Ese nga Fritz Radovani
Me
siguri ndonjë mik nga Strasburgu porsa ta lexojë titullin ka me thanë me
vete: Po me majmunin e Dr. Mokinit ç’ dreqin të doli punë?… 65 vjet
përpara dallga a fortuna komuniste (nuk po dij me e përcaktue) solli në
Shkoder një grup mjekësh të nderuem, aqsa edhe të dijtun, pa u kuptue
deri vonë qellimi i ardhjes së tyne. I shoqnonte mjeku nga Gjirokatra,
Dr. Karagjozi, i ashpër në dukje, por Njeri në shpirt. Ardhja e tyne
asht një kapitull tjetër në vete, për të cilin nuk do të shkruej sot.
M’u kujtue se me Ta pat ardhë në Shkoder edhe Dr. Mokini. Flitej se
ishte çifut dhe se kur kishte vizitue Izraelin para vitit 1944, atje një
mik i veti i kishte falë një majmun, të cilin doktori, kur e sollën në
Shkodër për me punue si mjek, e pruni me vete, dhe e bani shumë të
njohun për ne që nuk kishim pa kurrë me sy kafshen e shumë përfolun prej
nga kanë edhe prejardhjen e tyne marksist – leninistët apo
materialistët “modernë” të shekullit XX. I kishim ndigjue vetem emnin,
por me e njohë jo, e njohëm ma vonë…Banonte pranë familjes Pema, shtëpi e
rrethueme me mure të nalta dhe me shermashek, tek Poliklinika e vjeter.
Për kedo dera hapej pa pritesë nga familjarët e doktorit, që ishin
mësue me vizitorët e shumtë gjatë gjithë ditës e kryesisht me ne që, si
fëmijë, na dukej si diçka e veçantë pamja e majmunit. Porosia e parë e
tyne ishte kujdesi mos me u afrue shumë tek kafazi ku ishte majmuni dhe
mundësisht mos me vu duert tek rrjeta dhe thuprat rrethuese, mbasi
rrezikohej nga kafshimi i papritun që majmuni e kishte cilësi të veten.
Qendrimi i tij në degët e bukra të pemëve dhe të binarëve të vendosun me
qellim për té mbrenda kafazit, ku ai vazhdonte akrobacitë e tij, e
banin aq të kandshem qendrimin aty, sa gati harrojshim me u largue… nga
andja e lëvizjeve dhe disa gjesteve që bante me mimiken e tij shumë
interresante për ne si fëmijë. Kujdesi dukej i posaçem dhe këte e
tregonte pastertia rreth tij… Ishte një kohë që njerëzit nuk kishin çka
me hangër për vete, prandej edhe na bante pershtypje sesi në një shtëpi
mund të mbahej një kafshë aq e veçantë… Sigurisht, linte mbresa…
Ndoshta
ajo që veçon majmunin nga kafshët tjera asht instinkti i tij imitues,
por tue pa ngerdheshjet e tij, menjëherë mendja të shkonte tek fëtyra e
Enver Hoxhës, kur i ndryshonte ndër tribunat e kongreseve të PPSh,
përçudnohej e zgurdudhohej kur fliste për imperalizmin, revizionizmin
apo për grupet antiparti që “nuk e linin” me u pasunue aqsa kishte rasën
si drejtues i një shteti komunist, ku skllavët e kishin kalue shifren 2
milion. Dalja e dhambëve të tij përpara të krijonte përshtypjen se asht
me prejardhje vampiri…
Kushedi
sa herë e kam mendue me vete një pamje televizive të viteve 1991…apo
pak ma vonë, kur u pat paraqitë në TVSh majmuni Fatos Nano, në një takim
me një grup “majmunësh” në Zvicerr, ku tha: “Njeriu ka një babë…baba
ynë i mirë a i keq ishte Enver Hoxha…” dhe plasën duertrokitjet e atyne…
që ishin përballë tij… Pat edhe brohoritje nga të pranishmit në atë
ambjent të tymosun, aqsa edhe më dukej tue i pa në ekran se po i ndigjoj
edhe eren e qelbun të mjekrrave të parrueme e të palame, t’ atyne
“pasanikëve” që po e shoqnonin fjalën e tij në qendren e bankave
europiane në Zvicër.
Ka
shumë rasa që “parja” e dobëson arsyen! Po me mbërrijtë njeriu tek të
50 – tat vite me mohue edhe “baben” e vet, për hir të PPSh, apo PSSh…e
veni emnin si të doni se të gjitha janë një m.., një model.., këte e kam
pa me sy e ndigjue me veshë vetëm nga kryetari i PPSh së Shqipnisë, të
cilit, si duket e ama i kishte “rrëfye” një të vertetë që për ne deri
atëherë ishte e panjohun, ndonse Nexhmija e trajtonte këte si djalin e
vet…
Shumë
kujt kjo ngjarje nuk i duket diçka që me të mbetë ndër mend. Ndoshta ky
mund të jenë edhe mendimi i shumë komunistëve të tjerë edhe sot të
konvertuem në “demokratë”… Prej atyne apo këtyne tashti, pritet
gjithshka në të gjitha kohët!
Ky
mund të jetë edhe mendimi i një “djali” tjetër që andërron me kenë i
gjakut të pistë të Enver Hoxhës, që ishte i pranishëm aty në krahun e
djathtë të Fatos Nanos, por pa mjekërr…e, që ma vonë mësuem se ishte nga
Kosova, quhej Hashim Thaçi, i cili u çue në kambë në shenjë “çnderimi”
dhe vazhdoi duertrokitjen për këtë maskarallek që po flitej aty prej një
“miku”, që kur asht kenë i ri, nana i ka tregue se ate e ka me një
“majmun”. Kjo mos t’u duket aspak e çuditëshme, mbasi “partia” ua lejon
të gjitha…mbrenda llojit.
Që
qeveritarët e Kosovës janë majmunë, këte e vërteton edhe rruga politike
që ata po ndjekin tue “imitue” pikë për pikë qeveritarët e Tiranës së
“kuqe” në bluh…Veç se ua ka zanë “rrota bishtin” me “disa” t’ ardhun nga
Europa, se po shihshi edhe ju se çka bahet aty nga “vendalijtë”…Po mos u
merzitni, se edhe “Atyne” do t’u gjendet rrëfana… Lexoni me kujdes
shkrimet e fundit të anadollakut Ramiz Alia, të publikueme nga
“zëdhënësi i PPSh” mercenari besnik O.Jazexhi, që në mbrojtje të
marksizem – leninizmit turkoshak “fitimtarë”, po ban çmos me “hy” nga
dritaret e WC-ve në “haremet” e Europes…
Më duket, “humanizmi komunist” kosovar kalon cakun e mendimit të majmunit!
“Rrugat
e mbushun me kosovarë të ‘ramë përmbys’, ju duket atyne se asht rruga
ma e përshtatëshme që me ua mbushë mendjen Autoriteteve të EU, se keni
‘veprue keq’ me komunistin Millosheviq, nuk e shihni se drejtimi ynë asht nga Lindja, na pra edhe shpinën ua kemi kthye… Endè nuk e keni marrë vesh?!”
Mos
harroni se njeriu edhe me futë dorën në kafaz me dashtë me i lëmue
koken e “majmunit”, ai të kafshon… Mosmirnjohja shpesh paguhet shtrejt!
Melbourne, Korrik 2011.