Sipas gazetës amerikane “Wall Street Journal”, Osama Bin Laden kishte planifikuar një sulmë të dytë më të ashpër se atë të 11 shtatorit në ditën e pavarësisë së SHBA- ve, më 4 korrik.
Me këtë sulm historia do të përsëritej, pasi Osama Bin Laden kishte filluar përzgjedhjen e ekipit sulmues për 11 shtatorin e ri. Ashtu si kishte ndodhur edhe në projektin e parë, shefi i Al Kaedës ishte shumë kërkues me skuadrën që do të mblidhte bashkë për të përmbushur misionin.
Kandidatët e sugjeruar nga shefi operativ Atijah Rahman Abd Al, ishin djegur nga lideri i Al Kaedës, duke shkaktuar kështu edhe konflikt me bashkëpunëtorët e tij. Projekti sipas gazetës amerikane kishte filluar, ndërsa anëtarët e Al Kaedës ishin ende në fazën e studimit.
Khaled Sheikh Mohammed, i dyshuar dhe akuzuar si mendja e planit ishte refuzuar dy herë bashkë me projektin e tij. Të tjera diskutime kishin lindur edhe në radhët e kamikazëve pasi duket se Bin Laden u kishte imponuar me kokën e tij disa terroristë.
Faktet për një 11 shtator të ri, u shfaqën pas vrasjes së Bin Ladenit dhe ishin bazuar në dokumentet që komandot amerikane sekuestruan në ndërtesën e tij në Abotabad.
Sipas ekspertëve mbështetur edhe në të dhënat e inteligjencës, besohet se Bin Laden kishte një shans të ndikonte në veprimet e lëvizjes së radhës.