2011-07-21

“Anatomia e Atdheut tim”

Në afërsi të qytetit të njohur të Ankonës-Itali,në Porto Recanati,u organizua përurimi i librit të poetit shqiptar,Dr. Zef Mulaj,“Merr per dore hijen time ”. 

Në perurimin madhështor mbremë merrnin pjesë poetë e shkrimtarë,dashamirë të artit e kulturës,politikanë dhe bashkatdhetarë të autorit etj. 

Gjithashtu,ishte i pranishëm miku i autorit,Prof. Dr. Lamberto Re,pedagog i Universitetit Politeknik,në Marke-Itali.




http://www.botasot.info/img/21poezi%201.jpg

“Anatomia e Atdheut tim” është libri më i ri i poetit shqiptar, Dr.Zef Mulaj. Libri ka rreth 150 faqe, poezitë e të cilit janë shkruar në disa gjuhë të ndryshme, si shqip, italisht, gjermanisht e anglisht. Në përurimin e librit me poezi që u organizua në Porto Recanati, në afërsi të qytetit të Ankonës, në Itali morën pjesë poetë e shkrimtarë, dashamirës të artit e kulturës, politikanë dhe bashkatdhetarë të autorit. I pranishëm në ceremoninë e përurimit ishte gjithashtu poetja dhe kritikja e njohur italiane, presidente e shoqatës kulturore-artistike "Leopardian Community Coro a pi Voci", Novella Torregiani, e cila vlerësoi veprën e Mulajt. Përveç këtij libri me poezi, Mulaj është edhe autor i dy librave të tjerë me poezi, i një romani si dhe i një studimi për bimët mjekësore të Alpeve të Shqipërisë, pasi Mulaj përveçse poet, është edhe farmacist.

**********

“Merre për dore hijen time”, është libri i ri i Dr. Zef Mulaj


Poeti Zef Mulaj i prezentohet publikut europian me librin e radhës. Kësaj radhe bëhet fjalë për një përmbledhje me poezi me titull: ”Merre për dore hijen time”, i shkruar ne 4 gjuhe, shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. Prezentimi u bë ditën e shtunë, 16 korrik 2011 në qytetin e bukur bregëdetar Porto Recanati në rajonin e Markeve ne Itali. Ne cermoninë e prezentimit merrnin pjesë intelektual të ndryshëm , autoritet bashkiake, gazetar, miq dhe koleg të autorit. Fjalën e rastit dhe një vështrim kritik e mbajti poetja Novella Torregiani, e cila ndër të tjera, tha: “Në këte kohë, kur Poezia eshte lenë në një qoshe shpërfillëse të kulturës, Poeti Shqiptar, me banim prej vitesh në Itali, ZEF MULAJ, ka zgjedhë pikërisht gjuhën poetike për të shprehur mendimin e tij, për të shfry dhimbjen e tij përvëluese, ende e pranishme në Atdheun e shumëvuajtur. …..  Poezia e Zef Mulajt të emocionon për thjeshtësinë dhe ngarkesën emotive që ajo mbartë ….

Ndersa kolegu i autorit Prof. Lmberto Re, Mjek Kirurg dhe Docent i Farmakologjise prane Universitetit Politeknik ne Marche, u shpreh se, “eshte krenari per  mua qe me jepet rasti te prezentoj kete kryeveper te Dr. Zef Mulaj, ekspert nderkombetar i bimeve mjeksore, autor i shume librave prestigjoz. Konsideroj librin e ri te Dr. Mulaj lajmëtar me nje  sukses të madh, me famen qe autori meriton. Bashkepunimi me Dr. Mulajn gjate karrieres sime te gjate universitare me ka dhene mundesine te njoh aftesite e tij humanitare dhe njohjen e tij te thelle ne fushen e farmakologjise”.
 
Kritika ne gjuhen shqipe eshte kuruar nga Skender Buçpapaj, ne italisht nga Novella Torregiani, ne anglisht nga Orjon Mulaj e Jonida Mulaj dhe ne gjermanisht nga Dr. Gjin Ndrepepa e Xhenc Bezhi.
Biografia e Dr. Zef Mulaj:  Lindur në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton në Itali.Antare ileges botrore te poetve contemporen. (world poets Society W.P.S.) Antar i lidhjes se shkrimtarve te Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.
Specialist ne tosikologjin klinike e ambientale, ne farmakovigjilence mjeksore. 
Ne kontrollin kimik te produkteve farmacutike, e lenden e pare . Esperte ne informatiken aplikative. Specializuar per nderhyrjet e shpejta mjeksore per kryqin e kuq internacional. Punon dhe kerkon zbulimin e substancave te reja farmakologjike naturale. Antare i shoqates se Fito-Terapis ne repupliken e italis, me qenender ne universitetin Sienes itali.

   Puplikimet:
   Ka publikua  mbi 40  studime e artikuj   shkencore.
• 880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009
• Mjegullvarur mbi Ballkan, Tiranë, 2006 (Poezi)
• Emri që lind diellin, Tiranë, 2004 (Poezi)
• Imazh  raman polices   Tiran  2010
• Merr per dore hijen time  Simple   Itali 2011
Disa foto nga cermonia e prezentimit

Autori, Dr. Zef Mulaj me Prof. Lamberto Re, Mjek Kirurg dhe Docent i Farmakologjise prane Universitetit Politeknik ne Marche, Itali

Dr. Zef Mulaj duke mbajtur fjalen e rastit

Prof. Lamberto Re, gjate fjales se tij

Dr. Zef Mulaj dhe Kryeredaktori i Revistes Drini Valentin Bruçaj

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...