2011-07-12

ISA VATOVCI: E KAM HIJEN TIME QË MË MJAFTON




Reshat Sahitaj



“. Mua nuk më interesojnë klanet e kjo vëreht se shkruaj herë për një personalitet të një klani e herë të një tjetri, sepse pas disa dekadave njerëzit nuk do t’i radhisin në klane, por me veprimtari të tyre. Pse t’i kalasifikoj njerëzit në klane kur, mund t’i klasifikoj sipas veprave të tyre. Ata që merrën me klasifikime të tilla janë të dobët dhe jetojnë nën hijen e tjerëve. Unë nuk kam nevojë të kërkoj mbrojtje nën hijen e askujt, sepse e kam hijen time e cila më mjafton”thotë krijuesi ReshatSahitaj




Reshat Sahitaj i takon brezit të krijuesve të viteve të shtatëdhjeta, i cili bashkë me Bislim Muçajn, Luljeta Çekun, Samedin Latifin veçohën nga regjisori i njohur Sejfo Bejta Krasnqi, në dramën “Sfinga e gjallë”, “Vdekja e Gjergjezit”etj. Përveç shperblimeve në teatër,, Reshat Sahitaj në një konkurs letrar të asaj kohe, fiton çmin e dytë për tregimin më të mirë në Kosovë. Për shkaqe politike, për më se mbi dy dekada, detyrohet të jeton në Belgjikë, ku opinioni ynë shpesh do të dëgjojë për emrin e tij vetëm për veprimtarinë politike. Qe nga pas lufta, Reshat Sahitaj jeton në Kosovë dhe do t’i rikthehet filmit e letërsisë. Ai gjer më tani ka botuar disa romane, në shtypin e përditshëm paraqitët me analiza politike, kritikë për teatër dhe film, por edhe me portretizimin pak më ndryshe për krijues të fushave të ndryshme.
“Kosova sot”: Pas shumë vjetësh pauzë në teatër dhe letërsi , e keni pasur vështirë të riktheheni në këto dy fusha?
Reshat Sahitaj: Në fakt, asnjëherë nuk kam pauzuar. Në mërgim, edhepse me amatorë, e kam realizuar gati çdo vjetë nga një pjesë teatrale dhe dy filma televizivë të cilat lirisht mund të krahasohen me çdo film tjetër televiziv që është bërë në Kosovë.
Filmat e mi e kanë trajtuar një temë që në Kosovë ka qenë e pamundur të punohët. Sa i përket shkrimeve, poashtu kam botuar ne shtypin e diasporës, si në “Zërin e Kosovës”, në “Stinët e jetës” që e botonte Kosova Rexhë Balaj dhe në revista tjera, por që ishin të ndaluara të lexoheshin në Kosovë. Gjithashtu, në mërgim kam botuar dy romane të cilat pas luftës janë ribotuar edhe në Kosovë.Rikthim në letersi mund ta quaja faktin se tani romanet e mia redaktohën nga redaktorë të spikatur e nga lektorë të njohur, gjë që në diasporë ndihej kjo mungesë.
Shkruaj për tema që janë të prekshme
“Kosova sot”: Qe me romanin e parë “ Mali i ndaluar”, të botuar në Kosovë, ju keni lënë përshtypje të mirë tek lexuesit, cili është sekreti i juaj që veprat tuaja lexohen me një frymë?
Reshat Sahitaj: As vetë nuk e di cili është sekreti, por një gjë e di se unë shkruaj për tema që janë të prekshme dhe të përjetuara jo vetëm nga unë, por edhe nga vetë lexuesit. Ne secilin roman timin lexuesi e gjen një personazh me të cilin mund të identifikohet, sepse atij do t’i duket se personazhi im i ka të njejtat veti, të njejtat sjellje e madje të nejtat vuajtje apo kënaqësi. Unë nuk mund të shkruaj për gjëra që nuk i ndodhin askujt. Nuk mund të shkruaj për heroin tim kur ai plagoset e të mos ndiej dhimbje , të mos derdh lotë sepse është trim. Pavarësisht çfarëdo trimi të jetë ai personazhi im hidhërohet, qanë e qesh, pra nuk është persoanzh i “fortë” , siç jemi mësuar ne nga literatura e realizmit socialist. Personazhet negative dikur disa nga shkrimtarët tanë i përshkruanin si tipa të çatalluar, të shemtuar. Në romanet e mia edhe ndonjëri nga persoanzhet negative është i bukur, si për shembull Bujari në romanin “Jeta e dyfishtë”.
“Kosova sot”: Pasi jemi të romani “Jeta e dyfisht”, për të cilin Rexhep Qosja e ka bërë parathënien, lexuesit do t’i ketë interesuar shumë se a është ky rompan biografi apo ngjarja është e imagjinuar?
Reshat Sahitaj: Këtë roman e kanë vlerësuar edhe disa nga kritikët tanë ndër më të njohurit si Sadri Fetiu, Rushit Ramabaja, Demir Gjergji (Tiranë), e tjerë. Secili prej vlerësimëve është në superlativ. Sipas tyre, romani madje cilësohet dhe radhitët ne mesin e disa romaneve tjera si një ndër romanet më të mira të këtij tridhjetëvjeçari. Eshtë një roman që prek një segment autobiografik të jetës sime, atë të veprimtarisë politike. Eshtë në formën e ditarit e në fakt nuk është ditar. Përshkruhet veprimtaria e një aktivisti të çeshtjes kombëtare në rrafshin diplomatik me institucionet e huaja dhe me personalitetët shqiptare. Në fund, heroi vritet në qëndër të Prishtinës, vetëm disa metra larg policisë së UNMIK-ut.
“Kosova sot”: Në shumicën e romaneve tuaja persoanzhi pozitiv vritet dhe rallëherë ka hepiend, pse?
Reshat Sahitaj: Ma merr mendja se jeta është e tillë. Të jesh i ndershem rrallëherë ndodhë që edhe të kesh sukses. Se paku kështu po ndodh me ne shqiptarët. Gjithnji fitues po dalin ata të cilët dijnë të manipulojnë, ata që dijnë të bëjnë intriga. Sikur dikush të shkruan një roman për Adem Demaçin, ai nuk ka sesi ta përfundojë librin me një hepiend sepse jeta e Demaçit është pa hepiend. Tërë jetën e ka sakrifikuar për çlirimin kombëtar e sot nuk e ka jo vetëm një post në pushtet, por as një pension e se paku një mirënjhohje nga pushteti ynë, derisa zyrtarë të thjeshtë vetës ia kanë siguruar pensionin e përjetshem. Pra, si mund të shkruhet romani me përfundim të lumtur kur jeta nuk është e tillë. Po t’i imagjinoja ngjarjet dhe persoanzhet, do të bëja përfundimin e lumtur, por unë shkruaj për ngjarje reale dhe për personazhe specifike.
Ata që lën ë gjurmë, nuk do të mbesin të harruar
“Kosova sot”: Ka disa muaj që në “Kosova sot” e keni filluar rubrikën “Portreti i javës”, nëpërmjet se cilës personaliteteve krijuese iu bëhët një tjetër qasje. Pse e keni zgjedhur këtë koncept?
Reshat Sahitaj: Qëllimi im ishte që të shkruaj për persoanlitete të kulturës dhe krijimtarisë në përgjithësi , të cilët kanë lënë gjurmë në krijmtarinë artistike, si ne film,muzikë, letersi, pikturë etj. Dihet se për secilin që e kam trajtuar ose e trajtoj, edhe tjerët kanë shkruar për ta, por asnjëri në mënyrën siç iu kam qasur unë. Kur shkruaj për një personalitet, marr vetëm segmentin më të ndjeshëm të jetës se tij që askush nuk e ka prekur. Nuk shkruaj ku dhe kur ka lindur. Nuk shkruaj çka ka kryer dhe çka ka shkruar duke ia radhitur tërë veprimtarinë. Shkruaj vetëm për atë me të cilën ai ka lënë gjurmë në opinion. Për secilin që është trajtuar në “Portretin e javës”, kam marr letra nga lexuesit. Ka disa lexues të cilët reagojnë negativisht në shkrimet e mia e sidomos kur kam shkruar për Qosjen,Demaçin, Hydajet Hysenin etj. por për keta kam marrë edhe më shumë letra tjera përkrahëse. Disa të tjerë, të paknaqur, reagimet e tyre i kanë botuar në faqe të ndryshme të internetit. Nga reagimet e lexuesve, qofshin ato pozitive ose negative shihet se kjo rubrikë është e lexueshme dhe po zgjon interesim dita më ditë. Një gjë e di se secili që është trajtuar në ketë rubrikë, posa e ka lexuar shkrimin tim, ka mbetur i kënaqur dhe menjëherë me kanë marrë ne telefon. Pra, rubrika po zgjon intersim të dyanshem: të lexuesi dhe të personaliteti. Për ketë e falenderoj drejtoreshen dhe kryeredaktoren e gazetës “Kosova sot” Margarita Kadriu, e cila e përkrahu idenë time.
Hija e tjetrit herëdokur të lë
“Kosova sot” : Ju keni bashkëpunuar me emra të njohur që tani janë dëshmorë të kombit çka mund të na thoni diçka më shumë?
Reshati Sahitaj: Kur njeriu ia fillon një veprimtarie, ai gjithnjë i kërkon individet që e kanë të njejtin objektiv, të njejtin ideal dhe ata afrohën gati si spontanisht. Gjersa je duke vepruar, ti nuk e din se je duke vepruar me një hero apo dëshmor që në të ardhmën do të flijohet dhe do të bëhët emër i njohur për çeshtjën kombëtare. Asnjëri nuk e ka as më të voglën ide se cili prej tyre do të flijohet apo do të vritet nga armiku, sepse jeta e secilit në rrethana të tilla është në rrezik. Në aso rrethanash punohët pa e menduar veten se një ditë ndonjëri do mbetët në faqet e historisë. Sepaku kështu punohet nëse je idealist. Nuk flas për ata “idealistet e shpikur”, që tani mendojnë se janë shtyllat kryesore të kombit, duke e injoruar dhe harruar vazhdimsinë. Një gjë duhët të mbetët e qartë: Askush nuk mund të ngrihet në piedestal vetëm pse e ka njohur, Jusuf Gërvallën, Enver Hadrin apo Adem Jasharin. Nuk mund të ngrihet askush nën hijen e tjetrit pa veprimtarinë e tij personale.
“Kosova sot”: Pse pikërisht i qaseni këtyre personalitetëve?
Reshat Sahitaj: Thashë se shkruaj për ata që kanë lënë gjurmë ne një fushë. Mirëpo, arsyeja tjetër është se shkruaj për disa personalitete që kanë gjurmë, por kanë filluar të harrohen, jo për shkak se janë të dobët, por për inate personale. Kjo nuk duhet nënkuptuar se unë po i nxjerr nga pluhuri i harresës, sepse ata nuk janë dhe kurrë nuk do mbesin të harruar, por unë po i aktualizoj. Mua nuk më interesojnë klanet e kjo vëreht se shkruaj herë për një personalitet të një klani e herë të një tjetri, sepse pas disa dekadave njerëzit nuk do t’i radhisin në klane, por me veprimtari të tyre. Pse t’i kalasifikoj njerëzit në klane kur, mund t’i klasifikoj sipas veprave të tyre. Ata që merrën me klasifikime të tilla janë të dobët dhe jetojnë nën hijen e tjerëve. Unë nuk kam nevojë të kërkoj mbrojtje nën hijen e askujt, sepse e kam hijen time e cila më mjafton. Nuk me pengojnë ata që thonë mos shkruaj për filanin e shkruaj për fistekun. Shkruaj vetëm për atë që jam i bindur se ka vlera artistike e ketë gjë lexuesit e “Kosovës sot” janë vlerësuesit më të denjë për të dhënë mendimin e tyre.

“Dikur e dikund” Personazhet me emra realë
“Kosova sot”: Çfarë projekter keni për të ardhmen?
Reshat Sahitaj: Shumë shpejt do dali me romanin më të ri “Dikur dhe dikund”. Eshtë një roman që për persoanzhe i kam disa persoanlitete publike dhe të cilët janë me emra të tyre realë.

Intervistoi: Isa Vatovci 

KUSH ËSHTË RESHAT SAHITAJ?

Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës. Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare.
Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhes frenge dhe  diplomon në  Ecole Superieur de l’Etat.
Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë.
Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin.
Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Paralmentin Europian që nga viti 1989 deri më 1998.
Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontaktëve të para diplomatike në mes të të gjithë personalitetëve kosovare në Parlamentin Europian, Senatin Belg, dhe NATO.
Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie –Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.
Interpetimet në teatër dhe film:
“Sfinga e gjallë”, në Regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977
“Vdekja e Gjergjezit”, radiodramë për RTP, 1978.
“Rropullari”, film televiziv i RTP, 1978.
“Prilli i thyer”, film Frëngo-amerikan, Francë 1985.
“AD”, film në regji të Isa Qosjës, luajnë: Ilir Shaqiri, Reshat Arbana… 1997.
“Zemër e vetmuar”, serial televiziv TV21, 2004.
“Krim pa krisma”, film nga Halil Budakova 2006
Libra të botuara:
“Rojtari i Shqipërisë së harruar”-  tregime-1982.
“Rruga pa kthim” – roman- 1983
“Mali i ndaluar”-   roman- 2003
“Ëndrra e nuses”- tregime – 2004
“Jeta e dyfishtë”- roman  -   2005
“Kullerat” , komedi 2007
“Bashkëshortët”, komedi 2008
Qe nga qershori i vitit 1999, jeton në Prishtinë.
Autor i emisionit letrar “Labirintet e fjalës” në RTK- 2006
etj.
Merret me shkrime publicistike, analiza, film, teatër; në “Koha ditore”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Lajmi” etj. 






 

VETVETJA


Në mendje çdo gjë më ishte bërë konfuz. Ndaj çdo gjëje isha bërë indiferent dhe secila fjalë më dukej abstrakte, e pakuptimtë ashtu si dhe vetë jeta. Çuditërisht jeta më dukej ëndërr e ëndrra jetë. Nuk më kujtohet ku përfundon jeta e ku fillon ëndrra. Më dukej se ëndrra zgjaste sa një jetë e jeta sa një ëndërr.
      Në jetë kisha momente të gëzueshme e të hidhura, mirëpo edhe ne ëndërr i përjetoja këto, andaj nuk dija ku isha dhe ç’bëja?! Vërtet, ç’bëj në jetë e në këto ëndrra?! Çfarë ishte misioni im?! Të ushqehem, punoj,bëjë dashuri, gëzohem, hidhërohem e ne fund pres vdekjen?! Vdekjen e pret secili por gjithnjë duke menduar se tjetri e ka radhën. E unë, vdekjen nuk e pres dha as që mendoj për sekondat  e fundit. Mbase e mendoj !. Pse të mos mendoj kur çdonjëri e mendon këtë pikë përfundimtare enigmatike?! Nëse e mendoj dhe kur e mendoj,  atëherë vetën e bindi se do të jetoj gjatë. Më gjatë se lumi e më shumë se njeriu. I vardisëm qiellit e tokës që të më tregojnë çelësin e: jetës, dashurisë dhe vdekjes. Pa medituar aspak, sepse unë kurrë nuk meditoj siç bëjnë disa që shtirën filozof, bindem se jeta,dashuria dhe vdekja janë një. Bindem se vdekja nuk ekziston. “Nëse vdekja nuk ekziston e dashuria?! “ , e pyes vetën e vetës sime të çmendur. Nga thellësia e çmendurisë sime dëgjoj përgjigjën e zbehur që më këshillon të besoj ne dashuri sepse ajo ekziston. Të besoj ne jetë ngase vetë jeta është dashuri. Por dashuria ecë, përplaset e thyhet në intrigat e jetës në rrëmujën katastrofike të mendjes se prishur, e ne fund mbetët e kristaltë dhe e pa copëtuar. Apo mbase e copëtuar e djegur dhe e përvëluar? Në çfarëdo mënyre që të paraqitët, ajo me padukshmërinë e saj e shëron jetën. Dikush më tha se shëron plagët e jetës. Jo! Jeta nuk ka plagë. Është një iluzion, që, herë një minutë të duket njëqind vjet e njëqind vjet. Dhe pikërisht ne momentin kur mbush njëqind vjet të duket se ke lindur para një minuti.
     U ngrita as i mërzitur e as i gëzuar. Kalova Prishtinën mes përmes pa u përshëndetur me askënd. Nuk isha i çmendur por as normal jo. Njeriu normal përshëndetet dhe bisedon me dikë. I çmenduri bënë ndonjë telashe. Ecja i tretur ne botën time, që ta gjeja dallimin e jetës dhe ëndrrës, e askush nuk më bënte përshtypje. Pas shpine dëgjoja pëshpëritje të ndryshme. Flisnin dikush keq e tjetri mirë dhe pa arsyeje prishnin rehatinë e tyre të ndejës  Ne vend se të vazhdonin bisedën e tyre flisnin për ecjen time. Çudi!  Me shëtitjen time asnjëri, që më njihte, nuk ishte indiferent. Në rrugën time sikur ua kisha zënë rrugën e tyre.
Pa u shqetësuar për fjalët pas shpine vazhdoja rrugën i vetmuar. Vetëm në ëndërr zbulova se edhe fjalët pas shpine, janë pjesë e jetës njëlloj si dashuria. Në ëndërr zbulova se jeta është ëndërr e ëndrra jetë. Apo mbase nuk zbulova asgjë.


JETA E DYFISHTË

Një javë pas pushimeve verore që kishte kaluar në bregdetin shqiptar,Bujari nuk kishte dalë nga shtëpia.Në fakt, atje më shumë kishte shkuar me mision të caktuar nga Stanishiçi.Pushimet ishin një pretekst, por qëllimi i misionit  ishte që të siguronte sa më shumë informata lidhur me levizjet e kosovarëve në Durrës.Kishte zënë vend jo shumë larg  Shkëmbit të Kavajës, në pjesën e majtë matanë   hekurudhës, përbri   magjistrales së Durrësit.
  Prej tri javësh, sa qëndroi në Durrës, vetëm dy herë kishte lagur trupin me ujin e detit.Kohën tjetër e kishte kaluar në restaurante të Durrësit dhe hotele të Tiranës duke u takuar me komandantë të ndryshëm, që prisnin luftëtarët nga diaspora.Gjatë këtyre takimeve interesohej më shumë se çfarë armatimi hynte në Portin e Durrësit, se sa numri i djelmoshave, që me dëshirë shkonin në luftë.
Arsyeja që nuk doli në qytet ishte, se duhej bërë një raport shefit të tij për tërë atë që kishte parë dhe dëgjuar.Në raportin e tij djaloshi nuk kënaqej vetëm të rrëfente ngjarjet, siç i kishte përjetuar, por në të shumtën e rasteve, mundohej të deshifronte bisedën e ndonjë shefi, që priste dhe përcillte ushtarët për ne Kosovë. Komentimet e tij më se shumti i morën kohë gjatë përpilimit të shenimeve.Në fund të raportit kishte shtuar se lufta nuk dirigjohej nga malet në Kosovë, por nga Shqipëria.Shenoi emrat e tërë atyre që kishte takuar dhe që i konsideronte shefa të vërtetë.Gjithashtu, nuk harroi të shkruante se në Shqipëri kishte komandanta politik dhe operacional të shumë grupeve të ndryshme, që secili mblidhte ushtarë për vete.Në raport shenoi se njëri grup dërgonte ushtarët drejt në luftë, ndërsa tjetri mirrej vetëm me stërvitje të ushtarëve me mjete të sofistikuara.Pasi e përfundoi raportin, vërejti se kishte harruar se si ishte takuar me kryetarin e diasporës, i cili e kishte njoftuar me një nga Ministria e Mbrojtjes, që rrinte në Tiranë.
  Vetëm pasi plotësoi raportin, doli të pinte një kafe në hotelin “Grand”.Në afërsi të hotelit pa se kishte numër të madh të paramilitarëve.Të lakonte rrugën e dinte se do bëhej i dyshimtë,  prandaj vendosi të shkonte drejt tyre.Në hyrje e ndaluan dy prej tyre dhe kërkuan ta legjitimonin.Bujari nxorri nga xhepi letrën identifikuese.Dy rojtarët, pasi ia hodhen një sy e përshendetën.Bujarit nuk i linin përshtypje përshendetjet, që ia bënin ushtarët, apo policia, pasi e legjitimonin.Kjo i ishte bërë krejt  normale, por habitej pse hoteli kishte kaq përforcime.
  Në holin e hotelit përshendeti njërin nga kamarierët, që e njifte dhe e pyeti, se cili nga personalitetet kishte ardhur, apo do vinte.Kamarieri iu përgjigjë se ishte Arkani me forcat e tij.Nga tavolina, që e kishte zënë, dëgjonte zërin e një këngëtareje, që vinte nga salla e ushqimit. .Nga melodia e këngës i dukej se këngëtarja ishte sërbe,  por herë-herë në vesh i bëhej se teksti i këngës ishte  shqip.Nga zëri melodik kishte përshtypjen se ishte zë i njohur.Pas pak u bind se po këndonte vetë ajo,të cilën e njeh Kosova si këngëtare.  I dukej e pamundur, që ajo  të këndonte për Arkanin.
Në hyrje të sallës bënin roje dy paramilitarë mjekërrgjatë, që nuk lejonin askënd të hynte pa thirrje speciale. Bujari,  qëllimisht kishte zënë vend përballë sallës. Shikonte  në drejtim të hyrjës.Në kohën, kur po e ndizte cigarën e tretë, pranë  iu afrua një burrë, i veshur me kostum dhe e përshendeti.Bujari nuk e njohu aty për aty.
- Vi ste prijatel moga sina!
- Da,da! –tha Bujarii dhe u ngrit.Ishte i ati i Zoranit, që ia kishte dhënë pasaportat  për t’ia rregulluar.
E dinte se punonte në Sekretariatin për Punë të Brendshme për rregullim të pasaportave, por nuk ishte takuar asnjëherë.U habit se si burri po e njihte
- Si është Zorani?! Ka kohë që nuk e kam takuar!
- Disa herë të ka telefonuar, por e ke patur telefonin e shkyqur!
- Isha në pushime, veç sa jam kthyer!
- Pasaportat t’i kam rregulluar. Zoki i ka me vete! Tani po e thërras.
- Po të vije, do më bëhet qejfi.  Zoki është i urtë dhe inteligjent!
   Stevani u bë sikur po  gëzohej nga lëvdatat  për të birin.Ishte mësuar me këso lajkash, që ia bënin shqiptarët. Po e dinte se Zorani ishte djalë i mirë...dhe me edukatë.
 Stevani solli numrin dhe e thirri djalin që të vinte në “Grand “ të takohej me Bujarin dhe natyrisht i tha të mos harronte të mirrte me vete pasaportat, që i kishte rregulluar.
  Zorani i kishte thënë babait se mund të vinte vetëm pas dy orësh. Bujarit iu dukën tepër të priste aq shumë, por nuk e kundërshtoi..
  Gjersa po bisedonte me Stevanin, nga salla doli Arkani, që posa e pa Bujarin ngriti duart dhe iu hodh në përqafim.Stevani mbet i mahnitur nga përshendetjet e tyre dhe në vete ndjeu një ndjenjë lumturie, që ia përshkonte trupin.Tani ndihej edhe më  i kënaqur,sepse po e ndihmonte “njeriun tonë”, siç tha më vonë .Stevani në vete gjithnjë kishte një frikë se  pasaportat mund të keqpërdoreshin..Nga ky moment u çlirua nga barra e frikës dhe ndjenjës se keqe, që e mundonte në heshtje.
     Bujari bëri prezantimin e Stevanit.Arkani e përshendeti bashkëbiseduesin e Bujarit dhe foli në superlativ për gazetarin.Stevani i tregoi prej nga ishte dhe çka punonte. Arkani që dukej shumë i nxënë e thirri rojën dhe e urdhëroi, që të kujdeseshin për Bujarin . Gazetari ishte kurioz të hynte në sallë për të parë se cila nga këngëtaret po këndonte enkas për mikun e tij nga Sërbia.
  Bujari dhe Stevani kaluan nëpër mesin e sallës për të shkuar, dikund nga fundi, ku kishte dy-tri tavolina të zbrazëta.Nga melodia e këngës askush nuk mund të bënte bisedë.Bujari shikimin e kishte lëshuar në këngëtaren, e cila këndonte një këngë në gjuhën shqipe.Të pranishmit e dinin se teksti dhe melodia ishte huazuar nga Ceca, një këngëtare, që njëherit ishte gruaja e Arkanit.Këngëtarja nga Prishtina, jo vetëm që e kishte kopjuar këngën, por kishte porositur fustan të njejtë si Ceca, të cilën e kishte parë në televizion.Madje ajo kishte shkauar aq larg me imitimin sa që edhe kishte ngjyrosur flokët dhe kishte bërë një operacion plastik në fytyrë, që sa më shumë t’i përngjante këngëtares se huaj.
  Pas melodisë se një kënge Arkani doli në skenë.Ia mori mikrofonin këngëtares, që t’i përshendeste ushtarët e tij si dhe të gjithë mysafirët prezent.Foli për sukseset e tij që kishte kryer ne vende të ndryshme, ku ishin zhvilluar luftëra dhe në fund tha se misioni i tij i fundit është Kosova.Fjalimi i tij për luftën, që do ta zhvillonte në Kosovë, ishte i zjarrtë.Disa herë ndërpritej nga duartrokitjet.Fliste se si një pjesë të madhe do ta shpërngulnin për në Shqipëri,një pjesë do t’i digjinin të gjallë,do t’i vrisnin dhe do digjnin fshatra të tëra të banuara me shqiptarë
- Kosva i Metohija je serca Serbije!Kosova i metohije je nasha kolevka! Samo poshteni shiptari mozhe da zhive na Kosovu i Metohiju! Zhivela Velika Serbija!- tha dhe iu afrue këngëtarës duke ia shtrënguar dorën.Deshi t’i afrohej edhe më shumë, por ajo i largoi buzët e tij me delikatesë dhe iu mbështet në krahëror..Rrinte e mbështetur sikur një dashnore e padjallëzuar, që për herë të parë prek dorën e mashkullit.Arkani e kuptoi se vajza nuk ishte e mësuar me puthje publike.Pasi e shtrëngoi në krahërorin e tij., e liroi dhe mikrofonin ia dha një këngëtarit serb. Kërkoi falje para të pranishmëve, se po ngjitej në dhomë për të pushuar me këngëtaren kosovare për pak kohë.Këngëtarja u skuq nga turpi, që Arkani e bëri publike ngjitjen e saj në dhomën e tij. Arkani u tha se po shkonte për të kryer disa punë kombëtare.
   Të gjithë e kuptuan se cila ishte puna kombëtare, që do kryente ne dhomën e hotelit “Grand” U dëgjua një qeshje e lehtë dhe fjalët “Shkoni,shkoni’ se atdheu po ju thërret!” “Ah,t’isha edhe unë me ju, ... në punët kombëtare!”.
     Bujari tërë kohën sytë ia kishte ngulur këngëtares.Me sy e përcolli, kur doli nga salla e buzëqeshur dhe e lumtur.Mendonte në vete, se  mirë kishte bërë, që   punonte për Stanishiçin.I kishte të hapura të gjitha dyert e mbyllura.Kishte të hapura të gjitha rrugët e jetës:të  karierës, të pasurisë,të lumturisë,të avanturave…Çdo gjë mund të bënte e askush të mos e denonte.Vetëm me një kusht  të mos e tradhëtonte  shtetin, për të cilin punonte.
Mendimet ia prishi ndalja brutale e muzikës.Në skenë doli një burrë rreth të pesëdhjetave.Mori mikrofonin dhe tha se në hyrje të hotelit paramilitarët kishin befasuar një irredentist shqiptar, që kishte bërë plane ta vriste Arkanin.Tha se shqiptari kishte qenë i armatosur, por rojët kishin arritur ta vrisnin para se ai të qëllonte.Kërkoi që për një orë muzika të ndërpritej dhe askush të mos dilte nga hoteli,  sepse shqiptari i vrarë e kishte ndihmësin e e tij brenda.
  Pas fjalëve të tij u krijua një tollovi.Bujari shikonte nga të gjitha anët që të dallonte se a njihte ndonjë shqiptar, që mund të ishte ndihmësi  eventual i viktimës.Nga tollovia nuk  mundi të dallonte, se cili mund të ishte shqiptar, në mesin e  sërbëve.Nga fizionomia dhe veshja nuk mundi të dallonte asnjërin që mund t’i përngjante shqiptarit me shpirt luftarak.Shqiptarët e luftës zakonisht ishin të veshur keq Ata kishin një fizionomi të vrazhdtë.
  Secili pyeste tjetrin në heshtje se kush mund të ishte komplis i njeriut të vrarë. Stevani, si pa rënë në sy, u largua nga Bujari, që të  mos e fyente njeriun, me të cilin kishte qëndruar tërë kohën. Ishte i bindur se Bujari nuk ishte i atillë, por të e fundja edhe ai ishte shqiptar.. U përvodh pa i thënë kujt se e njihte një shqiptar, që ishte i pranishëm në sallë...
  Dhjetë minuta më vonë, dy roje të armatosura, iu afruan Bujarit.E kapën më rrëmbim dhe ia lidhen duart.E dërguan në një dhomë të hotelit.Njëri prej tyre donte ta vriste mënjëherë, por tjetri e ndaloi duke ia kujtuar se shefi e kërkonte të gjallë, që të mësonte më shumë, se kush qëndronte pas viktimës dhe komplisit të infiltruar në mesin e tyre.
  Në dhomë hyri njeriu që kishte ndërpre muzikën.Nga pyetjet dhe sjellja e tij e kuptoi se burri ishte shefi i informimit të njësitit të Arkanit.Ishte i matur dhe aspak brutal.Në fillim  Bujarin e legjitimoi.
  Djaloshit  i kishte hyrë lepuri në bark.Mundohej të ishte sa më  gjakftohtë. Dashti të tregonte se ishte në shërbim të Stanishiçit dhe të Arkanit, por kishte përshtypjen se fjalët e tij nuk do çonin peshë..
-  Mund ta pyesni Arkanin dhe Stanishiçin,unë jam njeriu më besnik i tyre!-tha Bujari dhe lotët i shkuan çurg.E dinte se për një dyshim të vogël , do e vrisnin në vend dhe fajin do ua hidhnin njerëzve të luftës.Duhej ta argumentonte se ishte në shërbim të sistemit.
- Më të rrezikshëm janë ata, që ne u besojmë! – tha me gjakftohtësi , burri që kryente hetimet.
- Unë nuk jam i tillë! Që nga im atë edhe im gjysh, familja ime  i  ka shërbyer shtetit  Ju lutem mos u ngutni në marrjen  e vendimit!- u shkreh në vaji. Kërkonte që të pyesnin Stanishiçin për kontributin e tij ndaj shtetit.
  Bujari nuk dinte pse mbahej lidhur, për çka akuzohej dhe cili ishte njeriu që ishte vrarë  nga  paramilitarët. .Nuk kishte guxim ta kërkonte emrin e njeriut të vrarë, sepse frikësohej, që do dilte ndonjë kushëri apo shok i studimeve.Në raste dhe rrethana tjera do t’i pyeste, por viktima paraqitej njeri i rrezikshëm.Terrorist që kishte planifikuar  hedhjen në  ajër të hotelit, me tërë njerëzit brenda. Kishte frikë se i posavrari e kishte parë Bujarin duke hyrë në hotel dhe, pasi që ishte fytyrë publike, mund ta kishte përdorur emrin e tij, që më leht të futej në hotel për të kryer atentatin.I shkonte ndërmend se ndoshta komandant “Qielli”, kishte dërguar ndonjë ushtar që në emër të Bujarit t’i lehtësohej hyrja në hotel.Komandant “Qielli” ishte i njohur me punën e Bujarit andaj ai mund të kishte përdorur ndonjë dredhi që t’i hakmirrej.Në sytë e komandant “Qiellit”, kishte hetuar se bashkëpunimin me Stanishiqin e kishte bërë me dhunë dhe për këtë fajtor e bënte gazetarin, që e kishte tradhëtuar.Ai kurrë nuk ia kishte thënë, por Bujari e imagjinonte rrëfimin e botës se brendshme të komandantit.E dinte se aksionet e tij ishin të kushtëzuara me djalin dhe lufta e tij ishte e kufizuar.Ai nuk mund të ndërmirrte asgjë për lirimin e djalit nga Prishtina.Ishte fakt se djalin dhe prindërit ia kishin vendosur ne një familje shqiptare.Kjo familje mburrej para tjerëve se si strehonte dhe ushqente familjen e komandantit, por në realitet ata kujdeseshin, që djalin ta sillnin në çdo moment të shërbimi i Stanishiçit. Frikësohej që kjo ishte një grackë e komandant “ Qiellit”, por rreth kësaj çështjeje nuk bisedonte.Priste rrjedhën e hetimëve.
- Zashto lazhesh da ne poznajesh çoveka?!- me zë kërcënues foli hetuesi.
- Ne znam kako se zove ni za koga vi mislite!
- Vash terrorist nije imao svoje dokumenta! Mi ne znamo kako se zove!
- Da vidimo na lica mesta!
- Shta su ove pasoshe ? Evo i tvoje ime na ove dokumente?!
  Bujari ia lëshoi një sy pasaportave dhe mënjëherë ndjeu një lehtësim, që po ia kaplonte trupin.E kuptoi se viktima nuk ishte shqiptar, por shoku i tij, Zorani. Ai kishte ardhur për t’ia sjellur pasaportat .Nga një anë u gëzua që nuk do të ngarkohej me akuzë për komplis të ndonjë atentati, por në anën tjetër ndjeu keqardhje. .
  U tregoi se i vrari nuk ishte shqiptar, por ishte djali i Stevanit.Rrëfente se babai i tij e kishte thirrur të mirrte pjesë në ahengun e sotëm dhe njëherit t’i sillte pasaportat. Hetuesi e kapi kokën dhe shau disa herë yjet, diellin dhe Zotin.Dha urdhër t’ia zgjidhnin duartë gazetarit, por duke kërkuar që për ngjarjen të mos fliste asgjë dhe të mos largohej nga dhoma pa urdhërin  e tij.I tha Bujarit se si do që të jetë puna, mbetet njeri i dyshimtë deri ne përfundim të hetimeve.
  Bujari e hetoi se vështirësia kryesore, që paraqitej të hetuesi, ishte se si t’ia jepte mandatin e zi Stevanit  për birin e vrarë.
  Rojet dhe hetuesi dolën duke e kyçur derën pas tyre.Bujari ne pritje të ndonjë vendimi shetiste ne dhomën e vogël.Pasi nuk kishte asnjë gazetë shfletonte udhëzimet e hotelit për mysafirët. Shkruante sa kushton nata ,sa kushtojnë pijet të porositura nga dhoma dhe rregullat tjera se si duhej sillej  mysafiri.Lëshoi radion. Dëgjoi një meldodi ushtarake.Zëri i “spikericës”( kështu e quanin me përbuzje një shqiptare më shkollë fillore, që jepte lajmet në gjuhën shqipe)-  paralajmëroi se po e ndërpriste emisionin  për një lajm të rëndësishëm. Pastaj shtoi se bandat terroriste shqiptare rreth orës gjashtë e tridhjetë minuta kishin tentuar të vrisnin Arkanin, por në shkëmbim të zjarrit terroristët shqiptarë  kishin vrarë një serb kalimtar të rastit.Në fund tha se dy nga terroristët shqiptarë ishin  vrarë nga forcat paramilitare..
  Bujari dëgjoi verzionin e vrasjes dhe e kuptoi se këtij verzioni duhej t’i përmbahej. Vrasja e Zoranit po politizohej.Bujari duhej të kontribuonte në këtë aspekt.
Zhurma e hapave ne mermerin e hotelit po i vinte ne veshet e tij  Derën e hapi roja e pas tij hetuesi me fytyrë të ngrysur. I tha se verzioni, që kishte dëgjuar ne radio duhej të paraqitet  bindshëm ne mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
  Bujari pohonte me gjest koke të gjitha fjalët e hetuesit, i cili në fund i tha të kishte kujdes, sepse hetimet lidhur me pasaportat nuk kishte marrë fund.Duhej të ishte ne dispozicion të përhershëm të organeve të hetuesisë.
 Bujari kishte dëshirë të dilte nga hoteli e pastaj  të bisedonte me Stanishiqin, të cilit do i tregonte se si dy anëtaret e familjes kishin kërkuar të largoheshin nga vendi jo se ishin të rrezikshëm, por nga se nuk mund t’i mbante ne shtëpinë e tij.
  Thithi ajrin e nxehtë të mbrëmjës, që kishte përshtypjen se deri tash nuk e kishte çmuar jetën e lirë.Asnjëherë nuk kishte përjetuar jetën e burgut, por orët që kaloi në dhomën e hotelit iu dukën se çastet,  kur u përballë me jetën dhe vdekjen. Në burg mendonte se njeriu ka shpresë se një ditë do të lirohët, ndërsa në dhomën e hotelit, po qe se viktima do kishte qëlluar shqiptar, vdekja e priste pa asnjë gjykim.
  U nis drejtë shtëpisë duke u përvjedhur rrugicave që mos të takohej me askënd.U nis pa menduar se ç’bënte këngëtarja  shqiptare me Arkanin...
*
*         *
  Me ripushtimin e Malishevës propaganda sërbe filloi luftën psikologjike ne mesin e popullit të mbetur.Kudo flitej se forcat sërbe ishin të pathyeshme .Miti, se sërbët janë të pamposhtur, po rritej në mentalitetin e një pjese të madhe të popullsisë.Në shumicën e familjeve akuzoheshin luftëtarët që ua prishën komoditetin e rehatshëm dhe bashkëjetësën me forcat ushtarake të huaja.Përhapeshin fjalët se luftëtarët ishin dorë e zgjatur e Serbisë.Thuhej  se pas një deklarata të zëdhënësit të ushtrusië çlirimtare, amerikanët i kishin dhënë bekimin forcave serbe që të vrisnin e të digjnin çdogjë shqiptare.
     Në shumicën e njerëzve të mbetur ,që logjikonin cekët, dhe që iu ishte prishur rehatia, nuk e fajsonin sistemin okupues, por fajsonin pjellën e vet .Në realitet rehatia e tyre kufizohej vetëm  në ngopjen e  barkut e pastaj, pasdarkave i përzienin gotat e çajit, pa  u frikësuar nga policia serbe. .Aty-këtu ndonjëri  kishte arritur të tregëtonte sa për nevojat familjare, kurse ndonjë tjetër me ndihmën e “Braça Kariç-ve” ishte bërë diler i drogës. Tregëtia ishte në duarët e ca politikanëve, që gjoja ishin dëbuar nga postet shtetërore.
  Pas sulmeve serbe nuk mund të tregëtonin lirisht e as të pinin çaji rusi.Dilerët e drogës pas të cilëve qëndronte Arkani, ende rrinin të paprekur. Edhe ca politikanër, që ishin bërë të pasur në saje të tregëtisë  në bashkëpunim me kreun serb- gëzonin të drejtën të blinin në depotë serbe me çmimet përkatëse e të shisnin dy fish më shtrenjtë. Këta Sërbia i përdorte për interesa të veta.Kur i duhej interesave shtetërore, ata zinin një apo dy shqiptarë dhe i tregonin botës se si shqiptarët shesin drogë për të blerë armë.Ndërsa nga tregëtarët e mëdhenj përveç vjeljes së të hollave, i ngarkonin edhe me punë sekrete...
   Situata e krijuar, për Bujarin, ishte një det, ku mund të notonte sipas dëshirës se tij. Bujari tani më nuk ishte djalosh i ri si ne ditët e para të takimit me Stanishiçin, por dukej djalë i pjekur dhe kishte lëshuar mjekrrën e  kuqrremtë. Disa herë kishte dëshiruar të ngjyroste flokët dhe mjekrrën , se ngjyrën e kuqrremtë e urrente. Nuk e urrente  pse nuk i shkonte bukur, por kishte dëgjuar se mjekërrkuqtë ishin hasmit e Perëndisë.Kur këtë ia pat thënë Stanishiçi , e kishte marrë si kompliment   Ai nuk besonte në Zotin, por ruhej që  të mos e kuptonin bashkatdhetarët e tij.
     Bujari në çdo gjë kishte humbur besimin. Nuk e kishte  entuziazmin e  mëparshëm.Nuk mund ta mirrte me mend se si një fjali e vetme e shefit ia kishte ndryshuar mënyrën e jetës rrënjësisht.Nuk qeshte,nuk hante me rregull,nuk argëtohej,nuk krenohej para shokëve,nuk bënte gjumë të rehatshëm,nuk dilte në qytet për të shetitur dhe çuditërisht nuk kërkonte të argëtohej as me femra.
  Disa herë Nora e kishte kërkuar që të dilnin, por gjithnjë kishte gjetur një shkas për t’i ikur takimit.Kishte refuzuar mjeshtrisht të kalonte natën me Erën, e cila i kishte ardhur në banesë.Mendonte më vete se ende nuk e kishte humbur krejtësisht dëshirën për të bërë dashuri. Po lidhjet me femrat nuk i shkëpuste krejtësisht. Kishte një shpresë se një ditë do të përfundonte vuajtja shpirtërore, që nuk po ia zgjonte as epshet seksuale.
  Me Zanën dhe Shpresën ishte takuar disa herë, por asnjëherë nuk u tregoi për problemet që e mundonin.Problemi ishte i tij dhe askush nuk mund t’i ndihmonte e, aq më pak Zana.Kjo femër gjithnjë e më tepër po e tërhiqte.Gjithënjë e më shumë po digjej për trupin e saj të bukur.Gjithnjë e më shumë i shtohej dëshira për ta pushtuar, por kohëve të fundit nuk i shkonte as ndërmend, si dikur  para se ta zinte gjumi t’i thoshte fjalët e tij të përherëshme se një ditë e tija do ishte.

*
*     *
     Çuditërisht Bujari nuk e ndiente veten mirë edhe pse i kishte ndihmuar forcat ushtarko-paramilitare sërbe gjatë në ofensivës së  korrikut  në verën e nëntëdhjetetetës.
Forcat luftarake të vendit kishin humbur teritorët e çliruara.  Ato pak forca të mbetura strehoheshin ne majat më të larta të bjeshkëve, apo siç thuhet ne disa anë  tona, ata pushonin atje ku shqiponjat  kishin foletë..
  Gazetari, tani me renome kombëtare dhe me një eksperiencë të shumëfisht , nuk shqetësohej nga forcat luftarake, që humbën, por nga rasti i vrasjes së Zoranit.
     Përfundimi i ofenszivës sërbe do u krijonte hapsirë organeve kompetente, që të manipulonin me vrasjen e tij.Vetë Stanishiçi i kishte thënë se nuk kishte të drejtë të intervenonte në organet gjyqësore.Fjalët e tij e dinte se ishin gënjeshtër e kulluar.Ishte ai, që kishte biseduar me hetuesin dhe i kishte urdhëruar në sy të tij që hetimet të shtyheshin për më vonë.Ishte ai,me të cilin  gjeneralët ushtarak këshilloheshin. Gazetari kishte hetuar se pas fjalëve të tij fshihej diçka.Kishte një sekret, që nuk mund ta zbulonte.Madje as që kishte guxim të bënte pyetje rreth rastit të vrasjes.Ata nuk e lejuan të mirrte pjesë as në varrimin e as në ngritjen e permendorës, ku në granit shkruante: “U vra nga terroristët shqiptarë “ pastaj datën e lindjes dhe të vdekjës.Bujari disa herë kishte tëntuar të fliste me  t’anë e Zoranit. Por ai asnjëherë nuk i paraqitej në telefon. Vetë ai e dinte se  nuk ishte fajtor. Ai e dinte mirë se djali i tij ishte nisur me ftesën e tij.Ishte i bindur se Stanishiçi po e mbante peng.Tani që forcat shqiptare pësuan disfatë,ata nuk e ndjenin nevojën e tij,mendonte gazetari në vete.Por forcat ende nuk ishin shuar tërësisht. Komandant “Qielli”, nuk ishte arratisur as për Shqipëri e as në Evropë.Nuk ishte në gjendje të kuptonte pse shefi po e mbante as ne qiell e as ne tokë.Pas shumë pyetjeve  i erdhi të mendonte se shefi vepronte kështu me qëllim të caktuar. Ata, herë pas here, përdornin presion psiqik në të.Sa herë që Bujari fillonte të mburrej për kontributin e tij, shefi ia tërhiqte vërejtjen, se për sherbimet e bëra, paguhej shtrenjt.  Shpesh i thoshte se për shkak të tij ishte vrarë një serb.”Hetimet mbi vrasjen e Zoranit ende nuk kanë përfunduar!Mos fol me kaq krenari për shërbimët ndaj shtetit!” ,i kishte thënë një ditë gjersa po bisedonin.
     Edhe pse Bujari nuk kishte faji,prapëseprapë mbante një pjesë të fajit.  E dinte se mund ti thonin : “ Pse ia dërgove pasaportatë Zoranit?! Pse nuk i tregove shefit lidhur me rregullimin e pasaportave?!Si e takove Zoranin? Ku e takove Zoranin? Pse ke fshehur nga shefi e, jo nga Zorani?!” Ata mund t’ia shtronin edhe shumë pyetje tjera, që do e zinin ngushtë. .Nuk mund  t’u tregonte atyre, e as shefit se mbrëmjën, kur qe nervozuar  pse nuk iu permend emri askund, kishte shkuar fshehur ne Çagllavicë.  Atje, rastësisht, kishte takuar Zoranin.Nuk mund t’u thoshte atyre se kishte përgjuar shtepinë sekrete shtetërore dhe se kishte marrë fotografi të një lideri. Të thoshte kështu, ata mund të dyshonin dhe ta denonin për  tradhëti ndaj shtetit  E kjo do të ishte vdekje për të.  Pëpiqej  të sajonte një gënjeshtër bindësese rreth pasaportave.Për fat shefi nuk po e thirrte.Çdo cingërrimë e telefonit i shkakatonte dridhje në zemër.Çdo ditë që kalonte mirrte frymë lirisht që  shpëtoi edhe një ditë.Shpresonte se  ai akoma do t’u  duhej...
   I kujtoheshin  takimet me komandant “Qiellin”, dhe me disa tjerë. Bujari u fliste se gjoja kishte dëgjuar nga të huajët se Sërbia do të ndërmirrte një fushatë kundër luftëtarëve.  Sipas tij diplomacia perendimore po i përkrahte forcat e pushtetit okupues.Atyre u tregonte gjoja sekrete të vogëla, që kishte mësuar nga të huajtë dhe i këshillonte të largoheshin nga vendet e çliruara, sepse forcate e armikut do të digjnin dhe vrisnin, jo vetëm rrezistuesit, por ata do hakmirreshin në popullsinë e pafajshme e, sidomos ne anëtarët e atyre që luftonin.
    Bujari e dinte se luftëtarët nuk do ndaheshin nga lufta, sepse secili kishte shkuar vullnetarisht  për të mbrojtur pjesën e robëruar të vendit.E dinte dhe shpesh  e pyeste veten,  pse Stanishiçi e kishte ngarkuar të fliste ashtu, kur në sytë dhe qëndrimin e tyre shihte vendosmërinë.Gazetari u fliste dhe herë-herë,në sy të tyre, qante për fatin e Kosovës dhe të luftëtarëve, që po i priste.Në realitet ai nuk dinte se si i dilnin lotët, kur në mendje të tij kishte dëshirë, që rezistenca të shuhej një herë e përgjithmonë në mënyrë që të siguronte jetën e tij.
     Kur i kujtonte fjalimet e tij dhe vajin që e bënte para luftëtarëve i vinte për të qeshur. Qeshte me injorancën e tyre, që nuk mund të hetonin se ishin lotë krokodili, për ta dhe dhe për vendin.Ushtarët e dëgjonin me vëmendje dhe shpesh i jpnin  zemër të bëhej i fortë  se asnjëri nuk do i lëshonte pozicionet.Do të luftonin deri në fyshekun e fundit dhe Kosovën do ta mbronin me gjakun e tyre.
     Bujarit i kujtoheshin ato fytyra plotë entuziazëm dhe optimizëm se fitorja do të ishte ne duartë e tyre.Disa prej tyre kishin vdekur, ndërsa tjerët kishin marrë arratinë për në Shqipëri, apo vende të Evropës për të kërkuar strehim politik.Bujari nuk dinte se ata a kishin  shkuar për t’u strehuar, apo për t’u kthyer një ditë më të përshtatshme.
     Pas rënies së Dukagjinit,Bllacës Balincës,  rezistenca në Malishevë dhe Rahovec me rrethinë u shkatërrua si një kullë prej kashte.





 

7 MINUTAT E FUNDIT


Ky roman është shkruar enkas:
Për ata fëmijë që nuk ka kush t’i përkdhel e t’iu buzeqësh.
Për ata prindë që kohën e kalojnë duke i kërkuar fëmijët e tyre të zhdukur.
Për ato femra burrat e të cilave u flijuan në altarin e lirisë.
Për të gjithë dëshmorët që sot askush nuk kujdeset për varrin dhe familjet e tyre.
Për fëmijët e dëshmorëve që nuk kanë mundësi të vazhdojnë shkollimin
Për invalidët e luftës
Për të gjithë luftëtaret e lirisë që injorohen nga bashkëluftëtaret në pushtet
Për të varfërit që pushtetarët nuk ua vejnë veshin.
Për të ndershmit që nuk revoltohen kundër vëllaut, fqiut, shokut, shtetit…
Për të rinjtë e dashuruar
Për Lorikun dhe Lorenën 

                                  
I
Iliri nuk donte ta besonte, se përballë kishte vdekjen. Nuk mund ta imagjinonte, që pikërisht njeriu, të cilit i kishte shpëtuar jetën, papritur ia kishte drejtuar revolen dhe po e kërcënonte me vdekje.
   Në të njëjtin fshat ishin rritur, në të njëjtën shkollë kishin mësuar, të njëjtën rrugë me mijëra apo miliona herë e kishin shkelur dhe… me të njëjtën vajzë qenë dashuruar.
Në vend që të mendonte për vdekjen, Iliri ishte përhumbur në kujtimet e së kaluarës, të cilat lidheshin me njeriun që ia kishte drejtuar armën. Mbase  nuk besonte, se po përjetonte minutat e fundit të jetës, apo kishte bindjen, se njeriu me të cilin ishte rritur, nuk mund t’ia merrte jetën, kështu, pa asnjë arsye. Mbase  ngurronte, se ishte mes jetës dhe vdekjes, andaj, në vend që të mbrohej, mendimet i fluturonin në kujtimet e hershme dhe për një çast iu ndalën në fytyrën engjëllore të Blertës.
… Ajo ia kishte ngulur shikimin dhe gishtin tregues e kalonte shumë lehtas e ngadalë në buzën e saj të poshtme. Iliri ishte përqendruar i tëri në sytë dhe buzët e saj. Asnjëri nuk dëgjonte zërin e mësuesit që po fliste për Zef Seremben, apo, mbase pikërisht fjalët e tij ndikuan që ata të futeshin në botën e dashurisë. Kur ai u kishte treguar se si poeti, për të dashurën kishte shkuar të vdiste në San Paolo, dy të rinjtë, secili në mënyrën e vet, ishin zhytur në botën plot mistere të dashurisë. San Paolo! Sa emër i bukur, -thoshte Iliri në vete. Nuk e dinte as ku ndodhej ky qytet mijëra kilometra larg vendit të tij, këtë po e dëgjonte nga arsimtari. Që ishte vendi më i bukur në botë, për këtë nuk e kishte as dyshimin më të vogël. Po të mos ishte i tillë, poeti ynë nuk do të kishte shkuar të vizitonte varrin e së dashurës e të vdiste atje. Parafytyronte dashnoren e poetit dhe mendonte se ajo duhej t’i kishte përngjarë  Blertës, të cilën e kishte aty, përbri. Në ato momente do kishte bërë çmos për Blertën, vetëm që ajo ta simpatizonte. Serembe kishte shkuar në Sant Paolo, por Iliri do të kishte shkuar edhe më larg, nëse Blerta do t’ia kërkonte. E kishte aq afër e nuk merrte guxim t’ia thoshte një fjalë dashurie. Nga shikimi dhe gjestet e saj përballë tij, e kuptonte se ishte i zgjedhuri i saj. Si t’ia shpallte dashurinë e t’ia thoshte vetëm dy fjalët e para, - ishte mendimi që e shqetësonte gjatë gjithë kohës. Sa herë kishte marrë vendim që t’i fliste, se si e dashuronte, po kur gjendej para saj, stepej. Ngurronte dhe një nxehtësi fillonte t’ia përshkonte trupin, deri sa vendoste ta shtynte bisedën për një ditë tjetër.
Fjalët e arsimtarit për aventurën e poetit, shikimi i zjarrtë dhe lëvizja e gishtit tregues mbi buzën e poshtme, si duket, i dhanë forcë dhe ngadalë, me dorën e majtë, ia shtrëngoi dorën e djathtë. Ishte çasti më i lumtur në jetën e tij të deriatëhershme. Blerta, jo vetëm që nuk kundërshtoi, por gishtat e saj të hollë i futi me një lëvizje të lehtë mes gishtave të tij.
- Kujdes se po ju shikon mësuesi!, - i tha Besniku duke e prekur në shpinë.
Iliri nuk e kishte vërejtur, se veprimi i tyre, mësuesit të letërsisë i kishte rënë në sy, por as nuk e kishte pasur mendjen, se shoku në bangën pas,  po i ndiqte lëvizjet e tyre. Për Ilirin nuk kishte rëndësi edhe sikur gjithë bota ta hetonte, përkundrazi ai dëshironte që t’i tregonte gjithkujt, se kishte rënë në dashuri me vajzën më të bukur të shkollës. Mbase  Blerta nuk ishte më e bukura, por në sytë e tij ajo i dukej si një engjëll që kishte zbritur nga thellësitë enigmatike qiellore vetëm për të. Ishte hera e parë që kishte rënë në dashuri dhe, për të, e gjithë bota ishin vetëm sytë dhe trupi i Blertës. Ajo ishte universi, jeta dhe vdekja. Vdekjen as që e kishte menduar, por pasi mësuesi kishte folur për vdekjen e poetit, vdekja i sillej ndërmend dhe mendonte se nuk do i dhimbsej jeta, sikur të vdiste me Blertën. E ktheu kokën pas, duke ia hedhur një shikim Besnikut, sikur të donte t’i thoshte se Blerta ishte e tij dhe nuk e çante kokën për asgjë, as arsimtarin.
Besnikut nuk i bëhej vonë edhe sikur mësuesi të merrte masa ndëshkuese kundër Ilirit, përkundrazi do të ndjente kënaqësi në ndërhyrjen e tij, i cili po fliste me pasion për jetën Zef Serembes.
Vetëm tani Iliri po habitej, se si në klasën e pestë fillore arsimtari u kishte folur për poetin, i cili nuk përfshihej në planprogramin shkollor për moshën e tyre. Me siguri që arsimtari ishte adhurues i poezisë dhe i jetës së poetit të dashuruar, që kishte bërë rrugë të gjatë me muaji të tërë vetëm për dashurinë ndaj një femre.
Besniku asnjëherë nuk i kishte folur Ilirit se Blertës ia kishte vënë syrin. Kur Iliri i fliste për bukurinë e saj, Besniku ose bënte sikur nuk interesohej, ose i thoshte se ajo nuk ishte femra më bukur e shkollës, siç pretendonte Iliri. Gjithnjë në mënyrë indirekte dëshironte që vëmendjen e shokut ta përqendronte në ndonjë femër tjetër, por pa i thënë asgjë që ai ishte i dashuruar me të. Dashurinë ndaj Blertës e mbante të mbyllur, pa guxuar t’ia zbulonte askujt e, aq më pak, vajzës. Në çastin kur pa se dy duart e tyre u bashkuan, Besniku ndjeu një shqetësim të brendshëm, sepse nga ky çast po i shembeshin të gjitha ëndrrat se Blerta do bëhej e dashura e tij. Ndaj edhe kishte ndërhyrë më shumë për ta penguar që dashuria e tyre të merrte kahje serioze. Tashmë gjithë kohën e brenin mendimet se si ta pengonte që shoku i tij të mos dashurohej në Blertën. Përkëdhelja e duarve të tyre, mbase nuk kishte zgjatur më shumë se një minutë, por ishte një fakt se mes tyre ekzistonte një shkëndijë e dashurisë, e cila më vonë do shndërrohej në zjarr dhe do të përfundonte në martesë. Kjo nuk mund të ndodhte, -  ishte betuar Besniku dhe, aty për aty, i kishte lindur ideja që t’i shkatërronte lidhjet e tyre që posa kishin filluar të ndërtoheshin.
Dashuria e tyre nuk zgjati më shumë se pesë apo gjashtë muaj. Tani, para tytës së revolverit habitej se si e quante dashuri lidhjen e tij me Blertën, kur çdo gjë kishte përfunduar me përkëdhelje duarsh, flokësh dhe asgjë më shumë. Madje as nuk i kishin thënë njëri-tjetrit ndonjë fjalë dashurie. Ata ecnin bashkë, loznin bashkë dhe, here pas here, bashkonin duart. Iliri nuk kishte arritur, që, të paktën, njëherë t’ia puthte buzët. Pas orarit të mësimeve nuk takoheshin. Nuk shkonin në kinema e as nuk u shkonte mendja të  takoheshin në ndonjë vend të qetë, larg nga syri i tjerëve. E gjithë ajo që po i kujtohej Ilirit, përmblidhej vetëm në atë, se ata luanin bashkë dhe duheshin. Çuditërisht, edhe tash, pas shumë vitesh, po i vinte ndërmend shikimi zhbirues, buzët dhe përkëdhelja e dorës së saj. Po të mos kishte qenë dashuri e sinqertë, nuk do t’i kujtohej tani, në çastet më vendimtare, ku jeta e tij po qëndronte përballë vdekjes. Edhe pse nuk kishte bërë me Blertën asgjë më shumë se një lojë duarsh e buzësh, imazhin e saj askush nuk po arrinte t’ia hiqte nga e kujtesa shumëvjeçare. Në ato çaste të tmerrshme të jetës po e mendonte, se nëse ajo e kishte kujtuar ndonjëherë, apo e kishte harruar fare.
Ata nuk u ndanë asnjëherë, por as duart e tyre nuk u bashkuan kurrë më, si dikur. Nuk i kujtohej se si ishin larguar nga njëri-tjetri, por megjithatë i kujtohej fare mirë, se si ajo, në vitin e gjashtë të shkollës fillore nisi të luante me Besnikun, ndërsa Iliri, me Zanën. Kur i kryqëzonin shikimet në shprehjet e fytyrës se tyre dukej sikur secili ia linte fajin tjetrit, shenjë kjo që tregonte se ekzistonte ende diçka që i lidhte. Këto shikime e kishin ndjekur edhe pasi  ajo u martua e po e ndiqte edhe tani, në minutat e fundit të jetës. Më vonë, kur veçse ishin të rritur, në takimet e tyre të rastit Iliri e ndiente veten ngushtë dhe mezi arrinte të zhvillonte bisedë normale me të. Nuk mund t’ia shpjegonte vetes, se përse para saj e kapëlonin emocionet, ndërsa me vajzat tjera, me të cilat kishte pasur marrëdhënie intime, fliste krejt normalisht, pa shtrëngime dhe emocione. Ndjenja se një ditë mund t’i rikthehej asaj, nuk e rëndonte. Mbase  në ndërdijen e tij mbante të fshehur dëshirën për t’ia pushtuar trupin e zhveshur. Madje ajo nuk i shfaqej as në ëndrra. Ëndërronte duke bërë dashuri me ndonjë femër tjetër, mbase edhe të panjohur, por ajo i kishte ikur edhe nga ëndrrat, ku aq shumë kishte dëshiruar t’i shfaqej. Pavarësisht se me kalimin e kohës ajo kishte lëshuar shtat e ishte bërë femra më e bukur e qytetit, në memorie Iliri e kishte fiksuar figurën e saj njëmbëdhjetëvjeçare.
Nuk i kujtohej ndarja, siç nuk e dinte as shkakun. Mbase  asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte menduar këtë dhe deri në këto çaste, kur po shihte vdekjen me sy, kujtimet për të nuk u shkulën nga thellësia e shpirtit. Kurrë nuk e kishte menduar  se në shpirt i flinin kujtime të pashlyera për të. Kishte vuajtur, apo nuk kishte vuajtur nga ndarja me Blertën, ishte pyetja që ia shtronte vetes për herën e parë dhe të fundit. Sikur të kishte vuajtur, më shpesh do t’i vinin mendimet e së kaluarës. Madje do të kishte vrapuar pas saj, e do t’ia kishte shprehur mendimet dhe ndjenjat për dashurinë. Ajo nuk do të kishte pasur nevojë që të bindej pas hapat e para i kishin hedhur që në vegjëli. Me bindjen, se nuk e kishte dashuruar aq sa të bënte jetonte me të deri në vdekje, u mundua ta qetësonte shpirtin. Mirëpo në kokë i sillej e njëjta pyetje: “Sikur të mos e kisha dashuruar, çastet e lumtura nuk do të më kujtoheshin tani, para vdekjes”.

 (Përgatiti Flori Bruqi)

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...