Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/07/16
Bashkëjetesa e stisur e shqiptarëve me maqedonasit
Nga faqja e internetit e moderatorit, zotit Feliks Taho, mësova se drejtorët maqedonas pengojnë punësimin e arsimtarëve shqiptarë E kam theksuar edhe herë të tjera se shqiptarët dhe maqedonasit nuk mund të bashkëjetojnë në harmoni në një shtet të vetëm. Maqedonia është një shtet i stisur, një kopil, i zënë "nëpër ferrat" e Evropës dhe i rritur nën kujdesin e titizmit. Vazhdimi i kësaj bashkëjetese është sa utopi, aq edhe marrëzi e kulluar. Porpolitikanucët shqiptarë në Maqedoni s'duan ta kutojnë një gjë të tillë. Dhe kryesori që s'do që ta kuptojë është zoti Ali Ahmeti, një politikan pa dinjitet kombëtar që u shërben interesave të Grujevskit, vetëm e vetëm që të ruajë kolltukun personal. Pas zgjedhjeve të fundit, ishte rasti më ideal që BDI-ja të merrte ca poste të rëndësishme në Maqedoni. Pa deputetët e saj, Grujevski s'e krijonte dot qeverinë. Në këto kushte, zoti Ahmeti duhej të kërkonte të merrte me domosdo postin e kryetarit të parlamentit. Por s'e kërkoi, se Grujevski atë e tërheq për hunde. Drejtori i Radios Kosova e Lirë zoti Ahmet Qeriqi, në artikullin me titull “I robëruari nuk ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”, të botuar në faqen e internetit “albaniapress.com” më 16 dhjetor 2009, shkruan: “…para nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, në Shkup kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej statukuoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945”. Dhe nënteksti i këshillës së admiralit evropian Xhonson për maqedonasit ishte fare i qartë: nënshkruajeni marrëveshjen e Ohrit me shqiptarët se kjo nuk do të thotë se ajo do të zbatohet në praktikë. Dhe kështu ka ndodhur vërtetë. Marrëveshja e Ohrit vazhdon të mos zbatohet edhe sot e gjithë ditën se mendjelehti zoti Ali Ahmeti dhe krejt klasa politikemendjelehte shqiptare në Maqedoni i ka braktisur interesat kombëtare të popullit shqiptar të Maqedonisë, u bën temena politikanëve maqedonas dhe tërhiqet zvarrë para përfaqësuesve të diplomacisë evropiane. Zgjidhja e vetme për popullin shqiptar të Maqedonisë është ndarja e Maqedonisë, sipas një vije vertikale: pjesa perëndimore për shqiptarët, pjesa lindore për maqedonasit dhe mbyllet hesapi: secili të shikojë punën e vet. Boll shqiptarët po vazhdojnë të varin kokën para maqedonasve.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni 15.07. 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment