2011-07-21

Eshtrat e Isa Boletinit i dorëzohen komunës së Mitrovicës

http://www.botasot.info/img/eshtrat_isa_boletini_x.jpg

“Ka ardhur koha që për eshtrat e Heroit Isa Boletini të përkujdesen institucionet, përkatësisht komuna e Mitrovicës. Sot në 95 vjetorin e vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13 vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë ndjej dhembje dhe krenari njëkohësisht për heroin Isa Boletini”, tha Imami Asllan Muratiai, pasi që arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkëluftëtarëve tij, u nxor nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004.
 
http://www.botasot.info/reklama/1Boletini.jpgPërfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë bërë për herë të parë homazhe pranë eshtrave të Heroit Kombëtarë, Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Kjo është bërë e mundur me rastin e dorëzim-pranimit të eshtrave të Heroit Isa Boletini. Në të vërtetë, të enjten (sot), në Zhabar të Mitrovicës, Imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tash, në prani të Zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, ja ka dorëzuar kryetarit të Komunës, Avni Kastrai eshtrat e Heroit Isa Boletini, të bijve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

 http://www.botasot.info/reklama/Boletini2.jpg
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Prof. Dr. Pajazit Nushi, eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu, intelektualë të njohur nga Prishtina, familjarë të Heroit Kombëtarë të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, etj. Imami Murati, për herë të parë e bëri të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Ka ardhur koha që për eshtrat e Heroit Isa Boletini të përkujdesen institucionet, përkatësisht komuna e Mitrovicës. Sot në 95 vjetorin e vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13 vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë ndjej dhembje dhe krenari njëkohësisht për heroin Isa Boletini”, tha Imami Asllan Muratiai, pasi që arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkëluftëtarëve tij, u nxor nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004.
http://www.botasot.info/reklama/Boletini3.jpg
Mulla Asllani ju tregoj të pranishmëve se iniciatori i parë për sjelljen e eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Mitrovicë ka qenë Prof Pajazit Nushi, ndërkohë që kontribut të çmuar kanë dhënë ish Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai tha se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e xhamisë së Haxhi Veslit në Mitrovicë, prej nga pas lufte i ka zhvarros dhe rivarros në oborrin e shtëpisë së tij.
Zëvendësministri Hajdin Abazi, tha se kujdesi për eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe dhe ruajtja e tyre, është patriotizëm, ndërsa që sot e tutje Qeveria e Kosovës ka si prioritet përgatitjet për rivarrimin dinjitoz të eshtrave në Kompleksin memorial në kullën e tij në Boletin, për t’iu dhënë mundësi shqiptarëve që të nderojnë dhe respektojnë këtë figurë madhore të Kombit.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, tha se Mulla asllani meriton respekt të posaçëm për ruajtjen e eshtrave në kohë të vështira, andaj edhe në emër të të gjithëve e falënderoj për atë që ka bërë. Ai njoftoi se eshtrat e Heroit Isa Boletini do të rivarrosen më 28 Nëntor të këtij viti, në fshatin e tij të lindjes, me një ceremoni madhështore nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se në ditët e ardhshme do të formohet Këshilli për rivarrim.
Eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij, tani e tutje do të ruhen në ambientet e Kuvendit të Komunës, ndërkohë që atyre do tu bëhet analiza e ADN-së, për të mos lënë kurrfarë dyshimi.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...