2011-07-19

Financat: ‘Virgin’, në treg në kohën e socialistëve



 “Kontrabanda e naftës ‘Virgin’ është favorizuar nga socialistët dhe ka gjetur lulëzim në treg pikërisht në kohën e tyre”. Kështu i është përgjigjur Ministria e Financave akuzave të PS-së për skandalin me naftën, që së fundi çoi në pranga 13 persona. Gjatë një deklarate për mediat, vetëm pak moment pas akzuave të radhës nga selia rozë, përmes deputetit Taulant Balla, zëdhënësja e ministrisë, e ka quajtur reagimin e socialistëve, shqetësim “pasi u janë prishur interesat mafizoze”.
“Gjatë vitit 2009 është arritur të bllokohet një sasi prej 18 mijë tonë naftë virgin si pasojë e masave të marra në tregun e brendshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk është treguar asnjë litër naftë ‘virgine’”, tha zëdhënësja, duke sqaruar se kjo naftë është tregtuar lirshëm nën qeverisjen e administratës socialiste.
Sipas saj, Drejtoria e Doganave dhe Tatimeve kanë qenë aktive gjatë vitit 2009 në parandalimin e tregtisë së naftës virgin, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2008. Më tej, Ministria e Financave, sqaron se qeveria rriti akcizën për naftën virgine në 18 lekë për litër nga tetë  lekë për litër që ishte vendosur nga qeverisja socialiste si dhe po synon ngjyrosjen e karburanteve me synim mosngatërrimin e tyre.
“Është vendosur një akcizë si dhe u ndalua dhe nafta D2 nën të cilën maskohej dhe nafta virgine”, theksoi zëdhënësja.
Hetimet për skandalin e naftes ‘Virgin’ shtrihen edhe ne Kosovë. 

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se hetuesit do të kërkonin informacione nga Doganat e Kosovës për hetimet që janë duke u bërë. Mirëpo, Stavileci ka sqaruar se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë nga shteti shqiptar.


Rafineria që vepron në Kosovë dhe që ka të drejtë të importojë naftë të papërpunuar,  tash e katër vjet nuk punojnë me naftë “virgin”. 



“Kulla Exim” punon me lëndën e parë, të papërpunuar që emërtohet si “gazoil industrial” dhe “petrolium për përpunim.
Me përpunimin e ‘gazoilit industrial’ përfitohet nafta, e cila shitet pastaj në tregun kosovar. Kurse ‘petroliumi për përpunim’ përdoret për përfitimin e vajit solar, për nxehje për fabrika, që është një lloj i mazutit.
“Kulla Exim”, sipas të dhënave  nuk bën importimin e naftës së papërpunuar nga Shqipëria, por nga tregu i Bullgarisë dhe nga Greqia.

Kurse pronari i firmës “Dilloni Benz”, Fadil Berjani, ka thënë se më shumë naftë me cilësi të dobët është duke hyrë nga Mitrovica.“Tashme janë formuar institucionet e Kosovës dhe besoj se Ministria e Tregtisë do të ndërmarrë masa në ndaljen e kontrabandës nga veriu i Kosovës, kontrollin e rreptë të cilësisë. Gjithashtu do të ishte mirë që të fillohet të aplikohet euro-dizeli”, ka thënë Berjani.
Por sa i përket tregut të naftës, ai ka dyshimet se është duke u shfrytëzuar për pastrim parash.
“Shumë kompani që merren me pastrim parash janë duke i shitur derivatet nën çmimin e furnizimit dhe kjo duhet të hetohet nga institucionet tona”, është shprehur pronari i kompanisë “Dilloni Benz”.
Nafta “virgin”, sipas medieve shqiptare, nuk shitet në tregun e vendit, pasi nuk shërben për asgjë, përveçse për të prodhuar benzinë, që në kushtet teknike është e pamundur.
“Virgin” është një nënprodukt nafte, që del nga sasia bruto e prodhimit, me synim për t’u bërë benzinë.









Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...