Prof.dr. Eshref Ymeri
Mbarë shqiptarët me vetëdije kombëtare duhe të ngrihen më këmbë dhe ta hedhin poshtë nismën e qeverisë Berisha për regjistrimin e popullsisë, sipas formularit të zotit Pollo. Aleanca Kuq e Zi, sipas një informacioni që kam nga Tirana, është duke u përgatitur për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese formularin Pollo. Jam i bindur që gjykatësit e nderuar të gjykatës Kushtetuese do të mbajnë po atë qëndrim të lartë atdhetar ndaj formularit Pollo, siç e mbajtën edhe ndaj vendimit tradhtar të deputetëve tradhtarë demokratikas lidhur me hapësirat tona ujore në kufi me Greqinë. Në këtë fushatë që ka ndërmarrë zoti Pollo për t'u hedhur hi syve mbarë shqptarëve lidhur me regjistrimin e popullsisë, vihet re heshtja tërësore e opozitës socialiste. Me sa duket, të dyja klanet e politikës shqiptare - demokratët dhe socialistët - janë tërësisht solidarë në qëndrimin tradhtar që mbajnë ndaj interesave kombëtare në raport me shtetin më karnaval të Evropës - Greqinë. Për të marrë firmën e qelbur greke për hyrjen në Bashkimin Evropian, demokrato-socialistët janë gati ta nxjerrin Shqipërinë në bregun e pazarit të shovinizmit leckaman grekomadh.
Mbarë shqiptarët me vetëdije kombëtare duhet të kujtojnë kontributin shumëvjeçar të gazetës "Rimëkëmbja" dhe të zotit Abdi Baleta, i cili ka paralajmëruar me kohë, pas fillimit të proceseve demokratike, se sulmi frontal grek për korruptimin e klasës politike shqiptare, me qëllim greqizimin e shkallëshkallshëm të Shqipërisë, do të përballohet me një kosto shumë të lartë.
Sot duhet të ushtojë fuqishëm zëri i mbarë shqiptarëve të vërtetë, në përkrahje të zotit Abdi Baleta, të Prof.dr. Pullumb Xhufit, të zotit Kreshnik Spahia, Nuri Dragoi, Sabri Godo, të Prof. Alfred Uçit, të Prof.dr. Sabit Brokaj, të kryetarëve të gjykatave Sarandë, Përmet, Shkodër dhe të shumë intelektualëve të tjerë. Ky zë duhet të ushtojë fuqishëm edhe në radhët e diasporës shqiptare. Ky zë duhet të ushtojë edhe më fuqishëm në përkrahje të Aleancës Kuq e Zi, kundër regjistrimit të popullsisë, sipas formularit të veglës së shovinizmit grekomadh në Shqipëri, zotit Genc Pollo. Heshtja e Brukselit për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, sipas qejfit të shovinizmit grekokaragjoz, dëshmon shkoqur fare se Bashkimi Evropian kërkon ta shpallë Shqipërinë multietnike dhe mbarë hapësirat shqiptare si hapësira multietnike, ashtu siç e kanë shpallur Kosovën si vend multietnik, çka është një paradoks i kulluar. Me sa duket, Brukseli po punon nën rrogoz, nëpërmjet Greqisë karagjoze, që Shqipërinë ta pranojë në Bashkimin Evropian, pasi kjo të shpallet si vend multietnik, me qëllimin final se në Evropën Juglindore nuk na ekzistuaka komb shqiptar në troje etnike kompakte shqiptare. Ky është një qëndrim armiqësor i Evropës ndaj kombit Shqiptar, i kësaj Evrope, e cila, në raport me etninë shqiptare, është po ajo, të cilën e pati stigmatizuar aq bukur Nderi i Kombit Shqiptar - Gjergj Fishta: Kurva e Motit.
Eshref Ymeri
Santa Barbara,Kaliforni
18 korrik 2011
Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia
Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...