Përktheu DANIEL GAZULLI
MASKA NEGRA Pablo Picassos
Pablo Picasso-s
Ajo fle, pushon mbi ranën e ndritëshme.
Kumba Tam fle. Një palmë e blertë puhizon zjarminë e flokëve, i bakërt balli i hepun.
Të mbylluna qepallat, kupë e dyfishtë mbi burimin e dritës,
Ky drapen i hollë hanor, buzë e zezë e porsa njomun – ku asht buzëqeshja e grues lozonjare?
Kodërzat e mollzave, mjekërr e përdjersun tinguj lëshojnë në heshtje.
Kokë e përsosun prej bronzi, sipër smalti e kohnave,
Pa kapelë përmbi, pa të kuq, pa rrudha; as gjurmë lotësh e puthjesh.
O fytyrë, si Zoti të krijoi, ku s’mbrrin kujtesë e njerëzve,
Fytyrë e agut të botës, mos u çel e të ngashresh mishin tim.
Lermë të t’adhuroj, Bukuri, pa dridhje vështrimin!