bukura si fotografe personale të ekipit respektiv.  Surpriza më e madhe për median ruse është preferenca e Putin për Yana Lapikova, ish-pjesëmarrëse në garën e Miss Moska, fotot e të cilët nuk janë të njohura por ajo është një brune mjaft tërheqëse. Shija e Medvedev është për Katya Shtukina, ish-fotografe e Kremlinit për gazetën Izvestia. Personazhi më i njohur në blogje në Rusi, Rustem Adagamov tha se “kam parë me kënaqësi të madhe çdo foto të bërë nga Katya. Ajo është një person shumë i mirë, një femër e bukur dhe vërtet profesioniste”. Sa i takon zgjedhjes së Putin, ai tha “u kam kërkuar kolegëve të mi fotografë të më flasin për të. Askush nuk mund të thotë asgjë. Askush nuk e ka njohur”.

Yana Lapikova, fotografja e re prane kryeministrit Putin

Katya Shtukina, fotografja personale e Presidentit rus Medvedev

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...