Zeqir Lushaj
1.Amanet,mos e hup vorrin....
-Bisedë në rrugë, me një të panjohur-
Gjinkallat, me ansamblin e tyre perfekt, e kishin “pushtuar” vendin. Vapë korriku, por, në malin e Shëngjinit, gjithësesi, nuk ndihet edhe aq shumë sikleti i saj. Kur sheh, nëpër hijen e pishave, perdën e tymit zhegitës në fushë, i thue vetes:-Ooo, sa mirë jam këtu!
Për mua, edhe atë ditë, vazhdonte riti i zakonshem i një paradite pushimi, në malin me pisha, në shpat të Rrencit.Zbrita shkallaren e gjatë nga depoja e ujit (pa uji), në një kand ,thikë – teposhtë e, rashë në asfalt, në portat e Fllotes, siç i thonë akoma atij trolli, sot, pa asnjë marinar!! Unë, jam katundar, por, si qytetar i kahvjetshëm, edhe në asfalt, e ndjej veten mirë.Aq ma shumë kur, je fiks, në nivelin “0” me detin. Të duket se je bërë Një, me tërë botën e sheshtë të ujit në këtë Glob. Dhe, nuk asht pak… Malet, me zgjojnë krenari, ndersa bregdeti-qetësi. Atje, jam ma afër qiellit, këtu, buzëujit, ma afër tokës. Asnjana pa shoqen, sikur nuk ban…!
…Dyqanet anash rrugës nuk më provokojnë aspak. Rrugës për tek qoshku ku e marr shtypin, mendjen e kisha në prakun e mikut tim të padivorcueshem, tash e rreth gjysëm shekulli: do të ktheja për një kafe tek “Oxhaku”, lokali i Prekës së “Rrokëve” te Razmes se Mbishkodres, miq të mi të vjetër, të paktën këtu e, mbase 45 vjete më parë. E vetmja gjë e re e ketij ritit tim të sotëm, e thuajse të përditshëm (gjatë pushimeve), ishte një malësor veshur kombëtarisht. Larg, kundruell, e shqueva siluetën e atij njeriu që ecte krejt në punë të vet, ndryshe nga bashkëkohorët bashkëvendas.
E shoqrova me simpati me sy, dhe u shndërruam me indiferencë, por Unë, thashë me vete:
-Akoma paska nga këta!? Oh sa mirë, dhe ndjeva një lehtësim instinktiv në shpirt. ….Njëkohësisht, po me botën time të brendeshme thashë:
-Sa keq që nuk e njoh këtë rob-zoti! Do të pija një kafe me këtë burrë etnik.
U shndërruan. Secili, në rrugën, në punën e në mendjen e vet. Si gjithë udhëtarët.
Te “Oxhaku”, nuk u vonova atë ditë. Rruga në kthim, ishte e njëjta. Thuajse hap pas hapi. Veçse, fushorja mbetet fushore si në vajtje edhe në kthim, ndërsa, disheza zbritëse e shkallarëve, tani është një malore, vërtet shumë e fortë! Një “terren sportiv” shumë i mirë për të bërë testin e rrezistencës në ngjitje!
…E kam kaluar gjysmën e malores-thikë! Kur, fap, diçka, si për befasinë time, jo veç të asaj dite, malësori etnik, me të cilin u shndërrova panjofshëm në bulevard, ish ulë në mes shkallares, dhe mbante një dorë një flegër shalqini të kuq! Pa shkëmbyer akoma as shikimet, m’u duk se diçka, thellë në ndërgjegjen time, më tha:
-He, të mbeti merak parë, kur u shndërruat me indiferentizëm, poshtë, në qytet?
Ulu, tani. Do të bësh muhabet…!?
-A je burrë?,-i fola. Akoma pa ju afrue shumë, rreth 3-4 shkallë më poshtë.
-Te paça me nder,-sikur foli shkambi përballë e,jo ai portret burri, bash imponues.
Ngjasonte, aktor filmi i vertetë. I gjatë. Thatanik. I mbajtur me shumë kujdes. Tiparet e dukshme të fytyres, kapuçi i bardhë, mustaqet-grep, sikur e skalitnin dhe e bënin atë, sa interesant, aq edhe disi të largët,–një figurë folklorike!
-Nga të kemi, o burrë?-e pyeta me simpati.
-Ty, nga të kemi, se Unë, jam këtu, nga këto anë, të paktën qe 200 vjet!
I thashë se jam nga Tropoja, kam në Tiranë rreth 40 vjete që punoj e jetoj, e tash së fundmi, kam ba një shtëpi këtu në malin e Shëngjinit, pra, ndjehem edhe Shëngjinas… Por, kam 10 vjet që punoj e jetoj në Amerikë! Tani, këtu, jam me pushime.
-Aaa, tash, po. Tek jena çift, te dy. Malësorë, te zbutun e të ramë në bregdeti…!
Ai, ulur gjysëmkëmbëkryq në shkallen e lagjes që të ngjitë tek Vodafoni, Unë, në këmbë, por mbështetur mbi gjurin tim të këmbës së majtë, të avancuar, dy shkallë përpara, që të ndjehem më afër personazhit tim befasues, ose-ose, më sak, personazhit tim – frymëzues!
-…Jetoke në Ameriiikë, eee? Bukur!… Ç’thotë Amerika?
Pa pritur përgjigje nga unë, vazhdoi me shumë bindje monologun, thuajse Unë, as nuk isha ballë tij…
-Kujdes. Amerika është shumë e zorshme. Amerika të mbytë. Atje nuk ka zot. Ata, zot kanë vetëm punën …!
U befasova nga fjalët e tij, dhe si me nxitim e pyeta:
-Po Ti, ku i di këto gjana?
Buzeqeshi hijshëm. Në atë buzëqeshje, gati-gati, e, lexova përgjigjen e tij.
-Kam qenë more bir, kam qenë, në Amerikë, në Europë, në të gjitha kontinentet kam qenë…! I njoh, deri diku, të gjitha….
-…E, pra, sikur këtu, nuk ka! Ma thuej ndryshe, Ti, që paske 10 vjet në Amerikë!?
Ja ngula sytë, si me kureshtje, si me zhbirilim, dhe i thashë:
More zotni,-po, ç’farë të ka çue ty në tërë këto vende të botës që m’i përmende.
-…-Pyeti ata, që më kanë thirrë!,-tha ai, me një nënqeshje të këndeshme, sikur po më thoshte,”gjeje vetë, se, nuk due të ta kallxoj”!…
…! Vetëm folklori, këngët e kreshnikëve, epika shqiptare…,-mendova me vete.
-Eca,-i thashë,-Do të më falësh. I kam do miq për drekë e me ka ra detyra që sot të marr edhe bukën… Shihe, në qese, dy gruni e dy kollomoqi. Do të kisha dëshirë të rri prapë me Ty.
-Hec, hec, se qenke me detyrë. Ju amerikanët, jeni gjithmonë të nxituar!
-Po, pasha Zotin,-i thashë me shumë çiltërsi, dhe mora te ngjisë shkallaren përpjetë. Kalova,4-5 shkalle,kur prap me thirri. Me thirri,pa e kthyer koken nga pas:
-A ban me ta lanë një porosi? Më le lezet me këto fjalë që ndërruam. Me sapo shoh, tek je edhe njeri i shkrimeve, e nuk duhet me harrue… E, po s’të pelqej – harroji!
-Fol bre Bacë, he të lumtë goja, dhe të kërkoj falje për nxitimin…
E ktheu kokën gjysëmdjathtas. E drejtoi dorën nga unë, me gishtin tregues lart:
- …Amanet,-mos e hup vorrin…!
Shtanga. Nuk fala, ndoshta rreth dy minuta.
Prapë, ktheu kokën pas e me tha, me një zë disi më të qetë, më prindror:
…Hec, se të presin te shtëpia… Me duket se u kuptuam!
…Guxova ta pyes:
-Kush je Ti, e,-si e ke emrin? Tha vetëm dy fjalë:
-…Lahuta e Malesisë!
Eca, pa ditë asgjë më shumë, pra as emrin. Por tek e fundit, ç’e do emrin? Rëndësi ka porosia:
-Amanet: -mos e hup vorrin…! (Kjo, të duhet edhe Ty, lexuesi im i dashur, gurbetqar!)
Eca, por shumë shpejt e ndjeva, se, në ato çaste, Unë, isha një gazetar i keq.
Gabova.
Ate ditë, në shtëpinë time në Shëngjin, dreka, le të hahej, edhe pak ma vonë…!
2.Trima interneti
3.-Ngjarje e jetuar…,në moshën time,10-vjeçare-
E shihja çdo ditë,dhe,çdo ditë më dhimbsej gjithnjë e më shumë.
Dikurë,ka qënë ëmnes për mirë. Si gjogu i Filanit,-thoshin mileti. Çdo ditë kashagitej me kujdes .
Edhe jelet e bishtin ja shkrehshim me kënaqësi,ja bajshim-gojfil! Lene ma,bari e sana ma e mirë,lene ma,tagjia në darkë e një strajcë plot galinxha,me vete për rrugë…Po zilja në qafë? Po tufët e qendisura e pasqyra në ballë ? Po shala me shilte,e thirrja nëpër dasma? Sa nuset e reja e kanë marrë rrugën e martesës,mbi shpindën e gjokut tim…!
Sot,ka mbet si i shkret. Mezi endet rrethit oborrit.Këmbët i merren. Kokën e mban ulët….Ka filluar t’i vijë edhe një erë e keqe…Hej,zot,si është katandisë Ai,ish gjogu i famshëm!
Një ditë,e morëm ngadalë dhe e përcollëm deri në Arat e Epra. Rreth 500 metra larg shtëpisë. Atje,ishin korrur arat e,për të hangër në ponove kishte boll. Po,kush të hante? Ai,ish-gjogu i pashoq ,tani mezi ecte. Dikush tha:- Lereni atje ,tek arat ,te Kisha. Ndoshta,ndonjë natë e han edhe ujku…-Ai,s’ka pse hyn ma në dimër. Se,nuk del ma në verë !
Atje e çuam,atje e lam. E shikoja çdo ditë…me dhimbsej.Fort më dhimbsej.E kam dashur shumë at’ gjog. Ai ishte tepër i pashëm,i fuqishëm,fisnik e krenar.Në shpindën e tij,sa e sa herë jam ngjitur deri lart në bjeshkë,ne Morajë e në Shtyllë të Grisë. E kam nëpër vjersha…!
…Aty,në ara të Epra,te ara e Vrellës,u gdhi dhe u ngrus rreth dy javë. Ashtu , cullak ,
(i xhveshur), për gjynah.Pa samar as shalë,pa fre as kerpesh,pa zile as pa patkoj në këmbë! Të gjitha i ishin hequr. Veç shpirti,akoma bënte vend brënda atyre brinjëve të thata. S’kishte ma grazhd,s’kishte ma tagji. Ditë-natë,vetëm,nën qiellin e hapur të asaj vjeshte të vonë…!
Kur,ç’të shoh ? Një ditë,rreth akshamit,kish lënë arën e ish filluar me një çapitje tejet të lodhur e të ngadalëshme,drejtë shtëpisë.Tërë natës në vazhdim ,kish pas udhtuar,jo më shumë se 150 metra. Kish dalë në drumin e fisit,afër prronit të Gjollëve. Ecte në të tijen e pleqrisë , me ritmin e stërngadaltë. Që të mos rrëzohej. Që të arrinte diku. Kish edhe ai,një ide,një qellim…!
I thirra babës dhe i thash se,- po vjen gjogu.
-Ani. Mos e ngucni,babë. Po vjen të shtëpia.Tani,ai po e ndjen se nuk do të jetë ma. Nuk don që t’i mbeten kockat atje larg,don të jetë në oborrin e shtëpisë së tij…!
Babai fliste,e Unë,vertetë dridhesha në shpirtin tim nga ato fjalë.
…Ditën e dytë,në darkë,gjogu i rraskapitur,arriti në oborr. U ndal,mbas shtëpisë,në një lëndinë të vogël,tu lama,siç i thoshim,se aty viheshin ushqimet e dimrit. Ju afrova me kujdes. Ja preka jelet,ja lëmova e kruajta ballin e gjatë!…(Për mua,gjogu e kish fituar betejën e jetës ! )
E kthej shikimin nga Unë. I tejlodhur,dashamirës. M’u duk se…,po më falënderonte.
I thashë:- “natën e mirë” ,-gjogu im i dashur ! Bane shumë gajret që erdhe tu shtëpia jote. Na ban hallall gjog,se të kemi munduar jo pak në jetë. Me mundimin tënd kemi mbajtur shtëpinë,me mundimin tënd,jemi rritur. Qofsh i bekuar gjagu im i mirë,gjogu im i bardhë…!
E preka lehtë,shumë miqësisht në shpatullë dhe…,u futa brënda.
…I tregova babës për këtë veprim me gjogun dhe,Ai,më përqafoi:
-Shumë mire, babë,shumë mirë ke ba. Brravo! Edhe ai,ka shpirt…,shpirt,sikur Njeriu.
…!
Të nesërmen në mëngjes,dola më heret së ditët e tjera në lamë.
Në lëndinë,ishte shtrirë,sa gjërë-gjatë,trupi vigan,i pajetë,i gjogut të babës,i gjogut tim.
Pasjoni i fëmijërisë, nuk u shqitka lehtë. NJ,USA 2008 (Foto:Vincent Montagna)
Shenim: Në kujtim të gjogut tim të bardhë,për të cilin lexuat me lart,u fotografova me këtë vraç të zi,
(me lejen e pronarit ),që kish ardhur afër punës time,për një ceremoni (të rëndësishme) mortore.

A e kini vu re,
Sa të dalldisur,
Sa trima të çartun,
Jemi ne,shqiptarët ndërveti ?
Të gjitha istikamet,
Bunkerët e strehimet e mëdha,
I shumëzoj me O (zero),
Mburoja spartane,
(…Ndorja,
Që s’ja ban kush cik !!)
…INTERNETI !!
Këta janë…,trimat e mjedisit, …Shikoni dorën…,prapa bishtit !
…!
Ta luen gishtin,Tjetri,
Nga Finlanda,
Nga Australia,pallet si viç,
Anonimi, nga Afrika,të “ban batare”,
(Ndoshta,ndoshta,është kojshia…,
Që zgërdhihet në dritare !)
Hajde kohë trimash,hajde !
Ku paskemi qenë më pare?
Si në Prishtinë ,
Si bash ,midis Tirane,
Çohen Hiç-Kërkushët,
(Edhe) “Ballin e Kazanit”,
E bajnë…mutsihane !!
Ai,që deri dje,
Ecte “tuj kqyrë tokën”,
Sot “komentator=analist”,
( ta ban rrup-sup!),
“Thuaj se,-ja ke vjedhë lopën”.
O Zot,sa trima paskemi qenë,
(Ku s’na njeh kush,e vetëm ndërveti):
“Asht koha e të ligut,-vëlla”,
…Dorësi i fortë = Interneti !
./.
3.-Ngjarje e jetuar…,në moshën time,10-vjeçare-
E shihja çdo ditë,dhe,çdo ditë më dhimbsej gjithnjë e më shumë.
Dikurë,ka qënë ëmnes për mirë. Si gjogu i Filanit,-thoshin mileti. Çdo ditë kashagitej me kujdes .
Edhe jelet e bishtin ja shkrehshim me kënaqësi,ja bajshim-gojfil! Lene ma,bari e sana ma e mirë,lene ma,tagjia në darkë e një strajcë plot galinxha,me vete për rrugë…Po zilja në qafë? Po tufët e qendisura e pasqyra në ballë ? Po shala me shilte,e thirrja nëpër dasma? Sa nuset e reja e kanë marrë rrugën e martesës,mbi shpindën e gjokut tim…!
Sot,ka mbet si i shkret. Mezi endet rrethit oborrit.Këmbët i merren. Kokën e mban ulët….Ka filluar t’i vijë edhe një erë e keqe…Hej,zot,si është katandisë Ai,ish gjogu i famshëm!
Një ditë,e morëm ngadalë dhe e përcollëm deri në Arat e Epra. Rreth 500 metra larg shtëpisë. Atje,ishin korrur arat e,për të hangër në ponove kishte boll. Po,kush të hante? Ai,ish-gjogu i pashoq ,tani mezi ecte. Dikush tha:- Lereni atje ,tek arat ,te Kisha. Ndoshta,ndonjë natë e han edhe ujku…-Ai,s’ka pse hyn ma në dimër. Se,nuk del ma në verë !
Atje e çuam,atje e lam. E shikoja çdo ditë…me dhimbsej.Fort më dhimbsej.E kam dashur shumë at’ gjog. Ai ishte tepër i pashëm,i fuqishëm,fisnik e krenar.Në shpindën e tij,sa e sa herë jam ngjitur deri lart në bjeshkë,ne Morajë e në Shtyllë të Grisë. E kam nëpër vjersha…!
…Aty,në ara të Epra,te ara e Vrellës,u gdhi dhe u ngrus rreth dy javë. Ashtu , cullak ,
(i xhveshur), për gjynah.Pa samar as shalë,pa fre as kerpesh,pa zile as pa patkoj në këmbë! Të gjitha i ishin hequr. Veç shpirti,akoma bënte vend brënda atyre brinjëve të thata. S’kishte ma grazhd,s’kishte ma tagji. Ditë-natë,vetëm,nën qiellin e hapur të asaj vjeshte të vonë…!
Kur,ç’të shoh ? Një ditë,rreth akshamit,kish lënë arën e ish filluar me një çapitje tejet të lodhur e të ngadalëshme,drejtë shtëpisë.Tërë natës në vazhdim ,kish pas udhtuar,jo më shumë se 150 metra. Kish dalë në drumin e fisit,afër prronit të Gjollëve. Ecte në të tijen e pleqrisë , me ritmin e stërngadaltë. Që të mos rrëzohej. Që të arrinte diku. Kish edhe ai,një ide,një qellim…!
I thirra babës dhe i thash se,- po vjen gjogu.
-Ani. Mos e ngucni,babë. Po vjen të shtëpia.Tani,ai po e ndjen se nuk do të jetë ma. Nuk don që t’i mbeten kockat atje larg,don të jetë në oborrin e shtëpisë së tij…!
Babai fliste,e Unë,vertetë dridhesha në shpirtin tim nga ato fjalë.
…Ditën e dytë,në darkë,gjogu i rraskapitur,arriti në oborr. U ndal,mbas shtëpisë,në një lëndinë të vogël,tu lama,siç i thoshim,se aty viheshin ushqimet e dimrit. Ju afrova me kujdes. Ja preka jelet,ja lëmova e kruajta ballin e gjatë!…(Për mua,gjogu e kish fituar betejën e jetës ! )
E kthej shikimin nga Unë. I tejlodhur,dashamirës. M’u duk se…,po më falënderonte.
I thashë:- “natën e mirë” ,-gjogu im i dashur ! Bane shumë gajret që erdhe tu shtëpia jote. Na ban hallall gjog,se të kemi munduar jo pak në jetë. Me mundimin tënd kemi mbajtur shtëpinë,me mundimin tënd,jemi rritur. Qofsh i bekuar gjagu im i mirë,gjogu im i bardhë…!
E preka lehtë,shumë miqësisht në shpatullë dhe…,u futa brënda.
…I tregova babës për këtë veprim me gjogun dhe,Ai,më përqafoi:
-Shumë mire, babë,shumë mirë ke ba. Brravo! Edhe ai,ka shpirt…,shpirt,sikur Njeriu.
…!
Të nesërmen në mëngjes,dola më heret së ditët e tjera në lamë.
Në lëndinë,ishte shtrirë,sa gjërë-gjatë,trupi vigan,i pajetë,i gjogut të babës,i gjogut tim.
Pasjoni i fëmijërisë, nuk u shqitka lehtë. NJ,USA 2008 (Foto:Vincent Montagna)
Shenim: Në kujtim të gjogut tim të bardhë,për të cilin lexuat me lart,u fotografova me këtë vraç të zi,
(me lejen e pronarit ),që kish ardhur afër punës time,për një ceremoni (të rëndësishme) mortore.
*****
4. -NE MUAJT E FUNDIT TE
JETES,1985
1.SHARKIA
- Sipas një bisede me Artistin e Merituar,
këngëtarin kosovar, Dervish Shaqa –
(Rrashbull – Durrës, Janar, 1985)
E para pemë, gjithnjë piqet mani,
Fëmijtë, gjithë ditën i varen nëpër degë,
Jeton kështu mani, me zërat e fëmijëve,
Kur, ende kokrrat mirë si ka pjekë.
Si në zgjua bletët, – zërat e fëmijëve,
Në drurin e manit, hyjnë aq thellë,
I japin atij, një tingëllimë të ëmbël,
Sa, për sharki, mjeshtri e ka zgjedhë!
Del nga sharkia,zëri plot gas,
E, zemrat tona i gjen kaq lehtë,
Ka bërë vend, si dashuri e fëmijëve,
Ushqim zemrash, është bërë për jetë.
./.
2.SHARKIA-ZEMËR
- Një muaj para vdekjes së
DERVISH SHAQES –mars 1985-
Si lis kreshnik, ngulur në lëndinë,
Një copë shkambi, në mal me borë,
Martinë e ngrehur, gjithmonë plot,
Baca Dervish, me sharki në dorë!
Në skenë, kaq vite të kishim o Bacë,
Rrethuar me burra e djem të ri,
E pastër doli kanga kosovare:
– Asht kthye zemra asht ba sharki!
Bash si moti, rreh sharkia,
Rrjedhin fjalët e kanga rritet,
Fort pisket baca Dervish,
Zani i tij, nuk pyet për vitet.
Zemra–kanga, sharkia–zemër,
Bashkë u rritën, morën fletë,
Mbi gjashtë tela, t’u shkri shpirti,
Të mban gjallë, kanga përjetë .
./.
3.HIJE I PAT,NE DORE SHARKIA
-Prill,1985-
N’oda burrash, me sharki n’dorë,
Dervish Shaqen,kujtojmë gjithmonë,
Shkamb Kosove, lind për kangë,
Kombit tonë, shumë i ka dhanë.
Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,
Kur kan dashtë me ja vra kangën,
Lamtumirë, vëllazën e thmi,
Asht’ kthye zemra asht’ ba sharki.
Hajde t’këndojmë,si ka këndue Baca,
Shtylla e kangës, asht’ Dervish Shaqa,
60 vjetë sharkinë se lëshoi,
Zemra digju e goja i këndoi.
Hije i pat, në dorë sharkia,
Në çdo perde, historia.
O kreshniku kosovar,
Shembull je për çdo këngëtar,
Si n’Shqipëri edhe n’Kosovë,
Baca këndon në zemrën tonë,
Do t’ia ruejmë kangën gjithmonë.
./.
Në dasmën e Abedin Ramës, Gri-Tropojë,korrik 1982
-Zeqir Lushaj, Sadik Selmani, Dervish Shaqa, Lukë Rroku,Ali Hoti.
Mbrapa Dervishit,majtas,Harajdin Ymaj,e djathtas,Ahmet Imeri-