Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/12

BUKURIA QË SHËRON ZEMRAT



Nga Vullnet Mato

BUKURIA QË SHËRON ZEMRAT

Urbani i ngarkuar rëndë uturinte më rënkim.
Udhëtarët e unazës ishin kthyer në sardele.
Ngjitur meje miku më ankohej me trishtim,
se analizat e zemrës kishin dalë me probleme.

Aty pranë ra nga qielli një bukuri e praruar,
që të merrte mendjen në çdo moshe të ishe.
Njerëzit përqark vështronin si të paralizuar,
nga qafëgjata me sy e buzë të magjishme.
Atë çast i mekur prej saj i thashë mikut tim:
Pa shiko, o Bardhi, ç’mrekulli ka bërë zoti!
Oh, mua më dhemb zemra e s’po gjej shërim,
ti seç po më thua për ca gjëra kot së koti…

Kjo nuk është gjë koti po shihe ç’ka bërë zoti,
se ta largon dhimbjen më mirë nga çdo kurim
dhe të gjitha vuajtjet e tua të duken pika loti,
po sodite këtë krijesë marramendëse pa ngurim!

Si asnjë herë tjetër psherëtiva duke rënkuar:
Ah, moj nëna ime, që ke vdekur e s’më dëgjon,
të kishe mundësi të më mbaje të konservuar,
dhe ta lindje vezën time dyzet vjet më vonë…

Ajo ktheu vështrimin papritmas nga ne të dy
sikur të kishte marrë befas një mesazh qiellor.
Miku im u trand përbrenda, u përpëlit në sy
nga ata sytë e saj magjik me rrezatim meteor.

Pas kësaj ne treguam barsoleta dhe pimë raki.
Bardhit s’i dhembi zemra, trishtimi ishte fshirë.
Bukuria e asaj vajze i kish dhënë shpirtit të tij,
besim të plotë për jetën dhe humor mjaft të mirë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...