Që gazetarët të angazhohen për të drejtat e njeriut e të raportojnë
për to, kjo duhet të ishte diçka e vetëkuptueshme. Por a munden ata me
veprimtarinë e tyre hulumtuese që të përshpejtojnë konflikte dhe të
lëndojnë të drejtat e njeriut? Misha Glenny përgjigjet.
«Kam vrarë mendjen gjatë rreth pyetjes, se a shkakton konflikt ose lëndon të drejtat e njeriut një gazetar i pavarur që nuk punon me porosi të një qeverie. Dhe nuk më kujtohet as një shembull i vetëm. Pra, përgjigja ime, është: Jo», thotë gazetari dhe shkrimtari britanik Misha Gleny. Gjatë viteve 1990 ai ka raportuar për BBC-në hollësisht për luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Ai është një nga ata që quhen «gazetarë hulumtues». Misha Glenny ka shkruar shumë për marrëdhëniet mes kriminalitetit, politikës dhe nacionalizmit në Evropën Juglindore. Ndër veprat e tij më të famshme është «McMafia: Bota e pakufishme e krimit të organizuar». GAZETARË NË IRAK «Një gazetar duhet të hulumtojë para udhëtimit sa më shumë për rajonin, të dhënat lokale, kulturën dhe politikën et tij», i këshillon Misha Glenny secilit reporter që merr udhën për në një rajon krizash. Përvoja i ka mësuar se një gazetar duhet t'i ketë gjithmonë parasysh pasojat e mundshme dhe të pyesë veten: «A mundet ne me punën tonë të vëmë në rrezik njerëzit, për të cilët raportojmë?» Vetëm një gazetar i përgatitur mirë është në gjendje të raportojë objektivisht dhe në të njëjtën kohë të mbrojë burimet e tij. Vetëm kështu mund të ruhen të drejtat e njeriut. Distancë kohore Për një gazetar zbulues koha mund të jetë pengesë. «Kishte shumë gangsterë që qarkullonin në dhe rreth Beogradit, Zagrebit, Sarajevës dhe Shkupit. Vërtet që mund të raportosh për vrasjen e një gangsteri, por në atë moment nuk do të hulumtosh thellësisht, se kush e ka bërë vrasjen», thotë Misha Glenny. MISHA GLENY Duhet të lësh të kalojë kohë. Vetëm më vonë mund ta kuptosh se çfarë ka ndodhur atëherë. Vetëm më pas njerëzit do ta ndjenë veten të sigurt për të raportuar për përjetimet e tyre. Për Misha Glenny-n gazetaria hulumtuese nuk duhet të raportojë për të sotmen, por për të kaluarën e afërme. Kështu ai ka ardhur në përfundimet e veta për luftërat e viteve 1990a në Ballkan. Në librin e tij «McMafia», i cili është botuar rreth një dekade mbas përfundimit të luftës, ai mbron tezën se luftërat nuk ishin me motive etnike siç pretendohet shpesh. Ai beson se etja për para dhe pushtet e një grupi të vogël por të fuqishëm njerëzish shërbyen si shkak për shpërbërjen e Jugosllavisë. Një zhanër i rrezikuar të shuhet Ne jetojmë në epokën e komunikimit nëpërmjet «Facebook»-ut, «Twitter»-it dhe blogëve. Është një epokë e përjetuar me shpejtësi. Gjithsecili mund të publikojë në internet, përse të dërgosh atëherë gazetarë nëpër rajone lufte e t'i paguash për hulumtime? «Ka aq marrëzira në internet», thotë Glenny, por pa dashur ta ulë poshtë kontributin e rëndësishëm të bloguesve dhe revolucionarëve të Facebook-ut në vendet arabe. «Kur BBC, New York Times apo qoftë edhe Deutsche Welle raportojnë për diçka, atëherë mund të jesh i sigurt që njoftimi është kontrolluar nga pikëpamja profesionale. Kjo e bën të besueshme historinë. Kurse këtë nuk mund ta thuash me siguri të plotë për ato çka shkruhet nëpër blogje», thotë Glenny. Profesioni i gazetarit zbulues, pra, nuk ka dalë tepër, madje as në kohën e medieve sociale. Autor: R. Breuer / O. Cvijanovic/ Anila Shuka Redaktoi: Aida Cama (http://www.dwelle.de) |
2011-07-17
GAZETARIA HULUMTUESE: "ENDE NUK KA DALË SA DUHET"
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...