2011-07-18
Ibrahim Kelmendi: (S)kemi minoritet turk (!?)
Javën e kaluar u gjenda në një tavolinë me ca miq në Gostivar. Në mes tjerash u bisedua edhe për “turqit” në këtë qytet dhe përcaktimet e tyre votuese në zgjedhjet e fundit parlamentare. U tha se ata kanë formuar parti të tyre turke dhe kanë bërë koalicion me partinë nacionaliste maqedonase të komandantit nacionalist Grujevski,e quajtur me emër tepër të gjatë,që gjithashtu ka edhe shkurtesë tepër të gjatë:VMRO-DPMN… Deri këtu sikur duket gjithçka normale,sepse partitë e kanë të drejtën e tyre legjitime që të përzgjedhin partnerët koalicionues. Por,anormale me rezultoi,kur u bisedua se këta farë “turqish” nuk kishin si të ishin vërtetë turq,por shqiptarë të turqizuar nga viti 1913 e këtej,kur Maqedonia është pushtuar nga Mbretëria e Serbisë,e sidomos gjatë dekadave të fundit. Bile,u sollën shembuj konkret,se si njëri vëlla ishte turk dhe në kryesi të një partie turke,kurse tjetri shqiptar dhe aktivist i thekur i të një partie shqiptare. Dhe habia mu shtua kur u tha se në Komunën e Gostivarit rreth 6 për qind e popullsisë janë të deklaruar si turq dhe se kryetari i kësaj komune,Rufi Osmani,një “rilindas” i vonuar shqiptar,e paskësh zyrtarizuar gjuhën turke për 6 për qind shqiptarë të tjetërsuar në turq,dikur prej zori,kurse tani për interesa të ngushta… Aty për aty me shkoj nëpër mend se çfarë mund të ndodhte nëse unë do të deklarohesha si japonez,të shkoj në Ambasadën e Japonisë në Shkup që të pyes se si do të reagonin. Natyrisht që nuk shkova,sepse e dija se do të më refuzonin,për të mos thënë se do më tallnin si naiv,ndoshta edhe provokues. Më pastaj i shtrova pyetjen vetes:Kanë të drejtë morale,njerëzore dhe juridike individët të deklarohen se i përkasin një etnie tjetër,çfarë atyre u leverdisë e teket,në kohë dhe hapësirë të caktuar!? Në aspektin juridik di që në shumë shtete është e rregulluar me ligj,kur dhe si mund të merret shtetësia e shtetit të caktuar,por nuk di ndonjë shtet,i cili të ketë ligje për t’ua pranuar të tjerëve ndërrimin ‘mekanik’ të identitetit të tyre etnik. Kurse,sa i përket aspektit moral,njerëzor dhe etnik,mbase ka ardhur koha që të debatojmë,nëse kanë të drejtë shqiptarët të ndryshojnë ‘mekanikisht’ identitetin e tyre etnik dhe çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj atyre që e ndërrojnë identitetin e tyre etnik,nga shqiptarë në turq,grekë,makedonë,myslimanë,serbë,malazez,etj. Dihet se formimi i popujve është proces i gjatë,shumë shekullor,bile mijëvjeçarë,kurse formimi i kombeve është proces i dy shekujve të fundit. Procesi i formimit të identitetit etnik të popullit shqiptar është gjithashtu shumë shekullor,bile mijëvjeçar. Po të mos ishte i tillë,populli shqiptar nuk do të kishte mundur të përballoj asimilimi shumë shekullor romak,bizantin (bullgar,serb. grek) dhe turk. Në fakt,populli ynë në shekullin e 19-të ishte pothuajse në prag të turqizmit,greqizmit,serbizimit,bullgarizimit,por atë tjetërsim e përballoi. Pastaj rilindasit (ndoshta ndër të parët arbëreshi ortodoks Jeronim De Rada i Kalabrisë se Italisë) e frymëzuan dhe e organizuan Rilindjen kombëtare. Vetë fakti që e quajmë Rilindje kombëtare shpjegon gjendjen e rëndë ku ishte katandisur populli shqiptar,sepse rilindje mund të ketë vetëm pas vdekjes… Rilindja kombëtare kulmoi etnikisht,sociologjikisht dhe politikisht me çlirimin e popullit shqiptar dhe formimin e shtetit shqiptar në vitin 1913,por ajo nuk u përmbarua deri në fund në atë vit,sepse popullit tonë nuk i mjaftojë potenciali intelektual,politik,ekonomik e ushtarak. Procesi i rilindjes vazhdoi dhe po vazhdon… Tani le t’i kthehem tematikës që u nxita ta trajtoj. Në vitin 1913,kur Perandoria turke u dëbua përfundimisht nga Gadishulli ynë ‘ballkanik’ (më saktësisht nga Gadishulli i Evropës Jug-lindore,sepse dëshiroj ta dëboj nga fjalori im këtë emërtim pezhorativ turk),në hapësirat e banuara në shumicë me shqiptarë nuk ngeli pothuajse asnjë has turk,që do të thotë ndonjë turk i vërtetë. Nëpunësit dhe asqerët turk ikën nga kishin ardhur. Ama tani po shihet se ka ngelur “fara e keqe” e tyre,sepse nuk është e mundur që ndonjë asqer e nëpunës turk,gjatë rreth 520 viteve pushtim,të mos ketë shkërdhyer fshehurazi prandaj të ketë lënë edhe dobiç me ndonjë katragjyshe e stërgjyshe tonën amorale… Meqë në vitin 1913 nuk pat ngelur pothuajse asnjë turk,atëherë prej nga janë gjithë këta turq tani,pothuajse asnjë në Republikën e Shqipërisë,më pak në Republikën e Kosovës dhe më shumë në Republikën e Maqedonisë!? Nëse do të kishte ndodhur ndryshe,pra,nëse në Republikën e Shqipërisë do të kishte një shumësi turke,qoftë edhe në 2 ose 3 për qind të popullsisë,kjo mund të kishte ndoshta një rrugë shpjegimi,pasi,dihet tashmë,se shumë nga individët e kësaj treve,sidomos të jugut,ishin në pozicione të larta shtetërore në shtetin otoman,e në të njëjtën kohë,edhe shumë nëpunës turk u vendosën në kohëra të ndryshme në sanxhaqe të vendit. Mirëpo ndodh krejt ndryshe,në trevat e liruara pas vitit 1913 në Republikën e Shqipërisë nuk gjenden turq,ndërsa në trojet ende në vetëvendosje,gjenden në sasi të ndjeshme. Përse? Kësaj pyetje duhet t’i japim përgjigje,por edhe duhet të bëjmë një marrëveshje kolektive,se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj atyre individëve me prejardhje vetëm shqiptare,por që tani na deklarohen turq. Procesi i sajimit të turqve në hapësirat shqiptare,më saktësisht,procesi i tjetërsimit ‘mekanik’ të shqiptarëve në turq,është organizuar dhe komanduar nga pushtuesit serbë,sidomos nga viti 1919 e këtej. Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë dëbuar në Turqi,kurse të tjerët,që nuk ia doli Serbia t’i dëbojnë,i detyroi të turqizohen. Edhe aktualisht,ndryshe nga dikur,kur firmoste marrëveshje me Serbinë e Jugosllavinë,qeveria turke po nxit tjetërsimin e shqiptarëve në turq,meqë e ka si përcaktim rikthimin e Evropës Jug-lindore nën influencën e saj,të paktën tregtare. Por edhe disa pushtetarë nacionalistë ‘maqedonas’ në Shkup mjeshtërisht ende po favorizojnë turqizmin e shqiptarëve. Këtë tjetërsim po e ndihmojnë edhe disa kryetar shqiptarë të komunave tona. Për këtë ka prova të bollshme faktike. Kryesisht tek përcaktim fashistoid i Serbisë pushtuese e kanë zanafillën “turqit” aktual në Kosovë dhe në Maqedoni. Tashmë edhe vetë këta farë turqish të sajuar e të vonuar e dinë,se baballarët dhe nënat i kishin shqiptarë… Kanë të drejtë tani këta “turq” të na imponohen si minoritet etnik turk dhe a duhet t’i tolerojmë si minoritet turk,që do të thotë a duhet tua njohim politikisht dhe juridikisht të drejtat minoritare? Që t’i përgjigjemi kësaj pyetje,duhet të debatojmë dhe pastaj të bëjmë marrëveshje kolektive,se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj këtij minoriteti artificial. Në kuadër të debatit dhe të formulimit të marrëveshjes kolektive duhet të kemi për bazë përcaktimet juridike të Bashkësisë Evropiane dhe praktikat e shumë shteteve demokratike,e sidomos edhe praktikat e Turqisë nacionaliste dhe ‘myslimane’. E kam me të dëgjuar nga abreshët e Italisë,se ata tani juridikisht gëzojnë statusin e minoritetit etnik arbëresh në Bashkësinë Evropiane,nga se Bashkësia Evropiane na qenkësh përcaktuar t’u njoh statusin e minoriteteve etnike atyre enklavave etnike që kanë ruajtur identitetin e tyre etnik,kulturor e tradicional para dhe gjatë 80 vjetëve të fundit. Sipas këtij përcaktimi përjashtohen nga e drejta juridike për të përfituar statusin e minoritetit të gjithë imigrantët,që në hapësirat e Bashkësisë Evropiane kanë imigruar gjatë 80 viteve të fundit. E imigrant në Bashkësinë Evropiane ka me miliona (bile edhe shqiptarët janë mbi një milion). Kurse të saktë e kam përvojën e një shqiptareje nga Tirana,e cila kishte mbaruar shkollimin fillor,të mesëm dhe fakultetin në Gjermani dhe kishte shtetësi gjermane. Ajo reagoi ndaj një konkursi që kishte shpallur Ministria e jashtme e Gjermanisë për të konkurruar për nëpunëse. Gjatë plotësimit të formularit konkurrues në zyrat e Ministrisë se jashtme,kur po plotësonte rubrikën për njohje të gjuhëve të huaja,ajo,pos anglishtes kishte evidentuar edhe gjuhën shqipe,me mendim se do të favorizohej. Nëpunësi gjerman,që po e përcillte gjatë plotësimit të formularit,e pyet nga e njeh shqipen. Ajo i përgjigjet,se ishte shqiptare,e imigruar në vitin 1990 në Gjermani dhe tani kishte shtetësi gjermane. Nëpunësi i thotë (perifrazim i lirë) “ju falënderojmë që ishit këtu,ju lutëm të shkoni,sepse në Ministri të jashtme nuk mund të pranohen nëpunës që nuk kanë gjatë katër brezave të fundit përkatësi nacionale gjermane“. Kozmopolitja shqiptare befasohet nga ai arsyetim dhe i kërkon rregullore përkatëse që do të përmbante atë përcaktim. Gjemani ia kthen:“Zonjë,është e vetëkuptueshme se ju nuk mund të përfaqësoni interesat nacionale të popullit gjerman…” I kam me të dëgjuar rrëfimet trishtuese të bashkatdhetarëve tanë më të moshuar,kur ata kanë provuar të formojnë shoqata shqiptare në Turqi,se si është sjell ndaj tyre policia fashistoide e Turqisë. Le të provojnë tani kryetarët shqiptarë të komunave tona,të cilët po iu dhurojnë toka publike invadorëve nacionalistë e profiterëve turq,të hapin shkollë private në gjuhë shqipe në Turqi dhe do të binden se do të refuzohen (meqë pushteti turk nuk po ua lejon asnjë shkolle në gjuhën kurde as edhe rreth 14 milionë kurdëve në Turqi,e lere më rreth 3-4 milionë shqiptarëve!!!). Për të mos e zgjatur me paraqitje të këso praktikash,propozoj marrëveshjen kolektive vijuese: - Të mos respektohet,nderohet e favorizohet si shqiptar asnjë ‘turk’,i cili pas vitit 1974 (kur është reformuar Kushtetuta e RSFJ-së) në familje ka praktikuar dhe praktikon gjuhën turke dhe fëmijët i ka dërguar dhe i dërgon në shkolla (publike e private) turke; - Të mos i njihet identiteti etnik individual si turk asnjë shqiptari,i cili nuk mund të dëshmon se para vitit 1919 ka qenë has (vërtet) turk; - Të mos u njihet statusi i minoritetit shqiptarëve të tjetërsuar me dhunë në turq nga viti 1919-1974 dhe pastaj,pothuajse vetë-vullnetshëm,meqë nuk mund të dëshmojnë se para vitit 1919 kanë qenë has turq; - Të ndalohet në shtetet tona përdorimi i flamurit turk në vendet publike,sepse ai simbolizon pushtimin rreth 520-vjeçar turk; - Të mos zyrtarizohet gjuha turke në asnjë komunë,ku nuk jetojnë mbi 0.5 për qind e popullsisë me origjinë të dëshmuar etnike turke para vitit 1919; - Të mos lejohet asnjë shkollë fillore,e mesme dhe fakultet e universitet në gjuhën turke,nëse në hapësirë përkatëse nuk jetojnë mbi 0,5 për qind e bashkëqytetarëve,që mund të dëshmojnë përkatësinë e tyre etnike turke para vitit 1919. - Të mbrohen me ligj heroit tanë kombëtar nga ofendimet e denigrimet që po ua bëjnë ‘turqit’,‘myslimanët’,‘kozmopolitikët’… Arsyetim: Nëse duam të thjeshtëzojmë përkufizimin e formimit etnik të popujve,atëherë mund të thuhet se ata janë bashkësi interesi,të formuar gjatë mijëvjeçarëve. Për të ruajtur interesin e tyre,ata kolektivisht janë mbrojtur nga asimilimi,pushtimi e shfrytëzimi dhe kur u kanë ndodhur pushtimet nga epërsitë ushtarake të pushtuese,kolektivisht janë angazhuar për t’u çliruar. Sigurisht,çdo herë ka pasur përjashtime nga ky rregull. Më pastaj,gjatë shekullit të 19-të e këtej,organizimin e tyre në Evropë popujt e kanë avancuar në kombe. Ky proces i ka ndodhur edhe popullit ilir dhe pasardhëseve të tyre,shqiptarëve dhe maqedonasve. Gjatë këtij procesi tkurrja,gjegjësisht asimilimi i ilirëve ka qenë i madh. Kanë mbijetuar shqiptarët dhe maqedonasit,të cilët gjatë rilindjes se tyre kombëtare,janë vetëdijesuar e po vetëdijesohen se janë etni që kanë prejardhje nga iliro-pellazgët. Meqë ia kemi dalë të formësojmë kombe kompakte etnike,atëherë na duhet të mbrojmë interesat tona kolektive,kombëtare,politike dhe ekonomike,të mbrohemi nga pushtimet e jashtme dhe nga ‘brejtjet’ e brendshme. Në kuadër të ruajtjes se interesit kolektiv (kombëtar) nuk kemi pse të tolerojmë tjetërsimin tonë në turq,‘myslimanë‘,grekë e bullgarë të shpifur. Vërtetë ende jemi në pozicione të dobëta për të përballuar presionet imperialiste të turqve,grekëve e bullgarëve,por nuk jemi aq të dobët sa të mos u kërkojmë reciprocitet këtyre shteteve. Ta zëmë,do jemi në gjendje të njohim për turq,grekë e bullgarë ata bashkëqytetarë që kanë qenë turq,grekë e bullgarë para Luftës se parë Botërore,nëse edhe këto shtete njohin të drejtën e deklarimit të shqiptarëve e të maqedonasve në këto shtete se janë shqiptarë e maqedonas. Në vazhdën e këtij përcaktimi,aq të drejta minoritare,sa do tu njohin këto shtete (përfshirë edhe Serbinë) minoriteteve tona,aq do t’u njohim edhe ne minoriteteve të tyre. Përderisa shtetet përkatëse nuk njohin fare minoritetet tona (sidomos Turqia dhe Greqia),as ne nuk duhet të njohim minoritetet turke dhe greke në hapësirat tona kombëtare e shtetërore. Me çfarë të drejte mund të tolerohen Turqia dhe Greqia të cenojnë hapësirën tonë etnike,duke “blerë” edhe tani shqiptarë,për t’u deklaruar turq e grekë,kur këto shtete shqiptarëve,që kanë jetuar atje para vitit 1914,ua ndalojnë të ndjehen e të deklarohen legalisht shqiptarë e maqedonas?! Para ca ditëve rastësisht me ndodhi një hidhërim i rëndë nga një turkoshak i Tetovës,i cili më fyeu,duke me thënë,përse po na vendosni përmendoret e kaurrëve në Shkup. Fjalën e kishte për përmendoret e Gjergj Kastriotit,Nënë Terezës,Pjetër Bogdanit e Josif Bagerit. Në tavolinë ishin edhe dy shqiptarë,goxha të luhatshëm në mes të identitetit shqiptar ose turk,ish ambasadori i Makedonisë në Turqi (2002-2006) dhe ish parlamentari i BDI-së në Parlamentin e Republikës se Maqedonisë. Asnjëri nuk ju kundërvu atij. E pyeta atë turkoshakun,çfarë arsimi kishte. Ish ambasadori e nuhati se hidhërimi im po eskalonte në tërbim për t’ia ngjesh ndonjë flakaresh ati farë turkoshaku të shpifur dhe prandaj ndërhyri duke thënë se është vetëm zanatli,prandaj i falet. Por,hetova se edhe ai e kishte falco atë ndërhyrje. Nuk u durova pa i thënë:“Mor turkoshak i shpifur,deri kur do t’u durojmë me këso ofendimesh e cenimesh të integritetit tonë kombëtar e territorial?! Ju jeni nga ai soj hibridësh që në këso tavolinash na shiteni për shqiptarë,por në shtëpi e me sojin tuaj flisni turqisht,fëmijët i dërgoni në shkolla turke,votoni parti turke,që bëjnë koalicion me parti nacionaliste ‘maqedonase’…” E pranoj,ishte një shpërthim i vetëpërmbajtjes shumëveçare nga fyerjet që përjetoja nga ca “sheherli” në Tetovë,Gostivar e Shkup,ish teneqexhi,samarxhi e rrobaqepës,tani kryesisht tregtarë basmash e rrobash turke,që mbahen të qytetëruar,që nuk janë dy për qind të banorëve të këtyre qyteteve,që kanë qenë shqiptarë,por që gjithë kohën rrinë duke fyer e përbuzur banorët shqiptarë,dikur rural e malësorë,si të prapambetur,që ditën,kur janë me shqiptarë,krekosen si patriotë shqiptarë,por kur janë mes tyre,si pijanecë të qajit “turk” dhe ngrënës të “mezes” me leplebija,garojnë mes tyre,në një dialekt të përdal turk,se cili është më turk se tjetri,bile tashmë kanë zënë të deklarohen edhe si osmanlinjë… Vërtetë,deri kur do t’i tolerojmë individët me mbiemër edhe të fiseve Gashi e Krasniqi (ta zëmë edhe në Prizren),që të na deklarohen si turq,vetëm për interesa të ngushta të tyre,sepse statusi i minoritetit po u sjell edhe ndonjë privilegj të shtuar?! Besoj,kushdo e ka të qartë arsyetimet tjera të kësaj natyre,prandaj njësoj duhet vepruar edhe ndaj ‘myslimanëve’ të shpifur (vehabistëve),që po na cenojnë integritetin kombëtar (fetar,etnografik e kulturor). Na ruaj zot,ne vlerësojmë për lider të merituar partiak shqiptar edhe të tillë individ që si gjuhë familjare përdor turqishten,prandaj turkoshakët në Maqedoni,për këtë “kulturë“ të tij prej turkoshaku,pothuajse vetëm atë votojnë…Medet! Ve bast me këdo,se para do të merr falas tokë publike nga kryetarët shqiptarë të komunave tona ndonjë turk për të hapur shkollë (private) turke,se sa një shqiptar për të ndërtuar fabrikë ose shkollë private shqipe. Secili ka shembuj konkret të kësaj natyre,ta zëmë të deklarimit edhe të malësorëve tropojanë për grekë,prandaj nuk po sjell më shembuj konkret,se sa e domosdoshme është marrëveshja kolektive,se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj këtyre cenimeve kombëtare,ekonomike,etnografike,kulturore,fetare. Dhe qëndrimin kolektiv duhet ta konkretizojmë në ligje e rregullore përkatëse,në interes të prioriteteve e drejtësisë kombëtare,duke përshirë këtu edhe reciprocitetin me shtetet përkatëse (konkretisht Turqinë,Greqinë dhe Serbinë). “Bëni nder,kush është për nder!” – ua ka lënë amanet Ali Pashë Gucia pasardhësve. Sigurisht që kam mirëkuptim për ata shqiptarë që nuk kanë mundur të përballojnë terrorin e pushtuesve serbë dhe të nacionalistëve e komunistëve ‘maqedonas’,prandaj janë deklaruar turq,por nuk kam asnjë respekt për ata shqiptarë të shpifur në turq,të cilët edhe pas vitit 1974 kanë vazhduar ta praktikojnë gjuhën turke si gjuhë familjare,e sidomos pas vitit 1999 në Kosovë dhe pas vitit 2001 në Maqedoni,vazhdojnë të deklarohen me përkatësi nacionale turke… Vërtetë jemi ende të varfër,por nuk kemi më nevojë të jemi fare të padinjitetshëm kombëtarisht! Sikur jemi lodhur me tolerime të paprincipta e taktizime,se na duhet përkrahja e Turqisë,se na duhet toleromi i emigrantëve (skllevërve) shqiptarë në Greqi… Uroj të përkrahni propozimin tim.
http://zhurnal.mk/content/?id=20117811367
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...