Editorial nga Paul Tedeschini: Perëndimi dhe shqetësimet e ballkanasve


Lexova shkrimin “Politika rumune si “alter ego” e politikës anti-shqiptare serbe” . Simbas  mendimit tim në këtë shkrim qendrimi i Rumanisë ndaj shqiptarëve,veçanërisht ndaj Kosovës,analizohet në mënyrë të njianëshme nën kandvështrimin Perëndimor,por nuk shqyrtohen shqetësimet e vendeve ballkanike dhe arsyet e “…qendrimit zyrtar të Rumanisë ndaj shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës,që në thelb është në kundërshtim me vendet kryesore të Përendimit …” . Këto arsye nuk mund të kuptohen pa pasë parasyshë  historinë e Ballkanit.
Nji nga ngjarjet historike,që ka lanë deri në ditët e sotme gjurmë dhe plagë shumë të thella në situatën e Ballkanit,asht pa dyshim pushtimi pesëshekullor i mongolëve turq-osman,të cilët,mbasi kaluen nëpër Arabi,u dynden në Ballkan,tue imponue me dhunën e shpatës mentalitetin arab. Vetëm kur turqit osmanë me 11 shtator të vitit 1683 rrethuen Vjenën,vetëm atëherë Përendimi u zgjue nga gjumi dhe i mblodhi të gjitha forcat e veta për zmbrapsjen e turqëve nga Vjena e tyne. Por amà Europa nuk u bashkue krah për krah me popujt europianë të Ballkanit për të vazhdue luftën ma tej deri në çlirimin e plotë të popujve të Sllovenisë,të Kroacisë,të Bosnje-Hercegovinës,të Malit të Zi,të Shqipnisë,të Greqisë,të Maqedonisë,të  Serbisë,të Rumanisë,të Bullgarisë dhe krahinave të tjera të Ballkanit.  Barra e madhe e rezistencës ndaj pushtuesit aziatik turk rà kështu krejtësisht mbi të gjithë popujt sllavë të Ballkanit të mbështetun nga Rusia,mbi popullin grek,si dhe mbi popullin e vogël shqiptar.
Shqiptarët janë nji popull në vedi dhe nuk  kan asnji lidhje me sllavët dhe me grekët. Tue përfitue nga kjo situatë e veshtirë vetmije të tyne,turqit mujten ta dhunonin,ta masakronin dhe ta deformonin popullin e vogël shqiptar në krahasim me qenjen e tij paraprake të kohës së Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit. Gjatë pushtimit pesëshekullor,që nga pushtimi definitiv në vitin 1479,turqit sollën në trojet shqiptare shumë kolonë (muhaxhirë) turq e të tjerë nga vendet afro-aziatike,tue i perzì këto  me gjakun e vendasve shqiptarë (lexò “Hamdi Bushati:Familjet shkodrane me prejardhje të huej”). Shumë krenë shqiptarë per të ruejt privilegjet e veta ekonomike dhe komanduese u njisuen qysh në fillim në mentalitet dhe në botëkuptim me pushtuesin e mbrapambetun aziatik turk dhe mjerisht u banë “nji” me  pushtuesin turk tue u ba renegatë ose siç quhen sot Kuislingë,bashkëpuntorë të pushtuesit (shih studimin “Prof.  Georg Stadtmüller:Islamizimi tek shqiptarët”). Shumë nga këta renegatë shqiptarë që në fillim u banë pashallarë,vezirë dhe komandantë të ushtrisë  turke pushtuese ndaj vendeve të tjera. Kështu në vitin 1480 ushtritë turke të  komandueme nga renegati shqiptar nga Vlona veziri i madh Xhedik Ahmet  Pasha,kaluen me flotën e vet detin Adriatik dhe zbarkuen në qytetin Otranto të Italisë ku  masakruen popullsinë vendase (lexò  “Masakra e turq-osmanëve në Otranto në vitin 1480”).
Gjatë pesë shekujve të  pushtimit turk renegatët shqiptarë,pashallarë,vezirë dhe komandantë të ushtrisë turke,banë  masakra kudo që ushtria turke luftonte në Ballkan dhe jashtë tij. Kjo asht arsyeja e vërtetë,që kur Perandoria Osmane u dobësue dhe për pasojë u dobësue edhe forca e krenve renegatë shqiptarë aleatë të Turqisë,popujt e Ballkanit,gjatë luftës kundër Perandorisë turke për çlirimin  e vendeve të tyne nga robnia,banë masakra kundër shqiptarëve. Asht njilloj sikur të vijnë disa kusarë në lagjen tuej,të dhunojnë  të  gjitha shtëpitë e lagjes,dhe nji nga shtëpitë e dhunueme të bashkëpunojë me dhunusit e saj për të dhunue shtëpitë e kojshive.
Pikrisht këto renegatë shqiptarë,që gëzojshin pozita komanduese në kohen e pushtuesit turk,së bashku me pasëardhësit e muhaxhirëve,kundërshtuen në vitin 1912 shpalljen e pavarësisë së popullit shqiptar nga Turqia dhe në vazhdim. Këto mbeturina renagate dhe muhaxhire antishqiptare,sidomos në Kosovë,u banë vegla qorre të nazizmit gjerman gjatë luftës së dytë botënore. Organizimin e tyne në Kosovë si dhe në Bosnje e bani ish kapiteni i ushtrisë turke në luften parë botnore,bashkëpunëtori i ngushtë i Hitlerit me zyrë në Ministrinë e Mbrendëshme naziste në Berlin,kryemyftiu palestinez Haxhi Amin al-Hysjen,i cili krijoi divizionin famëkeq SS kosovar “Skanderbeu”,si dhe divizionin SS boshnjak “Hanxhari”. Nji mbështetje të madhe kryemyftiu palestinez Haxhi Amin al-Hysejn e gjeti tek kleri musliman kosovar dhe boshnjak (shih “Hitler’s Mufti”).
Ja se si shprehen tre intelektualë patriotë shqiptarë në lidhje me pasojat e pushtimit turk:
1- Faik bej Konica:“E thashë edhe tjatër herë:për mua,fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”. ….. Ata “Edhe bukën tonë hanë,edhe na lëshojnë….baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët,nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë,i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll,me një shkelm prapa!”
2- Mit’hat bèj Frashëri:“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë,e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri,që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë,një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë,një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije,ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”
3- Profesor Sami Repishti:“….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje gargantuese (jashtëzakonisht e madhe) per njohuni të reja,për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë,të pakufizueme të shpirtit kërkues  e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar –që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale –okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun,me kulturë të kundert nga ajo e Europës,që po rilindte në Perëndim….“.
Sot popujt e Ballkanit nuk mund të lejojnë të përsëritën të njëjtat histori. Nuk mund të lejojnë që për nji grusht shqipfolësish renegato-muhaxhirsh filoturq,filoaziatikë,islamterrorista në Shqipni dhe Kosovë,të rrezikojnë sigurinë e tyne. Këto elementa antishqiptarë,antiballkanikë,të mbeshtetun edhe nga disa drejtues të klerit musliman sidomos në Kosovë,edhe sot me paftyrsinë ma të madhe bajnë publikisht thirrje evokuese të kohës së perandorisë osmane dhe festojnë 600 e sa vjetorin e krijimit të perandorisë turke dhe të sulltanit Mehmet Fetihut-Pushtuesit. Prej gjiut të Kosovës kanë dalë sa e sa të rij,të cilët kanë krye akte terroriste edhe kundër vetë ushtrisë amerikanë,e cila i çliroi nga kthetrat gjakatare të kriminelit serb Slobodan Millosheviq. Këto akte terroriste të disa të rijve kosovarë nuk i preokupojnë aq fort amerikanët,sepse këto islam-terroristë nuk arrijnë ta cënojnë sigurinë e tyne.
Kur mbas 318 vjetëve të rrethimit te Vjenes,po me 11 shtator,por të vitit 2001,po ato forca aziatike antiperëndimore cenuen New Yorkun,amerikanët  organizuen ndërhymjen në Irak. Sot,mbas 10 vjetësh,amerikanët po tërhiqen nga Iraku dhe Afganistani. Të njejtën tërheqje mund ta bajnë neser amerikanët edhe nga Kosova. Po çka do të lanë ato mbrapa në Kosovën e pasigurtë nga islam-terrorizmi ?!? Pikërisht për këto arsye shtetet ballkanike,ndër ta edhe Rumania,të cilat për pesë shekuj rresht i kanë pasë në shpinë turqit dhe veglat e tyne,kanë plotësisht të drejtë  të merakosen për sigurinë e ardhshme të vet. Në qoftë se dikur i sëmueti i Bosforit ka qenë Turqia,sot pasardhësit e të smuetit të Bosforit janë mbrendë në gjiun e popullit shqiptar.
Prandej pa i pasë parasyshë të gjithë këto fakte historike të së kaluemes së Ballkanit,të cilat po persëriten edhe sot, nuk mund të ndërtohet e ardhmja paqësore dhe e qendrueshme e Europës Jug-lindore dhe integrimi i saj në Bashkimin Europian.
Paul Tedeschini,19.07.2011

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)