Të ndëruar, sot solemnisht është nënshkruar marrëveshja mes “ RITHS “-
njësisë së tyre në Kosovë, Universiteti “ Nëna Terezë “ për
partneritet strategjik me Kolegjin Universitar “ Universum “ për të
ofruar programe të akredituara në fushën e inxhinierisë, teknologjisë
informative dhe shkencave kompjuterike në Kosovë. Isha i ftuar, por
duke menduar se cermonia do të mbahej në Veternik ( e solemniteti
mbahej në Ulpianë ) mbeta pa i kontribuar këtij akti të rëndësishëm të
nënshkrimit të bashkpunimit. Ndaj, e shoh të udhës që edhe zotërinjtë
nga palët nënshkruese edhe Juve të nderuar miq, shokë e kolegë t ju
prezantoj materialin e përgaditur për kontribut modest nga ana ime.
Ju falenderoj për kohën, Ju përshëndes dhe Ju uroj suksese.
Përshëndetje e suksese.
Selatin Kaçaniku,
Themelimi i çdo Universiteti të ri është padyshim përfitim i madh
për të gjithë ne. Edhe lidhja e bashkëpunimit mes Universiteteve, si
kjo marrëveshje në mes të “ Rajital Institute of Technology and Health
Sciences “ (RITHS) nga India dhe Kolegjit Universitar Universum pëmes
së cilës marreveshje fillon punën Universiteti “ Nëna Terezë “ në
Kosovë me programe të akredituara nga “ Edexcel “ në Britani të Madhe,
është një veprim i mire, i duhur që paralajmëron rezultate e suksese.
Por, nga e gjithë kjo që dëgjova nuk vërejta diç ndryshe në trajtimin
e studentit: Si konsumues i dijes, i shkenës, i qasjes pedagogjike, i
metodikës së punës, i …fryteve të pritura nga Edukimi Universitar ?!
Kamë përshtypjen se, duke u nisur nga UP e tutje, studenti trajtohet
si një femijë të cilit i serviret çdo gjë, i imponohet gjithëçka. Nuk
do të doja që kjo qasje e “ demoduar “ të gjej shtrirje edhe këtu.
Është studenti ai që arsyeton dhe stimulon krijimin dhe ekzistimin e
arsimit universitar; Është studenti ai që duhet ta evaluojë
arritshmërinë e Universitetit, të fakultetit dhe të pedagogëve, të
arsimit universitar; Është studenti ai subjekt i cili duhet të
rezultojë me suksesëshmërinë e të arriturave e të shërbimeve; Është
studenti ai…deri sa ai paguan për shkollim, sepse ai është subjekti
absorbues i gjithë dijes dhe shkencës së ofruar këtu. Nëse studenti
është pranuar në fakultet ai është “ licencuar “ si i aftë dhe i
zgjuar për arritshmëri në Universitet – gjë që Universiteti duhet ta
dëshmojë dhe duhet t ia njohë të drejtën studentit për evaluim.
Një tjetër çështje për të cilën do të duhesha të shprehem dhe të jem
kontribues është raporti student – Universitet dhe student – pedagog
universitar. Angazhohem për raporte korrekte e rrespekt të plotë të
studentit, për mua konsumator i dijes dhe i shërbimeve tjera të
arsimimit universitar. Studenti është palë e barabartë, ashtu si e
parasheh edhe kontrata mbi regjistrimin në Universitet, me
Universitetin, me pedagogët, me gjithë stafin. Për ta arritur këtë dhe
për ta fuqizuar, nevoitet një Këshill ose Komision neutral i cili do t
i shqyrtonte dhe arbitronte shqetësimet ose mospajtimet eventuale.
Ligjërimi dhe trajtimi ose qasja “ ex katedra “ ndaj studentit është e
tejkaluar. Studentin, që është punëdhënes për të gjithë stafin në
Universitet, duhet ta çmojnë e rrespektojnëe të gjithë, e në veçanti
pedagogët duke iu përmbajtur rigorozisht plan-programeve,
metodikave…orarit të ligjëratave, ushtrimeve e provimeve ndërsa
Universiteti me krjimin e kushteve teknike, humane, hapsinore,
laboratorike…për studime cilësore ( të mos ndodhë siq po ndodhë tani
në disa fakultete ku ligjëratat zhvillohën në kushte të nivelit edhe
më të ulët se në disa shkolla të mesme, ku, për shkak të numrit tepër
të madh të studenteve provimet zvillohen vetëm me shkrim, ku mungon
puna praktike, ku ( disa ) pedagogët prepotentë sillen si sundues…?!
).
Nuk jamë ekspert i reformimeve të universitet, siq është modeli i
Bolonjës. Por, shoh se studentët e mbaruar me tre vjet universitet,
nuk trajtohen denjësisht as sa dikur studentët që mbaronin shkollat e
larta. Për statusin e denjë të tyre nuk shoh angazhim as të
asociacioneve studentore, as të Universiteteve, të askujt. Kamë
përshtypjen se si shoqëri, si Shtet dolëm fare të papërgaditur, se
studentët i sollëm në lajthitje, se bizneset që duhet t i punësojnë
këta studentë të mbaruar kanë frikë e dyshim në aftësitë e tyre
profesionale të përfituara në Universitet. Këto tri universitete në
bashkpunim, do të duheshte t i bashkojnë forcat dhe ta përmirësojnë
këtë klimë.
E mora në gojë biznesin dhe po vazhdoj. Gëzohem që këtu pati të ftuar
edhe nga një asociacion i bizneseve të Kosovës.– kjo më jep shpresë se
janë bërë ose do të bëhen hulumtime të nevojshme për nevojat dhe
mundësitë e absorbimit të profileve të caktuara të kuadrove të
prodhuara në këtë Universitet. Nëse jo sot shpresoj se këto hulumtime
do të bëhen, dhe se kjo do të bëhet në bashkpunim me të gjitha
asociacionet e bizneseve dhe të afaristëve të Kosovës, duke i kyqyur
edhe asociacionet e Rajonit dhe të Indisë, të cilëve këto universitete
pretendojnë t i përgadisin kuadro. Kjo, nga se akoma ka diferenca mes
nxënies së teorise dhe të praktikës.
I ceka resurset humane. Po, i njëjti “ pedagog “ qarkullon e bën tezga
në shumë fakultete e universitete, është edhe këshilltar në disa
ministri e institucione – dhe është i “ pazëvendësueshëm “. Një si ky,
më 15.mars,2010 ( Ditën Botërore të Konsumatorit ) profesor e
këshilltar më pati deklaruar me mburrje se paguante 1.000 € tatime në
muaj. Për sherr e llogarita menjëherë se do të duheshte të fitonte
20.000 €/muaj ose t i ketë “ nxonë “ 20 vende pune ( nëse llogarisim
rrogën e profesorit prej 1.000 €/muaj ?! ). Mos ta harrojmë edhe
faktin se sa profesorëve pensionistë i “ ka dalur nafaka “ duke i
falenderuar hapjes së universiteteve private dhe mungesës së numrit të
mjaftueshëm të profesorëve / pedagogëve ?!
Ndaj, nuk mund t i shmangem dyshimit: Universiteti i ri do t i jep
shans kuadrove të reja, profesorëve e pedagogëve të mirëfilltë e të
rinjë të cilët do ta freskojnë edhe sistemin e reformuar të Bolonjës
për studime ose do të detyrohet të angazhojë profesorë shëtitës,
endacakë, turistë, tezgaroshë…e mbi të gjithat “ autoritete
diktatoriale “ ex katedra “, nënçmues e ofendues studentësht, individë
që nuk kanë orë as kohë, nuk kanë sens as logjikë për kohën dhe
shkelin rëndë mbi dinjitetin e arsimimit universitar dhe mbi
dinjitetin e studentit ?!
Asnjë Universitet në Kosovë nuk ka kushte për punë të mirëfilltë
shkencore. Edhe disa shkolla të mesme profesionale merren , të paktën
me punë hulumtuese inovative, ndërsa Universitetet, fakultetet…nuk e
di ?! Gjithë këta tituj doktorature pa punë shkencore ?! Kërkoj falje,
ndoshta e kamë gabim. Por, puna shkencore mendoj se është
kulminacioni, është arritshmëria, është fryti, është shkëlqimi i
Universitetit. Këto tri universitete, mendoj se do të ishte mire t i
bashkojnë forcat dhe të krijojnë kushte për hulumtime shkencore. Se,
pretendimi për të prodhuar kuadro e profile për gjithë Rajonin dhe
Indinë e largët vështirë se mund të realizohet nëse këto universitete
nuk do të kenë mundësi që profesorëve / pedagogëve dhe studentëve t ju
mundësojnë kushte për punë hulumtuese shkencore.
Shpresolj se me një përkushtim e projekt serioz edhe Qeveria me
MASHT-in do të shprehnin interesimin që në këtë mënyrë të ngrisin
nivelin e cilësisë së studimeve në Kosovë, aq më pare kur kemi të
bëjmë me pretendimet për të Krijuar një Universitet që do të prodhojë
kuadro për gjithë Rajonin dhe për Indinë ?!
Vitin e kaluar UP-ja “ bleu “ qetësinë relative sociale duke pranuar
19.000 studentë të rinjë, anise ishte i vetëdijshëm se kapacitetet,
potencialet me të cilat dispononte kaherë nuk mjaftonin. Tani në UP,
në disa fakultete studentët dëgjojnë ligjëratat “ në dy, tre e në
katër kat…një mbi një “. Dy-tre fishi i studentëve të regjistruar nga
kapacitetet ekzistuese i detyrojnë studentët që një-dy orë para kohës
së ligjerateve ose ushtrimeve t i sulen sallave për të zënë vend, për
të mos qëndruar në këmbë, sepse ato fakultete nuk disponojnë me
hapsira të mjaftueshme ?!
Edhe sivjet, me pranimin e mbi 16.000 studentëve UP-ja zbuti presionin
e mundshëm me kërkesa për vende pune, e “ kurtalisi “Ministrinë e
punës dhe të mirëqenies Sociale e cila edhe sivjet i shpenzoi 120.000
€ në organizimin Panairit të Punës…E, vetëm 10 % nga maturantët e
shkollave të mesme dhe të diplomuarit e Universiteteve gjejnë punë në
Kosovë ?! Së këndejmi vetvetiu më imponohet pyetja: A do ta kenë këto
Universitete prioritet cilësinë në prodhimin e kuadrove ose
rentabilitetin në të ekzistuarit ekonomik të tyre, në të qenit të tyre
biznes suksesëshëm – në aspektin finansiar ?
Dhe në fund, kamë “ vërejtur një lloj gjelozie “ tek universitetet,
tek fakultetet. Derisa në Botë ka Universitete që pranojnë
arritshmërinë autodidakte të ekspertëve të caktuar, te ne kjo gjelozi
ose mungesa e sensit, ose ngulmtësia se dituria dhe shkenca del vetëm
nga Universiteti – pengon këtë trajtë të njohjes së aftësive ose të të
qenit ekspert. Përkundër faktit se kohëve të fundit kemi inflacion në
ndarjen e titujve DOKTOR HONORIS KAUZA te evaluimi i profesionalitetit
autodidakt ose i të qenit ekspert, inovator ja zbulues autodidakt nuk
kamë dëgjuar të ketë nisjativë, lëvizje, projekte, vizione…nga
fakultetet, nga universitetet tona ?!
SHEMBULLI I PARË KONKRET:
Një elektroteknik në Komunën e Podujevës ka konstruktuar për vehte një
hidrocentral të vogël – sa për nevojat e familjes së tij. Ai
deklarohet se është i gatshëm ta elektrifikojë gjithë fshatin. Nga
universitetet nuk dëgjova të ketë reagim – për vlerësimin e
arritshmërisë së tij, përkundër faktit se nuk kamë dëgjuar asnjë rast
për asnjë elektroingjinier në Kosovë të ketë konstruktuar një
hidrtocentral të tillë ?!
SHEMBULLI I DYTË KONKRET:
Z. Kim Mehmeti është analist, politolog, është gazetar, është filosof,
është..çka mos, por me shkollë të mesme. Ai me sukses i mate forcat
edhe me profesorë fakulteti, dhe me institucione, edhe me doktorë
shkencash. Askush deri më sot nuk është kujtuar t ia valorizojë, t ia
evaluojë arritshmërinë, t ia mundësojë arritjen e titullit ?!
SHEMBULLI I TRETË KONKRET:
Një inxhinier i diplomuar i makinerisë ka zbuluar dhe ka vënë në
veprim një mekanizëm të thjeshtë, shumë të lire, që mund të vendoset
në vendin e zgjedhur nga vet pronari i veturës – për ta parandaluar
vjedhjen e automobilit. Nu ka reagim për evaluimin e arritshmërisë ?!
Ky titull do të ishte titull dhe për fakultetin edhe për Universitetin
ku ka shumë heshtakë të cilët nuk kanë forcë as guxim për ta dëshmuar
titullin që e kanë. Titullin prapa të cilit qëndruaka një fakultet,
një Universitet pa kushte për hulumtime shkencore?!
Shëmbëlltyra pa titull si elektrotekniku, si Kim Mehmeti e si
inxhinieri i makinerisë të cilët kanë krijuar e dëshmuar më shumë
kredi se sa i nevoiten një studenti të rregulltë për kalueshmëri ka
shumë në trojet tona.
Qëllimi im ishte t Ju përgëzoj për këtë Projekt Madhor por edhe të
kontribuoj. Do të isha i kënaqur nëse do të vlerosnit se pata sado pak
sukses me kontributin tim modest.
Përshëndetje e suksese.
Selatin Kaçaniku,