Shkruan:
Prof. Dr. Nexhat ABAZI, (ligjërues në Universitetin Shtetëror të
Shkupit “Kirili dhe Metodi” dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës)
Roli i armiqve t’Shqipnis u luajt me anë të argjandit ashtu si deshin
ata, se lakmonjësit shqiptar për pushtet e pari shterën ndërgjegjen e
vet e sa ma shum s’do kursejn atnin e tyne t’cilën e bën tym e flagë,
prush e hië, tuj përdor vegël feen, së cilës si kurse dokush i vû pykël
nan bishtin e sajë t’a çajnë.
Po
t’mund ej t’këmbehet dhe kombtarnia me ni tjetër kombtarni ashtu
sikundra këmbehet fea me ni tjetër fee, - na do ishnim ma t’parët që do
këmbenim kombtarnin ton si shqiptar me ni tjetër kombtarni, se na vjen
turp ne t’quhemi shqiptar prej veprave t’kqia e t’pugoshme të
tradhtorve shqiptar, të cilve emni po u shkruhet me shnesa t’zeza në
istorin e fatzezës Shqipni.
Na personisht nuk jemi kundra drejtsis dhe kundra feave e fetarve, por
jemi kundra tradhtorve e kundra fanatikve, të cilët (II) përdorën dhe po përdorin feen si vegël për prishjen e kambit si shtet i përsëritun dhe i siguruar t’jetojnë si shtet në Sinisit Ballkanit. Shtetet e mdhaja u nanshkrujtën në Konferansët të Londrës për jetimin e Shqipnis si shtet në vette, por mjerisht e për faqe t’zezë të tynejse disa prej ktynej Shteteve e lëpitin at pështymën qyrrake dhe çuan ni fuqi t’padukshëm në duart të mâ t’madhit zrathtor t’Esat pash Toptanit, i cili me t’prishunit e t’pa karaktershmit (D’libre ?) – në – nkrehi lak me stërkamza t’thuruna prej bishtit fess dhe deshte me zënë Princin të gjall në kët lak të pugoshëm, në t‘cilën më 19 të Majit 1914 m. râ vet dhe do bëhej copa e thërmija po t’binte në duart e nacionalistve shqiptar, por nji falnderje ambasadorit t’Italis dhe ushtris sajë që e shpëtoj prej thojve t’idealistve t’cilët punuan dhe do punojn për ni Shqipni ( III ) ideale e jo fetare e fanatike.
Nuk
domë me thën se t’gjith myslimanët e Shqypnis jon t’liq e barbar si
Esat pasha me shokët e tijë, por na dumë me thën se shumica e krenve
myslimanve shqiptar kan qën dhe janë ma t’kqi e t’pugoshëm barbar se
tyrku e qyrdi. . . Pashallarët që përmbajshin sulltanin. . . kan të
drejt ti thon baba, se vetë në Shkodër dërgonte ka 15 mi lira djelmve të
Shkodrës. Kështu u dërgonte edhe Dibranve ( IV ) e Dibranasve dhe
tjerve të cilët tani më s’kan asni shpres për ni rrojtje si ajo e para
rrojtje që jetonin si dema nërmjet mëshqerkave Çerkeska e Tyrkesha, me
t’cilat prishën karakterin dhe hujet e bukura të mëmës Shqipni.
Krerët shqiptar patën fuqi t’madhe në kohët e kalume dhe luajtën nji
valle devallare me parat dhe me titullat e bejllëket e tynej t’cilat i
fituan pa asni dituni e shërbim, ja sikundra e ka fitue faqeziu Esat
Toptani pashallëkun e tië me bukurin e vet dhe me fiqe Rashniku 1)
, prej t’cilve fiqve për viti i çonte sulltan Hamitit në Stamboll,
tuj e përshëndet me fjalët: “ Merre pemën e tokës tëndë t’bukur që
ke në Shqipni t’cilën anë unë me hutë në dorë po e ruaj prej anmiqve
t’brendshëm dhe t’jashtëm”.
( V ) Na me Esat pashën jemi shum së afërmi t’njohun dhe kemi ngran e
kemi pië bashk më ni tryes, po kjo s’mundën me na ndalue t’shkruajm
për veprat e tia t’pugoshma dhe për qëllimet e liga që kishte për
prishjen e Shqipnis. Ky deshte me da Epirin dhe Shkodrën prej Shqipnis
mesme, në t’cilën deshte t’prokllamohet për prenc, e xfaq kët anë për
nji Shqipni myslimane e jo t’përziet me t’krishten. Domethën, ky
faqezi
s’kujtonte
për ni Shqipni ideale e t’madhe, por për ni Shqipni t’vogël ! Ose
ma mir e ma drejt t’a thomi, ky deshte me formue ni Tyrki t’vogël
prej myslimanve shqiptar, t’cilët i vorroj tuj i çue t’vriten vllau
me vllan në shum lufta për kët qëllim. Kështu duhet t’farohen dyke u
vra njani me tjetrin, që tu mbushet mendja e atynej që mbeten gjall, se
Shqipnia do mbetet në vette si ni Shqipni ideale e popullore, e jo
fetare dhe e vogël si do gjak pirësi Esat pash Toptani, e cili për
shkinën Sërbi prishi Shqipnin e bukur.
( VI ) Për me shkrue holl e gjat për t’gjitha manierat dhe
nisjet e mënyrat e Esat pashës se si e qysh verbonte njerzin për me i
antarue, - na duhet ni koh e gjat dhe shum kart e ngjyr, po na
dot’përmendim disa ma t’nevojshmet mnyra e vepra të kti burri të
shitun.
Nji ditë para dreke më 25 të shkurtit vitin që kaloi vajtëm ne pasha me
qëllim që t’a pyesëm se ç’të shkruam në nomerin që vjen të gazetës
“Ushtim i Krujës” për Prenc Viedin, për t’cilën at kohë, përveç shtypit
huaj, t’gjitha gazetat kombtare shkruajtën mjaft shum dhe i botuan
ftyrën e Prencit shum herë.
Në bisedimt që kishim për të tjerat punë – i përmendëm për Prencin,
tuj e pyet se ç’të shkruajm. Esati u skuq befas dhe u kthye mbë neve me
fjalët e ndyra: “ Allah belasëni versin prensën da Bullgaria da që sebep
alldullar bukadar bir Tyrkie mileti ezdiler da perushan ettiler”. dmth.
Perëndia dhënt ngelje prencit dhe Bullgaris ( VII ) që u bë shkak
t’shtypin nji kaq t’madh popull si të Tyrkis e ta bëjn t’vobekt. Na
gritëm në at moment t’zembrimi të Esat pashës, por prap nuk u
trembëm, se pyetja jon ishte pyetje e jo urdhnim.
Mbas
zembrimit t’pashës për pyejtën që pyetëm mbretnoj ni qetësi vorrake
për nja 2-3 minuta dhe mbas kësaj u kthye pasha mbë neve dhe na thot
me nji ton të unjët këto fjalë: Ju shkrujni vetëm për ata që shkrujn
kundra meje; shkruajni kundra Ismail Qemal beut ashpër dhe lëvdoni
punët e mia, se un jam i zoti ta qeverisi Shqipnin e jo tjetër; e sa
për at Prencin që thon se do vine këtu – ju të shkruani se Fuqiat e
Mdhaja na prezantojn ni gjerman për prenc dhe na do ta bëjm kabull tash
për tash dhe do ta presëm në Durës, por ma tej t’shohim se ku do ta
vendojm. Kështu të shkruani në gazetat për gjermanin: “ Allah belasëni
versën gjermanit “ dhe gazetës t’cilën më vjen ta bëj copa.
( VIII ) U gzuam na pak për lejen që na dha pasha t’shkruajm pak
për Prencin dhe për ardhjen e tië dhe dualm jasht prej odës pashës dyke
ju ul këti si shërbetor i bindun, tuj u mendu, sesi qysh t’a
shkruajm artikullin që ti pëlqejnë kryeqeveritarit të Shqipnis mesme.
Mbas shum mendimi filluam dhe nisëm të shkruajm artikullin e N-6 të “
Ushtimit Krujës ” me kryen: “ Shqipnia e ree dhe vepra e qeveritarvet
Sajë “. Artikulli u shkrua gudulisht limuar me lavda për njanin e
qërtime për tjetrin që t’fitojm të tretin dhe kështu dorshkrimi para
se t’rradhohet për botim ju këndue pashës që t’apë fjalë t’botohet
ose jo. Pashës i pëlqeu artikulli dhe na me gas t’madh e botuam më 24
– 6 t’vitit që kaloi. Artikulli asht shum i interesatshëm dhe
shërben të përbotohet, po mjerisht se s’kemi fush të gjandë në këta
kohra plot me krizë e me mundime të mdhaja.
( IX ) Tham ma nalt, se Esat pasha përdorte shum mënyra për me
antarue gjindjen muhamedane që t’luajn rolin e vet ashtu, si dështe
ay. Ky pritte dit për dit me qinda vet gostiar prej muslimanve
t’Shkodrës dhe kur i
përcillte
u ipte secilit gostiar nga 2-3 litra në dorë për udhën e mbar. Kështu
mundi me antarue parsin e Shkodrës myslimant shqiptar Alush Lohja,
Salo Koli, Hamz Kazazi, Muharem Sylbegu, Man Hoti, Sulço Begu, Sait
Juka, Him Kastrati, Ibrahim Begu dhe tjer, të cilët kjen edhe
kryetar të kryengritjes që në kryet njer në fundin e kryengritjes vitin
që kaloi.
Qazim Kruja si anëtar i Esatit propagsndonte nëpër fanatikët
kryengritës me formën e veshun si pash dhe i hipun në kalë shatitej
qytet më qytet e nëpër katundet, tuj emnue vetten Burhanedin, se i
gjan t’birit sulltan Hamitit dhe u thoshte fanatikve: qëndroni burra
në luftat, se na hupi dini me kaurrin princ, i cili âsht biri i
kryqit e jo i hanës bekume.
( X ) Deli begu bashk me bijt e vet dhe me gjithë fisin i venduar
në punës me gjith t’vetit si anëtar i Esatit boni ashtu si deshte,
se hesap s’kish se kush ti kërkojnë.
Gjith kështu nji Tiranas, shef kontabël në Berat i quajtun Veli,
fanatik i rrepët pes namazet i falte në kancellari. . .
Qazim bej Tirana nënpretor në Pretori të Durësit si vegël i Esatit
bashk me Tefik Mandiqin, i cili ishte kryeshkronjës në ministri
t’punvet brendshme luajti ni rolë të mirë tuj çue lajme kryengritësve
dit për dit për çfarë do nevoje e pune për përparimin e tynej, se
s’dinin me shkrue as emnin e vet më gjuhët amtare që t’shërbejn si
titullar të qeveris shqiptare. Kështu si këta kishte edhe të tjer
titullar. . .
( XI ) Selim Dema Gorica, komandant i xhandarmeris në Tiran
si oficer
luajti nji valle t’madhe për kryengritjen si dhe kajmekami i Kavajës
allkoholik mundi t’bëjnë ate që deshte Esati dhe aji vetë.
Etem bej Starova dhe Hazis efendi Bërzeshta ishnin Esatist në Starov
ku mblidhnin gjindjen e atjeshme me qinda vet dhe nisnin për plaçk nëpër
katundet, të cilët i zhveshën dhe u mbyllën derën shumë familjeve
dyke vra e pre t’pafajshmit shqiptar fatzes.
( XII ) Tham ma nalt se ka në Shqipni burra t’mirr e idealist
prej muslimanve shqiptar, ja si: Mehmet bej Frashëri, Mustafa Drito,
Hafëz bej Dibra, major Ali Fehmiu, Mazar beu me t’bijt, Refik benë e
Murat bej Toptanin, t’cilët u dogjën e u poqën hië e pluhën për iden e
shent “Shqipnia për gjith Shqiptarët “ .
Ne pam myftij e hozhallar shum të liq e të ndyr njerëz, ja si myftia i
Tiranës dhe i Kavajës, t’cilët hipnotizuan dhe marruan gjindjen për
me vra vllau vëllan e motra motrën. Si vall kta myfzij s’mundën
t’bashkojn popullin me anët fesë, e cila kur t’përdoret për t’mirë
bën shum të mira njeriu e jo t’liga, sikundra bënte t’liga e punra
t’papëlqyeshme Hafëz Ali Korça, i cili predikonte anë e mban se mos u
hupet dini me abecen latine, e tjera e tjera turpe, si të sheh
Dervish Ibrahimit, i cili ishte dedektif e vlla vramës.
( XIII ) Na s’mundim me folë keq për myftin Vehbi efendiun, i
cili përpiqej vepërisht për t’miren e Shqipnis, tuj ju lut Perëndis
më gjuhët amtare në xhami, Sulltan Feti të Durësit, për t’cilin shkak
Esati e gjykoj për vdek me vramje e therje dhe e gjuante matan të
trimave të tij, t’ja bajn vorrin nji orë ma shpejt.
Kështu s’mundim me fol keq për të ndelgjyerit: Ceno Sharra, Haki
Slina dhe për shoket e tyne që u vran në Roshbull afër Durësit më 23
t’Majit vitin që kaloi, më nji luft te rrepët për jetimin e Shqipnis.
S’mundim me fol keq për atdhetarët e vërtetë: Ibrahim Shytin, Hairi
Krespani, Dalip Demon dhe për Nazif Policin, por mundin me fol keq për
direktorin e burgut të Durësit ryshfetçin Qamil efendi Dacin, i cili na
turpnoj gjith Shqipnin me veprat e tija të ndyra. . .
( XIV ) Kështu shërben qërtim dhe Hakif efendi Monastiri, i cili
si direktor i postës Durësit mbushti xhepat me flori dhe luajti rrolin
ma t’madh për Kryengritjen si shërbetor besnik i atniprishësit Esat
halldupit. Ky halldup Esati, luajti nji rolë të madhe me Arif Hikmetin
dhe me Jusuf bej Zagolin e me kusarin e ndërgjuar Mehmet Xheka
Viçishta, i cili shkretoj t’krishterët e katundeve të Dibrës, duke u
marrë pasunin dhe gjën e gjall, se kajmekani i Dibrës, Jusuf Zagoli
ishte pjestar i këtij kusari të ndëgjuar.
Qeveria e Turhan pasha halldupit dërgonte me anë të HafËs efendis me
mia lira Jusuf bej Zagolit korse ( gjoja ) të organizojn xhandarmërinë
e Dibrës dhe t’u bjer kryengritësve në kverg, por lirat e qeveris
Durësit shkonin kot dhe gjindja e Dibrës organizohej non flamurin e
Sërbis të ngritun prej Arif Hikmetit brenda në kufiat e Shqipnis.
( XV ) Na njiherë guxuem të shkruajm nji antrafile në gazetët
“Ushtim i Krujës ”, për masakrat e sërbve në Dibër dhe desh shkuam
therorë, se Jusuf bej Zagoli lajmoj Esatin për kët antrofile dhe
Esati urdhnoj oficerin Ramiz Dacin për me na gjet kohën t’na shtinë
në tokë të vdekun, por na u msuam për kët vështirsin dhe ruheshim si
miu prej macës, se mordja jon ishte gati t’na përpinë për andën e
halldupvet trathtorë.
Krutanët pik s’pari t’gjith kishin idea t’mira për jetimin e
Shqipnis si nji principat e ungjin, por që kur dërgoj Esat pasha
Ramiz Dacin si komandant të xhandarmëris në Krujë, gjindja e kti
qyteti t’istorikshhëm e kthej qerren përsëprapi dhe Asllan Denizi
t’mbramën herë ngriti flamurin e halldupit, në vendt të çkëlqymet
flamur kombtar, për rrëzimin e t’cilit e kapçoj gjuhën Asllan Denizi,
se trimi dhe i vërteti shqiptar Abas Rystemi e vrau flamur – ulësin
As ( llan ) Denizin në at moment kur ngriti flamurin e kuq me hanë, (
XVI ) nan hien e t’cilit s’ka pas dhe s’do ket kurri qytetnim e
përparim, por barbarni e regres dhe varfuni e marria; ja si marriat e
myslimanvet shqiptarë t’cilët u ngritin kundra vetes t’a prishin
e t’a shuajn prej faqes dhuet tani kur përparon dhe Kinezi e Arabi. .
.
Kryengritja . . . na dha të kuptojm se kot u munduem për kaq vjet të
krihojm nji shtet të idealshëm për nji popull që ka nji gjuhë e nji
huje, se myslimani shqiptar asht fort shum prapa në dituni, se
ky edhe asht në t’errtën abus t’padies dhe s’ka asni shpres për
shëdritjen e kti . . .